Gazetari larg ekranit. Si duhet të flasim për dikë që ikën dhe nuk na dëgjon më.

24 Gusht 2025, 19:20Editorial Ardian Vehbiu


Në kujtim të mikut Artur

Gazetari larg ekranit. Si duhet të flasim për dikë që
Më pikëlloi fort lajmi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit – “bashkëfshatar” imi nga rruga e Durrësit dhe nga shkolla Avni Rustemi, dhe më pas miku që e pata sidoqë shpesh në distancë. Përveçse patëm ndarë të njëjtët shokë dhe rrethe sociale, patëm bashkëpunuar për ndonjë projekt të tijin me Radio Radicale, kur ai jetonte në Romë dhe unë në Napoli. Më pas e kam ndjekur me interes të madh kontributin e tij për çështjen e Kosovës dhe në përgjithësi për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Jugosllavinë që po shpërbëhej; por jo vetëm – sepse Zheji ka mbuluar Shqipërinë, për atë Radio, edhe në vitet 1990, përfshi edhe periudhën kaotike të vitit 1997.
Por iu larguam njëri-tjetrit dhe nuk mbaja më lidhje me të, përveçse ia lexoja editorialet që botonte në faqen 360 gradë; ishte fort i zoti në atë që bënte, mund të kish bërë diçka më shumë. Sot kalova kohë duke lexuar eulogjitë, formale dhe më pak formale, të kolegëve dhe miqve të vet – për të konstatuar sërish se ne, si kulturë, jemi vërtet nekrofilë, por të vdekurin nuk dimë ta trajtojmë me respektin që meriton; dhe këtu me respekt kam parasysh edhe virtytin për t’ia kursyer dikujt gjepurat dhe bombastin. Ndoshta është herët, ndoshta nesër do të lexoj gjëra më të plota, të paraqitura më denjësisht.
Arturi kishte shumë vjet karrierë si gazetar, si publicist, si figurë televizive; por nuk vura re që ndonjë institucion t’ia kish ndjekur veprimtarinë vit pas viti dhe të ishte gati për t’ia prezantuar meritat për publikun. Në një kohë që sot, të duash të kërkosh, gjen akoma online regjistrime të reportazheve dhe intervistave të tij për Radio Radicale-n, ku punonte dikur. Me siguri ka lënë gjurmë të thella kudo ku ka punuar, por këto gjurmë dikush duhet t’i kish arkivuar, regjistruar dhe mapuar për vëmendjen e publikut.
Sërish kthehemi te mënyra si duhet të flasim për dikë që ikën. Që ikën dhe nuk na dëgjon më. Disa inkompetentë, sot paradite, sillnin për lexuesit raportet e policisë nga Saranda, të thuash se ishte fjala për ndonjë krim që duhej zbardhur. Të tjerë kishin hedhur në dorë ndonjë CV të Arturit dhe ia radhitnin mekanikisht vendet ku kishte punuar, si të ishin duke ia shkruar faqen në Wikipedia. Miq të afërt të Arturit flisnin me zemër, por pa i pasur në dorë informacionet e nevojshme.
Dhe meqë përmenda “faqen në Wikipedia”, po shtoj edhe se te kjo faqe, Arturi prezantohet si “i biri i euriditit” Petro Zheji (vëreni si është shkruar fjala); dhe atje përmenden ofiqet e të ndjerit, drejtor këtu e drejtor atje, por jo për kontributin e tij të mirëfilltë, që nuk ka qenë i pakët, në gazetarinë dhe publicistikën shqipe (pa folur për dramaturgjinë). Asnjë fjalë nuk thuhet për vitet e tij në Radio Radicale – e cila ka qenë një media politike e dorës së parë në Italinë e viteve 1970-1990 e mbase edhe më pas; dhe veçanërisht aktive në vitet e shpërbërjes së Jugosllavisë e të krizave në Shqipëri.
Prisja që një koleg i Zhejit, nga Kosova dhe Shqipëria, të shkruante diçka për angazhimin e tij serioz, konsistent dhe të nivelit të lartë në favor të shqiptarëve të Kosovës dhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së tyre si pakicë brenda një shteti tashmë të vdekur dhe si shkelje e të drejtave të njeriut; jo ta përmendte, siç po bëj unë këtu ngaqë nuk kam informacion tjetër – por të përshkruante, ta analizonte, ta vinte në kontekst. Jam habitur që asnjë institucion a organizatë gazetarësh, në Shqipëri, nuk i ka mbledhur dhe as arkivuar këto informacione për të vetët; ose, nëse i ka, nuk gjykon se duhej t’i sillte në vëmendje pikërisht tani.
Edhe një herë, u desh një vdekje që të më kujtonte se ne, si kulturë, nuk dimë t’i kujtojmë njerëzit e shquar; dhe mbase gënjehemi se një ceremoni varrimi madhështore me britmat ngashëryese “lamtumirë miku im!” mjaftojnë për ta përcjellë të ndjerin. Për të njëjtën arsye, ne përfytemi vit pas viti për “pardesytë” e 1990-ës dhe emrat e atyre që “ishin” e që “nuk ishin” te kjo apo ajo mensë, por ende nuk vëmë në dispozicion – të lexuesit, të studiuesit – shtypin aq të gjallë, dinamik dhe intelektualisht të pasur, të viteve 1990. Prandaj edhe ky lexues e ky studiues e ka më të lehtë të shfletojë ndonjë broshurë të dorës së tretë e të katërt, të 100 vjetëve më parë, se ato media të shkruara, të cilat iu përveshën ballazi politikës, në vitet e para të themelimit të pluralizmit në Shqipëri. Arturi ishte korrespondent i Radio Radicale-s edhe gjatë atyre viteve – dhe ka folur e shkruar nga Tirana, në kohën kur edhe Shqipëria vetë rrezikonte luftën civile, anarkinë dhe shpërbërjen.
Po të isha gazetar, do të ndihesha i nëpërkëmbur dhe i përdhosur; dhe, për ta kujtuar kolegun tim Zheji me nder e dinjitet, përtej muhabeteve shpesh pa bukë të emisionit 360, do të kisha shkuar të dëgjoja me dhjetëra e dhjetëra intervistat, reportazhet dhe ndërhyrjet e tij, gjatë viteve 1990; mbase ka ende kohë për të bërë diçka.

Peizazhe të fjalës &  Tema

26 Komente

  1. T
    Tirana

    RIP Artur Zheji, por jo me shkrime pa kulture si ky Vehbiu dhe, per me teper, qe nuk paska mbajtur asnje lidhje me te.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Me bythe e lexove shkrimin o Baftjar katunar?

      Përgjigjjuni
    2. F
      Flori

      Qe te kujtosh mbi veprimtatine e nje njeriu, fillimish do duhej nje koleg/e juaj re bente kete pune, pra ti invertistonte POR TE KISHTE ATE CILSINE QE TE DINTE C’TE PYESTE. Der me sot, ne nuk kemi ndonje gauetar biografik. Tek tuk ndonje dokumentar por rdhe keto SHUME te mangeta ne konvept

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leo Nard

        Të nderuar komentues. Kur ndodh vdekje, si shqiptarë, e kemi zakon që heshtim në rast se nuk duam të flasim mirë për të ndjerin. Prandaj ju lutem shumë, më mirë të heshtim, të tregojmë fisnikeri, se sa të flasim keq për të ndjerin.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri

          Shkrimin e Vebiut nuk e lexova fare. Per te vdekurin thone qe nuk flitet keq. Por tek i ndjeri nuk kam pare vlera njerezore te spikatura. Ka qene kumarxhi, pijanec, kurvar dhe i korruptuar ne funksionet qe ka patur. Per ta mbyllur do ti shpreh familjes ngushllime per humbjen e njeriut te tyre te dashur.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klm

            o Shqiptar Eri ! Ne shqiperi epitetet qe ke shkruar ti, jane epitete per cdo njeri si te thjeshte e si VIP, e per me shume keto epitete i vihen akoma me shume e ne menyre "agresive" njeriut "te lexuar" e me kulture si rasti i klasit Artur Zheji. E thjesht po ta mendosh, ja nje shembull, nje kompliment me edukate e takt qe njerzit te klasit Zheji i bejne nje femre, shumica injorante, e piset, analfabete e kok-gdhë e maskiliste shqiptare, e klasifikojne si "kurvar"......se vetem ate fjale kane ne tru....seshte faji i tyre. Personalisht Z. Artur Zheji do te me mungoje shume, se jane pake shqiptaret si puna e tij, 90 % jane trangull nga trutë.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lali

              Edhti ban pjese ke 90%

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vlora 97

              https://www.gazetatema.net/blogu-tema/per-artur-zhejin-dhe-per-ne-qe-jemi-ende-ketu-i513955 E paskan shkruer per ty

              Përgjigjjuni
              1. R
                Radiostacioni

                Qenke personalitet, droge apo korrupsioni ate e di ti

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kopi

                  Po ti qe nuk luan kumar, nuk e ke qejf pijen, si dhe nuk shkon me femra mos valle je me vlera te spikatura? hahahahah

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bike Bike

                    K..P..K dhe i korruptuar .. Në parajsë!

                    Përgjigjjuni
                    1. ,
                      ,,,

                      Vetem Erit nuk i takojne keto epitet se eshte mut muti qe ka filluar e thahet

                      Përgjigjjuni
                    2. V
                      VV

                      Ngushëllime!

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gazetari

                        Edhe ti Vehbi bej nuk ke bere asgje me shume se ata qe kritikon. Asgje s’ke thene! Zbrit nga shtylla e superioritetit se e ke pa themel

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          H,Rr.

                          Qoftë i pa harruar për familjen dhe të afërmit dhe kolegët bashkpunëtorë të tij për punët që i vlerësojnë ,këtu edhe srtikullshruesi duhej të ishte më konkret megjithatë ky opinioni im është thjesht individual dhe aspak diktues POR ,një qëndrim i tillë dhe kritikë e srtikullshkruesit por dhe kujtdo qe e lexon këtë koment ka një detyrim më të thellë dhe gjith përfshires ,do të bëja një pyetje fare të thjeshtë filloj me z Baze A ka qartësi absolute apo afersisht të tillë për gjenezën apo siç emërtohet në terminologjinë publike Gjenaologjinë e familjes apo pemës ose trungut familjar dhe sa vite mbulohen me fakte të pa kontestueshme apo relativisht te kontestueshme ose të kontestueshme ?! Nuk e vë d{rën në zjarr për shifrat por mund të them se mbi 60%e familjeve në shqipëri as e kanë por dhe ss do t'a kenë nrezat wë vijnë ashtu siç nuk kemi ne për brezat wë kanë laluar ,kjo ka një sërë arsyesh por në thelb është injoranca e kohëve të popullsisë analfabete për pasojë nuk mund të hamëndesohej por duhej të dokumentoheshin fakte të cilat do të nxitnin dhepërmirësonin në kontribut me faktet dhe kronologjinë e tyre Së dyti ,sot kjo që shkruan z Baze dhe ç'shkruaj unë janë në kontrakditë ,sepse njëri prej nesh kërkon kurora,banda funerali dhe filma e romane për të ndierin kurse unë kujtoj se thëmbra e Akilit eshtë familja,fisi brezat dhe origjina dhe faktet brënda saj ,mendoj se kjo e imja është data base për cilindo ,dhe post mortum është kapitulli i fundit mbyll një degë të pemës gjenaologjike Ne jemi larg asaj që kërkohet dhe shumë më larg afrimit në zgjidhjen e kontraditës

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            toto

                            ketij Vehbiut( wahabi e quante Kadareja) nuk i mbyllet goja, per cdo gje do flase, per cdo gje do na mesoje , na cb

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Ladi

                              Të lash gojën me urinën e A. Vehbiut. Po të të tepërojë pije çdo mëngjes, si ilaç. O i trashi to to to e ta ta ta.

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                totooo

                                a q.fsh te teme e befsh te tate pa..

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Ladi

                                  Që je i trashë nga trutë duket qartë. Të dhashë këshillën, falas, ta pije me lugë si ilaç. Paskam bërë mirë, se ta thëthije me gjithë gurmazin e madh. Ku t’i kesh, …

                                  Përgjigjjuni
                            2. D
                              D.DIDANI

                              Ardian Vehbiu. E ke djallosur fare. Shume u ankove per nje person ,qe eshte personalitet,por ti nuk e ke njohur. Nuk e kuptoj pse Mero Baze te ka lene sot ,vendin e EDITORIALIT,qe i kushtohet Tur Zhejit te madh Edhe une qe jam "popull" ,mendoj ,dhe ashtu eshte ne mbare boten ,qe njeriu sapo vdes,se pari dergohen ngushellimet...dhe e bukura eshte qe per nje person politiko-shoqeror ,e ngushelluan pozitivisht te majte e te djathte!!!. Do kete kohe qe ne te ardhmen ti behen vleresimet nga ata qe e njohin,nga ata qe kane qene bashke udhetar me Zhejin,nga institucionet ku ka punuar,nga politikanet qe do vene ne dukje kontributin e tij dhe pikpamjet politike te tij...... etj.Nuk thuhen qysh diten e pare te ikjes te gjitha,te mirat apo te ligat e njeriut qe iken.As nuk pranohen ato ankesat e tua konfuze! Ngushellime per personalitetin e MADH te shoqerise shqiptare , pinjollin e nje fisi te cquar patriotik dhe intelektual ....dhe keqardhje qe iku shume heret,duke lene ne mes shume kontribute te tjera qe do te jepte per kombin!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Anastasi

                                Cfare nuk te pelqeu tek shkrimi i Vehbiut se nuk po te kuptoj? Ah nje gje kuptova qe politiqenet shqipare te majte e te djathte (kjo te majt apo te djathte eshte per te qeshur se keta jane vetem per te vjedhur dhe grabitur) e ngushelluan positivisht. Po kujt i plasi se cfare bene funderinat e Shqiperise, dmth politikanet! I takon kolegeve te Zhejit dmth sojit te gazetareve dhe anal-isteve te shprehin konsideratat. Dhe kete po thote edhe Vehbiu. Ja Ju e shprehet : personalitet i Madh i shoqerise shqiptare. Shpresoj qe ne nje kohe te dyte ta argumentoni bindshem veprimtarine jetesore te Arturit.

                                Përgjigjjuni
                              2. D
                                Dashi

                                Ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmve, miqve e kujtdo tjetër që ndien dhimbje nga largimi nga kjo jetë i Turit! Qoftë i paharruar, iu prehtë shpirti në paqe e i qoftë i lehtë dheu! Të gjithë ata që nuk po i zë vendin pa bërë komente të gjithfarë ngjyrave, deri edhe të zeza, të kujtojnë që ende Artur Zheji nuk është futur në dhe dhe prandaj TA QEPIN GOJËN, nëse ndihen ende shqiptarë dhe duan të respektojnë traditat e shqiptarit në rast morti.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  R.I.P.

                                  Edhe ty Vebiu,pordhacllëku patologjik që ke si gjithmonë të dominon. Këtë shkrim pordhac mund ta kishe botuar mbas disa ditësh dhe jo ditën e varrimit të Turit! Mirpo siç të thashë pordhacllëku është patologji te ty dhe të dominon! U prehsh në paqe Tur Zheji!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cfurku

                                    Që kur lindim------------------------------------------------------ """"""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" -------------njerzit ecin përditë---------------------------------- """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" ------------------------drejtë vdekjes------------------------------""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" ---------------------------------ditën e fundit e mbrrijmë.--- """"""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" Njeriu vdes kur harrohet.------------------------------------- """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fjala

                                      Ky Ardian Vehbiu, fatkeqesisht eshte nje kerriç gomari; po te kish qene gomar do ta kishim harruar tani se i plakur nuk do na çante derrasa. Ne çdo shkrim qe e kam lexuar, nxjerr fytyren e tij qe dhe pa lexuar emrin , kuptohet kush eshte. Si kerriç qe eshte do vazhdoje te rritet, do vazhdoje te shkruaj dhe do vazhdoje te derdellise, sikur vetem ai di te trajtoje probleme ne kete bote. Keta lloj njerezish jane te pelqyshem vetem per seren e tyre, por jane aq te besdishem per te tjeret, sa vleresimin per ta shumezojne me zero. Nuk ka nevoje njeri te degjoje nje skizofren te pandreqshem.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bero Maze

                                        Por si do te flasim per dike si Mero Baze kur te ike e mos na degjoje me? Do ti shkruajme nje goxha Epitaf mbi gur te varrit sa te dridhen dhe foshnjet ne bark te nenave - " Iku Mero iku Mero moj te mjerat Qeveri, me bythlepiresi i tere pushteteve Sali Ram e Ram Sali "

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje