Viti që lamë pas është përpjekja e parë institucionale për krijimin e një fronti anti-perëndimor në Shqipëri, në emër të opozitës shqiptare prej Sali Berishës, ndihmuar nga partneri i tij Ilir Meta.
Në daljen e tij publike sot në fund të vitit, Sali Berisha akuzoi diplomatët amerikanë dhe ata britanikë, si diplomatë të korruptuar, të cilët sipas tij, janë korruptuar nga qeveria shqiptare për të sanksionuar Sali Berishën. Madje në stilin e tij 30- vjeçar si shantazhues, ai foli dhe për “dosje” që ai zotëron, për të provuar këto fakte.
Po përse nuk ka perspektivë fronti anti-perëndimor i Berishës në Shqipëri?
E para dhe e fundit arsye për krijimin e këtij fronti, është Sali Berisha dhe problemet e tij personale me Perëndimin.
Partia Demokratike nuk ka probleme me Perëndimin, pasi është partia e parë pro-perëndimore e Shqipërisë. Ajo është ngjizur si parti e njerëzve që kanë pritur ardhjen e Perëndimit në Shqipëri dhe të vetmin konflikt me Perëndimin po ua imponon Sali Berisha, si hall të familjes së vet.
Natyrisht ka plot trushpëlarë që besojnë teoritë konspirative të Sali Berishës brenda tyre, por dhe vet Sali Berisha nuk ka mundur dot të ndërtojë një teori konspirative më të gjerë se sa halli i vet familjar.
Ai as është munduar të thotë fjala vjen që SHBA apo Britania e Madhe dhe ambasadorët e Perëndimit, urrejnë Partinë Demokratike. E ka përqendruar gjithë betejën e tyre tek vetja e vet. Dhe kjo është e vërtetë.
Perëndimi e ka me Sali Berishën E ka dënuar atë si një politikan që duhet izoluar dhe gjykuar për korrupsion. E ka konsideruar minues të demokracisë në Shqipëri dhe të lidhur me qarqe kriminale në Shqipëri dhe më gjerë në rajon.
Ndaj përpjekja për të ngritur një front kundër Perëndimit nga Sali Berisha përfundon me ikjen e Sali Berishës në shtëpi apo në bankën e drejtësisë.
Bashkë me të ikin dhe arsyet përse opozita duhet të jetë anti-perëndimore.
Drejtësia shqiptare nuk ka vepruar dhe ka gjasa që ende të hezitojë të veprojë ndaj Sali Berishës. Është e qartë që gjyqtarë dhe prokurë shqiptarë janë të kompleksuar nga shantazhet e tij dhe gjuha agresive. Ata ndeshen përditë me fakte publike, me shantazhe të tij ndaj drejtësisë apo diplomatëve ndërkombëtarë dhe nuk reagojnë.
Do të mjaftonte fjala vjen deklarata e sotme ku ai thoshte se “kam dosje korrupsioni për ambasadorin britanik dhe kryeministrin Rama”, që SPAK të niste procedim penal për këtë aferë dhe të çonte para drejtësisë ose shpikësin e dosjes, ose personazhet e dosjes.
Por nuk e bëjnë. Nuk bëjnë dot asnjë gjyq për bashkëpunëtorë të tij. Mënyra si ai ka konsoliduar pandëshkueshmërinë për 30 vite, vazhdon të mbijetojë edhe me ndryshimet e reja brenda sistemit të drejtësisë.
SHBA dhe Britania e Madhe kanë bërë thirrje për hetimin e tij bazuar në faktet që ekzistojnë dhe janë publike dhe në Shqipëri, por kjo nuk ka ndodhur. Madje ka dhe deklarata shfajësuese dhe lojëra procedurale për ta shpëtuar nga hetimi.
Mosveprim i drejtësisë është i vetmi mekanizëm që mban në këmbë frontin anti-perëndimor në Shqipëri. Ky është një ë front pa baza politike, pa mbështetje popullore dhe mbi të gjitha, pa një shtrat historik.
Ky front i dedikohet vetëm një njeriu, Sali Berishës dhe bashkëpunëtorit të tij Ilir Meta, dhe kjo ngrehinë shkrehet me ikjen e tij.
Pa veprimin e drejtësisë, ai mund të mbijetojë dhe disa kohë fizikisht, derisa të rrënohet politikisht dhe të deligjitimohet nga pikëpamja elektorale.
Por kjo është një rrugë me kosto më të lartë, sidomos me dobësim të opozitës. Sali Berisha realisht më shumë se armik i Perëndimit, është armik i opozitës shqiptare dhe varrmihës i saj.
Betejën kundër Perëndimit ai po e përdor për të përdhunuar opozitën shqiptare dhe për ta vënë në rresht për interesa të tij. Me ikjen e tij bie dhe fronti anti-perëndimor në Shqipëri dhe mbyllet dhe përçarja e opozitës.
Në fund do të humbasë dhe betejën me Perëndimin, dhe betejën me opozitën, por bilanci do të jetë i hidhur për opozitën, nëse drejtësia nuk bën detyrën e saj për të ndarë spekulimin nga e vërteta e hidhur e një njeriu që ka vrarë , ka vjedhur dhe ka minuar demokracinë vetëm për interes të tij dhe familjes së tij.
Cfare u be me gjyqin e saliut ne France?!
Fjala jote, në veshin e perëndisë……Juri Kim dhe SPAK.
Nga ajo qe Berisha ka 32 vjet qe shpif,harron,nuk e kupton dhe i eshte bere profsion ajo. I shkreti Sali çpo heq. Keq me Ameriken,keq me Angline,keq me Evrpoen e keq me shqipeteret, Priteni ndonje dite do dalin me brek neper Tirane. Do shkalloi fare e do tallen kalmanjet e Tiranes duke e shpuar me hunj ne bythe.
Drejtesia ne Shqiperi eshte si koshi i plehrave, qe duhet te te pastrohet çdo dite.
I nderuar Mero! Ne kete editorial, si rralle here, nuk jeni konsekuent me veten! Ju shkruani qe Perendimi e ka konsideruar Berishen minues të demokracisë në Shqipëri. Pyetje: Ku dhe kur filloi minimi i demokracise ne Shqiperi? Ju e dini pergjigjen por e keni te veshtire ta pranoni. Ju thoni pastaj: "Me ikjen e Berishes bije edhe fronti anti-perëndimor në Shqipëri." Pyetje: Sot e krijoi Berisha frontin anti-perendimor? Kur ka filluar krijimi i nje fronti te tille? Ju thoni pastaj: "PD eshte partia e parë pro-perëndimore e Shqipërisë." Cili kriter e beri PD-ne te tille: lidershipi komunist? Bëmat? A ka dale e verteta se kush i sajoi vrasjet ne Shkoder ne vitin 1990? Eshte e vertete qe PD u krijua me urdher nga lart? Cila ka qene antaresia e PD-se? E beni dot analizen se kush u bashkua me te? Dhe me ne fund, ju thoni se, me ikjen e Berishes "mbyllet dhe përçarja e opozitës." Jo. Berisha e bashkoi opoziten per te marre pushtetin ne 2005. Ceshtja eshte pse e bashkoi? Qe te afrohej me Perendimin? Jo! E bashkoi qe, me pushtetin e fituar, te pushkatonte mijera demonstrues me 21 Janar 2011 dhe pastaj, te jepte monstren e pare te djegies se mandateve parlamentare, gje qe nuk ka ndodhur kurre ne historine e parlamentarizmit Perendimor! Eshte mire te jeni konsekuent me veten. Si gazetar serioz qe njiheni!
Prap paske ik nga kopshti zoogjik? Mule kthehu prap se Ramallahu me shimpanzat e vet ta kan dhi darken. Kur po je unt spo je vetvetja.
Mero investigo perse nuk e permend Berisha , Frano Shkrelin mikun qe e terhoqi nga aventura e 14 shtatorit 98. Shqipetaro malazezin , te atin e Shqipetarit me te urryer te botes , qe eshte ne burg per shitjen e ilaceve me cmime 1000 here me te larta se tregu. Qelbesirat dhe te urryerit jane ne nje front se bashku..... I biri i Franos po e ben burgun ne US, te shikojme ku do ta beje burgun i biri i ketij qelbesire.....
Aljeno ti organin e tretjes e ke në tru e gojën e përdorë për jashtêqitje.
Prokuroria e Enver Hoxhës, nuk e dënonte atë, "udhëheqësin legjendar" ! Të tilla mardhënie janë ndërtuar në 30 vjet, në emërimet në drejtësi,në ofrimin e shkollës së magjistraturës, berishjanët vazhdojnë t'a kontrollojnë dhe sot . Fidanishtja prodhon "jurist demokrat", por jo "besprerë" .
Mero djali,për hir të së vërtetës: Problemi S.B. është shum kompleks,ai fillon në 90-tën dhe do na shoqëroj për një koh shum të gjat. Gjermani thot: Besser ein Ende mit schreck,als ein schreck ohne Ende! Në shqip:Më mir një fund i tmerrshëm,se sa një tmerr i pa fund. Në rastin konkret,do të ishte më mir nje përmbysje me dhun,se sa ky i ashtquajturi kalimi i but , pa gjak i inskenuar nga Ramiz Alia,duke na lënë litarin nëpër këmb,në formën e S .B. Do ishte derdhur pak gjak,poooor do i ishte kursyer vendit ky tranzicion që nuk ka për të mbaruar kurr,i shoqëruar me mijëra viktima, me shkatërimin e ekonomis,me ngritjen e një sistemi të korruptuar gjyqësor,me shkatërrimi e çdo vlere morale etj. Edhe po të kthej qoftlarguS.B. patkonjt nga dielli,problemet nuk mbarojn. Sepse qoftlargu e shndroi korrupsionin në sistem. Fara që ai mbolli nuk ka për tu zhdukur ndonjë herë. PS: Të lutem,na i kurse atë frazën shum të përsëritur,partia e parë pluraliste dhe pro perëndimore, në fakt dhe për hir të së vërtetës ajo,PD ,nuk ka qen kurr parti, dhe aq më tepër demokratike! Faleminderit
Analize e sakte. Te lumte pena. Kermes po I vjen fundi.
Živeo Aljbin Kurti, jedini lider na brdovitom Balkanu. Dole surovi autokrati Vučić, Rama, Orban, Ljukašenko, Kadyrov i njihov otac Putin.
RRNOFT ALBIN KURTI jemi krenar me ty zoti të bekoftë ty dhe Kosoven.
Albin Burri Kurti Kryeministri më i mirë shqiptarë i të gjitha kohërave.Rroft Albin Kurti me shoqe e shokët që i ka.
Mos u boni agjami. Gjykates se Serbise, Rusise dhe te LDK's nuk duhet ti gzohemi se kjo e damton reputacionin e shtetit te Kosoves. Na barazon me gjelatin serb. Prandaj duhet me reagu politikisht sa per sy e faqe kundra saj. E keto reagime nuk kuptojn se po merzitemi per kriminelet qe denohen si individ. Kuptone pak dipllomacin o shqipkar.
Eshte me se e vertete se, Sali Berisha eshte verrmihesi i opozites. Megjithe keto te zeza qe ka bere Saliu dhe drejtesise i ka hyre maçoku i frikes ne bark. Qendrimi i tij agresiv ndaj SPAK-kut dhe drejtesise ne pergjithesi,po jep frutet e veta te mira per ate. Drejtesia nuk ka kellqe. Saliut bravo i qofte doli me ii forte se SPAK-u e gjithje te jeret. U shpeton shurra nga Saliu ne nje kohe qe Saliu nuk ka asgje ne dore. Drejtesia ka policine ka organet e tjera t shtetit qe mbrohet,mbi te gjitha ka forcen e ligjit. Turp per drejtesine.
Ashtu do t'i ler te gjitha varur te gjitha, do e shtyjne ne pafundesi, sepse C'drejtesia jone eshte e tredhur. U ka te gjitheve dosje Saliu, jo nga ato te komunizmit, ato te tanishmet.
Partia demonkratike nuk ka qene asnjehere pro amerikane europiane. Eshte e krijuar nga ramiz alia e sigurimi i shtetit . Baze fol te verteten
Mero ,ai ka krijuar rreth vetes nje mit,si i paprekshem,se ka bindjen qe idhtaret rrotull tij do ta mbrojne me te gjitha mjetet.Ashtu krijoi dhe EH,por gradualisht shqiptaret e braktisen.Mban me gariet ata qe mban rrotull me lloj lloj fantazira,qe vetem ai di ti krijoj.Nuk dihet sa jane te bindur,se mund ti sjelle ne pushtet nje person, i braktisur nga politika perendimore.
Mbasi fitoje gjyqin ne tribunal Paris tani i ka shpallur lufte korrupsionit nderkombetar ka nje dojse jo ka dy dosje haaaaa po do ti tregoje kur te vije koha nga behari qe non grata eshte i pjedhrur dihet po ata qe i shkojne pase çfare jane ? Po femije, njerez te aferm ka ky i semure mendore gjynah nuk lihet nje njeri rrugeve te tallen kazanet e mbremjes tv duke lehur si zagari cfare pret familja ta dergoje ne spitsl kur te dali lakuriq rfugeve te Tiranes
Po pse moj “aleance…..” je Kaq naive ?! Ate Ramizi e kaloi “lumin pa gjak” e mbushi me gjak Sali Serb Mi- lloshevici ! Pse keni memorie kaq te dobet dhe nuk kujtoni gjenocidin e 97-tes !? ku Berisha i vuri zjarrin gjithe Shqiperise, nje lufte e vertete per mbrojtjen e kolltukut presidential te Berish kriminelit e mafiozit rajonal ! Nuk po permen vrasjet individuale duke fi- lluar nga Remzi Hoxha e duke mbaruar te Azem Haj- dari, Olldashi, Santos e me ne fund Gerdeci dhe 21 Janari ! Keto 30 vjet Shqiperia ka vetem krime mons- truoze vetem nga nje dore e zeze, e “fshehte” por qe shqiptaret nga I vogli deri te i madhi qe kjo dore eshte e “Godfatherit” shqiptar : Sali Berisha dhe partneri I tij, Ilir Floriri, ekzekutuesi i Dritan Priftit…..!!!
Po komenti im……
Drejtesia pas 10 vitesh te Rames ne Pushtet e Berishes ne Opozite...na qenka ne duart e Berishes? Mero, mos e shtyj budallallepsjen tende aq larg per hir te bythlepirjes se Pushtetit Rama! Drejtesia eshte totalisht nen urdherat e Edi Rames. Ti dhimbset valle ketij Rames ai Saliu...apo ka hallin se burgosja e tij duhet pasuar me tere zinxhirin e Rilindjes duke nis me Lil Beqet, Damian Gjiknuret, Ben HaMutajt, Erion Velia etj, etj, e der tek Naltmadheria? Mendoje ca kete Mero, mendoje...ne te ka mbetur ndonje cope tru ne ate kafke tullace.