Berisha është në betejë me gënjeshtrat e veta

22 Prill 2026, 19:45Editorial Mero Baze

Alesia Balliu, një pretendente për garën për kryetar në Partinë Demokratike, ka nisur procedurën e verifikimit ligjor të zbatimit të statutit të Partisë Demokratike nga Sali Berisha, e fokusuar tek neni që urdhëron dorëheqjen e kryetarit të partisë në rast humbjeje në zgjedhje për çfarëdo arsye. Natyrisht që PD nuk do t’i përgjigjet kërkesës së saj, pasi nuk do ta legjitimojë si “e vetëpërjashtuar”, por çështja mund të shkojë në gjykatë.

Në këtë rast mund të përballemi me një krizë të re ligjore në Partinë Demokratike, nëse gjykata shqiptare bën atë që bëri në rastin e parë në betejën e Berishës me Lulzim Bashën, që e zgjati tre vjet vendimin për t’u shprehur për një çështje e cila ka ndjeshmëri të madhe politike.

Nëse çështja shkon në gjykatë, gjykata duhet të shprehet para 23 majit për të konfirmuar ose jo ligjshmërinë e të drejtës për të rikandiduar; ndryshe do të kemi pastaj një periudhë tjetër ku i zgjedhuri kryetar do të ketë të hapur mes çështjeve penale dhe një çështje civile për përvetësim të logos dhe vulës.

Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë e gjykatës ndaj çështjeve me interes publik, edhe pse është luks i tepëruar t’ia kërkosh këtë përgjegjshmëri një gjykate shqiptare.

Sidoqoftë, nëse kallëzimi ndodh, nuk ka shumë rëndësi se çfarë do bëjë gjykata, por çfarë do bëjë Berisha.

E gjithë fushata e tij për rikthim formal në krye të PD pas ndarjes me Bashën ishte e bazuar tek fakti që demokratët duhet të respektohen për çdo vendim; ata duhet të përfaqësohen nga një kryetar fitues dhe jo nga “lider i thyer”, siç e quajti Bashën, dhe propozoi që në statut të shtohet “neni Basha” që sanksionon dorëheqje pa kushte për kryetarin që humbet zgjedhjet.

E gjithë beteja e tij rrëzohet para syve të të gjithëve dhe tani atij i duhet të bëjë betejë me gënjeshtrat e veta dhe jo me kritikat e kundërshtarëve.

Ai tani, brenda katër viteve, ka provuar se ka gënjyer për gjithçka. Ka gënjyer për primaret, duke i përmbysur ato pas votimit dhe duke shpërblyer humbësit; ka gënjyer për statutin e PD, duke e flakur atë në kosh të plehrave; ka gënjyer për hapjen e partisë, duke vazhduar të përjashtojë njerëzit deri në orën e fundit para rizgjedhjes së tij; ka gënjyer për bashkimin e PD, duke e zvogëluar atë gjithnjë e më tepër nga fryma përçarëse; ka gënjyer për ripërtëritjen e PD, duke stampuar fytyrën e Flamurit dhe shokëve të tij si logo të PD, etj.

Përpos kësaj, atij i ka rënë në tokë gjithë gënjeshtrat me të cilat mbrohej për sanksionet e tij nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat edhe pse pagoi miliona në SHBA dhe Britani të Madhe nuk iu hoqën, duke e lënë atë ashtu siç është sanksionuar: minues i demokracisë, i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe shantazhues i drejtësisë.

Pas kësaj, çdo demokrat që e do këtë për kryetar është i lirë ta mbajë, por nuk ka pse pastaj të bezdisin shqiptarët duke u ankuar pse nuk e votojnë. Le ta mbajnë kryetar për qejf, meqë e duan domosdoshmërisht mashtrues, të pacipë, të korruptuar dhe mbi të gjitha të paditur në gjykatë për vepra penale për korrupsion dhe vrasje politike nga prokuroria. Qejfi natyrisht paguhet shtrenjtë. Në këtë rast duke ndenjur gjithë jetën në opozitë

32 Komente

  1. O
    Oficeri dulles

    Sali gerdeci kur do pergjigjet per 6milion euros e Latifit ku I gjeti parat

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits/////////////////////

      "....me te holle more Avdi , te thashe , me te holle.....Zoti misir kryeni detyren ...Avdi Mamani , ne emer te lartmadhnise je i shkarkuar si kryetar i PD..."

      Përgjigjjuni
      1. C
        Capo dei Capi

        Saliut i hyri me lezet, dhe po i del me siklet.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skypion

          Eshte shume domethenese, qe ndersa cdo dite del nje skandal i ri abuzimi i pushtetit, jo me mijera, me dhjetera mijera, por me mirliona, me dhjetera e qindra milione, merceneret e tij merren me doktor Berishen. Thuhet qe Rama nga 20% perqindshi i famshem kur ishte kryetar bashkie, ka kaluar ne 100%; qe dmth se kemi korrupsion 100%; dmth korrupsion absolut. Megjithese e vertete ne vetvete, eshte e pasakte; sepse nuk eshte e verteta e plote. Tani nuk kemi te bejme thjeshte me korrupsion. Sot kemi te bejme me PLACKITJE. Si nje lukuni e pabermbajtur keqberesish, e gjithe administrata socialiste eshte leshua rne plackitje te papra te gjese publike; nuk po lene gje e skute te ketij vendi pa plackitur. E gjithe Europa, ata qe merren me Shqiperine, kane bmetur te cmeritur nga kjo hajduteri e padegjuar me pare. Per ta eshte e pamendueshme, e pakonceptueshme, qe si ne nje vend kaq te vogel si Shqiperia te behet nje plackitje kaw e madhe ne vlere qindra milione euro! E nuk eshte vetem administrata, monistrat, deputetet socialiste por gjithe enturazhi i tyre miqesor, ekonomik dhe mediatik. Eshte thjeshte e pabesueshme per ta. Eshte shume domethenese gjithashtu edhe rasti i autorit te shkrimit ne fjale. Per te gjithe ata qe s'e dine apo e kane harruar, arsyeja se pse "qeni i gjahut" i Saliut, sic me apo pa te drejte e quanin koleget, u prish me te vetem pse ky i fundit nuk e lejoi te nderhynte ne nje tender; kurse zot ky zoteri eshte bere milioner, literalisht. Arsyeja?! - si shperblim qe shan padronin e vjeter. Me gjeni , ju lutem, nje rast ne historine e gazetarise boterore, qe nje gazete te funksionoje vetem duke share e pergojuar nje person te vetem dite per dite per vite me radhe?! Eshte rast unikal. Eshte kjo arsyeja pra, qe Rama ia fali poshterimin qe i pat bere dikur atij vete, djalit te tij, babait te tij, familjes se tij; jo vetem ia fali, por e beri edhe milioner... Ja pra si jane punet!

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1997

            Halja Skypion oturaku i Vrasesit Berisha qe e therret akoma doktor, yyyytttt gelbaze dythundrake!

            Përgjigjjuni
            1. E
              E djathta

              O Skyp, po 5000 fabrika, uzina, kombinate, ndërmarrje, në 1992-1997 kush i shiti dhe ku vajtën paratë?

              Përgjigjjuni
              1. N
                Në emër të dhunës

                Përpos kësaj, atij i ka rënë në tokë gjithë gënjeshtrat me të cilat mbrohej për sanksionet e tij nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat edhe pse pagoi miliona në SHBA dhe Britani të Madhe nuk iu hoqën, duke e lënë atë ashtu siç është sanksionuar: minues i demokracisë, i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe shantazhues i drejtësisë. Kjo ka rëndsi të dihet, është realitet i prekshëm, të tjerat janë hamendësime!!

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xha Braho

                  Korupsion absolut eshte kur shteti/qeveria i jep parate/fondet, por nuk egziton asgje per cfare u dhane. Psh jepen fondet per ndertimin e nje ure, por ure nuk ka!

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    ne

                    Skypion… ne çdo fjale skopion, sepse e mban majen e gjuhes ne vrimbythen e Salikufomes dhe veshet tek XenSyPeshkaqeni.TV

                    Përgjigjjuni
                    1. z
                      zeri i arsyes

                      zoteri, njerezit normale dine dhe te pertypen dhe te ecin ne te njejten kohe. Dhe me skandalet di populli e shtypi te merren, dhe me paligjshmerine e aluduar te kryetarit te PD dhe nenit Basha dine te merren. Nuk ka nevoje per absolutizem. Per ceshtjen ne fjale, ke ndonje koment? per mendimin tend, a qendron neni Basha dhe a eshte Berisha ne shkelje te statutit? Pasi te kesh dhene mendimin per temen e artikullit, pastaj fol per 1001 te zezat e tjera qe sheh ti nga qeveria. Mos u perpiq te heqesh vemendjen nga "qeshtja" sic e quante Gjekmarkaj. Per mendimin tim, z Berisha eshte komplet ne shkelje te statutit. Do ishte ne nderin e PD te zbatonte statutin pa asnje medyshje, per mendimin tim, do tregonte qe ishte nje force serioze dhe do vinte nje shenje te madhe "mosbarazimi" me PS. Po sakrfikojne besueshmerine dhe mundesine e fitores per te mbajtur Berishen kryetar. Ky eshte mendimi im.

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Saliut i ka ik petlla

                      Thone se Saliu po vdes....!

                      Përgjigjjuni
                    3. p
                      pjeter

                      Vuçko Shkau e ka kumbar Edvin Qenefin. Dyve jau qift nonen lideri i kolbit Albin Kurti - Baba.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vlonjati

                        Pjetër, në ç'gjuhë flet ti a I vrarë ? Të qiftë Kina Albinin tënd dhe ç'të përmban pragu e fisi .

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Ggtt

                          Kaka

                          Përgjigjjuni
                      2. F
                        Fifi Dhedhes

                        Për hir të zotit, zoti President, të bëjmë diçka për Thaçin”! Kjo është lutja që kryeministri i Shqipërisë ia drejtoi presidentit amerikan, Donald Trump, në samitin e Bordit të Paqes në Uashington para disa javësh, ndoshta muajsh. Sikur ai të ish lutur kësisoj për Kosovën, pra sikur presidentëve amerikanë apo liderëve europianë t’u drejtohej me këto fjalë e t’u thoshte psh “Për hir të Zotit pranojeni Kosovën në NATO”, sot Kosova do të ishte anëtare e Aleancës Atlantike. Por jo! Edi Rama nuk ndjen asgjë për Kosovën. Ndjenjat për Kosovën i shpreh me dashurinë e tij për Hashim Thaçin. Jau qifte Kina nonen.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bato Uqkurci

                          Me Helikopter ky nipi i Miladin Popovicit, Edvin Toptan Ramoviqi ka ardhe ne Prishtine me i binde delegatet hajvana e ate far lopen e Brojes Hadhim Danilloviqin me e votua gjykaten speciale. Kush nuk e voton ashte anti shqipetare deklaronin. Ovl me at lopen Gucat a si e ka emerin. Po e therrasin i madhi edi rama. A ju kujtohet kur Ramoviqi per nje pjese te Kosoves deklaronte TOKE E ASKUJT.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pse jeni kaq te trashe heu bre

                            Na mbyten gomeret serb qe kane mesuar pak shqip

                            Përgjigjjuni
                          2. F
                            Flamur Struga

                            Hashim Thaqi është njeriu më i urryer në Kosovë. Kjo nuk thuhet gjithmonë publikisht dhe hapur por kjo është realitet! Edhe më shumë se çdo serb që mund të imagjinohet! Pse? Sepse çdo serb është në anën e tij dhe kurrë s'kemi pritë nderë, respekt apo diçka njerëzore nga ta! Hashim Thaqi e ka keqpërdorur besimin e qytetarëve, e ka vjedhë popullin, na ka mashtruar, ka ndarë Kosovën, ka formu 10 komuna serbe që nuk plotësojnë asnjë kusht për të qenë komuna! Serbin e kemi pasur armik të dukshëm ndërsa Thaqin të padukshëm! Tani kur themi Thaqin, mendojmë për tërë sojin e tij, Kadri veselin, Krasniqin, Halitin, Sylën, Haradinaj..... mirëpo Thaqi është udhëheqësi i kësaj valleje dhe kur përmendet ai nënkuptohen edhe kta. Kta na e kan vra andrren neve të Kosovës. Kta kan bo atentat mbi shtetin e Kosovës.....prandaj KURRË, KURRË s'keni për të parë një përmendore të Hashimit apo të tjerëve në Kosovë! Sepse sot, 30 vjet pas luftës po merremi me kto fundërrina! Dhe në fund, ai që lutet për këta horra, Edi Rama, apo Elisa Spiropali që mbante fjalime morti.....nuk jan miq të Kosovës.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E verteta tjeter

                              Flamur muti !

                              Përgjigjjuni
                            2. e
                              elio

                              Nqs Balliu,Salianji e te tjere e kane seriozisht demokracine brenda PD atehere duhet qe te jene ne kontakt edhe me grupimin e partive te djathta ne parlamenti evropian dhe te kerkojne ndihmen e tyre qe te mos njohin Berishen si kryetar te PD dhe ta perjashtojne PD nga gjitha organizatat e pertive te djathta ne Evrope nqs Berisha vazhdon ta marre peng PD.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tiranare

                                Saliut si plasi as per PD e as per Shqiperine. Halli i vetem i tij eshte humbja e pasurise. Derisa ta ket kete hall ai do bej "lufte per PD e per Shqiperi" se i duhen si mburoje. Eshte si puina e ushqimeve qe keshillohen te perdoren si antioxidant per te mbrojtur qelizat nga plakja "oxidimi".

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kuptoni themelet

                                  PD u krijua artificialisht në 1990, jo si parti politike, por si grupim gysmëushtarak për të mbytur pikërisht të djathtën demokratike. Si e tillë, i ka ardhur koha të iki nga skena politike. Nuk është çështje emrash: Berisha, Salihanji apo Balliu. Eshtë çështje themelesh. Për sa kohë nuk do të kuptoni këtë, për aq kohë do vazhdojnë historitë e PD me brava, logo e statute....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 4
                                    4 snajper dhe une 5 do hapnim zjarr

                                    Pra sali krimineli kerkon qeveri teknike dhe zgjedhje te lira e te ndershme dhe per vete vepron si skuth me manovrat e tij qe i ka mesuar kur ishte sekrekar o PPSH. Ky vampir me dhune e intriga e ka mbajtur kryetarllekun edhe lulin e vuri dhe e komandonte si kukull derisa e hoqi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      NEXXT

                                      Nuk arrin t'a ndiej erën e vet, sepse ka vdekur. Beteja është për kë do që t'a varrosë dhe për kë do që ti poshtërojë kufomën sipër me të gjallët. Fatkeqësisht tek këta të fundit janë edhe fëmijët e tij

                                      Përgjigjjuni
                                      1. U
                                        Uf

                                        Nongradovici do fitore ne tavolinë.qeveria teknike nuk i ben pune.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. l
                                          lali FIKU

                                          Ne beteje (madje ligjore) me rrenat e tij eshte dikush tjeter - ai qe betohej se kishte mbjellur plot 1 milion peme neper Tirane e sot po ngroh qeline ne Durres.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Holy justice

                                            Saliu pushtetin e sheh si toke e xanun. Per 35 vjet nuk ka lene sigurims, hajdut, serb, gorano maqedonas, malazez boshnjak turk rom magjyp legen injorant te pafytyre te pakarakter pa marre rreth vetes dhe i ka armatosur me arme, para, info etj dhe i ka kthyer ne nje ushtri mercenaresn e halabakes qe 24 ore ne 24 therrasin e ulerasin per saline, dmth per privilegjet e per mbrojtje nga dtejtesia per zullumet qe kane bere bashke 35 vjet. Dyshoj se i ka bere keto jo se nuk ka ditur, por meet shume se ka qene i shitur. PD e Saliut nje krijese artificiale, ndaj artificialisht te shuhet. Bashke me partine e Miladin popovicit dhe hale Soros LGBT!!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dire Straits \\\\\\\\\\\

                                              Sali Bajga duhet varur prej gjuhe pēr krimet e vjedhjet e pa fund. Sali bajga ēshtē qeni mē bastard nē historin e kombit Shqiptar.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. e
                                                eli-tiv

                                                .....saliu nuk ka betaja...i ka fituar te gjitha....i fut nje genjeshter qe i ka parafabrikat ...e eshte i sistemuar.....ka aftesi t prodhoje te reja...saliu nuk arriti te integrohet ne qytet e ne shoqerine intelektuale ...mos i kerkoni ate qe se ben dot

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Testi i memories

                                                  Genjeshtra me e madhe e Saliut eshte premtimi SHENDETESI FALAS...apo e ka thene Rama kete dhe eshte e vertete?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Tarallaku Muteo që qesh si debil

                                                    Është e sigurtë që në 23 maj Berisha zgjidhet kryetar i PD. Dihet tashmë dhe është e sigurtë që damkosja nga SHBA dhe Britania e Madhe për Berishën si nongrada nuk ndryshon kurrë. Është e sigurtë që PD vitin tjetër humb thellë zgjedhjet lokale. Sic është e sigurtë që do dalë Berisha e do të thotë që nuk i humbëm por na i vodhi Rama. Përfundimisht është e sigurtë që shqiptarët nuk mund të votojnë një parti që nuk korigjohet, që për korrupsion të Shkëlzenit hedh në erë një fshat të tërë e nuk ndjehet fajtore, që vret protestues në bulevard e nuk turpërohet. Pra në fund kjo parti po pranon të vazhdojë me një kryetar nongrada e i akuzuar për vrasje, me një grup servilësh rreth që e mbajnë gjallë atë . Kjo parti në zgjedhjet e 2029 nuk besoj se do të votohet më shumë se 10% me një grup servilësh të pështirë të nongradës me Mul Nokën, Palokën Vokshin, Bocin, Balliun.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. C
                                                      Cutter

                                                      Ka kohë që s'e dëgjon askush. Është si të dëgjosh binjakun e tij prej nëne, Fredi Bejlerin. Një vrimë urie, prostitucioni, tërbimi dhe mizerje i ka pjellë. Por të gjithë e bëjnë sehir në paqe duke u argëtuar pa masë dhe duke i uruar jetë të gjatë. Pasi përdhunimi makabër që i bëjnë dhe vetë ai i bën vetvetes, partisë, familjes së tij dhe figurës së vet, është spektakli më shpagues për çdo qytetar dhe patriot shqiptar.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje