Zelensky: Armët e perëndimit janë jetike për ushtrinë e Kievit

7 Gusht 2022, 12:20Bota TEMA

Zelensky: Armët e perëndimit janë jetike për ushtrinë e

Pas njoftimit të fundit të Uashingtonit se do të dërgojnë 550 milionë dollarë shtesë për furnizime ushtarake për Kievin, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar perëndimin për mbështetjen.

Në fjalimin e tij të darkës Zelensky ka vënë theksin tek ndihma e SHBA-së duke thënë se armët e perëndimit janë shumë të rëndësishme në këtë moment për Ukrainën, për t’i bërë ballë ushtrisë ruse.

Zelensky vlerësoi ushtrinë e vendit për organizimin e suksesshëm të kundërsulmeve kundër forcave ruse në vend. Megjithatë, presidenti u bëri thirrje gjithashtu aleatëve të Ukrainës që t’i ofrojnë vendit ndihmë ushtarake shtesë.


“Në javën e kaluar, ushtria ukrainase ka arritur “rezultate të fuqishme në shkatërrimin e logjistikës së ushtrisë ruse. “Çdo sulm në depot e municioneve të armikut, postet e tyre komanduese, akumulimet e pajisjeve ruse shpëton jetën e të gjithëve ne, jetën e ushtarakëve dhe civilëve ukrainas”, tha Zelensky.

2 Komente

  1. S
    Sandro

    Ti jep armet perendimi po ti vete i shet fshehurazi vetem kur te bien helikopteret me gjithe arme si ne Greqi..

    1. S
      Sandro

      Ti jep armet perendimi po ti vete i shet fshehurazi vetem kur te bien helikopteret me gjithe arme si ne Greqi..

      Lini një Përgjigje