Vrasja e punonjësve të ndihmës në Gaza, Netanyahu: Ndodh në kohë lufte

2 Prill 2024, 14:13Bota TEMA
Vrasja e punonjësve të ndihmës në Gaza, Netanyahu: Ndodh

Kryeministri izraelit ka folur për vrasjen e 7 punonjësve të ndihmave humanitare në Gaza teksa po përpiqeshin të dërgonin ndihma për popullsinë, duke thënë se “kjo ndodh në kohë lufte”.

“Kjo ndodh në kohë lufte. Ne jemi në kontakt me qeveritë dhe do të bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo të mos ndodhë më”, tha ai.

Viktimat besohet se janë nga Britania e Madhe, Australia, Polonia dhe Palestina, si dhe një shtetas i dyfishtë amerikano-kanadez.

Në një deklaratë të WCK tha se: “Pavarësisht lëvizjeve koordinuese me ushtrinë izraelite, autokolona u godit ndërsa po dilte nga magazina Deir al-Balah, ku ekipi kishte shkarkuar më shumë se 100 ton ndihma ushqimore humanitare.”

Netanyahu e përshkroi atë si “një rast tragjik të forcave izraelite që godasin pa dashje njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës”.

Autoritetet në Gaza thonë se mbi 32,000 njerëz janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Ndërkohë Izraeli pretendon se ka vrarë më shumë se 9,000 luftëtarë që i përkasin Hamasit dhe grupeve të tjera.

 

 

3 Komente

  1. m
    maks

    shtet kriminel

    1. C
      Cifuti i Shkretetires ne Gaza

      Ndaj Netanjahut gjukata nderkombetare duhet te beje proces gjyqesore per "genocidi dhe krimet kunder njerezimit. Propozoj qe ne Gaza te hapet muzeu i holokaustit izraelit kunder popullit palestinesi ,per periudhen kohore nga krijimin i shtetit palestinesi me dekret te OKB ne 1948 deri dhe perfshi Edhe ngjarjet e sotme.

      1. E
        Ekstremistet kane nje ftyre

        Kuk ka faj ky KM extremist fondamentalist. Vret e pret sepse ka mbeshtetjen e Amerikes. Por shpejt edhe ajo do tia trgon venin atij hajduti gangster.

        Lini një Përgjigje