Berisha reagoi si njeri i rrezikuar prej përgjimeve të reja të 21 Janarit 

23 Janar 2023, 19:39Editorial Mero Baze

Normalisht Sali Berisha duhet ta kishte injoruar daljen e përgjimeve të reja rreth urdhrave që komandanti i Gardës ka dhënë më 21 janar për të vrarë. Për t’u dukur i qetë dhe i sigurtë, mund të thoshte që kjo është brenda ligjit apo broçkulla të tjera që thotë gjithmonë.

Por për çudinë e të gjithëve, ai u trazua keq dhe sulmoi inçizimet si të montuara. Pak a shumë siç tha për kasetën e Ilir Metës me Dritan Priftin që çoi tek 21 Janari.

Egërsia me të cilën ai sulmoi përgjimet e reja si montazh, është e rëndësishme për të kuptuar vlerën juridike të atyre përgjimeve.

Nëse përgjimi do ishte i parëndësishëm, Berisha do të thoshte siç ka thënë 12 vjet, “kemi zbatuar ligjin”, “kemi mbrojtur rregulloren e bulevardit”, “rregulloren e sheshit” etj.

Në fakt, i harroi të gjitha gënjeshtrat çfarë ka thënë 12 vjet dhe tha që ai përgjim nuk është i vërtetë, është i montuar etj. Pra reagoi si njeri i rrezikuar prej tyre, nëse janë të vërteta.

Pra e vetmja mbrojtje që i ka mbetur pas daljes së përgjimit është që ai të mos jetë i vërtetë.

Tani është apo nuk është i vërtetë këtë nuk e vendos Berisha. Për fat nuk e vendos më ajo gjykatë që hidhte poshtë ekspertizën amerikane të Gërdecit dhe 21 Janarit, dhe quante ekspertizë dikë që kishte një fushë drush në Gjirokastër dhe teserën e LSI.

Pra mbrojtja e vetme që Berisha ka tani pas daljes së përgjimeve të reja, është që ato nuk janë të vërteta. Kjo është një arsye më shumë për t’i çuar para prokurorisë dhe gjykatës, të cilat duhet jo vetëm të certifikojnë origjinalitetin e tyre, por dhe t’i japin atë rendësi që u jep Berisha, i cili në koshiencën e vet, është i bindur që faktet i ka zhdukur dhe këta mund t’i kenë montuar të duken të vërteta.

Mbi të gjitha është i qartë që po të jetë kaseta origjinale, ai shkon në burg. Dhe ka shpikur që janë montazhe. 

Askush më shumë se Berisha nuk ka vlerësuar rëndësinë e tyre prej kur janë bërë publike. Është i vetmi që po mbrohet vetëm me akuzën se janë montazhe. Por për fat të keq të tij, këtë nuk e ka në dorë më ai ta certifikojë si të tillë.

27 Komente

  1. B
    Bubuzhel Berati i punesuar i non grates Berrisha

    Me i rrezikshem se non grata Berrisha eshte Lulzim Basha pasi ka qene minister i brendeshem ky njeri duhet te bashkpunoje me drejtesin te tregoje gjithcka dhe nese eshte responsable te beje denimin i vetmi personne qe e zhveshe lakuriq kriminelin non grata Berrisha eshte Lulzim Basha heshtja e tije eshte avokatia me e mire qe i behet komunistit non grata Berrisha .....Basha duhet te tregoje cfare ka ndodhur nese ka pak ndergjegje .

    1. b
      ben.

      Mero kane arestuar ne amerike mikun e ngushte te ed rames per ca pune rublash. Eshte nen hetim dhe ed lideri global. Di gje rilindja per keto gjera ,apo jane shpifje te kazanit mediatik per te ulur reputationin e liderit global .

      1. .
        ..

        Shume e vertet Mero, për Ed Rame Turk hajdut Erdogani, Sali Gerdeci dhe ilir spiun. Çdo gjë që i rrizikone ate, dhe pushtetin e tyre, osë ështe e fallcofikume, ose ështe genjeshter... Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta duhet të dalin para drejtesise sa më pare të jet e mundur..

        1. A
          Andrea

          Mos I barazo krimet e SalRamBerisha dhe Meta floriri, me te Rames, , ,te pakten Rama ka gjynahet e veta, por nuk ka vrare , njeri, ,

        2. R
          Rais Petrela

          O Mëro pse nuk mbjell ca lesh mor burrë se na tmerrove me atë foton që vë tek editori-halet kushtuar me dashuri Salihut prej Tropoje. Bli edhe disa brisqe, po markë të mirë ama, psh brisqe rroje Boss, dhe shkumë, dhe rruaja Salihut para dhe mbrapa, sqetullat dhe veshët, mos harro dhe hundën. Pastaj Like Floririt. Sa me pare se do jetë vonë. Tualeti e ka marrë urdhërin për kurbanin e rradhës. Situate eshte squfur degjon o katundar qe pshurr ne brekë.

        3. D
          Doktorri

          Tha janë të montuara, sepse e di se nëse janë të vërteta SRB shkon në gop të Viçit.....

          1. L
            Ladi

            Ndoshta kete here: kjo eshte gracka ku mbreti (Saliu) kapet si laraska... Te shpresojme Mero djali se me ne fund erdhi ora e se vertetes.

            1. G
              Gjeli

              Nuk kuptoj sala duhet te arrestohet se nuk la prokuroren te arrastonte garditat cfar provash doni ju dhe kyekrimineli ishte ne zyre ndodhi krimi duheshin arrestuar qe te sala deri kush shkrepi arman

              1. L
                L.Xh

                Kur pulës i vjen veza në bythë, fillon e kakaris që e degjojnë e gjithë dynjaja, në vënd që të mbyllë sqepin për të treguar virgjërinë e sajë kundrejtë gjelit…

                1. .
                  ...............

                  Duke thënë gjithë ditën se, deri tani nuk është vepruar pasi do të ishte i pakuptimtë çdo veprim për faktin se Berisha komandonte në drejtësi, tani nuk na mbetet gjë tjetër veç të bindemi se përsëri nuk po veprohet, për faktin që opozita do hidhet në sulm se drejtësia kontrollohet nga Edi Rama. Meazallah se do njeri të thotë të vërtetën, të vërë në dukje fakti se drejtësia kontrollohet vetëm nga leku. Jepuni lekë dhe shihni çfarë do të ndodh, si bëhen të gjallë ata. Le të deklaronte qeveria paraprakisht një vlerë të majme shpërblimi për ata që do të merrnin përsipër hetimin dhe gjykimin e çështjes, pa kur të shihje si prokurorët dhe gjyqtarët do kacafyteshin me njëri tjetrin se kush do e merrte çështjen përsipër. Paraja, vetëm paraja mund t'i bënte të gatshëm për të rrezikuar, për gjë tjetër atyre as që jua ndjen. Dhe kanë të drejtë, pse duhet të rrezikonin për asgjë?

                  1. A
                    Arber Iliri

                    Mero,analiza perfekte.Nese vertetohet,audio si autentike Berisha shkon ne burg per vrasje me dashje te cilesuar,neni qe vertet e meriton.Ja cuan amerikanet nga dosja e nongrattes.

                    1. G
                      Gole

                      E pra ,Mero, se kërkonin fakte Enton Abilekaj,Armand Shkullaku,Andi Bushati me shokë,nga amerikanët.... Tani që dalin provat,nuk ndihen,rrinë urtë si kopila dhe del ai çmendaku që e ndjen gjallë ,e bëhet edhe më karagjoz se atëhere kur fliste për çadra - pistoletë... Veçse, Mero ai në burg nuk shkon! Asnjë vrasës në Shqipëri nuk bën burg,këtë e dimë të gjithë,apo jo?

                      1. S
                        Shqiptari

                        Mero! Do beje mire te beje nje koment apo analize rreth qendrimit qe mbahet ne media per 21 janarin dhe indicjet e reja ne qarkullim.Per “komentet” dhe”analizat” qe bejne SKIFTERET e Berishes ne media,sidomos qendrimet e disa “analisteve” te pernatshem ne televizione.Shteti ka vrare me armet e Gardes kater protestues dhe kane plagosur mbi 30 vete ne bulevard,skifteret bejne tallava duke vene ne dyshim edhe te vraret ne bulevard. Shteti nuk lejoi kqyrjen e vendit te ngjarjes,bllokoi,ndaloi arrestimin e zinxhirit komandues te gardes. E quajti vrasjen vetvrasje me çadra dhe stilolapsa nga turma. Nga protestuesit asnje nuk u vra brenda rrethimit te kryeministrise,zone e ndaaluar Berisha fshiu serverat e kryeministrise dhe tere gjurmet e krimit ne kryeministri dhe bulevard. Ai akuzoi Ramen se i pruri demonstruesit si “bedele” te kryeministria qe ti vriste garda e tij. Se me cfare do e Rrezonin Berishen protestuesit e di vetem Berisha qe bie vete brenda pasi jane vrare dhe mund te vriteshin dhe 300 te tjere qe do i merrnin kullen e barit. Skifteret e Berishes thone se nuk u qellua per te vrare por per ti trembur ne nje kohe qe ata u vrane ne disa pika te bulevardit per tu treguar Rames dhe demonstruesve se po nuk u larguat do pesoni fatin e atyre mjeraneve qe ai i vrau. Mero! Ti je nga ata qe e ke njohur mire Berishen dhe e ke paraqitur ate para kexuesit lakuriq,pa maske,me tere poshtersine e tij. Berisha ka hedhur tezat se Rama i pruri per ti vrare,viktimat i vrau Rama,ngjarja eshte hetuar, Rregullat e ruajtjes se objektit i nxjerrin vrasesit te pafajshem,garda shtiu ne ajer,ajo zbatoi rregullat e perdorimit te armes ne turma.Rama ka 12 vjet qe tallet me familiaret.Rama ka penguar drejtesine dhe nuk do zbardhjen e saj,

                        1. x
                          xhoxhi

                          Nuk jam gjykatës dhe prokuror por njeriu i ndershëm dhe që ska dorë në këto vrasje nuk do linte gur pa lëvizur për të marë pafajësinë.Fakti që nuk sulmon kundër akuzave tregon që prokuroria duhet ta arestojë dhe ta ulë në fronkë që të vërtetojë të kundërtën d.m th që ska faj pra të marë pafajësinë dhe të flerë rehat.Ky njeri jo vetëm për këtë por për të gjitha akuzat ky është fajtor.Ky njeri për një llaf goje është kahil të të hajë me dhëmbë në parlament ndërsa tani që në çdo gazetë kanal radio dhe tv del ai si vrasës nuk bë shamatë por ri si pulë.. Po u arestua ky njeri do dalin gjithë të këqiat e 32 viteve që vetë i ka gatuar..

                          1. I
                            Ilir

                            Berisha e ndjeu rrezikun dhe po hedh tymuese që të fshihet e të shpëtojë përsëri. Prandaj duhet të bëjë punën e saj drejtësia. Dhe ai që ndihmon më shumë në këtë rast është Lulëzim Basha,i cili duhet të sqarojë gjithçka dhe të marrë përgjegjësitë e tij në rast se ka.

                            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                              Berisha bëhet avokati i Gardës së Republikës! Përse ?!!!

                              1. S
                                Studio "BABALE"

                                Saliu pretendon se Studio "BABALE" do t'a certifikonj si jo të vërtet, sepse kjo studio është e njohur dhe e çertifikuar nga Saliu. Ai mendon se do mari çertifikimin "Babale 2". Prit thot Rama se nuk ke parë gjë akoma...

                                1. N
                                  Ndaje mendje mjero

                                  I shkreti Mero mjerani. Duhej ta injoronte Berisha proven e re - thote mero qyqari , por nga FRIKA doli e foli. Po te mos kishte dale te gjithe e dime se Mero ziu do kishte shkruar -Berisha nuk behet i gjalle nga frika , se doli pergjimi .

                                  1. A
                                    Alfred

                                    Histeri bolshevike,d.m.th e qenieve jo humane ne menyren si I versulen shtetit! 12 vjet kane patur rastin me te mire te nderojne kujtimin e atyre viktimave duke qeverisur me ndershmeri e profesionalizem! Ne vend te kesaj, kemi ritualin e pervitshem te loteve te krokodilit! Tufa e aligatoreve me Edin ne krye dhe pastaj me radhe, Tautau,Ulusiu, Erisa....,o zot, cfare monstrash!!!!

                                    1. C
                                      Ceco ka bixhak

                                      Berisha te ripet i gjalle me bixhak

                                      1. D
                                        Dani USA

                                        Shpresoi qe drejtesia te filloi te funksionoi po jame pesimist se si e ka katandisur ai per te cilin behet fial ne shkrim eshte veshtire ta besoi qe drejtesia do veproi mbi te ai eshte fatkeqsia e kombit Shqiptar ai e ktheu Shqiperin ne nje shtet rrumpalle dhe ky ka nje emer dhe emri eshte Sali( Serbi)Berisha.

                                        1. D
                                          Demostrusi

                                          Sali nongrada e di si ato montazhet e Babales te Salianit dhe shpreson qe tja hedhe si perhera por besoj qe kater shpirtra tere ata femije jetime per karrigen e qoftelargut SPAKU duhetqe te dy kryeministri i kohes Luli dhe komandanti i gardes duhet te kalojne kete pjese jete atje prapa hekurave

                                          1. U
                                            Une

                                            Jo, mos e futni ne burg. Ndryshe do t'i jepni fund kenaqesise qe ndjej nga nje i vdekur, i pa mbuluar. Nje gjendje kanibalizmi, e justifikuar prej bishes se gjalle qe mban ere vdekje. Lereni te muroset prej aromes se tij.

                                            1. a
                                              aspak

                                              Nëse zbardhja e ngjarjes së 21 janarit varet nga Lulëzim Basha, kjo çeshtje nuk ka për t’u zgjidhur kurrë. Të presësh të vërteta nga një gënjeshtar i certifikuar, burrë i lig dhe i pa bythë dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i SB në krime dhe korrupsion si Lulëzim Basha, mëse paku është miopi politike dhe juridike.

                                              1. D
                                                Drejtësia

                                                Luli ka shkruar tek Daj Sami dhe është i penduari i drejtësisë.Krimineli Sali e ka zbuluar veten duke thënë se jo 4 por 400 do vriste,se Edi Rama atë ditë ishte ne shënjestër e snajperi te Saliut.Saliu menjëherë fshiu serverin e kryeministrisë,nuk lejoj që gardistët të arestoheshin nga prokuroria dhe e quajti k/prokuroren lavire bulevardi.Te gjitha pergjimet dhe filmimet e asaj dite i disponon FBIA.Saliun e genjen medja se do shpetoj do perfundoj ne cmendim

                                                1. Z
                                                  Zani Burimi

                                                  Mero, qe kur ke shkruar "Viti 97" te kam vleresuar si dinjitoz , qe di te ndaje shapin nga sheqeri. Ama , mos u lodh me Saliun , sepse e ka marre nen mbrojtje Edi Rama hapur (ashiqare, sicc thuhet) qe ne masakren e Gerdecit.

                                                  1. N
                                                    Niku

                                                    Killer eshte salih ram berishovic Te gjithe ata qe e mbrojne meritojne kallashnikovin pa perjashtim se çfar dhe kush jane,,

                                                    Lini një Përgjigje