Nga Ferdinand Dervishi
Një “kuadër” i CIA-s, (Central Intelligence Agency – Agjencia Qendrore e Inteligjencës) apo shërbimit sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka informuar në kohën e duhur Sigurimin e Shtetit Shqiptar, për nisjen e protestave të studentëve shqiptarë në fund të vitit 1990. Krejt pabesueshëm, pasi agjencia e inteligjencës e shtetit më demokratik të botës në atë kohë, nuk ka qenë aspak në krah, apo në partneritet me komunistët shqiptarë, këtë e vërteton e zeza mbi të bardhë, një dokument i Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit, që u publikua për herë të parë nga gazetari Blendi Fevziu, në emisionin e tij “Opinion”. Dokumenti mban datën 13 nëntor 1990, pra përmbajtja e tij u është komunikuar krerëve të shtetit komunist të kohës, gati një muaj para protestave studentore, që dihet se kanë si pikënisje mbrëmjen e datës 8 dhjetor 1990.
Informacioni i është drejtuar Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit (Kundërzbulimi) nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, që njihej ndryshe si “Zbulimi Politik”. Dokumenti i nënshkruar nga Drejtori i Drejtorisë III-të, Sefer Ramaj, i është dërguar Drejtorit të Drejtorisë së Parë, Nerulla Zebi, i cili edhe e ka trajtuar, duke bërë një shënim me shkrim dore në fund të tij, me mbishkrimin “Shoku Agim”. Shënimi thotë: “Shoku Agim: Ti dërgohet DPB (Drejtorisë së Punëve të Brendshme) të Tiranës. Duhet menduar seriozisht që të parandalojmë çdo ngjarje. 13.11.1990”.
Shoku Agim apo Agim Z., është një tjetër drejtues i Sigurimit, që deri në këtë kohë mbante funksionin e kryetarit të Degës së 8-të të Drejtorisë së Parë, që merrej me grupet antiparti, aktivitetin kundër-revolucionar, internim – dëbimet, letrat me tendencë terrori, repartet e riedukimit, etj. Dy ditë më pas, më 15 nëntor 1990, në të njëjtin dokument, po Nerulla Zebi, ka lënë një tjetër shënim me shkrim dore, që thotë se informacioni iu dërgua udhëheqjes së partisë. Ndërsa shënimi në krye të faqes me shkrim dore; “shoku Besnik”, nuk ka ndonjë rëndësi, pasi mendohet se është bërë për qëllim fotokopjimi.
Parashikimi i CIA-s
Edhe pse ka shumë të ngjarë që pas shënimit; “një kuadër i CIA-s” të mos jetë aspak një agjent i shërbimit inteligjent amerikan, e shumta mund të jetë një informator nga radhët e diplomatëve apo gazetarëve, të vetmit që kishin mundësi të pakufizuar lëvizjeje në ato kohëra, përmbajtja e dokumentit është krejtësisht e saktë, apo krejtësisht parashikuese.
Pra, sipas përmbajtjes së dokumentit, “kuadri” i CIA-s paralajmëronte se para apo pas festave të nëntorit; “studentët mund të organizonin një demonstrate, për shkak të kushteve të vështira të studimit, fjetjes, ushqimit. Ata mund të dalin edhe me kërkesa për ndryshimin e programeve mësimore dhe me ta mund të bashkohen edhe të rinj të tjerë”.
Dhe po të kesh qenë një dëshmitar, apo po të kesh ndjekur ngjarjet, kështu ka ndodhur saktësisht, apo historikisht. Sepse vërtet studentët e “Qytetit Studenti” u ngritën pas festave, më 8 dhjetor 1990, me fillimisht kërkesa për përmirësimin e kushteve.
Në vijim, informacioni paralajmëronte se duhet të shmangeshin ceremonitë e zakonshme, pra grumbullimet, duke bërë që edhe për këtë pjesë, spiuni të ketë pasur informacion të saktë. Kjo sepse vërtet në këtë kohë, Sigurimi i Shtetit apo krerët komunistë të vendit, i evituan grumbullimet festive apo sportive.
Një shembull ilustrues mund të shërbejë edhe shpërndarja e dhunshme dhe e nxituar e demonstratës së studentëve mesditën e 9 dhjetorit, pasi sportdashësit e Tiranës, në të njëjtën kohë do të shkonin në stadiumin “Qemal Stafa”, që ishte në afërsi të demonstruesve të bllokuar në rrugën e Elbasanit, pranë Liceut Artistik. Pra, studentët u goditën dhe shpërndanë para se me ta të tentohej ndonjë marrëveshje, vetëm nga frika se grumbullin e tyre, mund të bashkoheshin tifozët që po shkonin në stadium.
Dhe në përfundim të së gjithës, interesant është edhe fati i nënshkruesit të këtij dokumenti, ish-drejtorit të Drejtorisë III-të, Sefer Ramaj, i cili u gjet i vdekur në rrethana misterioze, në zyrën e tij në ambientet e Ministrisë së Jashtme në shtator 1991, në një kohë kur ende në këtë institucion, vegjetonin kuadrot e shtetit të vjetër komunist. Më poshtë përmbajtja e dokumentit.
DOKUMENTI SEKRET I DREJTORIT TË ZBULIMIT SHQIPTAR, SEFER RAMAJ, MË 13 NËNTOR 1990, ME BURIM NJË KUADËR TË CIA-S AMERIKANE, PËR ZHVILLIMIN E DEMONSTRATAVE TË STUDENTËVE, NJË MUAJ MË PAS
Kopje nr. 1
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Ministria e Punëve të Brendshme
Drejtoria e Tretë Nr. 494
Informacion
Drejtorisë së I-rë
KETU
Nga një burimi ynë, informohemi se:
Sipas një kuadri të CIA-s, pritet që në prag ose pas festave të Nëntorit, studentët shqiptarë të organizojnë një demonstratë për shkak të kushteve të vështira të studimit, fjetjes, ushqimit.
Ata mund të dalin edhe me kërkesa për ndryshimin e programeve mësimore dhe me ta mund të bashkohen edhe të rinj të tjerë.
Burimi sugjeron që gjatë ditëve të festive, të evitohen ceremonitë e zakonshme, pasi ato mund të shfrytëzohen për t’i kthyer në veprimtari armiqësore.
Drejtori i Drejtorisë III
Sefer Ramaj
(firma, vula)
Si u përgjua diplomati italian, që fliste për demonstratën e studentëve?
Sigurimi i Shtetit përgjonte përfaqësitë apo ambasadat e huaja në Tiranë. Të paktën këtë thotë një dokument interesant i publikuar nga gazetari Blendi Fevziu, në emisionin e tij “Opinion”.
Përmbajtja e bisedës së përgjuar ka lidhje me protestat e para të studentëve shqiptarë në dhjetor 1990. Biseda që është regjistruar nga Sigurimi i Shtetit, është një dialog telefonik mes një gazetari të “Reuters” dhe një funksionari të Ambasadës italiane në Tiranë.
Gazetari interesohet për protestat e studentëve të datës 9 dhjetor 1990, për përmasat, të plagosurit, të arrestuarit, si dhe për situatën në Shqipëri. Ndërsa funksionari i përgjigjet me cilësinë e një dëshmitari okular, duke i treguar të gjitha detajet e përleshjes, që ndodhi pranë ambasadës italiane.
Zbardhja e përgjimit i është dërguar Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSh-së, Ramiz Alia, sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së Xhelil Gjoni dhe Kryeministrit, Adil Çarçani. Ja përmbajtja e dokumentit.
DOKUMENTI SEKRET DËRGUAR RAMIZ ALISË DHE XHELIL GJONIT NGA MINISTRI I BRENDSHËM HEKURAN ISAI, MBI BISEDËN TELEFONIKE TË NJË DIPLOMATI TË AMBASADËS ITALIANE NË TIRANË, ME NJË GAZETAR NË ITALI
Sekret:
Ekzemplar nr.
TIRANE, ME 11.12.1990
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME
DREJTORIA E I
Nr. 11464
Lënda: Për interesimet e një korrespondenti të agjencisë “Rojter” në Itali, për demonstratën e studentëve.
Shokut: Ramiz, Adil dhe Xhelil
Një korrespondent i agjencisë “Rojter” në Itali, në bisedën telefonike që zhvillon në datën 9.12.1990 me De Nikolan, punonjës i ambasadës italiane në Tiranë, me të cilën ai është njohur më parë në Tiranë, interesohet të mësojë prej tij, nëse është dhënë ndonjë njoftim për demonstratën e studentëve në Shqipëri, numrin e tyre, ndërhyrjen që bëri policia, nëse është qëlluar me armë në drejtim të tyre, numrin e të vrarëve dhe të arrestuarve dhe të dhëna të tjera në këtë drejtim.
Në përgjigje De Nikolas, i thotë: “…Agjencia e ATSH-së e ka dhënë një lajm të tillë dhe në fakt këtu është zhvilluar një demonstratë e madhe në afërsi të ambasadës tonë, të cilën e pamë me sytë tanë.
Ishin rreth 500-1000 studentë dhe ata donin të grumbulloheshin në qendër, por u bllokuan nga policia, rreth 100 metër larg ambasadës, në rrugën “Labinoti” dhe ruajtësit e rendit, u detyruan të ndërhyjnë për t’i shpërndarë.
Demonstrata filloi në orën 10.30 dhe vazhdoi deri në 13 e 30, pastaj u rrethuan nga policia dhe u ndeshën trup me trup, duke i goditur me gurë, kështu që nuk mund të avanconin më.
U pa që policia përdori dhe shkopinjtë e gomës, sepse ishin të siguruar me kokore dhe mbrojtëse. Meqenëse dhe rruga nga mbrapa ishte e bllokuar, studentët u detyruan të shpërndahen nëpër një fushë, që ndodhet afër ambasadës tonë dhe mundën të strehoheshin nëpër shtëpi private, të shqiptarëve që ndodheshin aty pranë.
Ne dëgjuam dhe të shtëna me armë, por më duket nuk ka pasur të vrarë. Dëgjohej që ata thërrisnin: “Liri Demokraci”, e në favor të Ramiz Alisë dhe kërkonin përmirësim të kushteve të jetesës, bile u dëgjua të thërrisnin edhe; “Rroftë Gorbaçovi”!
Unë, në fakt, pashë një të plagosur para se të fillonte përleshja me policinë, por ai mund të ketë rënë vetë nga ndonjë mur, kështu që nuk mund të them se sa të plagosur kishte. E njëjta gjë ndodhi edhe në mbrëmje të datës 8.12.1990 dhe thanë se, edhe një grup të studentëve, i ka pritur edhe Ramiz Alia.
Kur bashkëbiseduesi e pyet, nëse është qetësuar gjendja dhe se agjencia ATSH-së, flet vetëm për një takim të ministrit të Arsimit, e Rektorit të Universitetit me studentët, De Nikolas, i thotë: “Unë ju thashë për ato që kam dëgjuar dhe parë vetë dhe them se gjendja tani është qetësuar dhe normalizuar dhe çdo gjë duket paqësore”.
Në vazhdim korrespondenti i “Rojterit”, pyet se; kush ndërmori hapin e parë, policia apo studentët, e çuditet që ATSH-ja dha lajmin kaq shpejt, mandej kërkon të mësojë nëse ka pasur veprime të tilla në këtë universitet dhe sa studentë ka gjithsej, pasi flitet për 12 mijë vetë.
Nëpunësi i Ambasadës Italiane, në përgjigje i thotë: “Në fakt edhe mua më çudit një fakt i tillë, pasi është hera e parë që shikohet një demonstratë e tyre. Unë di se këtu është vetëm një universitet, por numrin e tyre, nuk e di. Pashë me sytë e mi që arrestuan disa vetë, për të cilët thonë se ishin organizatorët”.
Ministri i Punëve të Brendshme
Hekuran Isai
(firma, vula)
Memorie.al
Ajo eshte thjesht nje leter anonime nga dikush ne udheheqjen e larte komuniste qe ishte ne dijeni te planeve te Ramizit me shoke. Lerini filmat me agjenta se s'na kishin fare ne radar as CIA apo dikush tjeter Spiuni eshte 100% shqiptare safi qe po' humbiste privilegjet dhe filloi veprimtarine sabotuese me letrat anonime.
Kur CIA informon sigurimin shqiptar, tregon se gjithçka ishte e përgatitur nga spiunazhi i shteteve fqinje, sidomos UDB dhe Asfalia greke.------------------------------------------------------------------------------------ Me urdhër të Ramiz Alisë krijohet PD. ---------------- . Në mbledhjen themeluese Berisha nuk ishte. --------------------------------------------------------- Nga kush u dërgua dy ditë më vonë dhe duke qenë se të gjithë themeluesit pa përjashtim, ishin pjesë e agjenturave të huaja, u urdhëruan : - Kryetar i PD do të jetë Sali Berisha! Ti do të na ndihmosh ta vemë në krye. ------------------------------------------------------------. Dhe ashtu ndodhi. Azem Hajdari dhe Aleksandër Meksi, hapën udhë.------------------------------------------------------------------------------------------------- Dhe spiuni i shërbimit sekret francez dhe të shkaut u vu në krye të PD, duke thirrur, LAVDI RAMIZ ALISË!-------------------------------------------- Kur të hapen arkivat në Beograd dhe Paris, çudira do të na shohin sytë.
je i sakte :-) me vjen te qesh me nickname qe ke vendos :-)... pasi Mul Noka e ka dajen Kolonel te UDB, ka qen ne sherbim ne ate periudhe, pasi e verteton takimi qe ka bere Mul Noka me dajen e vet ne birucat e udb kur iku nga shqiperia ne 1991, me duket, dhe pasi u taku me dajen, e liruan dhe e kthyen prap, qe ta bente sala deri Kryetar te Sigurise se Parlamentit Shqiptar... kohe kur dhe NATO nuk i dergonte me shqiperise informacione kofidenciale...
Per kete here jam dakort me ty. Kam qene student dhe marre pjese qe nga nata e pare e atij Dhjetori. Qe dite me perpara u pa qe cdo gje ishte e kurdisur nga organet e sigurimit dhe ramiz alia. Ata vendosen edhe saliun me vone se ne si studente e larguam me te shara qe ne momentin e pare. saliu u shfaq qe te nesermen te godina ime (3) dhe kur e degjova t'i fliste nje grupi studentesh, thashe ..... Ne ditet ne vazhdim u shfaq ne foltore perseri te mbronte partine dhe ramizin por aty nuk e lame te vazhdonte. Ishim te gjithe aty. Megjithate ai u be president dhe ka "meriten" e fshehjes te te gjitha krimeve qe u kryen edhe gjate asaj perudhe. Ne fund mund te them se ajo pacavure ishte vetem shqiptare dhe natyrisht beri te lumtur ata qe nuk na duan.
Cuditet " lakuriqi i nates " Blendi Fevziu dhe horra te tjere te kohes se sotme se pse Sigurimi i Shtetit pergjonte bisedat telefonike te nje gazetari jashte Shqiperise me nje punonjes te ambasades italiane ( punonjes zbulimi ). Pse nuk cuditen keta majmune qe, madje edhe sot, CIA pergjon gjithe boten, duke perfshire edhe papen e Romes, vete presidentet amerikane dhe " lartmadherite " e tyre, politiqente e Shqiperise, pa perjashtim ? A e dine keta eunuke se perse sherbejne gjithe ato aparatura dhe antena brenda rrethimit te ambasades amerikone ne Tirane ?! Per te luftuar mushkonjat dhe mizat qe i afrohen ambasadorit ?!
Gezim i pa pare ne ate kohe..Dihej dhe pritej kjo e ardhme , secili nga nje fryme Demokratike eshte munduar me format e veta per te ardhur ne kete dite te "shejnte" dhe te pa hauruar.. Fatekeqesisht u keqeperdore nga shpellari penecilina ne keto 32 vite, me Grupin ciftelia...Por akoma me keqe dhe akoma me fatekeqesi eshte se shpellari nuk ishte vetem,por kishte dhe nje grup bashkepuntoresh qe i mbante " Peng " nga Dosjet e Spiunllekut qe keta kishin... qe e mban dhe sote lidhje nga te majtet qe u prezantuan me vone ! dhe sote njifen si Herojnte e transicionit dhe te Suksesit te Bizneseve deri saqe kudo njihen si Babaxhanet e shqiperise , Donatore Humanitare, deri sa e lartesojne ne majat e nje Labirnitet te Jetes . Kure sjane gje tjeter,vetem skupurloze Kirminele, qe pasurite i vune me zgjuarsine e tyre dhe me "Skllaverimin e njerezve te sfilitur ne 50 vite.. Keta harojne se cdo gje e vene mbi kurriizin dhe djersen e njerezve te pa ditur dhe te pa fajshem te uritur nga varferia,,nje dite te bukur kjo kalaja e madhe prej rere,,do tju rrezohet nga forca e Natures dhe forca e ligjeve qe cdo dite po forcohen.. Nje nder keta eshte dhe Llazar Angjeli,, rrethi i ngushte ja njohin ordhite,,ndersa pjesa dermuese e nderojne si Hero Donatore Humanitare te sukseshem..ndersa ish Drejtori i Drejtorise se III , Sefer Ramaj ( mos gaboje ish Dipllomate ne Austri , dhe rikthimi nga Detyra e Dipllomatit nga Ambasada Shqiptare ne Austri..Tegonin dy vajazt e ritura te llastruara pake nga Jeta ne Austri , dhe te llastruara me Pushimet verore ne Hotel Kruja ne Durres ..( te Emigruara ne Greqi ) Tregonin per Elemimin e babait te tyre Historine..! nenpunesit e Safer Ramaj bindje qe do kene dijeni per Elmimi ! se nje nga Nenpunesit pesoi po te njejtin vdekje, por jo nga Elmimi por nga Alkoli i tepruar qe e pinte nga ankthi qe perjetonte cdo dite ,,qe nje dite do te zbulohej ! kete fund te tmershem do te kene te gjithe ata qe i kane lyer duart me gjake...Hamin..
Dihet qe spiunet e tradhetaret bashkepunetore te UDB dhe Asfalias I organizuan grevat e krijuan partite e para opozitare dhe jo vetem...Ky lajm s ka vlere.Vlere ka lista e organizatoreve me agjensine e huaj qe e kontrollonte dhe fuksioni.Ky do ishte lajm me vlere per historine...Psh kujt i dherbente Sali Berisha,Azem Hajdari,Gramoz Pashko,Sabri Goto,Arben Imami etj.
Po PKSh-ne kush e themeloi? Jugosllavet. Po Zogun kush e risolli ne pushtet ne dhjetor 1924? Serbet dhe greket. Po Ismail Qemalin kush e ktheu ne atdhe ne 1912? Austriaket. Çfare mesojme nga kjo? Mos u perzje me politike.
I BINI RROTULL E RROTULL PO KURRE PLAGE ! kure nuk mund ti quash Spiune ata qe rrezikuan Jeten e tyre per te hyre fryma e Demokracise !! ne Teksin ( kujt i sherbente Saliu ,Azemi , Gramozi ,Sabriu dhe Arbeni e shume te tjere ! ishte qe keta te punonin per rioganizimin e forcave Demokratike dhe te punojne per Dekomracine dhe Lirine e te gjithve shqiptareve ! keta plehra menduan se ja hodhen Amerikes dhe Evropes duke u favorizuar dhe menduan qe tani te benin cfare te donin ! kete e Realizuan por haruan qe dardha e ka bishtin nga mbrapa ! Pashkon e hodhi Penecilina nga Alikopteri,,Azemin e vrau dhe beri Hero me Monument sic bente Dikatori Hoxha,,Sabri ja fali Jeten Rakise , Arbenit si erdhi rradha tek fundi si keta pleraht e tjere..Por kjo Histori nuk mbaron me kaqe jane shume e shume te tjere..,,Biznesmena dhe Politikane qe do ju vije rradha ne vazhdim...nese jane gjalle nese nk jane gjalle do ju vije rradha Gjakut te Familieve te tyre ..Duroni se do ti perjetoni...
Mbase tani Shqiptaret.do ta marrin vesh qe rremujat I ka shkaktuar sigurimi Jugoslllav.
I jepni Ferdinand Dervishit apo Hoxhes ca leke se eshte munduar qe ka kopjuar dhe redaktuar krte shkrim!
Ferdinand Dervishi nese vertete e ka nxjer Ai kete Foto ose eshte Spiun akoma i degjeneruar ose Redaksia e Gazetes Tema jane akoma Spiun Ordinere ... Kjo Foto eshte Origjinale ne shumicen e Fytyrave qe kane Demostruar,,por dhe e manipuluar duke futur ne Foto dhe fytyra qe nuk kane qene pjesmaresh ne kete Demostrate.Por kane qene ne nje shtet te EU Emigrante qe pati hyre ne nje nga Ambasadat e huaja ne Mujan Qershor 1990 dhe jo ne Korrik 1990.. Dhe qe ka patur dijeni te plote mbas hyrjes se Families Popa ne Ambasaden Italiane.. Bile eshte mobilizuar duke ju treguar te tjereve ne Takmet qe binte me njerez,, me biseda te lehta duke ju thene dhe duke ju dhene kurajo per tu futur ne te gjitha Amabasad e huaja ,por vetem ne ato Ambasada te EU..Kete Info.. e pati mare te plote nga punonjesite dashamires te Ambasades Italiane dhe te nje Ambasade tjeter..ku aty u fute dhe vete..dhe sote jeton ne nje Shete te EU...duke u biresuar si nenshtetas te ketij sheti ku Jeton shume i lumtur...Por mundoeht te diskretitoje shme Spiune te tjere qe jane me shumice..qe pervece Prefsionit Spiun qe ekan e ushtruar dhe e kane perdorur per Interesa personale dhe Familiare...Dhe nje nder keta eshte dhe LLazar Angjeli..Krimile shume i rrezikshem....dhe kerkon te kafshoje kundershtaret,,qe vrasjen mund ta Realizoje ky Kriminel,,por dhe vete do te digjet si mijte e haleve..
Dokument fals qe do sherbente si alibi per te diskredituar levizjen dhe denuar organizatoret apo ata qe spikasnin. Saliu e dinte prandaj nuk u terhoq. Fevziu eshte nje gomar. Pas kaq vitesh e perdorin per dizinformacion. Gruaqire si Mero.
Ca karin demonstrata koti kur kishte marr fund cdo gje .ishin cunat e tiranes qe u futen neper ambasada qe i dhan vdekjen ktyre minjve te sigurimit .aty i keni djemt gjall shkoni pytini kush ja dha iden dhe pastaj beni gam gam ju spiuna .pyteni ate djalin nga kombinati qe ishte shofer autobuzi qe ishte i vetmi mbas familjes popa qe cau ambasadat me autobuzin te ambasada greke ne qershor me duket .se una kam punu ne uzin traktori dhe ishte ne linjen tone .dhe ai eshte heroi tamam qe hapi dyret ose iden e ambasadave pastaj hyn dhe kta te tjeret .italiane e kineze e gjerman .mos e shtremberoni historine sipas deshirws .
T__________ e verteta .Jo ! I pari qe hyri ne Ambasadt e huaja mbas Families Popa ishte X qe hyri po ne Ambasaden Italiane....dhe qe u shoqerua ne Hotel Tirana po me personele Italian..ne dhomen ku flejeten sebashku dhe te nesermen me Aeroplanin.. te nesermen X Udhetoi per ne Itali,,me linjene e Linjes AL-Italia zbriti shendoshe e mire...e kam shoqeruar nga large vete edhe pse vete nuk munda ta kaperceje rrethimin,,,se shoku qe hyri hyri ne nje moment pa me treguar mua,,ishin sekonta tensioni,,ishim ne momentinqe po beheshim gati te dy...pastaj me ndimen e Zotiti mbas dy javesh edhe une hyra ne nje tjeter Ambasade..( Muajn Qershore dhe jo ne 2 Korrik ) perpara ju jemi kemi qene te pregatitur dhe ju jemi lutur dhe duke ju thene : Ju lutem duham te futemi Ju lutem ha do na mbani....dhe pergjigja e personelit X te Ambasades ishte miratimi me nje buzeqeshje dhe me nje te tuntur te kokes qe pohonte PO.....ngaqe edhe Ai zoteri nuk na njifte se kush ishim neve qe e gjimonim si e si vetem per te kontaktuar dhe per ta pyetur...por nen survejimin e rrepte te Spiunave te Sigurimit,,gjenin momentin si rastesore se survejimi ishte 24 ore per te gjithe Personelin...Keto Tema ketu e kan etjeter ku ? idealin per te mbrojtur Kriminelet qe jetojne sote,,,dje Komunista dhe sote Demokrate qe jetojne po aty ne shqiperi me Pashaporta Dipllomatike...( Zoti do ti ndeshkoje keta apo gjakun lenes te ketyre Krimave Komuniste )
Nuk është kontestuese se CIA ka treguar me kohë për demonstratën e studentëve,jo pse ka pas simpati për pushtetin,por ka pas informatë se demostratën po i organizonin element të UDB-së Jugosllave dhe Rusisë,natyrisht aty ishte edhe Greqia që kurr nuk është larguar nga raportet shumë miqësore me Rusinë.Pra për CIA-n më e pranushme ishte gjendja ekzistuese se futja e sllave në punët e Shqipërisë.Vertet të gjitha ngjarjet "demokratike"në Shqipëri janë udhëheq nga agjentet serb:futja në Ambasada,Piramidat,dhe shkatërrimi total i Shqipërisë,ekonomisë dhe Ushtrisë së saj më 1997.Agjentet serb kanë udhëheq me Shqipërinë mbi 30 vite,e kohëve të fundit gjendja ka degraduar në atë masë sa Kryeministri Shqiptar publikisht përkrah politikën antishqiptare të Serbisë dhe saboton Kosovën.Si dukët në Shqipëri është o lindur gjeni i tradhtisë,por tradhtia paguhet heret apo von.Shqipëria do e paguan së shpejti me Jugun e Shqipërisë.
qenka njoftim per miqte e amerikes qe na çajne trapin me antikomunizmin e tyre
Bisedimet per te lidhur marredheniet me Ameriken ishin hapur me perpara pas visits se Ramizit ne New York kshu qe kjo nuk eshte aspak habi. Ishte Ramiz Alia me PPSH qe ndryshuan sistemin dhe votuan per lejimin e pluralizmit politike. Pordhet me rigon te studenteve dhe pishtaret e demokracise qe i vune flaken vendit me nxitjen e UDB do ende kohe te publikohen. Amerikanët kanë nxjerr të tjera detaje nga zhvillimet në Shqipëri më 1990. Sipas disa shkrimeve të “New York Times”, Ramiz Alia nisi të bënte gati terrenin për të hequr izolimin e vendit. Aty jepen detaje nga takimi me Sekretarin OKB dhe disa përfaqësues të Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA. Evolucion në Evropë; Shqiptarët kërkojnë lidhje me BRSS e SHBA 20 prill, 1990 Qeveria e Shqipërisë, një nga regjimet më radikale komuniste në botë, ka sinjalizuar sot se dëshiron të ketë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Ndryshimi i politikës publike të armiqësisë me Moskën e Uashingtonin kërkoi rreth tre dekada, teksa president Ramiz Alia tha se si rezultat i zhvillimeve ndërkombëtare “ka rihyrë në axhendë problemi i rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA dhe Bashkimin Sovjetik”. Në një fjalim të gjatë të martën në Komitetin Qendror të partisë, i cili u publikua sot nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, Presidenti Alia përmendte ''boshllëkun e gjerë'' që ndante vendin e tij me dy superfuqitë dhe shtoi se miqësia do të pritet me miqësi.
Mjaft bot heroin kot , kush lajmeroj njoni tjetrin , cia shtetin shqiptar , apo shteti shqiptar cian , kemi qen aty ne at koh dhe ne mosh madhore , ato i organizoi Ramiz Alia vet , mjaft na hapet barkun me heronj qesharak , dhe saliu genc pollo gramoz pashko genc ruli dhe azem hajdari ishin te iniciuar nga vet Ramiz Alia ai i dha pardesyt e bardha dhe policia e sigurimi shtetit kishin udhzim çfar ishin me pardesy te bardh mos i preknin me dor , prandaj bente cubin Azem Hajdari se i ruante policia por azemi ishte nje legen qe tek shkolla komunales e mernin neperkem e gjith lagjia bombei , hynte policia kta 5 zagaret e Ramizit dilnin te paret benin heroin te tjeret hanin dru si ne derr , kta muter shisnin pordh se e dinin qe si prekte kerkush , sot duan te genjejn te rinjt qe nuk kan qen aty ne ato kohra dhe bejn heroin kta muter , shteti shqiptar lajmoroi cian per grev se e organizoi vet me kalecet e vet azem hajdarin me shok , histori alabakesh , kta asgje nuk ben dhe vodhen pren e çfar nuk ben kto 30 vjet , pale te kishin luftuar si ata te luftes dyt kta nuk kish rop ti ndalonte , llumi shqiptar llumi kti milet sot bejn heroin , ai sistem iku se falimentoj ekonomia se ishte me klering te ter shtetet nderruan sistem ne ngritem duart lart se para nuk kishte shteti ne at koh , bente tregti me jep lend te par te jap krom , kjo tregti u mbyll shteti u dorzu dhe krinjoj me kalecet dhe njerzit e vet demontrata , kjo esht e verteta , zi sistem shkoj vet se perzuri askush.