Avokati i Popullit duhet të hetojë linçimin politik të Metës dhe Veliaj si dy “bedelë” të Reformës në Drejtësi

3 Gusht 2025, 18:06Editorial Mero Baze

Avokati i Popullit ka njoftuar se ka marrë kontakte në burg me Ilir Metën dhe Erion Veliajn gjatë ditëve të fundit lidhur me pretendimet e tyre rreth tejkalimit të dhunës psikologjike dhe fizike në burg nga autoritetet zyrtare të burgjeve dhe presionit të SPAK mbi ta. Ende nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare të Avokatit të Popullit mbi përmbajtjet e denoncimeve të tyre, por për publikun është pak a shumë e qartë fakti që Ilir Meta ka më shumë se një vit në paraburgim, nën pretendimin se mund të ndikonte mbi hetimet apo të arratisej. Veliaj ka hyrë në muajin e shtatë me të njëjtin arsyetim.

Kjo është hera e parë, qysh pas arrestimit të Fatos Nanos në Shqipëri, që dy politikanë të lartë ankohen për shkelje të të drejtave të njeriut në burg, edhe pse tek rasti i Fatos Nanos padrejtësi ishte arrestimi dhe jo aq trajtimi në burg.
Në rastin në fjalë i kanë të dyja.

Nuk jam i qartë për çfarë ka hetuar inspektori i Avokatit të Popullit, por për mendimin tim ai mund ta bënte një raport dhe pa shkuar fare në burg. Si dy figura me profil të lartë politik, ata natyrisht duhet të krahasohen me të ngjashmit e tyre të burgosur vitet e fundit, madje dhe të ngjashmit nga i njëjti kamp politik.

Fjala vjen, Erion Veliaj duhet të krahasohet me mënyrën se si autoritetet në burgje kanë trajtuar Saimir Tahirin, Ilir Beqajn, Vangjush Dakon, Lefter Kokën, Alqi Bllakon etj.
Sjellja është tërësisht e ndryshme, madje e pakrahasueshme. Për fat të mirë me të tjerët janë sjellë normal, madje dhe liberal në shumë praktika, kurse në rastin e Veliajt ka një diskriminim të qartë, gati në formë linçimi, që fillon me rrethin e tij familjar dhe përfundon me mënyrën se si sillen me të në burg, sikur kanë kapur kreun e ISIS.

Përpara skandalit të fundit të Ulsi Manjës, që i çoi 30 forca speciale për ta shoqëruar në 250 metra rrugë përballë burgut ku ishte klinika, dëgjova dhe lexova lajme që në fillim mu dukën përpjekje për t’u tallur. Në një prej tyre thuhej se Veliaj nuk është i sëmurë por do shkojë në spital se do të takojë Mero Bazen. Këtë e boton portali i një fundërine që mburret gjithe diten që pi kafe me Dumanin dhe Olsi Dadon si dhe një TV që është sekuestruar ngaqë pronari është trafikant droge, por qeveria dhe Ulsi Manja nuk guxon të shkojë t’i marrë çelësat dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Ky pra, që i dërgon 30 policë një ish-kolegut të tij në burg për ta terrorizuar, Ylli Ndroqit nuk guxon t’i çojë një përmbarues t’i marrë çelësat e pronave që i ka sekuestruar shteti, për të mos thënë që bën pazare me të.

Pas aksionit, disa miq të mi më thanë se jo vetëm Ulsiu, por dhe Olsi Dado, ishte bërë gati të më “arrestonte” po të më gjente në spital.Pastaj më thanë se vet Ulsiu ja ka raprtuar këtë kryeministrit dhe disa ministrave se "ishte e detyruar të çonte forcat speciale" se ai do takonte Mero Baze. Vetëm unë nuk e dija që Veliaj do shkonte në spital dhe që unë do shkoja ta takoja.

 Kjo çmenduri e ushqyer nga mashtrues ordinerë, që për fat të keq janë dhe ministra, vjen e gjitha nga fakti që janë vegla të një mekanizmi përsekutimi politik ndaj një njeriu të pafajshëm, tashmë që është në burg dhe shpikin arsye pse kanë mobilizuar forca policore. Unë as kam bërë ndonjë kërkesë të takoj Erion Veliajn dhe as më duhet ta takoj, se nuk kam ndonjë hall për të sqaruar me të. Shokët dhe miqtë e tij në qeveri, po i ka marrë malli, le t’i marrin leje Ulsiut. Por shpifje të tilla për të justifikuar linçimin ndaj tij, janë të neveritshme dhe burojnë nga ligësia e epsheve të pushtetit ndaj një njeriu që tani është në burg.

E njëjta gjë dhe me Ilir Metën. Nëse e krahasojmë atë me të ngjashmin e tij Sali Berisha apo dhëndrrin e tij, skena është krejt e ndryshme. Berisha ka një akuzë më të rëndë se Ilir Meta, por është i lirë bashkë me dhëndrrin e tij qysh pas muajit të parë të marrjes nën hetime, pa qenë i pandehur, dhe shumë mirë që është bërë kështu. Kurse Ilir Meta mbahet mbi një vit në burg. Arsyetimi “politik” i njerëzve të SPAK të krijon idenë se ata janë duke i çuar mesazh Berishës që: “Ty dhe djalin nuk po ju biem më qafë nga opozita, por për ju po çojmë ‘bedel’ Ilir Metën”. Kështu, ish-presidenti, ish-kryeministri dhe ish-kryeparlamentari mbahet në paraburgim, jo për ndonjë akuzë për tradhti kombëtare apo rrezik për sigurinë kombëtare, çka mund ta justifikonte, por mbahet në paraburgim se ish-gruaja e tij ka përdorur një kartë krediti të një kushëriri që besohet se ka bërë korrupsion në emër të tyre.

Pra logjika politike e këtyre ndëshkimeve është që: nga pushteti po bëjmë “bedel” Veliajn, nga opozita po bëjmë “bedel” Metën dhe kështu quhen të balancuara politikisht.

Për këtë arsye, një hetim i qartë i Avokatit të Popullit duhet jo vetëm të bëjë publike pretendimet e tyre të verifikuara, por t’i krahasojë dënimet dhe linçimet e tyre edhe me politikanë të tjerë të së njëjtës krah politik, për të kuptuar se ata po linçohen politikisht. Dhe linçimi politik në demokraci është shumë herë më i rëndë se shkelja me këmbë e të drejtave të qytetarëve të thjeshtë për arsye korruptive apo papërgjegjësie institucionale. Të rënda janë dhe ato, por ato janë sëmundje të sistemit tonë. Rikthimi i linçimeve politike është një dramë që kemi mbyllur me grupet armiqësore të Enver Hoxhës, që nga Tuk Jakova deri tek Kadri Hazbiu. Ramiz Alia, për hir të së vërtetës, nuk e ka bërë këtë. Rikthimi i linçimit selektiv politik në vitin 2025 tregon shumë për atë se çfarë drejtësie po bëjmë.

62 Komente

  1. B
    Bizarre

    Besoje te pafajesia e Erion Véliaj por nuk e kuptoje kush fshihet pas , dhe çfare qellimi. Kurrajo lali Eri .

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jaho

      Eshte thjesht hakmarrje politike nga zaret e Berishes ne SPAK e GJKO, Olsi Dado e Erjon Bani, mbeshtetur qorrazi nga Dumani, (Dumani mesa duket pret ndonje pazar nga Rama per te qene ne SPAK edhe mbas mbarimit te mandatit).

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi ZZ, NYC

        1- Salianji i Dënuar trajtohet si VIP dhomë më vete me dashnoren, Rregullon hundën, mbjell tullën, dhe shqiptarët e marrin vesh vetëm mbas pilafit. 2- Veliaj bën colonoscopy të planifikuar, trajtohet si lider karteli droge dhe e merr vesh live edhe kinezi i fundit, pa energji elektrike e internet. 3- Kriminelët I kanë kthyer burgjet në bordello VIP. 4- Të burgosurit e thjeshtë " vetëvriten" në burg... 5-.... Mirë ky katunari Ulsi nga Dohoçishti nuk jep dorëheqjen, por përse Rama nuk e shkarkon?! Nuk është ndërhyrje në drejtësi, P.S. Nuk shkruajta për Metën se ai i bie më të fortit e thy n'mes. Pastaj ka edhe Blushin...

        Përgjigjjuni
      2. b
        ben .

        Une nuk besoj te pafajesia e veliajt, por e di shume mire si cdo mendie normale e ketij vendi qe kush ja ka bere erionkes, jo duke u fshehur , po hapur, ballas. Eshte edi rama. Ti bizarre si edhe merua jeni frikacake. Ti ben rolin e budallait edhe merua gjithashtu , sepse na parqeska sikur ulusiu qenka njeriu me i pushtetshem ne shqiperi kur e di dhe bufi qe pa lejen e rames asnje zyrtar i qeverise pushtetit lokal apo drejtesise nuk bejne dot asnje pordhe pa mare leje nga lideri global. Erion veliaj eshte me shume i koruptar se meta dhe berisha por shume me pak se rama. Historia perseritet , si enveri i hengri te gjithe miqte e tij edhe rama do haje kedo qe e shikon si rrezik per pushtetin. Eshte thjesht 1 lufte pushteti ku une kenaqem kur shikoj mero bazen qe ankohet se rrezikon burgun nga ulusiu. Sepse kur ishte per te uluritur dhe bertitur qe 1 baba humbi femijen e tij sepse rregullonte catine pa leje apo kur polica arestonte ne flagrance pleq mbi 80 vjecare se rregullonin kotecin e pulave dhe keta bythecet frilacake si merua veliaj meta ahmetaj nuk thane 1 fjale , ju a ben shume mire edi rama. Cdo mbjellesh do koresh ne kete jete!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lymi

          ti Ben je shume naiv, mbasi Merua kur thote Ulsiu nenkupton Edi Rama. Po rritu dhe pak dhe pastaj do e mesosh edhe gjuhen e gazetarit profesionist!

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cen

            Keta o vella dun salen tu a qr dhe ty me ta nje plub ballit e zgjidhet cdo gje. Ne ka njeri sinonim te korrupsionit eshte Ilir Meta dhe ne ka me antishqiptar kriminel ai eshte Sali Berisha po ju nje nga keta doni se ju kane q... nanen qe i thoni baba

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

              Te lumte Ceni , me pak fjale , i ke thene te gjitha . Shqiptar i vertete dhe burre me karakter .

              Përgjigjjuni
            2. f
              fjala

              O Mero, kur sjkruan behet e padurueshme ndonje komenyues qe shikon filxhanin e kafese dhe pastaj e lexon se kush i ka bere keto pune, por mua s'me behet vone se keta jane ata idiotat ordinere qe gjenden kudo edhe ne nevojtore si ky "beni" qe spjego fill e per pe se nga vijne. Problemi eshte Mero, se ti shkruane ne komentojme kemi kaq kohe ndersa Altin Dumani me Olsi dadon e çamin Bani me pasaporte greke nuk e çajne me nder bythen fare. Veç Hulusiut lopan, ketu kemi nje bande me te madhe qe i mbron keta bastarde prokurore e gjykates dhe me kerkesen time, a mund te na publikosh se kush eshte njeriu experti i drejtesise, kush jane antaret e KLP e KLGj ? Keta jane banda e rrezikeshme qe ruajne gardhin e krimit, Mero. Duam ti dime emrat se keto paçavure njerez hane buken tone dhe jane bashkepuntor ne krim. Te faleminderit po na i publikova. Avokati popullit le ta haje ate rrogen si eshte me mut se muti.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Béni nuk ecen vet por me kembet e Salplehut

                Idiot te besosh te fajsia e tjetrit duhet te kesh ti fakte ti dhe jo tjetri qe ti servir , besoje qe ty nuk te ka rastisur ta shikoshe Véliaj e jo ta takoshe , e jo ta mendoshe qe ai ka vjedhur ne présencen tende..... Si mbeshtetes i Salplehut komunist kuptohet qe komunistet ta bejne gjyqin pa dale ne gjykate

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pena

                  Ben, fol si te duash, por kuptohesh lehte qe je kelysh i saliut,

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

                    Je i semure more z. ben . Kjo kuptohet fare lehte nga keto qem thua ne cdo koment qe ben . Te mduket vetja teper i mencem dhe njeriu me i afte , qe mund ta vesh ne cdo past te larte shteteror , per te nxjerre vendin nga "kriza" ! kujdesu per veten , se do na besh ndonje hata !

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Lymi

                    Kush fshihet pas? EDI RAMA!

                    Përgjigjjuni
                    1. n
                      ne

                      …dhe kush fshihet para, Salikadavra

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lymi

                        nuk jane mistere! Dihet qe jane vetem keta 2 perversa, i pari Sali kerma sherben si gogol per te dytin, Edvinin e pabese, keta te dy do vdesin ne politike dhe do vazhdojne te jene njeri perballe tjetrit, gjithkush qe do tentoje t'u marre pushtetin do eliminohet!

                        Përgjigjjuni
                    2. T
                      Tralala

                      Mero ka arritur kulmin;as avokatet e ISS it, nuk kane kete mbrojtje per klientet e tyre, sic e kane Veliaj dhe Meta mbrojtjen e "avokatit" Mero.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lomi

                        nderkohe ju budallenj vazhdoni e votoni per Edvin megallomanin e Sali kermen!

                        Përgjigjjuni
                      2. K
                        Kuktra

                        Merush, nuk te sos ti behesh krah hajdutit Veliaj, por po mbron dhe vrasesin Meta. Lum si ne!!

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xhota

                          ja dhe pjellat e 80 lekshave qe denonconin kojshiun per agjitacion e propagande ...

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            P S E ?

                            I mjeri Kuktra , sa i trashe qenke dhe kerkon te futesh ne kuvend me burrat !

                            Përgjigjjuni
                          2. I
                            Ilirjan

                            Atehere... ilir meta eshte nje hajdut I madh kriminel etj etj. Veliaj po ashtu etj etj. Por ne, cfare duam te ndertojme, cfare shoqerie, mbi cfare bazash? Nese duhet te burgosen, te behet dhe sa me pare POR, te kihet nje RESPEKT I ligjit absolut, te mos sillemi si EGERSIRA MBETJE TE Komunizmit, apo MESJETARE. Rendesi kishte dhe ka qe TE SHKOJNE NE BURG nese e meritojne POR, metoda PRIMITIVE KATUNDARESKE jo respektuese denigruese... TE EVITOHEN. Neser mund te AKUZOHET Olsi DADO ose DUMANI... si do t'u vinte po ti trajtoni si ne mesjete? Prandaj TE kuptojne qe DUHEN RESPEKTUAR TE DREJTAT E INDIVIDIT. Cfare shoqerie duam te ndertojme?

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Luani

                              Te abuzosh kaq shume me gazetarine si Mero per ti sherbyer Erion Veliajt per mua nuk eshte parimore por per aresye korrupsioni manipulohet tmerresisht opinionit publik. Gazetari eshte gati te reabilitoje Berishen, Meten e dreqin e te birin vetem per te relativizuar zullumet e Veliajt. Eshte kriminale te mbrosh Veliajn si dikur Berishen, Meten dhe sic duket do mbroje dhe Mediun.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dhjetoristi

                                Nuk eshte kriminale o idiot sepse gazetaria eshte sherbim publik, njesoj si te ka sherbyer ty dhe shoqerise Erjon Veliaj me pune dhe sherbimet qe i ka kryer dikur minister dhe me vone sidomos kr bashkie i Tiranes e meriton mbrojtjen dhe sherbimin e gazetarise qe eshte gjithashtu perfaqesi e pjeses se shoqerise o idiot , leri pallavrat pastaj jo ka vjedhur jo ka pjerdhur Erjon veliaj se as ja ka nevojen as i hapet barku per te vjedh ca mijra euro qe e akuzojne deri me sot . Eshte jasht cdo llogjike per nje person te atij niveli inteligjence dhe te atij niveli politikani te ndyje duart me pocaqilleqe , edhe ti edhe unete ishim ne ate poziocionas do na shkonte mendja te ndynim duart me lek te holla spese do mendonim te ardhmen si kr minister dhe suksesin e garantuar ne jete dhe karrier o idiot. Jane bere nje tufe hienash astje ne spak si Dado ordineri si bkh Samet Gurguri qr dhe te tjere erjon banra me shoke qe e kan ngritur fabulen gjasme bindese edhe perseri nuk po bindin dot ata me inteligjence mbi mesataren !!!

                                Përgjigjjuni
                            2. T
                              Tuj Pa, tuj ba

                              Plotesisht në një mëndje. I saktë. Dumani nga Shupenza e Dibrës. Ulsi Manja nga Dohoçishti. Gazidede ishte nga Peshkopia (ngjitur). Është lojë dibranësh. Dumani dhe Manja të rekrutuar nga Gazidede. Është lojë e Sali Berishes. Në momentin që do të rrezikohet seriozisht Berisha, këta të dy (gjithkush sipas kohes dhe shtrydhjes së limonit që u bën Ai - Sali Berisha ) do tu japin barin e miut, si puna e Gazidedetes,Ponit, Ali Spahisë, Qazim Tepshit, Pjetër Arbnorit apo Gjergj Lezhjes. Deri tani, kanë kohë të punojnë si bythëruajtës të Sali Berishes.

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Iso

                                Mero! Besoj qe edhe ti je i bindur qe ilir floriri nuk eshte ne burg se mona ka perdorur karten bankare te dikujt qe ka perfituar ne emer te tyre?!meta,mona,sali vuku me sterkopilat serb jane hajdutet dhe kriminelet me te medhenj te politikes Shqiptare,jo se keta te tjeret nuk kane vjedhur.Per Veliajn nuk e di por edhe po ka vjedhur,ka punuar ne menyre spektakolare per ndryshimin e Tiranes.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  AS

                                  Uau.... Doli dhe Meta i pafajshem megjithe "thashethemnajat" per vite me rradhe. Si duket video e Dritan Priftit ka qene vertet e sajuar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Henk

                                    "AS". Meroja nuk po thotë që Meta është i pafajshëm por deri tani akuza për të është vetëm një kartë bankare që ka përdorur Monika. Që Meta ka vjedhur, (edhe Lali) këtë e dinë edhe kinezët, por problemi është se drejtësia e re shqiptare sot është ose e paaftë ose nuk i nxjerr provat Likes dhe Lalit në mënyrë të qëllimshme. Sepse po të ketë vullnet politik dalin edhe sa herë dhjesin në ditë këta politikanët tanë e jo më sa kanë vjedhur. Por mungon vullneti. Plus që janë edhe të paaftë sepse janë marrë barinj delesh, i kanë veshur me kostum dhe i kanë ngritur në detyra shtetërore.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      AS

                                      Ke te drejte. Ne njerzit e thjeshte vetem shkembejne mendime, politikanet shqiptare marrin "vendimet" - dhe po e ndrisin. Une nuk mendoj qe Meta duhet te merret si shembull per te treguar qe drejtesia shqiptare eshte per te qare nate e dite. Autori i shkrimit mund te marre shembuj te tjere (dhe ka sa te duash - 21 Janari, Gerdeci, CEZ, etj. ) per te kritikuar SPAK apo drejtesine.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. L
                                      Lushnja

                                      Po ja qe edhe Gerdeci e 21 Janari na paskan qene te sajuar, se nuk beson lexo se cfare deklaron Adriatik Dumanin qe, edhe pas gati 2 vjetesh nga fillimi i hetimeve, thote qe jane ende ne fazen e hetimeve paraprake.

                                      Përgjigjjuni
                                    3. T
                                      Tirans

                                      Bravo Mero , qe i bie kokes ministrit te drejtesise e Rama reform diç thote Ilir Meta , Z.Rama duhet te jete me mir informuar per çeshtjen Velia , si duhet te dali te pronencohet a eshte e vertete kjo qe thote Mero , dhe avokatet te tij ? apo jane trillime , Z . Rama populli te dha vote per reformen e ti e mbur shume SPAK , na thuaj si eshte e verteta per kryetarin e bashkis Tirane ku populli i dha nje vote te super madhe , e une si votus i PS dhe Erion Veliajn dua pergjigje sa me shpejt ,Z.Mero e di qe Rama nuk bekenis me kexuar gazeten Tema , por te lutem gjeje nje mundesi per sa shkruaj ,

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lymi

                                        Tironc, eshte fare e thjeshte, kush komandon per cdo gje ne Shqiperi? Edi Rama! Kush vendos per gjithshka? Edi Rama! Kush i ka nderruar ministrat sa here i ka dashur qejfi? Edi Rama? Kush nuk e ka levizur kurre Ulsiun minister qe po persekuton Erjon Veliajn? Edi Rama! Pra Erjon Veliaj ndodhet ne paraburgim me deshiren e Edi Rames, pra ju vazhdoni e jepini voten Edvin Ram Enver Hoxhes!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Jaho

                                          Po te jap une nje mendim. Eshte thjesht hakmarrje politike nga veglat e Berishes dhe Argites ne SPAK e GJKO, Olsi Dado e Erjon Bani, mbeshtetur qorrazi nga Dumani, (Dumani mesa duket pret ndonje pazar nga Rama per te qene ne SPAK edhe mbas mbarimit te mandatit). E gjitha kjo per te krijuar tensione para zgjedhjeve dhe per te ndikuar ne rezultatin e tyre. Por populli nuk e hengri kete gje dhe perseri votoi PS. Tani Veliaj i ka ngecur SPAK si nje patate e nxehte e perpiqen te gjejne probleme tek puna e Veliaj e tek puna private e gruas tij. Tek Veliaj nuk do gjejne gje, e shumta ndonje fature jo te rregullt nga gruaja e tij. Mendoj se kur ceshtja te gjykohet tamam, aty “trimat” e SPAK do ngecin se nuk kane fakte.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. g
                                          goon

                                          ik mer pirdhu o mero ,te ishte vetem likja ne burg sdo ishw ndjere kurre sic realisht nuk u ndjeve derisa rrasen brenda lali hajdutin,bythqir lulishtesh ....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. x
                                            x Bythqimin e masiperm

                                            goon bythqiri i lulishteve kujton se te gjithe jane bythcare si ai ...

                                            Përgjigjjuni
                                          2. t
                                            taku

                                            Z Baze kujt ja kerkoni kete ? Sherbetores se Berishes ..........Si ka mundesi qe ekziston dhe paguhet nga taksat e Shqiptareve ky institucion Avokati I Poullit .institucion PARAZIT .......qe ne fakt eshte Avokati I Hajduteve ose NEVOJTORE E POPULLIT .....mere me mend qe kane harruar ta ndrrojne se mandati I saj ka mbarur.................Sic duket eshte institucion per tju bere qoka politikaneve te te dy kraheve per tju punesuar te aferm dhe dashnore te tyre ..............turp .turp turp ............shtet hajdut

                                            Përgjigjjuni
                                            1. n
                                              niku

                                              Mero detyra e egzekutivit dhe kryeministrit eshte te mos nderhyjë ne punen e gjyqesorit por ne te njejte kohen duhet te kerkoje publikisht dhe te garantoje medoemos standarte europiane ne trajtimin e çdo shtetasi ne hetim dhe proçese penale.Domosdoshmeria e standarteve europiane te njejta per te gjithe shqiptaret,nga me I fuqishmi deri tek me I varfri ,eshte motivi qe 856000 socialiste dhanë vote plebishitare ne 11 Maj.Nese arritet ky objektiv atehere integrimi ne BE eshte arritur .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. s
                                                socialisti i vertete

                                                Dakort me Meron deri tek fjalia e parafundit kur thote se " per hir te se vertetes Ramiz Alia nuk e ka bere lincimin politik. A nuk eshte shkalla me e larte e lincimit politik varja ne litar e poetit Havzi Nela per shkakun e vetem se poezite e tij shprehnin pakenaqesi ndaj regjimit ku Ramiz Alia ishte shefi i regjimit?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Rezi

                                                  Havzi Nela nuk është hero, vrau dhe hyri e doli sa herë deshi në Jugosllavi, por ata s’e besuan se ishte familje komunistësh. Vrau policin, pavarësisht se ai mbijetoi, do vriste më por i ngeci arma. Turp që Kukësi i vuri emrin gjimnazit, ka plot heronj të vërtetë, që dhanë jetën për Shqipërinë. Havzi Nela vrau e ndonëse shumë herë e toleruan, ai kreu krim. Të shkruash vargje, nuk të bën hero.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    P S E ?

                                                    Na cate trapin me kete banditin Havzi Nela . E verteta eshte qe Havzi Nela eshte denuar me vdekje per arsye qe vrau policin qe si shkoi tek shtepia per ta njoftuar te paraqitej ne organet perkatese te shtetit . Cili shtet ne bote do ta falte nje kriminel te tille qe vrau policin e pa fajshem ne krye te detyres dhe la jetime nje tufe me femije ?! Pra , cfar krimi kreu polici dhe cfar krimi kreu banditi Havzi Nela ?!Edhe ju qe flisni me kete gjuhe , jini te asaj kategorie , e thene shkurt NDYRESIRA .

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. N
                                                    Noar

                                                    Mero Bazë ngadal icik i burrë se na e nxorre Agush Metën si politikanin më të pakorruptuar .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tarrasi

                                                      Natyrisht që ju hajdutët, kriminelët dhe tradhëtarët e Kosovës në krye me Hashim Danilloviqin dhe Kari Veselinoviqin që e mbështetni këtë protestë, por JO qytetarët e Kosovës që ju i vjedhët dhe i plaçkitët më zi se paramilitarët e Arkanit dhe milicia e Millosheviqit. Protesta është për të mbrojtë miliarderat e pas luftës që fëmijët e qytetarëve të Kosovës të rrojnë si robër të fëmijëve të këtyre miliarderëve. Besoj se qytetarët e Kosovës dinë të japin testin në besimin e drejtësisë ndërkombëtare.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sqepari

                                                        Avokati i popullit...pefff! Institucioni me parazit qe ha buken e nje vendi dhe populli te varfer.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Sass

                                                          Keta poshtersi kane emerat dhe keta jane ALTIN DUMANI dhe ULSI MANJA qe po mundohet te dobesojne EDI RAMEN mamuthet e dibres po levizin fije te rrezikshme, kundershtari me i madhe kunder EDI RAMES eshte ULSI MANJA

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. F
                                                            Ferdi

                                                            Dmth edrama mer urdhera nga ulsiu, interesante kjo

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. Analist

                                                              Bravo Mero ne kete vensiad ka vdekur drejtesia.Ka vdekur policia.Kane vdekur burgjet kush e kush te poshtroje tjetrin polici fut ne burg cfare do krimineli dhe nga ana tjeter i qan hallin drejtorit te burgut pse e shkarkuan pasi futin policat cfare ju duhen kriminelave nuk ka konroll ka hajduteri e korupsion sa turp.Te vjen keq sa keq.E njejte eshte gjeja edhe me Veliajn apo Meten ju behet presion kercenohen ne emer te rrugacve nga prokurore rrugace te ketij shteti te qelbur.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. k
                                                                kxp

                                                                Duket qe Ramen po e kap semundja tipike e kryeministrave shqiptare.Emëro dhe mbaj prane servilat e imoralet si Manja e Ahmetaj dhe ndeshko ata qe bejne pune si Veliaj e Tahiri.Poshtërsi Manja eshte 100% faj dhe pergjegjesi e Edi Rames.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  KOMENTI

                                                                  Kurbani.. ????

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Kujdes mero baze se keto kritika e hengre me draftin e ri do pish raki me veliun.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Ana

                                                                      O Mero, ne izolim Erionin nuk e ka lene prokurori apo Ulsiu sic ke qejf te thuash ti, por e kane lene te gjitha shkallet e GJYQESORIT. Fakti qe kane vendosur izolim do te thote se ka rezikshmeri te LARTE ne prishjen e provave apo te largimit/aratisjes. Persa i perket forcave te shumta qe kane shoqeruar Lalin jashte ambienteve te burgut, mund te jete e lidhur edhe me ndonje atentat te mundshem nga forca te ereta qe duan destabilizim. Jo gjithmone rruajtja e tepert eshte dhunim i dashur Mero. Ndonjehere eshte edhe PERKUJDESJE!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. 1
                                                                        1997

                                                                        Ana, je budallaqe!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                      2. V
                                                                        Vezhguesi indiferent

                                                                        Lexojeni mire shkrimin, o njerez. Z. Mero nuk thote qe Metaj e Veliaj jane te pafajshem, se nuk e ka ate tager. Madje duhen denuar sipas ligjit nese shpallen fajtore. Por menyra e arrestimit, berja e gjyqit popullor nga gazetare te lidhur me SPAK-un, koha e gjate e mbajtjes se tyre ne paraburgim pa ndonje argument bindes, si dhe menyra e trajtimit te tyre.ne paraburgim jane skandaloze e cnjerezore. Kjo pra, eshte Republika e prokuroreve dibrane. Turp te na vije si popull qe mbajme ne drejtesine e re njerez si Dado, Bani etj., dhe sidomos si minister Drejtesie te paaftin Manja. Se Rames mbase i intereson t'i mbaje ata.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. t
                                                                          tiku

                                                                          Në krye të avokatit të popullit është një e degjeneruar prandaj quhet avokati i pordhës...

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Ardit

                                                                            O mero ziu pse genjen qe Ilir mutaj ka me shume se 1 vit ne burg, ai ne fund te tetorit eshte arrestuar, apo keshtu tingellon me bukur

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Tironsi

                                                                              E kopsitur si s'ka me mire. Mero ke hapur lufte me ministrat, dhe Spak-istet njorante. Ata kane ngelur te pangopur me ushqim, me dije dhe kulture. Po ta gjeten rastin do te shqyejne ashtu si injoranti di ta beje; me primitivizem!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. F
                                                                                Franci

                                                                                Ols Dado, Bani, Dumani dhe Manja janë 4 personat që po i vendosin minat dhe po hedhin në erë Reformën në Drejtësi. Shqiptarët po zhgënjehen dhe besimi i tyre për drejtësinë e re po bie në minimum. E kanë kthyer totalisht në drejtësi berishiane.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. H
                                                                                  Historia na flet

                                                                                  Mehmet Shehu ja futi Beqir Ballukut, Kadri Hazbiu ja futi Mehmetit, Ramiz Alia ja futi Kadriut, Populli… i hante të gjitha pasojat, Enveri sdinte gje i shkreti

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. G
                                                                                    Gaetano

                                                                                    O popull sa gjera behen dhe thuhen ne emrin tend! Avokat I popullit duhet minimum te kishte 1perqind ndjesi te Martin Luther , 0.5 perqind te Mandelas,dhe 0.1 shpirt te pakten te nene Terezës Po ketu avokati I popullit… shtrin tapet te kuq per karshillek te festivalit te filmit ne Kane, dhe fitojne tendera shampanje me teper se cduhet te kene aktoret mbare botes ne France Erion velia te drejtoj Tiranen me vite, te bej dy lek pune ndryshime rrenjesore, ti mbijetoj nje kenge zhurme zhurme me vite, te ishte aq palle sa gruja te blente breke te shtrenjta te gruja e xenit?qe politikanet kudo pjerdhin ne nje poc, eshte si drita e diellit. Qe bejne krushqi me njeri tjetrin, eshte me se normale, pasi dhe piratet bashkepunojne me mallin e vjedhur Po o Mero te pakten mos e titullo avokatin e popullit, thjesht eshte nje kopshtar i Amazones shqiptare ne sherbim te gjigandes anakonde U kuptua qe berisha eshte thjesht nje kobra, meta nje neperke e vockel, nano nje piton pa helm, zoro nje ngjale gjigande qe jeton si ne uje kenete, si ne det me uje te kripur, si me uje te embel te vjoses Po se cfare lloj specie gjarper po gllaberon shqiperin si nje Gaza te pa dukshme spo I dalin kembet Qe eshte mulli me ere avokati I popullit kuptohet, po se nga I vjen ky uje? Kur se gjen ti o Mero qe gazeta tema qelloi te jete nje Niagara e fjales ne kete shqiperine jo serioze, mos prit ta gjej brace, qe I del majasilli per 35 vjet deputet dhe sdi si prodhohet buka ne shqiperi Darvini gjore duhet te kishte bere eksperimentin e tij ketu ne shqiperi jo ne ishullin ku majmuni kurre nuk u bo njeri Ketu u bo ristani, vokshi me pallate, deri tek Luis ejli, vec majmun pronar nuk ka Po kemi spakun, nje azilues politik qe ka aq panvaresi sa Kosova ka per Europen, por qe te del nje kaubojs pa kale po me kapele Versace si maltezi e te thote, jam dhondri i enverit o budallenj, me fal I berishes Perfundimi eshte me se I qarte Shqiperia behet vec ne rast se me kushtetute te jete te bej kushdo ca ti doj trapi, do hajne kokat me njeri tjetrin per pak, po sa del ndonje kok derr si ne 97ten shqiptaret ishin aq trima, sa hynin dhe dilnin me orar nga shtepite Pse kemi bashkjetes fetare? Sepse dhe baba Mondi ndiet zot si nje avokate e vockel populli Packa se zorret tona kendohen ne nje maqedoni kopile si shtet me na bo kukurrec

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. S
                                                                                      Sula

                                                                                      Duhet pritur seria e dyte, pas veprimit te avokatit te popullit. Me kujtohet episodi i Shvejkut cfar ju ndodhi pas ispektimit ne burg.Tragjikomike .

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. P
                                                                                        Petraq vasillaqi

                                                                                        O z. Mero. Meta po mbahet në burg se Monika paska përdorur karten e kreditit të kushëririt të saj apo jo. Afera CEZ DIA, lobimet amerikane, zbukurimi i hallateve lart e poshtë, etj. Këto nuk janë gjë? Nuk prisja prej teje të bije në këtë nivel edhe pse dihet që i lëpihesh hajdutit të floririt.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. P
                                                                                          Pal

                                                                                          Ulsi manja është zagar i Edi Ramës siç ka qenë e ndoshta vazhdon të jetë dhe E. Velia nqs si kanë ardhur mentë. Edi është në delir dhe mendon se duke eleminuar Velinë nderkombëtarët nuk gjejnë alternatives zëvendësimi … koqe kanari a rrok noc si të detë Rama .

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. A
                                                                                            Arberor

                                                                                            Mero tani e tregove veten se kush je. Je si gjithe te tjeret, qe lufton per ate qe i intereson, jo per drejtesin, Jo per popullin shqiptare te vjedhur, Jo per Shqiperine.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. N
                                                                                              Nj pytje!

                                                                                              Kemi ne Avokat të Popullit, keni dëgjuar ju ndonjë çudi prej tij?!

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. I
                                                                                                I Indinjuari 35 vjet

                                                                                                Zoti Mero Baze a ka mundesi te na thuashe se si jane me shendet ato 12 macet e Ilir Metes???????????????????? A mund te na thaushe ndonje gje per ato vila dhe lluksi i derdhur lume se nga vije keto para sa qe edhe te rinjte ne Jale çdo vite çanin çdo gje duke bere qejf o qarrata. A e kendon nje here ate kengen o Mero " punon bota dhe hame ne " Pika qe ste bje me kete shkrim bajat.

                                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                                Lini një Përgjigje