Fraksionet opozitare të PD, si banda mercenare të klaneve të PS

20 Gusht 2025, 19:24Editorial Mero Baze

Fenomeni më i shëmtuar që i ka ndodhur opozitës së Sali Berishës, është se partia nuk është fraksionuar sipas ideve apo alternativave të ndryshme që ka, por sipas halleve që ka Partia Socialiste dhe njerëzit e pushtetit të saj, që përdorin PD-në si një kontingjent mercenarësh për të luftuar njëri-tjetrin.

Duke qenë dy parti me mentalitete krejt të ndryshëm, Berisha nuk ka pasur mundësi ta parashikojë këtë degradim.

Gjithmonë në PD ka pasur njerëz që kanë pasur lidhje me PS-në dhe e anasjelltas në PS, por kurrë PD nuk ka qenë më shumë se sa sot një kontingjent mercenarësh në funksion të luftës së klaneve brenda PS.

Dhe tani, meqë çdo klan i PS ka bandën e vet në PD që e mban me para, që i financon portalet, që i jep leje ndërtimi apo licenca për biznese, koncesione, tendera etj., PD është fraksionuar jo si një parti idesh të djathta, por si një garnizon lufte që reflekton interesat e së majtës dhe luftës së klaneve brenda saj.

Në një farë mënyre PS tani është bërë edhe pushtet edhe opozitë për veten e saj, një gjendje në të vërtetë po aq e degraduar politike, e cila për shkak të fuqisë financiare dhe pushtetit ka gjetur të varfrit e PD që i mban me para dhe i bën të ndjehen mirë si të emëruar në opozitë.

Kështu, grupi kryesor i PD që vërtitet rreth Shkëlzen Berishës mbahet nga një grup brenda pushtetit, me leje ndërtimi, me zhbllokim pronash të falsifikuara që ka marrë Shkëlzeni kur ishte në pushtet, siç është rasti i Ksamilit dhe Sarandës, dhe me një sërë financimesh përmes oligarkëve të medias së familjes së tij, e cila tani është një media po aq e pasur sa mediat e mëdha të pushtetit, edhe pse është qesharake.

Një tjetër grup mbahet nga klane të PS për stimulimin e protestave kundër rivalëve të tyre, siç ishin protestat para Bashkisë së Tiranës me 10 vetë, apo për të financuar portale gjobëvënëse që shtiren si opozitare për të luftuar rivalët e tyre në parti.

Dhe ky zinxhir i pafund vazhdon tek çdo kush që në PS ka nevojë të sulmojë dikë. Ka gjithmonë gati një grup mercenar në PD apo një portal që vetëdeklarohet i tyre, por që mbahet me lekët e PS.

Kjo skemë shtrihet pastaj edhe në bashki në rrethe, duke kompletuar në kapilaritet kthimin e opozitës në një bandë mercenare në funksion të pushtetit.

Ky është niveli më i ulët dhe poshtërues që ka pasur opozita ndonjëherë në Shqipëri.

Ky rivalitet pastaj reflektohet edhe tek ajo që quhet luftë e brendshme në PD, që në fakt janë po ashtu mekanizma të lëvizur nga PS. I vetmi biznes që mund të bëjë gazeta Tema, për shembull, është me kërkesat që vijnë nga politikanë nga PD që gazeta t’i sulmojë që ata të bëhen të besueshëm tek Berisha. Madje për këtë janë gati edhe të paguajnë, pasi tani kultura e mercenarizmit është kthyer në kulturë politike normale brenda PD.

PD nuk ka qenë kurrë në këtë nivel. Ka qenë gjithmonë një parti pa demokraci, një parti e diktuar nga Berisha, një parti pa garë dhe frymëzim, por ka qenë një parti që nuk është dorëzuar në këtë mënyrë tek pushteti.

Dhe me gjasë kjo ka ndodhur pasi të parët që janë dorëzuar tek pushteti janë fëmijët e Sali Berishës dhe bizneset e tyre. Pastaj të tjerët me stilin: secili për vete, Zoti për të gjithë.

Ndaj nuk ka faj Flamur Noka që thotë në shtator duhet të hidhemi të gjithë në luftë, pasi i duket e vetmja rrugë që të “zbulojë” mercenarët e PS në PD. Vetëm se harron që ata paguhen nga PS pikërisht për të bërë sikur bëjnë luftë dhe nuk ka për ta kuptuar dot as këtë herë.

33 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    Mero ti e di mire qe te dyja partite qe ne krijimin e tyre,i ndane sa komunista do merte PD e sa sigurimsa e sa do ngeleshin te PS. Dhe kete e beri shoku ramiz qe saliu e ngrinte ne qiell dhe e beri presidenti pare i pluralizmit... Dhe keto dy parti,u quajten nje e djathte e nje e majte sa per te thene dhjerokraci. Cfare e lidhe saliun nje fshatar shpelle e bir bariu qe edhe dhite nuk i kishte te vetat,apo tritan preshin komunist apo ca sigurimsa qe kane vrare e zhdukur njerez,i fjathte muli e vokshi me nje fis te gjithe komunista. Keta luftuan dhe u pelqeu karrikja nga ku vinin milionat e korrupsionit e u ben me vila si majtas si djathtas... Sa per ate qe thua se PS po mban me lek ca fukarenj te PD,e verteta eshte se po mban te pasurit me leke dhe te pasurit po behen me te pasur e te varferit me te varfer

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fidai

      O Mero, mos je prishur gjë me Edi Ramën ? Kështu siç shkruan ti, tregon se ka ndodhur një krisje e madhe dhe e thellë, ndermjet ju të dyve. Kish është shkaku ? Veliaj ? Apo Metaj ? Apo të dy nga një çikë ?

      Përgjigjjuni
      1. C
        Charles McRay

        I nderuar shoku Ymer! Dua te prenotoj dy dhoma tek hoteli jot ne Ksamil (Porta Hotel) Shtator Tetor dhe gjysmen e pare te Nentorit dy dhoma. Por me thote receptionisti qe "per prenotime te gjata duhet te flisni me pronarin Ymer Baze". Kerkova nr tend por me thane eshte I rezervuar. Ne jemi 4 arkitekte nga Brighton qe po bejme nje projekt ne Ksamil me ftese te ERames dhe na pelqeu hoteli juaj per akomodim. Mundet te na ndihmoni? ( perkthimin ne shqip te kerkeses e bera me AI)

        Përgjigjjuni
      2. A
        Admiruesi i Saliut

        Nuk ka franksione ne PD, ka vetem pjella te vdekura te Salit. PD eshte e infektuar nga hieja e vdekses politike.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Analosit

          Populli antikomunist ka deshire te votoj ish komunistet e devotshem si Sali Berisha.. ti or mik meqe te ka ngel qejfi me Ramizin qe ka vite qe ka vdek foli popullit veshderr antikomunist qe mos te votoj Saliun. Kjo eshte demokracia. Nese je idiot i dobishem normal qe ben lojen e dikujt tjeter ne ket rast te Partis Socialiste. Mero nuk thote asgje me shume se ajo qe njerezit me dy pare mend e kane ditur qe ne kohen e Nanos, Metes dhe sot Rames. Sot thjesht eshte me e dukshme dhe shume e kane kuptuar nga PD por jane ende shume qe nuk kane shprese ta kuptojne ndonjeher qe brezi hajdut dhjetorist moren pishtarin e demokracise dhe i vune flaken shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Analisti shurres saliut

            Analisti shurres saliut,si dolen analizat e uturakut qe ti mban... Ty te vjen keq per saliun komunistin me te ndyre qe i bertiste popullit antikomunist"rrofte ramiz alia komandanti me i ri...."apo te vjen keq per ramizin qe caktoi sigurimsat ne PD dhe i tregoi qe ne krye duhet te jene njerzit tane se po e moren te permbysurit do na permbysin dhe saliu e permbushi amanetin e tij duke pasuruar brekgrisurit komuniste e duke luftuar ishet.... Meqenese je analisti shurres saliut,mund te na thuash,sa %e partiae derrave ose e kryesise tyre kane qen komunista e sigurimsa ose bij te tyre

            Përgjigjjuni
        2. N
          Nje lab Vlore

          Mero , Po vazhdove keshtu , me kete lloj analize , me keto vertetime , me kete stil natyralist ( fotografi e realitetit , Jo realizem qe ngjizet nga tipikja dhe tipizimi ) duke na gostitur me bazyrrene e vertete te Shqiperise tone , do t'i gdhendesh vetes nje monument sic e beri dhe Pushkini nen terrain e Risise cariste . Une te pergezoj per kete start dhe shpresoj shume qe ta vazhdosh , pa u trembur nga pasojat ....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Medi Republikan leshi

            Kësajë i thonë, si ta fut i joti, nuk ta fut i huaji. Bir Selman i nënës, je bërë për tu qarë me llahinka…

            Përgjigjjuni
            1. n
              niku

              Ne partite e medha ndihet me tepër se te partite e vogla , kjo gjendje pseudodemokratike .Ne krahun opozitar ,degjon vetem klithma,denoncime bosh ,asnje lloj alternative.Te paktet zera qe kane arsye politike opozitare ne ekran mund te permendim Flamur Kuçin edhe Indrit Vokshin.Ndersa nga pozita eshte e domosdoshme nga kryeministri te degjoje me perparesi votuesit e PS qe kerkojne shtet ligjor me standarte europiane dhe fundin e hajduterise ekonomike 35 vjeçare.Nuk mundet ,qe ,Shqiperia europiane te kete evazion fiskal dhjetera miliarda euro ne vit nga shumica e bizneseve dhe intitucionet e shtetit nga me te lartat e deri te me te ultat te luajne rolin e budallait para votuesit shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alfred

                Muli eshte kryemercenari!!! Ka lindur me kete "dhunti" Eshte personifikimi i njeriut qe nuk ka patur kurre ne jete kurrfare skrupujsh morale! E jo me tash qe ka mbushur barkun me buke e xhepat me para ne grazhdin e pushtetit korruptiv dhe abuziv!!!

                Përgjigjjuni
                1. u
                  uskania

                  Futja p… dhw ti Mero, sipas rastit.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Elsa

                    O taknafesa Kosoven që nga 1999-2020 e kanë udhëheq ( zaptu e zezu ) komunistat ( ku po do komunist ma të poshtër se Isa Mutafa ..) dhe bijtë e zagarët e komunistave, shpiunët dhe tradhtarët e komunistave … krejt UÇKurcat e rrejshëm komanirat e Rognerit tan shpiun e informatorë të Serbisë…..Rrnoft Albin Kurti hero i vertet i ditëve të sodit.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Elsa

                      Jam 100% peder serbo-grek. Cdo dite emrin e nderroj po byth.irjen se harroj.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        patriot shqiptar

                        Elsa ,21.08 t kift derri shkinen serbe

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        ABC

                        Po mire po Salihi kur mori kryr socialistin qe quante Kaci i Zi , Kastriot Islamin , socialistin Gjovalun Kadeli , rojen e Namik Dokles pooicin e Kuksit Asllan Domgjani etj.etj. Po Salihi mori 100 leje pallatesh e kullash nga pederasti i Bashkise Tiranes Erion Velia. Po Sali vodhi 132 hektare ose 1.320.000 metra katror bregdet ne Ksamil , po Argitja 20 hektare me hotel ne Jale e shume e shume te tjera. Sic sheh Salihi interesin e Familjes se vet po Demokratet te shohin Albana Vokshin me kulle 37 kat te ish expozita Shqioeria Sot...

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          ABC

                          Po mire po Salihi kur mori kryr socialistin qe quante Kaci i Zi , Kastriot Islamin , socialistin Gjovalun Kadeli , rojen e Namik Dokles pooicin e Kuksit Asllan Domgjani etj.etj. Po Salihi mori 100 leje pallatesh e kullash nga pederasti i Bashkise Tiranes Erion Velia. Po Sali vodhi 132 hektare ose 1.320.000 metra katror bregdet ne Ksamil , po Argitja 20 hektare me hotel ne Jale e shume e shume te tjera. Sic sheh Salihi interesin e Familjes se vet po Demokratet te shohin Albana Vokshin me kulle 37 kat te ish expozita Shqioeria Sot...

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            ABC

                            Po mire po Salihi kur mori kryr socialistin qe quante Kaci i Zi , Kastriot Islamin , socialistin Gjovalun Kadeli , rojen e Namik Dokles pooicin e Kuksit Asllan Domgjani etj.etj. Po Salihi mori 100 leje pallatesh e kullash nga pederasti i Bashkise Tiranes Erion Velia. Po Sali vodhi 132 hektare ose 1.320.000 metra katror bregdet ne Ksamil , po Argitja 20 hektare me hotel ne Jale e shume e shume te tjera. Sic sheh Salihi interesin e Familjes se vet po Demokratet te shohin Albana Vokshin me kulle 37 kat te ish expozita Shqioeria Sot...

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              ABC

                              Po mire po Salihi kur mori kryr socialistin qe quante Kaci i Zi , Kastriot Islamin , socialistin Gjovalun Kadeli , rojen e Namik Dokles pooicin e Kuksit Asllan Domgjani etj.etj. Po Salihi mori 100 leje pallatesh e kullash nga pederasti i Bashkise Tiranes Erion Velia. Po Sali vodhi 132 hektare ose 1.320.000 metra katror bregdet ne Ksamil , po Argitja 20 hektare me hotel ne Jale e shume e shume te tjera. Sic sheh Salihi interesin e Familjes se vet po Demokratet te shohin Albana Vokshin me kulle 37 kat te ish expozita Shqioeria Sot...

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                E vertet

                                Lejet per kulla e pallate nuk i jep bashkia por qeveria nepermjet KKRT o popull se ngelet budallenj.. 100 her e shpjegonte Lali i shkret prandaj dhe e futen brenda. Bashkia jep leje vetem per ndertesa deri ne 6 kate apo rregullim banese.

                                Përgjigjjuni
                              2. S
                                S'ka pa's ndonjehere opozite! Eshte false.

                                Nje nder analizat me intrigues te z. Baze! Kjo analize e le pa gjume Nongraten and kompani, Mulin, Cim peka., por edhe Tertanin e Paloqen. Mesa kuptoj dajakun do e haj Kellici I shkret. Po ta therras SPAK e ndihmon shume Kellicin. Por ndoshta dajak edhe G. Bardhin e ca te tjere. Nderkohe Rama ferkon duarte. Ka 83 deputet dhe sigurishte.... e di qe opozita eshte shpartallue. Po e rregullon edhe pushtetin lokal me njerez te pd dhe partite e tjera opozitare qe po thahen per " ca leke" dhe po u vjen koha pension. Pregatit programing 10 vjecar me IA. Ne popull e "shajne" por e mbyllin me keto fjalit qe " ka punue, ka ndryshu qytetet, shqiptaret ndjehen krenar tashme kur din jashte. Europa me sa duket po na pret..ne 2030. Pra PS ka sigurue tashe fitoren e zgjedhjeve te 2029.

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  X

                                  Ky shkrim,qofsha i gabuar,me duket si ato dokrat qe thot Cako te rrethi katror.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shaqo

                                    Pak nga pak helm, ne finale behet shume. Po sa njerez mund ta pijne ate helm, kuptohet qe jane shume pak. Kur PS nuk u perca as nga Meta e as Islami me Malajn e Blushin, e veshtire qe ta fraksionosh ti Mero. Ti shkruaj, por vetem ca partizane te atyre qe permenda me lart, mund t'i kaperdijne aludimet e tua.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      MIRDITORI

                                      E ke Qar fare O MERO. Perfundimisht je mendje holl

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vlonjati

                                        Po qka karin deshiron bre LDK-ja apo ajo qka ka mbet prej saj, mbeturina paterice e Devollve e PDK-se dhe te tjerve??? Ecni prej shpije robt ju qifsha e dorzoni mandatet. Masi ju nuk deshironi me punu per popullin athere lshone rrugen per ata qe dojn dhe dijn e se po ia dalin shum mir bile. Po ju jeni bo bre ma ZI se Shkijet bre jau qift Albini nonen.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bari Falliu

                                          Mire ata te PD-se qe qenkan mercenare dhe u sherbejne klaneve te ndryshme te PS-se per te perfittuar toka ne bregdet, leje ndertimi etj., etj. Por keto klanet brenda PS-se, qe shfrytezojne mercenaret e -PD-se per t'ia ngrene koken njeri-tjetrit, mos jane me te fisem? Po te jete puna keshtu sic thote z. Mero, mjere ky vend. Dhe te paret qe duhen zhdukur jane klanet brenda PS-se, nese ekzistojne vertet,. Se pastaj as mercenaret e PD-se nuk do te kene kujt t'i sherbejne.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Monda

                                            Tek kjo analize besoj se, keshtu ka ndodhur.. E. Veliaj eshte perfolur per korrupsion dhe u arrestua pa prova. U perfol pas arrestimit se kishte dore Bela(!!!), por Ulsiu u zbulua nga shoqerimi qe I beri Lalit per ne spital, shoqerim qe as krimineleve e vrasesve nuk I eshte bere. Monikes qe e di gjithe Shqiperia qe ka bere lek per vende pune ne administrator nuk po I hyn gjemb ne kembe(?!?!) Pra ne kete vend ra planing Tropoja dhe po sundohet nga klani dibran( DumBelUlsMon

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Baca

                                              Shkrim alucinant dhe me doza konspiracioni i Meros, si rralle'here! Duhet te jete qejfmbetur me dike/diku!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Belo Balluku

                                                Pirdh se shfryhesh.. Belo Balluku ishte turpi me i madh qe rrinte si qen para deres se bashkise dhe sapo arrestuan Erionin u zhduk.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Baca

                                                  "Belo...", te kerkoje ndjese qe nuk mund te t'a kryej sot porosine, pasi kam ne grafik nje pune me te rendesishme, pavaresisht moshes. Shpresoje te me kuptosh drejte!!!

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. A
                                                Analosit

                                                Ti Mero e di me mire se te gjithe qe PD ka punuar per llogari te franksioneve te se Partis Socialiste qe ne kohen e Nanos. Ishte Fatos Nano qe i beri me lek te gjithe. Me pas Meta dhe sot Rama. Mos te te vij keq fare persa kohe ka nje pjese te shoqerise qe voton Saliun dhe PD kjo loj do vazhdoj. Idiotet e dobishem qe luftojne komunizmin nuk jane shquar kurre per zgjuarsi.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Q
                                                  Qimi

                                                  Mero nje pyetje nga salla:Po zotrote bene pjese ne kete grupim,apo je me vehte dhe u sherben te dyjave sipas rastit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. I
                                                    I riu komunist që i futën preshin dhe u bë demokra

                                                    Po jenë të vërteta këto që thotë Mero dhe në qse do të ndihmojë demokracinë , mirë do të ishte që problemet ti adresojë konkretisht , duke e vënë pikën mbi iiii dhe në institucenet përkatëse . Kështu do të ndihmojë partitë politike dhe institucionet e drejtësisë të bëjnë ndërhyrjet e nevojshme . Me legjendat urbane le të merret i Qimi mjekër cjapi , që këtë zanat i mësuan kur la dhitë në Has dhe zbriti në Tiranë për tu bërë gazetkar .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. n
                                                      ne

                                                      PeDe-rat SHQUP-Isa nuk jane parti politike por veç nje çete bashipozukesh nen komanden e Salikermes.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje