Nga Kastriot Dervishi
Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit, një artikull i botuar vite më pare, në revistën “Në shërbim të popullit” (organ i dikurshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme), nga Nuri Mehmeti, me titull “Kur hidheshin themelet ekonomike të pushtetit popullor”. Ky shkrim, është botuar në faqet 14 – 15, të numrit të gushtit 1984, në revistën në fjalë, me okelion “40 vjet çlirim, rrugë lufte e fitoresh”! Polemikat e mëvonshme në lidhje me këtë artikull lindën pasi shifra prej 43.816.682 monedhash ari që përmendej në artikull, e grabitur nga Sigurimi i Shtetit, ishte një shifër zyrtare.
-KUSH E KA DEPOZITUAR ARIN NE PERËNDIM?!
Vlerat monetare të familjes Hoxha, sipas disa dëshmive, i ka qarkulluar në Perëndim dhe më tutje një njeri i afërt i djalit të Enver Hoxhës, Sokolit. Ky njeri quhej Shkëlzen Doçi. Ai brodhi për shumë vjet në Francë, Kanada dhe Amerikën e Jugut, për të qarkulluar dhe depozituar vlerat e thesarit shqiptar, në emër të familjes Hoxha. Në vitin 1983, Shkëlzen Doçi arrestohet së bashku me dirigjentin Gaspër Çurçia, si “falsifikator i biletave të trenit”. Shkëlzen Doçi, në gjyq nuk foli thuajse fare.
Në përfundim ai dhe Gaspër Çurçia, u dënuan me vdekje. Pikërisht, zbulimi më i madh rreth personit të Shkëlzen Doçit, do të hedhë më tepër informacion rreth vendit se ku ndodhet një pjesë jo e vogël e floririt të grabitur të shqiptar. Po ashtu, nuk janë të pakta informacionet që qarkullojnë se, për Amerikën e Jugut, një rol jo pa rëndësi ka edhe komunisti veteran, braziliani Zhoao Amazonas, njeriu që ishte i pranishëm më shumë se kushdo në kongreset e Partisë së Punës. Në Zvicër ndodhet vetëm një sasi e caktuar e arit shqiptar. Ajo me e madhja ka kapërcyer oqeanin.
-KUSH E KA KONTROLLUAR KAMBIZMIN? A MUND TE ISHTE KJO FORMA PËR TE SIGURUAR LLOGARI TE TJERA BANKARE NE PRAG TE FALIMENTIMIT TE REGJIMIT KOMUNIST
Me anë të vendimeve nr. 5, 430 dhe 84, të datave 7 janar 1988, 7 dhjetor 1988, dhe 8 mars 1989, janë transferuar jashtë shtetit për qëllime kambizmi, 4.072 dhe 13.193 kg argjend. Një shumë e tillë e justifikuar për kambizëm, është pamundur të ketë shkuar e gjitha në destinacionin që thuhet. Për skandalin në fjalë, ka shkruar më 26 qershor 1991 edhe gazeta “Rilindja Demokratike”. Sipas gazetës, specialistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kishin zbuluar se, llogaritë e bilancit valutor, nuk rakordonin.
Gazeta ‘RD’, kritikonte gjithashtu heshtjen e drejtorit të Bankës së Shtetit, Niko Gjyzari dhe të drejtorit për Marrëdhënie me Jashtë, Kamber Myftari. Po në këtë artikull, bëhet fjalë se, njeriu që është marrë me “kambizmin”, është Dhimitër Gazhda, i cili sipas gazetës, kishte dy muaj që jetonte në Greqi. Humbjet që kishte pasur shteti shqiptar, në një rast të tillë, sipas gazetës, ishin rreth 200 milion dollarë.
Padyshim që i ashtuquajturi “kambizëm”, në prag të kapitullimit të regjimit komunist, nuk ka qenë gjë tjetër veçse, maskim i kalimit të llogarive, në favor të udhëheqësve të lartë komuniste. Me anë të një shkrese sekret, të datës 6 tetor 1987, ministri i Financave, Andra Nako, njofton Ramiz Alinë dhe Adil Çarçanin, sa më poshtë: “Njoftimi mbi llogarinë bankare 01 më 30 shtator 1987, arriti rreth 17 milionë dollarë. Gjatë tremujorit të 4-t të vitit 1987, parashikohen në këtë llogari edhe shumat që vijojnë:
-Nga interesat bankare, për llogaritë në valutë që mbahen pranë bankave të huaja – 200 mijë dollarë.
-Nga shkëmbimet valutore, duke shfrytëzuar konjukturat, parashikimi është për 5 milionë dollarë, por do të përdoren rreth 1.4 milion dollar, për blerje të ndryshme sipas vendimit të Këshillit të Ministrave …. 3.6 milion dollarë.
-Nga shoqëritë komisionere 400 mijë dollarë”.
Nga shikimi i gjithë procesit të “kambizmit”, vërehet se autoritetet komuniste, kanë dashur të humbin me dëshirë. Edhe e ashtuquajtura “humbje”, nuk është gjë tjetër veçse, forma më ideale për të justifikuar depozitimin e një sasie të caktuar ari. Nga ana tjetër sipas një dëshmie që ka dalë edhe në shtyp 11 vjet më parë, Banka e Shtetit Shqiptar për periudhën 1983 – 1987 ka porositur 396 copë arka që shërbejnë për transportimin e arit. Nga këto vetëm në vitin 1983 janë porositur 196 copë, ndërsa pjesa tjetër në vitin 1987. Kjo sasi arkash sipas specialistëve mund të shërbente vetëm për një sasi prej 180 ton ar.
-TE HETOHEN EDHE INVESTIMET NE NDËRMARRJET ME HUMBJE NE FUND TE VITEVE ‘80-TE
Një tjetër formë e përdorur për kalimin e sasive të arit, ose e të ardhurave valutore në Perëndim, është ajo e përdorur në fund të viteve ‘80-të, nëpërmjet firmave të ashtuquajtura “Perëndimore”, në uzina apo kombinate, që tradicionalisht kishin dalë me humbje. Një investimi tillë, është vënë re edhe Kombinatin Metalurgjik “Çeliku i Partisë” në Elbasan, në vitin 1990, ku në Uzinën 12 dhe atë të Nikel – Kobaltit, janë “investuar” 40 milionë dollar, në bashkëpunim me një firmë gjermane fantazmë, krejtësisht të panjohur, si ajo “Salsiger”. Ky skandal, është denoncuar qysh më 11 maj 1991, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë nga deputeti i Elbasanit, Argjir Panariti, (shih për këtë “Punime të Kuvendit, viti 1991”, nr 1, faqe 529).
Një shumë e tillë marramendëse, nuk mund të jetë kurrsesi e investuar, në një shifër të tillë. Firma në fjalë, duke qenë anonime në këtë fushë, si duket ka luajtura rolin e pastruesit të parasë. Këtu ia vlen të thuhet se, dhe një firmë tjetër anonime, si ajo “Rukert”, në periudhën në fjalë, është marrë me kambizëm dhe ka konvertuar një shumë prej 45 mijë dollarësh, në dojçmarka. Nuk dihet a mund të ketë apo jo, një lidhje midis shumës së “investuar”, në Metalurgjik, me shumën e përdorur nga firma “Rukert”, për llogari të udhëheqjes komuniste.
Po ashtu, mund të kujtojmë se, një firmë e njohur për lidhjet e saj të ngushta me ‘klanin Hoxha’, ishte edhe ajo që drejtohej nga Hajdin Sejdia, me emrin “Iliria Holding”. Sigurisht jashtë vëmendjes, nuk duhet lënë as borxhi i jashtëm që krijuan komunistët (në kundërshtim me kushtetutën e tyre), në fund të viteve ‘80-të dhe që arriti në rreth 500 milion dollarë.
-KU KA SHKUAR ARI I RUBIKUT…?!
Përveç grabitjes masive së arit tek qytetarët shqiptarë, një grabitje e përmasave të padukshme, është edhe ajo e ndodhur në Uzinën e Rubikut, ku prodhohej një sasi jo e vogël ari. Ndërsa në Tiranë, funksiononte një sektor i posaçëm i pranimit të arit të Rubikut, që në një kohë të konsiderueshme dhe delikate, drejtohej nga Reshat Alia, që ishte xhaxhai i Ramiz Alisë dhe babai i Teuta Hoxhës, që ishte gruaja e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilirit.
Në mungesën e plotë të çdo lloj transparence, vit pas viti, është arritur të përfitohet një sasi e madhe ari në Rubik, në një kohë që Thesari i Shtetit, ka përfituar një sasi krejt të papërfillshme të tij. Ish-ministri i Financave, Andrea Nako, me anë të një njoftimi sekret, të datës 9 tetor 1987, njoftonte kryeministrin, se: nga prodhimi i Rubikut, sigurohen rreth 120 – 130 kg. ar në vit. Për vitet 1968 – 1990, duke marrë si prodhim minimal shifrën e 120 kilogramëve në vit, janë siguruar rreth 2.640 kg ar.
Ndërsa sipas dokumenteve shtetërore, figuron që të jenë dorëzuar në Thesar, vetëm 1.777 kg ar. Diferenca midis dy sasive, është 873 kg ar. Mirëpo, këtu duhet të kemi parasysh se, për të tillë sektorë, komunistët kishin një mobilizim të paparë, që nuk njihte as turne, e as gjë tjetër. Kjo të çon në përfundimin që; sasia e arit të Rubikut, mund të jetë edhe më e madhe.
-HAPIN E PARE E HODHI KOMISIONI I PERKOHSHEM PARLAMENTAR I VITIT 1992
Pas shumë shkrimeve në shtypin e opozitës, në vitin 1991, u pa e rëndësishme, që ky proces të shkonte më tej. Për të verifikuar Thesarit e Shtetit, nga vitit 1938 – 1990, si dhe procesin e sekuestrimeve në vitet e para të regjimit komunist, në fund të vitit 1991, me nismën e Partisë Demokratike, u ngrit një komision i përkohshëm parlamentar, i cili kishte këtë përbërje:
1-Blerim Çela, PD – deputet i Shkodrës (kryetar i komisionit)
2-Gëzim Luli, PD – deputet i Shkodrës
3-Behadin Bakalli, PD – deputet i Shkodrës
4-Vehbi Gruda, PD – deputet i Shkodrës
5-Teodor Keko, PD – deputet i Tiranës
6-Qemal Disha, PS – deputet i Matit
7-Sami Kushta, PS – deputet i Librazhdit
8-Shkëlqim Cani, PS – deputet i Ersekës
9-Thoma Miço, “Omonia” – deputet i Sarandës
Pas një pune jo të vogël, deputeti Blerim Çela, lexoi më 22 janar 1992, raportin në emër të komisionit. Pas një argumentimi të hollësishëm, deputeti Çela, në emër të komisionit parashtroi këto përfundime:
“1-Në Shqipëri, ka pasur disa dhjetëra tonelata ar në qarkullim dhe të thesarizuara nga popullata, para datës 28 nëntor 1944.
2-Ish – Mbreti Zog, ka marrë me firmë, 183 kg. ar, si të ardhura personale të Oborrit Mbretëror, nga diferencat e këmbimeve valutore me doganat.
3-Ministria e Punëve të Brendshme, ka sekuestruar forcërisht sipas ligjeve të Luftës, arin e popullit, por pa mbajtur dokumentacion të dyanshëm në momentin e sekuestrimit. Këto sasira, janë mbajtur një herë në Degët e Punëve të Brendshme, pastaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e më pas janë dorëzuar në Thesar, siç argumentuam më lart dhe shtojmë se, këto diferenca, tregojnë vetëm majën e ajsbergut, sepse ngelen mbi 650 persona të paidentifikuar, që kanë dorëzuar ar, të cilit nuk i është bërë hyrje në Thesar.
4-Në dokumentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (“Historiku i Armës së Policisë”), pohohet me shkrim se; janë sekuestruar 43.816.682 monedha të arta, pa futur shufrat dhe bizhutë e arta. Vetëm ato, bëjnë 283 ton flori. Në fakt, në Thesar, janë futur nga sekuestrimet, vetëm 3.029 kg ar….! Mungojnë 280 ton ar.
5-Gjatë kohës së diktaturës komuniste, janë bërë dalje 7.600 kg ar. Kjo, sipas të dhënave të marra nga drejtori i Thesarit të shtetit…dhe janë përdorur për të blerë grurë, 224 kg; janë përdorur për dikasteret e ndryshme, 37 kg; janë humbur në kambizëm 4.072 kg; janë dhënë për Tregtinë e Jashtme, 3.200 kg. për blerje mallrash.
Asnjë përgjegjësi, nuk është mbajtur për humbjet në kambizëm, për 4 ton ar, me vlerë 60 milion dollarë. Thesari i Shtetit, është i shenjtë, me të nuk mund të luhet, ndryshe, kushdo që e prek, duhet të përgjigjet me kokë. Se si është përdorur 3.200 kg. ar, për blerje mallrash, kjo kërkon një kontroll të dytë, nga organe të specializuara me autorizim të parlamentit.
6-Duhet të ngrihen grupe hetuesish, me specialistë të aftë, për të nxjerrë se ku shkon ari në sasi prej 280 ton, duke ballafaquar fat keqët e grabitur me grabitësit e veshur me rrobën e shtetit……!
7-Duhet bërë kontroll, në Uzinën e Rubikut, me mandat parlamentar e të qeverisë, për të kontrolluar sasinë e arit të prodhuar, në se përputhet me atë të futur në thesar.
8-Të kontrollohet i gjithë dokumentacioni dhe Thesari në ruajtje, kudo qoftë, nga specialistë të Bankës së Shtetit, duke nxjerrë gjendjet e lëvizjet e arit në Thesar, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe atë të dërguar jashtë shtetit”.
-PSE U PA ME FRIKE XHON MEKGOU
Më 24 shkurt 1992, RTSH-ja, në emisionin e lajmeve, transmetoi një intervistë të një qytetari të huaj, që quhej Xhon Mekgoi, intervistë që ishte marrë 4 ditë më parë. Mekgoi, në këtë intervistë, deklaroi se në fund të vitit 1990, e në fillim të vitit 1991, kishte qenë dëshmitar i transferimit nga Shqipëria në Zvicër, i 10 tonëve ar. Ai theksonte se, vetëm në nëntor – dhjetor 1990, janë dërguar në Zvicër, nga Tirana, dy avionë të posaçëm, dërgesa e të cilëve, ari, ka përfunduar në Bankën “Strase”.
Sipas tij, një pjesë e këtij ari, përbënte edhe kapitalin bazë të një banke shqiptaro-zvicerane, që ekzistonte në Tiranë. Banka në fjalë, ishte “Iliria Suisse Bank”. Përveç kësaj, Mekgoi shfaqi dyshimet e tij, për firmën “Iliria Holding”, e cila edhe në mjedise politike të kohës, përflitej si e lidhur me familjen Hoxha, për të mos thënë që menaxhonte të ardhurat e kësaj familje.
Këto deklarime të Mekgoit, shkaktuan një pështjellim të madh tek politika e majtë në Tiranë. I pari, reagoi presidenti komunist, Ramiz Alia, i cili siç dihet, ka qenë një ndër njerëzit më të afërt, të klanit Hoxha. Vetëm një ditë më pas, Ramiz Alia, i kërkoi kryeprokurorit të Përgjithshëm, Petrit Serjani, “verifikimin e fakteve të mësipërme” dhe procedimin penal të Mekgoit, “nëse lajmi është i rremë”.
Si kuptohet nga deklaratat e rastit, Xhon Mekgoi, kishte vizituar edhe me personalitete të tjera të shtetit, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin, Vilson Ahmeti. Ky i fundit, sipas “ZP”-së, i është drejtuar Mekgoit, me këto fjalë: “Mos lëshoni tullumbace të tilla”. Nga ana e tij, drejtori i Thesarit të Shtetit, Fahri Hoxha, i pyetur për këtë problem nga gazeta “ZP”, më 26 shkurt 1992, ndër të tjera deklaron:
“Ne nuk dimë asgjë për sasinë e arit të përmendur në intervistën e transmetuar në televizion. Nga Thesari i Shtetit, ka dalë ar në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Pa këto vendime, nuk del asnjë gram ar nga Thesari. Ari ka filluar të dalë nga Thesari, duke filluar nga viti 1988. Më pare, nuk ishte e nevojshme me ndonjë përjashtim të rrallë, sepse nevojat tona, mbuloheshin nga eksportet.
Që nga viti 1988, ka dalë gjithsej 7.2 ton ar. Nga këto 4.07 ton, ka qenë për kambizëm, 1.8 ton, për Tregtinë e Jashtme dhe 1.3 ton, për nevojat e shtetit. Në vitin 1988, kemi marrë një avion të posaçëm jashtë linje, me të cilin kemi nxjerrë jashtë shtetit, 2 ton ar. Sasira të tjera më të vogla, janë dërguar me avionët e linjës….! Ne në Thesar, nuk kemi pasur kurrë 10 ton ar”.
Memorie.al
Gjeni nje here Floririn e metes dhe dollaret e firmave piramidale te saliut se Jane me te fresketa
Te gjitha jane genjeshtra, te perseritura sa here antiamerikanet-foltoriste duhan te shpelajne fyturen e tyre te qenefosur. Jane gesheshtra gjoja shkresat me ca numura dhe data fiktive dhe me shkrime te sajuara, jane genjeshtra te gjitha sa shkruhet nga fillimi deri ne fund. Ne ka patur Shtet qe kishte ligje teper te rrepta ne planin ekonomiko-financiar dhe krahas kesaj ligje drakoniane kunder atyre qe preknin nje qindarke. Prandaj mbi gjysma e shqiptareve e kerkojne kohen e Enver Hoxhes. Enver Hoxha edhe i vdekur ju kall tmerrin ju hajduteve te pas 92-shit. Te gjitha agjensite ligjzbatuese te ShBA dhe BE kane dhene pergjigje qe asnje qindarke e shqipttareve nuk eshte shperdoruar nga regjimi i Enverit. Te tjerat jane lloqe, jane nevoja jetike e dyshes antiamerikane per te lare sado pak vjedhjet qe kane bere per 32 vjet. Shqipetaret e dijne tashme qe inventari i Ushtrise Shqiptare ka qene....kujdes...plot 160 miliarde dollare, ne vitin 1991. Ku shkoi kjo pasuri. Kush e vodhi, sa u shit, ku jane parate, mos u merrni me 2 mije dollare te qelbur dhe po shqetesoheni se ku shkuan.
Po si munsie që Enver Hoxha Terroristi, na la pase 4 hajdute dhe vrase njësoj si veten e tija? Ed Ram Turk hajdut Erdogani, Sali Gerdeci, Fatos Nano hajduti, dhe spin hajdute Like Florir, jane si ti kishte bër Enveri në mjes. ::::
Artikull i gjate por me duket i pabesueshem pasi futja kot pordhes se per shembull Reshat Alia nuk eshte xhaxhai por vellai i Ramiz Alise qe nuk e ka pasur idene e finances dhe leje pastaj te ketyre veprimeve financiare qe nuk ja kishte haberin fare. Kete e di mire prandaj jam skeptik per te dhenat e ketij artikulli
Artikull leshi
Përralla në shkallë, shëndeti në ballë! Tentim i paguar për të fshehur gjurmët e vjedhjes së arit të krabës ose shfajësuar Like floriri e Sali tradhëtari!!!!!!!!!!
Per nje moment mendojme qe i mori Enveri dhe i coi ne ameriken jugore.Familja e enverit jeton ne tirane dhe nga sa kam degjuar nuk eshte se jetojne mire.Dhendri Klemi vdiq me borxhe dhe sa kam lexuar e ndjekin borxhlinjte familjen e tij,cupa e sokolit punon ne zanat te saj,djali i ilirit u mor me drog e beri burg.Pyetje kam keto para qe kane depozituar jasht i kane per pas vdekjes?Logjik e thjeshte eshte se po te kishin para jashte do iknin e do ronin atje e nuk do jetonin te pularia.Perallat e Blerim Celes e Robert Papes vlenin per vitin 91 qe ishim te padale po jo per sot.Doci qe u pushkatua vertet nuk do fliste fare po te dinte gje?Thesari u vodh ne demokraci jo ne komunizem
Kshu eshte kur i rri ne bythe Faros qe dinte cdo gje, te lumte Kaçi.
Ndyresirat e tipit Dervishi, sikur te ishte keshtu si hani mut ju, kushedi ku do ishin sot femijet e tij. Hoxha ka plot gjynahe ndaj popullit shqiptar, por arin jua la demokrat-haleve si ju qe e vodhen. Prandaj mos e ndy as gazeten dhe as inteligjencen e popullit shqiptar me plehra si ky shkrim.
Ahahaha, sa kom qesh, ja rrasën një të vdekuri që s’ka gojë ta kundërshtojë. Pasi kryesori dhe i vetmi që vodhi thesarin, kërkon sot pushtet, o mortja që ju mban gjallë.
Kriminela injorante , te poshter anti shqipetare , sllavo komunista , pa harruar krye kriminelin kjofte largun e mallkuar Enver gjak piresi ....
Ky është debil i lindur. Sipas tij Enveri paskësh vjedhur aq shumë, sa e la Nexhmijen te ish pularia në Laprake. Anëtarët e byrosë u katandisen si mos më keq. Komisioni parlamentar në atë kohë ishte qesharak. Donin me çdo kusht të shfrytëzonin momentin për revansh. Regjimi kishte 1000 mangësi . Por të hedhësh në letër shifra të kota apriori, vetëm sa krijon furtunë në gotën bosh. Ka një llogjikë tjetër ama. Që pasuria e vjedhur nga 1 Janari 1991 e sot, ndoshta e justifikon 280 ton ar që citon autori. Mëdyshja është që kjo shifër të jetë disa herë më shumë. O ti karagjoz analist a gomar që je. Paratë e shqiptarëve i kanë këta të sotmit. Ata të djeshmit hëngrën e pinë qyl sa kohë ju dha mundësia. Por siç hynë, ashtu dolën, me lugën bosh. Kurse çorape grisurit u bënë bosa. Leri perversitetet o Kaloç . Nuk është njësoj Fiat Polak dje me RANGE Rover që kanë këta sot.
Kaloqja ha mutin e ambasades gjermane , kellire njeri
Ikni ore idiota na permendni floririn qe shiten per te blere buke per popullin shikoni sot miliarda dollar te familjes e kryekriminelit berisha dhe kryehajduti meta gruaja e putanes dibrane
Arin e administronte Nexhi. Ne dijeni Ramizi dhe Vicidoli. Dhe, pas 90-tes, ju tha te dyve: E shikoni fuqine time? Ja u pres koken po e drodhet bishtin. Vicidoli, dhe sot ka frike nga pasardhesit e Udheqesit. Per te qene fare korekt, dhe atij i dhane ca shufra, pas 90-tes. Akoma dhe sot, me ato shufra, tremb budallenjte qe mban rotull.
vetem hajdut ka njohur ky vend
Ma rruac ,o kastrioti.Shyqye qe na nxirre xhon Mcgoun me avionet e tij ,se e kishin harruar.Dhjetra tonelata ar.Shqiperia vendi me i pasur ne bote,por e vodhi Enveri.Po te thellohesh doo gjesh dhe emrin e Edit.Pse,kot brodhi ai neper Europe?Germo evlat ,germo,se do te gjesh...Vec...Mcgoun duhet ta paguash per te drejte e autorit.
Beni llogarite e ketyre sot, se ata atehere jetuan me ca kushte me mire se populli, por dolen te varfer, madje shkuan ne burg per kafet. po te kishin marre ate flori qe thone ca idiote, nuk do linin shkresat e llogarite qe ti gjenin keta injorante sepse ishin edhe shteti dhe pushteti. vitet e fundit Shqiperia ishte ne gjendje te veshtire nga thatesirat, mos eficenca e industrise pas prerjes se ndihmes kineze dhe MOS HARRONI Ishte LUFTA E FTOHTE dhe Shqiperia ishte pa borxhet marramendese qe sot nuk i permend njeri . Kaq sa per shkurt
Beni llogarite e ketyre sot, se ata atehere jetuan me ca kushte me mire se populli, por dolen te varfer, madje shkuan ne burg per kafet. po te kishin marre ate flori qe thone ca idiote, nuk do linin shkresat e llogarite qe ti gjenin keta injorante sepse ishin edhe shteti dhe pushteti. vitet e fundit Shqiperia ishte ne gjendje te veshtire nga thatesirat, mos eficenca e industrise pas prerjes se ndihmes kineze dhe MOS HARRONI Ishte LUFTA E FTOHTE dhe Shqiperia ishte pa borxhet marramendese qe sot nuk i permend njeri . Kaq sa per shkurt
Beni llogarite e ketyre sot, se ata atehere jetuan me ca kushte me mire se populli, por dolen te varfer, madje shkuan ne burg per kafet. po te kishin marre ate flori qe thone ca idiote, nuk do linin shkresat e llogarite qe ti gjenin keta injorante sepse ishin edhe shteti dhe pushteti. vitet e fundit Shqiperia ishte ne gjendje te veshtire nga thatesirat, mos eficenca e industrise pas prerjes se ndihmes kineze dhe MOS HARRONI Ishte LUFTA E FTOHTE dhe Shqiperia ishte pa borxhet marramendese qe sot nuk i permend njeri . Kaq sa per shkurt
Beni llogarite e ketyre sot, se ata atehere jetuan me ca kushte me mire se populli, por dolen te varfer, madje shkuan ne burg per kafet. po te kishin marre ate flori qe thone ca idiote, nuk do linin shkresat e llogarite qe ti gjenin keta injorante sepse ishin edhe shteti dhe pushteti. vitet e fundit Shqiperia ishte ne gjendje te veshtire nga thatesirat, mos eficenca e industrise pas prerjes se ndihmes kineze dhe MOS HARRONI Ishte LUFTA E FTOHTE dhe Shqiperia ishte pa borxhet marramendese qe sot nuk i permend njeri . Kaq sa per shkurt
Beni llogarite e ketyre sot, se ata atehere jetuan me ca kushte me mire se populli, por dolen te varfer, madje shkuan ne burg per kafet. Po te kishin marre ate flori qe thone ca idiote, nuk do linin shkresat e llogarite qe ti gjenin keta injorante, sepse ishin edhe shteti dhe pushteti. Vitet e fundit Shqiperia ishte ne gjendje te veshtire nga thatesirat, mos eficenca e industrise pas prerjes se ndihmes kineze dhe MOS HARRONI Ishte LUFTA E FTOHTE dhe Shqiperia ishte pa borxhet marramendese qe sot nuk i permend njeri . Kaq sa per shkurt
Sikur i shkruan sali germadha ..nje gazetar mediokerr i klubeve te rakise me sheqer
Beni llogarite e ketyre sot, se ata atehere jetuan me ca kushte me mire se populli, por dolen te varfer, madje shkuan ne burg per kafet. Po te kishin marre ate flori qe thone ca idiote, nuk do linin shkresat e llogarite qe ti gjenin keta injorante, sepse ishin edhe shteti dhe pushteti. Vitet e fundit Shqiperia ishte ne gjendje te veshtire nga thatesirat, mos eficenca e industrise pas prerjes se ndihmes kineze dhe MOS HARRONI Ishte LUFTA E FTOHTE dhe Shqiperia ishte pa borxhet marramendese qe sot nuk i permend njeri . Kaq sa per shkurt
Brenda ketij artikulli mund te kete edhe te verteta.Ne qoftese jane depozituar ne banka zvicerane duhet te kene qene te depozituara ne emer te shtetit shqiptar e jo ne emra te pervecem.Banka Shqiptare ka pasur dokumentacion te plote edhe per qindarkat e jo me per sasi kaq te medha ari . Verifikimet mund te ishin bere me kohe.Perfolja e ketyre transfertave eshte pas 1987 dhe ketu ka dyshime per veprime te tilla.Fjala e R.Alise ,se shteti ne 1985-n ishte pa borxhe dhe deklarimi ne 1990-n se kemi 400-milion dollare borxhe duhej hetuar pas ndryshimeve.Dyshime te medhe me lindin per te gjithe drejtuesit e pas 1990-tes (qe kane pasuri te medha) se si i kane menaxhuar keto depozita dhe ato qe ishin brenda vendit. Keta artikuj hedhin shashka tymuese per te justifikuar pangopesin e tyre.Zhurma ngjan shume me vjedhien e arit shqiptar nga mbreti Zog.Sa genjeshtra te tjera do te degjojme?
Ala ndigjoni kete sharlatan te flliqur
KUR ERDHEN AMERIKANET NE SHQIPERI, DHE PANE TUNELET E GJADRIT, PASHA LIMANIT E tj. THANE: JA KU E KENI FLORIRIN QE KERKONI…. SHIKONI VETEM NE VILAT E LALZIT, TE KUPTONI KU KA SHKUAR PASURIA E SHQIPTARVE….
Po si e botove kte Artikull o Mero! Se u mbytet duke thene se Floririn e vodhi LIKJA! Tani po del se e pskan vjedhe nomenklatura. E bere lemsh o Mero ziu!
Auto qe thote Drejtor i I Thesarit F.Hoxha jane shume te sakta. 4.7 ton at ka shkuar per kambizem???!!!!!!!! 2 ton at te Rubikut kane shkuar ne Zvicer per pastrim te pergjithshem, drejtori e shkruan sakt dhe shoqeruesit e kesaj ngarkese per ne Zvocer e kane emrin ne dokumentacionet e bankes se shtetit dhe duhet te jete ndonjeri ende gjalle dhe do ishte ne nderim e tij te dilte ndonje intervista e te sqaronte. Xhon Me you mund te kete ndonje pasaktesi, vetem ne Arin ne forme artistike dhe months, por no per Arin e Rubikut. Rezultantja: 6 Prill 1939 (39 mos ardhsh kurre se na rrezove flamure)! U deklaruan se u rrembyen 178 kg flori nga mbreti Zogji i Pare qe ka bust si hero. E beri qelepire, si hyri gjemb ne opinge. Thesari qe perbente grabitjet e tregtareve, ju dha jugosllaveve si shperblim, se mbajti Kosoven nan thunder??!! Ari i Rubikut, ne te vertet pas vdekjes se diktatorit, vajti e s'erdhi me, objekt per SPAK. Ato qe mbeten i moren fshataret me gomar ne Krrabe. S'dha njeri llogari. Objekt i SPAK. Vend qe drejtuesit e tij i vjedhin gjakun shtetasve te vete, dhe e lene me ne gone, te vjedhur, poshteruar e pa buke. Duhet te jepet llogari se s'ben qe te mendohet per nje fare shteti