21 Janari duhet të dënohet nga PD si një krim politik 

21 Janar 2023, 18:24Editorial Mero Baze

Ka disa ngjarje kriminale në jetën e një vendi që shërbejnë jo vetëm si standard juridik për ndëshkueshmërinë, por dhe si standard moral për shoqërinë dhe politikën, për t’i ndëshkuar ato. 21 Janari është më tipikja e një historie vrasjesh për nevoja politike.

Kryeministri i vendit Sali Berisha, i ka bërë të gjitha çfarë mund të bëjë një vrasës gjakftohtë. Në fillim ka vrarë, pastaj ka tentuar t’ia lërë vrasjet si vepër kundërshtarit, më pas kur u zbuluan faktet me video që ka vrarë Garda, ka marrë përsipër vrasjet dhe i ka justifikuar si grusht shteti.

Saga e pandëshkueshmërisë ka vazhduar më tej duke bllokuar drejtësinë të hetojë, duke penguar arrestimet e gardistëve, duke prishur provat, duke fshirë plumbat nga oborri i Kryeministrisë, duke zhdukur serverin e Kryeministrisë që ka regjistruar ngjarjet dhe deri tek kërcënimet për vrasjen e liderit të opozitës.

Pra nuk i ka lënë gjë mangët çdo krimineli klasik që ka bërë vrasje për nevoja politike, qofshin këta fashistë apo komunistë në gjithë botën, që nga Pinoçeti, deri tek Pol Poti.

Dhe nuk e kam më me atë, se ai është i “ndershëm” si vrasës në këtë histori. I ka bërë vrasjet, i ka pranuar, ka premtuar se do t’i bëjë prapë gjithmonë, bazuar tek siguria që drejtësinë e ka vënë poshtë këmbëve dhe nuk e përfill.

Unë nuk kam më fuqi të them kur do vendoset drejtësia për atë ngjarje, por kam ende fuqi të besoj se Partia Demokratike apo shumë politikanë të saj, do të gjejnë një ditë fuqi të distancohen nga ai krim.

Ka plot komunistë të rëndësishëm të Shqipërisë që kanë gjetur fuqi të distancohen nga krimet e diktaturës. Madje dhe ata që kanë qenë shumë afër diktatorit. Ka dhe vet komunistë që kanë lyer duart me gjak si Bedri Spahiu fjala vjen, që ka bërë një reflektim të thellë për krimet e tij.

Ka djem kryeministrash gjakatarë si Bashkim Shehu, djali i Mehmet Shehut, që janë emblema të qytetarit të përgjegjshëm shqiptar, duke reflektuar për krimet e babait të vet, krimet e diktaturës, dhe duke i dhënë Shqipërisë një fytyrë krenare për vetëdijen e saj perëndimore.

Asnjë eksponent politik i rëndësishëm i PD që ka qenë në pushtet më 21 Janar, nuk është distancuar nga ajo ngjarje. Seç ekziston një kompleks i krimit kolektiv, që ata i mban të bashkuar, edhe pse nuk kanë fare faj, madje edhe kur janë të përdorur në atë histori. Kujtoj këtu komisionin qesharak hetimor që kërcënonte prokurorët dhe na shpallte puçistë ne gazetarët, apo plot deputetë që detyroheshin të mbanin fjalime histerike kundër “puçit të shtetit” disa ditë më vonë.

E kuptoj tërësisht atë moment dhe atë përdorim politik. Por njeriu ka një kohë në jetën e tij që gjen arsye të plota për të dënuar të shkuarën e keqe të vetes së tij, qoftë dhe kur ka qenë i përdorur.

21 Janari duhet të dënohet nga PD si një krim politik, jo se do vendoset drejtësia, por se shoqëria do bëhet më e sigurtë dhe më e mirë, duke mos krijuar një mit për vrasjet politike si vrasje të drejta. Nuk ka rëndësi nëse je mbështetës i Berishës apo Bashës, apo nuk je i askujt. Ka shumë rëndësi që kushdo që ka qenë në atë ditë mbështetës i pushtetit, të distancohet nga ajo që ka ndodhur dhe ta dënojë si diçka që nuk duhet të ndodhë kurrë në këtë vend. 

Mendoni sikur Fatos Nano të kishte hapur zjarr më 14 shtator kur turmat hynë brenda zyrës së tij, duke poshtëruar dhe simbolet shtetërore. Mendoni sikur Edi Rama të hapte zjarr në protestat e tensionuara të opozitës më 2019, kur rrethonin Kuvendin dhe Qeverinë, apo kur hynin brenda asaj që Berisha e quan “rregullore e bulevardit”, “rregullore e sheshit” apo e leshit, për të justifikuar vrasjet e tij.

Ka shumë rëndësi që PD, ose së paku shumë njerëz të PD të asaj kohe, të çlirohen nga ai krim, që nuk është i tyre, dhe ta dënojnë për të shpëtuar historinë e saj. Dhe kjo nuk vlen thjesht për të dënuar Sali Berishën. Të vrarët prej tij dhe familjes së tij bëjnë një varrezë më vete në këtë vend. Ata nuk ka zot t’i shpëtojë, dhe nëse i mbështet, dhe nëse distancohesh prej tyre.

I kam vënë re që dhe një dekadë pas krimit, PD bëhet nervoze me vrasjet dhe përpiqet t’i mbrojë, ndërkohë që kërcënon për revolucion dhe përmbysje pushteti me dhunë. Është gati e njëjta kulturë si ajo e militantëve të Berishës, që mburren me gjithë rrahjet dhe dhunën e Berishës ndaj kundërshtarëve.

Kultura e dhunës, e rrahjes, e vrasjes dhe poshtërimit të kundërshtarit është fytyra talibane e PD dhe fatkeqësisht identiteti i saj që e ka lënë përjetësisht një pakicë në këtë vend, pakicë që po shkon drejt shuarjes.

Por dhe drejt shuarjes duhet të përpiqen së paku të distancohen nga ai krim. Është më mirë të vdesësh pa pengje se sa me mllefin e një vrasësi që shpenzon gjithë jetën për të justifikuar krimet e veta.

45 Komente

  1. B
    Byrektore SHQIP-i

    Që Shqipëria e ka të gjatë rrugën e qytetërimit tashmë është një tezë që nuk ka nevojë për vërtetim. Në rast se tashmë drejtësia nuk do të ndëshkojë kriminelin Sali si dhe gjithë kriminelët e tjerë që vijnë pas tij kjo rrugë e qytetërimit do të zgjatet akoma më shumë........ mjerë ajo pakicë e ndershme e Shqipërisë!

    1. b
      ben.

      1944-2023. Jane 79 vjet. Shqiperia ne keta 79 eshte vazhdon te jete fundi i europes, ne keta 79 vjet 2 here ka pasur mundesine te afrohet me europen dhe perendimin njehere kur rrezoi regjimin komunist dhe kur u be antare e NATO, te dy heret merita eshte e antikomunisteve. Per sa kohe ne shqiperi do vazhdojne te qeverisin te majtet shqiperia keq e me keq do shkoje, sic edhe ka shkuar deri sot. Te majtet edhe ne 44 bene zgjedhje edhe sot bejne zgjedhje, nuk eshte faji i skizofreneve dhe sadisteve si enveri dhe rama , eshte ky popull qe do te jetoje si llum, si funderine. Popull i pa shprese qe vazhon per 67 vjet rrjesht te votoje te njejtit njerez, hoxhet, kolekajt, balluket. Nuk eshte faji i atij qe shet mut, faji eshte i atij qe e blen dhe e ha. Nga greqia ne angli dhe nga italia ne suedi gjithe europa ka te njejtin mendim per ne, te gjithe e kane gabim??? Mos ndoshta ata kane te drejte dhe jemi ne qe jemi llum, funderina , vrases,trafikante, tutore prostitutash? Kjo dite per te gjykuar veten per nje popull ku mbizoterojne delenxhinjte eshte e larget, sic eshte e larget dhe dita qe 1 shqiptar te trajtohet me dinjitet.

      1. D
        Doktori

        Ben te duket vehtja i mencur, por ti thjeshte je nje rracist qe ne Amerike do ishje me Klu Kus Camin i mbuluar me kapuc duke vrare shqiptare. Nuk je vetem rracist por edhe skicofren sepse keto qe shkruan nuk do i shkruaje po te ishje normal. Beson vetem ne zerat qe te zhurmojne trurin. Te meshiroj sepse je i semure dhe nuk shkon tek doktori. Faleminderit!

      2. I
        I Madhi Morricone

        Nga 21 janari 2011 e Deri ne zgjedhjet e 2013 fajin e kishte sali moterqiri me lulqim bythcpuarin, por nga 21 janari 2014 e Deri me sot fajin e ka rama qe Ben sikur I dhimbset populli me 4 te vraret ne bulevard. Mos ndeshkimi I sali moterqirit te thote qe fajin e ka PS dhe Jo demokratet e thjeshte. Sali moterqiri nuk perfaqeson demokracine por krimin dhe korrupsionin ne menyra te ndryshme. Kur PS nuk eshte e zonja te denoje ata qe vrane ne 21 janar atehere ju jeni byth e breke bashke ne kete katrahure qe keni bere. Turpi bie mbi PS dhe Jo demokratet e thjeshte.

      3. T
        Taulant

        Nuk ndryshon mentaliteti komunist ne Shqiperi . Pervec denimit te Berishes duhet denuar edhe vrasesi me pagese i 21 janarit qe eshte kryeministri Edi Rama. Ishte Rama ai qe ndezi turmat per te djegur kryeministrin duke perdorur videon ku Meta u kap duke vjedhur. Protesta u organizua kunder Metes por ndyresira Rama 2 vjet me mbas e beri Meten President. Eshte e pamundur te denohen Berisha e Meta per sa kohe vendin e drejton super i korruptuari Rama. Jane te gjithe kriminel ne forma te ndryshme. Krimet me te medha ekonomike Shqiperis po ja ben Rama .

        1. M
          Ms

          Si nuk u ngope, o Taulant mut ngrënësi!!!

          1. T
            Taulant more bq.

            Ik mor Taulant,mor Salist muti!!

            1. H
              Halimja

              Taulant, Edi Rama nga i ati eshte vllah, pra mos shpif se eshte "vrases me pagese", as mos prit qe ai te denoje Ilir Meten qe e beri President, apo Sali Berishen qe i rrahu krahet kur hodhi ne ere Gerdecin.

              1. k
                k

                Nuk ndërtohet shtet me malokë.

                1. A
                  Albana Shqiperi

                  Maloket jane hsjduter

                2. F
                  Farmaceotiku

                  Taulanti vazhdon te jete ne pritje te shpikjes se ilacit qe sheron gomarllekun. Nuk ka faj, ne farmaci i thone qe duhet te prese akoma...

                3. N
                  Neutrino

                  PD ka lindur si organizatë kriminale. E drejtuar nga kriminele të mirëfilltë. Me metoda dhe program neofashist. Prandaj mos kërko qiqra në hell Mero. Edhe ai që ti e ke përzemër ta zëvendësojë Berishën, "ylli" i dështuar është vetë pjesëtar i krimit dhe nuk ka ndërmend të kërkojë ndonjëherë falje

                  1. P
                    Përfaqësuesi Drejtësisë

                    Zgjidhja: Arrest i menjëhershëm i vrasësit Sali Ram Berisha, për vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm, urdhëruar nga krimineli Sali. Pa këtë arrestim SPAK-u të dorëhiqet dhe të shkojë në shtëpi.

                    1. P
                      Populli

                      Nuk ka per te ndodhur kurre qe ndonje nga PD te denoje qofte edhe politikisht ate qe ndodhi me 21 Janar! Per 1000 arsye, qe fillojne qe nga themelimi i PD-se!

                      1. E
                        E verteta

                        Mero si gjithmone je i sakte dhe analitik ne ato qe shkruan, por kam frike se do ndalesh se shkruari shume po shume vone, ndoshta kur te ngordhe Berisha. E shoh te vaket drejtesine....

                        1. M
                          Mua

                          Na hengsh trapin or Taulant

                          1. A
                            A.B

                            Shum shum keq Pa pergjegjes kjo o Sali dhe ben si familjar o qen

                            1. t
                              tiro

                              Ngushellime edhe kete vit familjareve te viktimave. Mos ndaloni kurre se kerkuari drejtesi per njerezit tuaj. Mediat nuk i kushtojne vemendje me shume se 2 dite ne vit tragjedise tuaj por beteja juaj eshte e gjate.

                              1. N
                                Nari

                                O Taulant leshi ! Duket ashiqare qe ke te njejtin mentalitet barbar si idhulli yt krimineli Sali Berisha,mbi surratin e te cilit nuk eshte vetem gjaku i te vrareve te 21 janarit,por edhe te Gerdecit edhe mbi 3000 te vdekurve ne 97,edhe aktivistit te UCK Remzi Hoxha,te cilit nuk i gjenden eshtrat etj etj.Pra simbas teje po t'i dergosh njerezit ne proteste para kryeministrise,i ke derguar ne thertore !! Protestat me te dhunshme ne kete vend, i ka bere PD me ne krye Berishen,bile edhe me Lul Braven kryetar ka bere 3 muaj protesta cdo dy jave,me molotov e lende plasese dhe nuk i ka gjetur gje e nuk i ka thene kurkush marshalla.

                                1. T
                                  Taulant

                                  O debil nuk me intereson Berisha. E pata fjalen qe 21 janari i 2011 u organizua prej Rames per te protestuar kunder te korruptuarit Meta (u kap duke vjedhur me video). E pranojm qe 4 protestuesit i vrau shteti (Berisha) por Rama cfare beri ? 2 vjet me vone zgjodhi Ilir Meten President . Ky akt eshte kulmi i poshtersis se nje politikani i cili hodhi njerezit ne protest (vete mbeshihej) 4 qytetar u vrane dhe ky politikan i ndyre dy vjet me mbas nderon "vrasesin" e tyre me titullin PRESIDENT .

                                2. I
                                  Ilir

                                  E para duhet të flasë drejtësia. Pasi për 21 Janarin nuk është dhënë drejtësi. E dyta duhet të flasë PD zyrtare dhe të dënojë vrasjet në bulevard. I treti duhet të flasë Lulëzim Basha . Ai duhet të sqarojë pozicionin e tij në këtë ngjarje. Dhe nga fjala e tij do të ketë reaksione zinxhir në politikën shqiptare. Por siç duket ai akoma nuk është gati të ndahet nga e kaluara pasi mund të jetë akoma nën presion...

                                  1. N
                                    Një anëtar i thjesht i PD.

                                    Justifikim më të fëlliqur zor se mund të ketë. Do t'na mbushësh mëndjen se ne anëtarët e PD për atë ngjarje jemi të gjithë bashkëfajtorë. Jo Baze, mos më kërko mua të distancohem nga vrasje për të cilat, si anëtar i PD nuk kam pikën e fajit. Unë jam antar i një partie politike jo për të vrarë vëllezërit e mi të një gjaku dhe rrace thjesht për arsye sundimi. U futa në PD qysh në ditët e para me shpresë se mizoritë që kishim hequr nga ai sundim të merrnin fund. Por kur mentaliteti i atij sundimi rritet dhe lulëzon edhe sot, kur kultura e vrasjes për ruajtjen dhe marrjen e pushtetit ka për idhëtar politikan në majat e shtetit, të kërkosh prej meje, anëtarit të thjesh të Partisë Demokratike të distancohem është një mashtrim politik i hapur, një tallje me gjakun e atyre fatkeqëve. Ajo që si anëtar i PD i kërkojë unë kryetarit 32 vjeçar të partisë tonë është të lërë drejtimin e saj. Por unë me këtë nuk zëvendësoj dotë drejtësinë, me krime nuk ka punë Partia, ka drejtësia. Ndaj, nëse ke bythë, kërkoji drejtësisë të bëjë detyrën, ndryshe nuk ke pse na kërkon neve të bëjmë drejtësi politike. Të kërkosh drejtësi politike është njësoj sikur të kërkosh mosndëshkim të krimeve. Kjo është mbrojtja më e mirë që i bëhet kësaj kaste politike. Pikërisht këtë bëni ju në këtë artikull të fëlliqur. E quaj të fëlliqur për faktin se dje kërkove në çast të vepronte drejtësia, sot e ndërrove pllakën, kërkon nga anëtarët e PD të distancohen nga Berisha. Ja u distancova unë, e çfarë pastaj? Po kush pjerdh për distancimin tim, të gjithë do qeshnin dhe talleshin me mua, kjo sepse do të ishte një zë në shkretëtirë. Ndaj lëri përrallat Mero....

                                    1. k
                                      kirurg

                                      O idiot, të kërkon të distancohesh nga një vrasje (meqë vetë thua se nuk ke asnjë faj)! E di fjalën distancim? Nëse nuk distancohesh, do të thotë se e miraton, pra je bashkëfajtor. Apo je vetë Saliu ti? Dhe me këtë koment dizonformues dhe shtrembërues të së vërtetës, kërkon t'i bësh parapritë ndonjërit me ndërgjegje nga ushtarët e tu...

                                      1. N
                                        Një anëtar i thjesht i PD.

                                        Kirurg, hiqi syzet partiake dhe lexo mirë, unë po kërkoj që shteti të bëjë detyrën mbi bazën e ligjeve për atë që ka ndodhur, kurse Merua ka halle politike, të distancohem unë nga Berisha. Me atë që ndodhi në 21 Janar problemi u transformua nga politik në ligjor. Politikisht e zgjidhi Rama, duke e vendosur shkaktarin për 5 vjet në krye të shtetit, le t'a zgjidhi përsëri po deshi ligjërisht. Jo ti thotë Meros kërkoji anëtarëve të PD të distancohen nga Berisha, duke e kthyer përsëri problemin nga ligjor në politik për të siguruar jetëgjatësinë e pushtetit të tij. I shkuli veshin Rama dhe brënda ditës e ktheu pllakën Mero. Tani çfarë nuk paskam kuptuar unë sipas zotërisë tënde? Qënkam unë idiot dhe ti i zgjuar?

                                      2. m
                                        mos e lodhni kot kete popull budalla

                                        ti perfaqesusi i Pd ose i saliut komunist,Mero nuk po te thote ty ose antareve te thjeshte,por atyre qe jane ne krye siTAULANTI qe ka akoma mentalitetin komunist te saliut qe te denohet ai qe i coi atje,me nje fjale mos u ngrini kunder saliut,se kane te drejte vetem cecenet te ngrihen e te shkatrrojne e te bejne revolucion dhe te fitojne sa here te behen zgjedhjet,se po nuk fitoi lexhenda komuniste,votat jane te vjedhura. Ti dhe shume te tjere qe futen neper 100 partirat,perse heni futur per ndonje kocke qyl,per kariere,se jeni te pa afte etj etj. Edhe ne kohen e ppsh ,kush futej ne parti,njerez si saliu karierist dhe qe donte partine dhe shokun enver,kush na raportone ne qe nuk ishim ne parti,kush bente kariere,le te ishe sado i zoti,po te mos ishe antar partije aty do ngeleshe,se do behej komunisti i pa afte.....edhe tani e njejta gje ndodh,dhe nuk ka ndryshuar asgje,bej analizen e kujtedo qe eshte ne krye qe nga ilir spiuni,muli,zhelali,salianja grida bythvarura e deri te taulantet apo sa e sa neper ps e monika pa parti....

                                        1. N
                                          Një anëtar i thjesht i PD.

                                          Të gjithë ju të majtët sulmoni politikisht Trump-in për atë që bëri, duke ndërsyer turmat kundër Capitol-it. Dhe keni plotësisht të drejtë. Edhe unë si i djathtë jam kundër asaj që ai bëri. Po kur vjen puna për të pranuar se edhe Edi Rama bëri të njëjtën gjë (ashtu si dhe Berisha akoma më keq në 1998) ju të hidheni në kokë dhe nuk lini fyerje pa lëshuar. Se sa i sinqertë ishte Rama në atë që bëri, u muar vesh pak më vonë, kur Ilir Metën e vendosi në krye të shtetit. Unë jam anëtar i PD dhe kurrë një ditë të vetme nuk kam mbështetur maskarallqet komuniste të Berishës, ju nëse e doni vërtetë demokracinë, pse shkoni dhe e mbështesni fare pa kushte Edi Ramën? Kujt i hynë në punë një qëndrim i përjetshëm në politikë i Berishës, Ramës dhe gjithë kastës politike të emëruar nga këta të dy? Çfarë i paskemi bërë zotit ne që të shikojmë përjetësisht fytyrat e Fatmir Mediut, Dules, Nard Ndokës, Petro Koçit me shokë nga e majta? Tani, na thoni zotërinj "të majtë", edhe për sa kohë do të vini si interes të parë pushtetin dhe jo shtetin? Ja, e majtë ishte dhe është Kryeministrja e Zelandës se Re, edhe pse e suksesëshme, dha dorëheqjen e u largua. Po si thoni ju, ka burrë nëne që largon Berishën dhe Ramën nga sundimi? Kaq shumë e dashkan Shqipërinë këta sa nuk e lënkan në dorë të askujt tjetër? Zotërinj! Kemi të bëjmë me banditë politikë, jo me politikanë të vërtetë, njerëz që ju dhimbset shteti. Këta janë thjesht sundimtar, jo drejtues shtetëror mbi rregulla demokratike. Kanë kaluar 80 vjet, le t'i thërrasim mëndjes, si çdo gjë edhe mashtrimi politik duhet të ketë një kufi, këta kanë kaluar çdo limit.

                                      3. Ρrushi !

                                        Ti do flasesh Mero, dhe mirë bën se e do profesioni yt, por PD-ja është një garnizon ushtarak i fortifikuar dhe i vetëizoluar, pra nuk ka gjasa të shkërmoqet, por do fundosen të gjithë brenda bashkë me komandantin.

                                        1. a
                                          alphazeta

                                          Bolli i bie PD-së nga mëngjezi në darkë o Mero Baze. Ajo është sot një kufomë e pakallur në dhé. Por problemi është Rama, jo PD-ja. Është ai që e mbron dhe e ruan Saliun. Ata bêjnë sikur zihen, por siç thotë një fjalë e urtë:"mishin ia ha, por kockat ia ruan". Problemi kryesor sot është se përse nuk janë dënuar ende as Berisha, as Meta?! Por Mero pazarxhiu e hedh topin te fusha e PD-së. Para se të kërkojë dënimin e 21 janarit nga PD-ja, më mirë le të pyesë apo të spjegojê se përse nuk janë dënuar ende as Berisha dhe as Meta?! Cili është roli i Ramës në mbrojtjen e dy kriminelëve! Tê pranojë hapur se Ramës i intereson Berisha "jashtë", madje edhe në parlament, sesa në qeli! Edhe Amerika po i kërkon dënimin e Berishës, por Rama nuk dëgjon nga ai vesh. Boll o Ymer Bloza u more me një kal të ngrdhur si PD-ja. Merru më mirë me vëllain e Vuçiçit dhe të Erdoganit. Të politikës së tij ekonomike katastrofë. Merru pak me rritjen galopante dhe të papërgjegjshme të borxhit. Boll i re nga mëngjezi në darkë opozitês që ka dhënê shpirt. Po ti nuk di çfarë është nderi, dinjiteti, e vërteta dhe e drejta. Ti o Mero njeh vetëm interesin. Dhe t'i shërbesh padronit të rradhës si qeni të zotit. Prandaj je bërë i pabesueshëm deri i neveritshëm.

                                          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                            Basha duhet të distancohet nga 21 janari, duke marrë përgjegjësitë si ministër i brendshëm dhe të rrëfehet për urdhërimin nga Berisha. Pas kësaj ka vend për të gjithë.

                                            1. S
                                              Saliu

                                              Lulezim Basha e ka veteqepur gojen, qe te mos ia mbylle jeten Kuliqi.

                                            2. A
                                              Arlindi

                                              Zoti Taulant, kush ishte ai qe ndezi turmat me 12 Shtator 1998, qe me arkivolin e A. H. dhe armatim nen xhaketa sulmuan e dogjen kryeministrine, moren RadioTelevizionin Kombetar dhe shpallen fitoren puciste? E mban mend apo jo! Ishte Berisha yt dhe i dhjetra qindra idioteve shqiptare! Arlindi

                                              1. d
                                                demo-krati

                                                Gabohesh Mero kur i kerkon partise se dallkaukeve(PD) qe te denojne vrasjet e bera me dashje te krye.arit te tyre!Ato ata jane gati ti rribejne keto krime monstruoze te liderit te tyre kriminel , sepse nga vrasjet kane dale,jane bere te fuqishem e te pasuruar,ndaj krimineli nuk mund te denoje krimet!Kryekrimi ka ditur te zgjedhe prane vehtes kriminele e per rrjedhoje ata nuk ndjejne ndonje krim ne kurriz.Aktin kriminal te kryekrimit Berishe ata e quajne akt trimerie .Ndaj mos iu lut atyre per distancim ndaj ketij krimi shteteror kur kane qene pjese ose nxites te kesaj katrahure kriminale. Ndaj eshte tejete e veshtire alternativa qe u afron sepse te gjithe ata jane ushtare te tij deri ne vdekje.Kjo parti duhet te dale e jashteligjeshme dhe nje force e re qe perfaqeson spektrin e djathte duhet te linde si alternative per te konkuruar ne qeverisjen e ketij vendi jo me "snaipera" por me programe te qarta per zhvillimin e shoqerise shqipetare dhe integrimin e vendit ne familjen Europiane.

                                                1. S
                                                  Shpetimi.

                                                  Mero,sakte, Po kujt I flet mor mik...

                                                  1. M
                                                    Mali

                                                    Mu kujtuan fjalët lapidar të deputetit Dritero në parlament aty nga fillimi I viteve 90-të shekullit të kaluar: "Çfarë është kjo (duke iu referuar PD-së)? Kjo është ,ështëëëë .... një bandë...."

                                                    1. D
                                                      Doni me per Belul Ramen?

                                                      Pak dite para 21 janarit 2011 Edi Rama deklaroi : "Do ta bejme si ne Tunizi" (referuar perleshjeve te pergjakshme te atehershme ne ate vend Afrikan) kurse Gramoz Ruici deklaroi ne parlament : "Vdekjen e keni aty afer, prapa deres,,," Me 21 janar pastaj ky Edi Rama i perplas socialistet tek gardhi kryeministrise me nje video Meta-Prifti. Tom Doshi sjell me pagese mercenare morracake nga zona tij elektorale qe me gure e hunj sulen mbi policine " te indinjuar nga videoja ". Nje makine e sjellin dhe e vervisin mbi kangjellat e kryeministrise. - Ja ky eshte ajo qe duhet denuar nga PD e te gjithe, perfshire PS der tek Mero Baze...qe nuk hap dot goje e as thote dot se pastaj ate sebepciun e 21 janarit Ilir Meten ky i perndershmi Edi Rama e beri Kryetar Kuvendi e President te Republikes ! KONKLUZIONI : Mbylleni pergjithmone gojen per ate 21 janar se kete ua ka garantuar vete Edi Rama qe ju futi bajga me lopate ne gurrmaz qe kur dergoi Ilir Meten ne Presidence, ja keshtu!

                                                      1. A
                                                        Alfred

                                                        Autor I krimit te 21 Janarit eshte Edi Rama vete! Babezia e tij per pushtet! Perdori si shkak nje video-regjistrim! Po per parate e gjetura neper tuba aspiratoresh, cfare duhet te bejme? T'i veme zjarrin godines se qeverise?! Perse familja e Aleks Nikes nuk pranon demshperblim?! A ka te beje ky qendrim me kurverite e Edvinit? Qe nga dreka e "ngjalave" e deri me sot?!...

                                                        1. I
                                                          I indinjuari.

                                                          Nje me nder pseudonim "Taulanti"Pu pu pu sa turp pse i thote vetes njeri kjo qenje kur nuk ka asgje te perbashket me njeriun. Iken 12 vjet nga ky krim makaber dhe ky Taulanti akoma nuk merr vesh se ç" eshte krimi mbi nje njeri mbi nje grup njerzish apo krimi mbi nje popull siç ka ndodhur ne 21 janar 2011.Ky mor njerez duhet te beje pjese tek ata njerez me tru special qe kane nevoje per tu studiuare se si funksionon ky tru,se ndryshje nuk ka mundesi te mos kuptoje dhe reagoje per nje te vertete reale.Kije inat,armik nje njeri por truri nuk duhet ta lejoje qe ti ngarkoshe mbi supe ate qe nuk e ka dhe nuk e mban dote.Mendo more tru thare per nje moment dhe pastaj fol sikur policia te kishte qelluare mbi turmat kreminele kur rrethuane parlamentin apo kur jane sjelle si vandale neper rruget e Tiranes duke shkaterruare çdo gje,si do pergjigjeshe ti sot???dhe po te ndodhete ajo ne qe mendojme ndryshje do te thoshim me plote gojen se Edi Rama eshte kreminel.Por jo dhe jo mor idjot profesionist se nuk eshte keshtu se kreminel i kombit shqiptar eshte Sali Berisha dhe pik.Me te mirat dhe me te metat Edi Rama ne njeqind e ca vjet shqiperi eshte dhe do mbetet me i miri dhe kete duhet ta thote historia jo une dhe ti more krimb berishjan.Si i tille do vdesesh se te kam lexuare disa her per turpin e botes.

                                                          1. T
                                                            Taulant

                                                            Mos u indinjo sepse nuk mbrojta krimin . Nuk eshte argument ajo qe Rama ka toleruar protestat e Lulit e Berishes tek kryeministria . Protesta e 21 janarit 2011 kishte per qellim djegjen e kryeministris. Nuk e di cfare mund te ndodh n.q.s protestuesit do djegin Shtepin e Bardhe apo ate te qeveris se Londres ? Nuk ka rendesi shume. Fakt eshte qe u vrane 4 qytetar ? Sistemi i drejtesis duhet te gjykoj ngjarjen. Ka 10 vjete qe sistemi i drejtesis eshte ne dore te Rames. Por pavaresisht denimit te aktoreve Berishes,Lulit etj ajo ngjarje ka edhe nje krim moral politik. Eshte vrasesi me pagese i 21 Janarit qe eshte Edi Rama. Pse Rama eshte vrases me pagese? Sepse ai organizoi protesten e dhunshme kunder vjedhjes se Metes . Si organizator ai mban pergjegjesi indirekte per ate qe ndodhi vrasjen e 4 qytetareve. Por kur kerma Edi Rama 2 vjet me mbas zgjedh Meten President ai eshte thjeshte nje kriminel nje njeri pa asnje lloj morali . Aq me keq qe kete ndyresir e kemi 10 vjet ne pushtet dhe vetem po shkaterron vendin. Ai protestoi per 700 mije dollar qe vodhi Meta por per vjedhjen 400 miljon euro te iceneratoreve ?

                                                          2. e
                                                            eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

                                                            Ashtu si Nastradini qe kur zihej ngushte hapte qitapet e vjeter, edhe Rama i zene si miu ne qyp ne super-vjedhjen qindra-milioneshe Euro tek Inceneratoret synon ta mbuloje ate duke treguar perralla te vjetra me Thesar Krrabe, janare 2011 e shtatore 1998.

                                                            1. T
                                                              Turisti

                                                              O Mero shoket e tu ne PD jo BAR por edhe KAR hane dhe Saliun se dorezojne.. i thuaji dhe Qimit, me fal Kimit te Amerikes te mos merzitet. Jane pune karash kto.

                                                              1. Z
                                                                Zgalem

                                                                Kur Berisha kryente detyren e larte te Kryeministrit , u vrane 4 burra ne bulevard . Ka mendime se ata i vrau garda , ka dhe mendime se i solli ne prite Edi Rama . Ky ish Kryeminister , nuk eshte i interesuar te laje faqen politike dhe te saktesoi realitetin e 21 Janarit ? Nuk kemi pare ndonje denoncim , ne SPAK , nga ish Kryeministri , per te denuar fajtoret . Ky ish Kryeminister , qenka ne detyre , per te mos dhene drejtesi , per ate krim , qe ndodhi , brenda shtetit qe gjoja qeverris . Saliu nuk eshte kriminel i thjeshte , por kriminel , qe fshef krimet . Vetem drejtus politik nuk mund te jete nje tip i tille . Zgalem

                                                                Lini një Përgjigje