Zbutet Erdogan: I kërkon parlamentit turk të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës në NATO

17 Mars 2023, 17:10Bota TEMA

Zbutet Erdogan: I kërkon parlamentit turk të ratifikojë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i dha të premten dritën jeshile hyrjes së Finlandës në NATO.

Kjo, duke dorëzuar në parlamentin turk ratifikimin e kërkesës së Finlandës për anëtarësim.

“Ne kemi vendosur të fillojmë procesin e anëtarësimit të Finlandës në NATO në parlamentin tonë”, tha ai pas një takimi në Ankara me presidentin finlandez Sauli Niinistö.

28 nga 30 shtetet anëtare të Aleancës kanë miratuar tashmë kandidaturën e Finlandës.

Kujtojmë se Suedia dhe Finlanda kanë bërë kërkesë për t’u bashkuar me aleancën e Atlantikut të Veriut  pas agresionit rus në Ukrainë.

Ankaraja, së bashku me Hungarinë, janë dy vendet e vetme pjesë e NATO-s, të cilat nuk e kanë ratifikuar ende marrëveshjen me dy vendet nordike, duke bllokuar kështu procesin përkohësisht.

Sa i përket Turqisë gjithsesi, problemi është edhe më i thellë, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar disa herë se Stockholmi është strehë për terroristë të lidhur me Partinë Popullore Kurde PPK dhe atje ka disa prej tyre, të cilët ai i kërkon të ekstradohen dhe gjykohen më pas në Turqi.

Mirëpo Suedia, nuk e ka pranuar një gjë të tillë, duke parashtruar edhe se “gjëra të pamundura po i kërkohen nga Turqia”, duke vështirësuar kësisoj edhe procesin e ratifikimit të marrëveshjes me NATO-n.

Nga ana tjetër, Orban ka argumentuar se në Parlamentin hungarez duhen zhvilluar më shumë diskutime lidhur me këtë çështje dhe me gjasë, ato do të fillojnë në hyrje të marsit.

Por, derisa këto diskutime të zhvillohen, do të jetë periudha e fundit të marsit, ajo e cila mund të jetë vendimtare për votën.

Ndërsa, mbi Turqinë, varësia e votimit në Parlament i takon vetëm fryteve që bisedimet e radhës me Suedinë do të japin.

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ky me suedinë e ka pasur dhe fjala "u zbut muti" nuk vlen fare!!i thatë ka mbetur!!

    1. H
      Hasoni

      Ka nderhy lideri global ramazoni me ja mush menen babës erdo qi ti pranoj ato fukarejt suedez

      Lini një Përgjigje