E vetmja gënjeshtër e madhe e serbëve në Kosovë është se ata ndjehen të frikësuar nga “regjimi” i shqiptarëve. Kjo është një gënjeshtër e cila nuk ka as bazë, dhe as mundësi faktike, dhe mbi të gjitha as ndonjë politikë frikësimi reale.
Kur Beogradi thotë se serbët në Kosovë janë të frikësuar, kanë parasysh spekulimet që bëjnë me goditje grupesh kriminale, ndonjë prej tyre dhe nga pakica serbe, apo shpesh herë gënjeshtra lidhur me pengesat në veprimtarinë fetare të klerit ortodoks në Kosovë.
Por sot i vetmi njeri që u del zot gënjeshtrave të Beogradit për frikësim të serbëve në Kosovë është fatkeqësisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Duke komentuar vendosjen e barrikadave në Veri të Kosovës, Kurti tha sot se “nga frika i vunë, nga frika i hoqën”. Nuk di sa gjatë e ka menduar këtë batutën e dytë, se disa ditë më parë tha “vetë i vunë, vetë i hoqën”, por kjo nuk i pëlqeu shumë pasi tregonte se serbët i vënë e heqin kur të duan barrikadat.
Kjo e sotmja natyrisht që është shumë e rëndë dhe është fiks ajo që do të dëgjojë Beogradi nga Kosova. Një kryeministër që flet se serbët e Kosovës e kanë frikë dhe se kanë ngritur barikada të mbrohen prej tij e më pas i kanë hequr nga frika e tij.
Them se ky qëndrim është vetëm një muzikë e ëmbël për veshët e Beogradit mes të tjerash, se është dhe i pavërtetë.
Barrikadat as u ngritën për t’u mbrojtur nga Albin Kurti, as u hoqën nga frika e Albin Kurtit. Barrikadat ishin një demonstrim i pafuqisë së Albin Kurtit në Veri të Kosovës dhe nga ana tjetër shembull i qartë i komandimit të politikës së serbëve të Kosovës nga Beogradi.
E vërteta është se barrikadat u vendosën nga Beogradi dhe u hoqën nga SHBA, kurse Albin Kurti ia heq përgjegjësinë Beogradit, ashtu siç i heq meritat SHBA dhe i merr të dyja përsipër vetë, d.m.th që i vunë dhe hoqën nga frika e tij.
Dhe gjithë justifikimi i Beogradit ka qenë se serbët në Kosovë janë të frikësuar, ndaj duhet të mbrohen. Fiks siç e tha Albin Kurti.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo deklaratë, një tjetër dhuratë e shtrenjtë për Beogradin ishte ndalimi i Partiarkut serb Porfirije të shkonte në Kosovë më 25 dhjetor. Ndalimi i një autoriteti të lartë fetar të Kishës Ortodokse Serbe për të vizatuar kishat në Kosovë, është dhurata më e shtrenjtë që mund t’i bësh propagandës serbe për frikësim dhe pengim të të drejtave fetare të serbëve në Kosovë, çka nuk është e vërtetë.
Albin Kurti është i vetmi kryeministër që i ka serbët zot në shtëpi të vet dhe do të kapardiset sikur i frikëson. Ai është i vetmi kryeministër ku serbët janë të lirë të gëzojnë liritë fetare dhe ky u ndalon Patriarkun t’i vizitojë.
Edhe një aktor Hollivudi të dërgonte Serbia në Kosovë t’ia bënte regjinë asaj çfarë i duhej të shikonte dhe dëgjonte bota nga serbët e Kosovës, nuk do t'ia bënte më mirë se Albin Kurti. Vetëm ky arrin ta thotë me gojë të vet një gënjeshtër vetëm se u duhet serbve, kur thotë se “nga frika i vunë barrikadat, nga frika i hoqën”. Kaq i mjafton Vuçiqit të thotë që serbët në Kosovë janë të frikësuar.
Vetëm ky mund të ndalë Patriarkun e Kishës Ortodokse të hyjë në Kosovë dhe pastaj të bëjë sikur i jep leje për të respektuar një vasal serb që ka në kabinet, e jo se i takon të mos pengohet si autoritet fetar. Pra do t’u dëshmojë se liria fetare është në dorë të tij.
Serbia nuk do më shume se kaq nga askush tjetër në Kosovë për të qenë e besueshme në gënjeshtrat e saj.
As politikanët serbë të Kosovës nuk kanë mundur t’i sigurojnë dot Beogradit fakte kaq të besueshme që qeveria e Kosovës frikëson serbët dhe u ndalon besimin fetar.
Në të vërtetë, qeveria e Kosovës as i frikëson, as iu ndalon gjë, përkundrazi është e frikësuar prej tyre, por ja që ka goditur një kryeministër që vetëm se do të bëjë batuta patriotike, është gati të gënjejë që Serbia të ndjehet viktimë në Kosovë dhe ky të ndjehet si Mehmet Pushtuesi.
Do na thuash ndonje fjale per keta hajdutet e qeverise o Mero se po marim vaj e sheqer me liste.Sna e ka fajin Albini qe po zbrazet Shqiperia.Duhet te behesh objektiv Mero se po te shtrydh Rama si limon.Shpresoj te reflektosh.Boll I mbrojte hajdutet,njesoj si Saliu haleja jane dhe keta.
Bimi mos u be si Qimi...
Qy Bimi bon si BK! Permend Salen ne fund per te fshire m....! SALA ja ka shketdhy ketij vendi per 30 vjet! Yt Race e keqe!
Një rrëfenjë komike : Duke luftuar në luftë në një llogore, mitralieri qëllonte pa pushim dhe afër kishte ndihmësin, që në një moment, filloi të bërtasë e ulërasë sa i mbante gurmazi duke e pyetur mitralierin se çfarë ERË ka gjaku. Mbasi ja përseriti disa herë këtë kërkesë mitralierit që po luftonte, ky i fundit i terbuar nga pyetja idiote që i bënte ndihmesi, i përgjigjet gjithë nerv që gjaku vjen era MUT. Ndihmësi, kur degjoi këtë përgjigje që gjaku vjen era MUT, i thotë mitralierit, atehere unë qenkam plagosur. Kështu edhe kjo puna e Albin Kurtit. Edhe i dhjerë, edhe i plagosur. Hajde gjeje, ku fillon e ku mbaron karakteri i këtijë njeriu.
o L.Xh... Kjo që tregove ti është shumë e vjetër ,që në luftën e Vlorës që luftonte në një llogore labi dhe laluci.Dhe laluci qe " plagosur" Kam përshtypjen se je laluc dhe nuk të erdhi mirë të ekspozohedhe.
Albin Kurti eshte nurri me i madh i kombit tone baras me Skenderbeun e Enver Hoxhen
Albin Kurti eshte nje nga tradhetaret e Kosoves. Si e shpjegoni qe Albin Kurti dhe aleatet e tij ne Tirane bejne vazhdimisht ate qe duan serbet. Dhe ka shum serbe si juve qe e mbrojne. Megjiate jam i kenaqur se dale nga dale po i mbeten vetem serbet. Njelloj si juve
BRILANTE
Duhet patjeter qe themeluesi I raketave Albania 1 dhe Albania 2 te ftoj vitin e ardhshem, tek stadiumet e reja te futbollit, Albin kurtin dhe te kete diskutime te reja ne debatin Kosove Serbi sepse nuk i dihet kush e gjuan penalltine e pare ne kete ndeshje! Kosovaret kishin frike ne 99 sepse skishin arme por Jo sot . As qe diskutohet ! E tregoi lufta Ukraine Rusi kete punen e frikes
Ka degjuar gje njeri cfare u be me Bollanon, apo po e kalon ne shtepi "hetimin"?
Të dielën Egnatia e Rrogozhinës me cilin ekip luan?
Gabim mbas gabimi! Tashmë Kurti e ka një koleksion gabimesh dhe kryegabimi i tij është mosdëgjimi i Amerikës.
Albini eshte kryeshqiptar, i vetmi politikan shqiptar qe perfaqeson realisht shqiptaret dhe interesat e tyre. Sigurisht nuk e duan, nuk ka se si ta duan.
Vetem serbet perfaqson. Dhe vetem serbet qe prezantohen me emra shqiptaresh po e mbrojne dhe me sa duket Serbia e Rusia paguajn mire kete ushtri te ndyre. Megjiate Shqiptaret e kane kuptuar e po largohen per dite nga tradhetaret Albin Kurti e aleatet e Albin Kurtit ne Tirane
Akoma me kete propagande bajate pro kerricit te Vucicit qe shkretoi fare Shqiperin. Lere Albinin rehat se Kosovaret nuk po ikin me gomone por shiko halen e Tiranes. Albini
Haaa po flet Tao Tao... rini urte eshte personazhi kryesore i foltore,-nevojtore eshte bere xheloze Tao Tao mashkull apo femer apo mashkull femer bashke nuk dihet i vjen keq per ata qe ikin ooooo Tao njerzit duan lek nuk duan foltore-nevojtore si tycshkojne ku eshte leku me vize pa vize me gomone pa gomone e rendesishme eshtd qe ikin gjejne zgjidhje jo si ty shuraq apo shuraqe qe ngele forumeve
Kurti eshte trim i madh - e di kur serbet fillojne te kene frike. Barrikadat i hoqi Vucici me urdher te SHBA dhe kjo e fundit nga frika prej Kurtit! Dmth Kurti i dha urdher SHBA-se qe ti jepte ultimatum Vucicit te hiqte barrikadat. Tani Kurti po pergatit Urdherin Nr. 2 per SHBA ne lidhje me Serbine dhe Vucicin.
Z. L.Xh. qesha gjatë me ketë barcoletën tuaj. Tash po e komentoj edhe unë pak se kam afër Kurtit ku banonë. Ku është ndihmësi i mitralierinse sepse nuk e di, se kurrë se ka ndije çfarë ERËN e gjakut por e din që gjakut i vjen era vjen era MUT, sepse kishte pas ndijer nën qebe kur kishte udhtuar me serbët me veturë në Drenicë. Ndoshta i heqet era sepse nuk po mund ta mbaj ama bash asnjë premtim. "Kështu edhe kjo puna e Albin Kurtit. Edhe i dhjerë, edhe i plagosur. Hajde gjeje, ku fillon e ku mbaron karakteri i këtijë njeriu...". Këtu s'di çka themë si duket plaga çenka përher e hapur.
Interpretim krejtësisht tendencioz dhe i pasaktë. Albini tha se serbët lokal barikadat i vendosën nga frika e kriminelëve të Vuçiçit (mikut të Edi Ramës) dhe po nga frika ndaj tyre i hoqën. Por Mero paguhet nga shefi që haj ....sa herë ti thot shefi ,prandaj Mero "të bëftë mirë edhe kësaj here.
Kurti tha sot se “nga frika i vunë, nga frika i hoqën”.? Shumë e bukur kjo! Dhe s'ka si mos të sjellë në mëndje thënien: "Hajde moj bela dhe krruam aty ku më ha". Vërtetë ne jemi fatkeq për mëndjen që kemi. Se për çfarë vlen ky lloj qëndrimi politik, këtë hajde t'a marrë vesh një njeri me gjykim normal. Përse, xhanëm, t'na ketë dënuar zoti të udhëhiqemi përjetësisht nga revolucionarë dhe jo nga njerëz të urtë dhe të arsyeshëm? Me sa duket, ky duhet të jetë mallkimi më i madh për ne si popull. Ndaj mund të thuhet, se vetëm kur të shpëtojmë prej kësaj të keqe që nuk po na shqitet, vetëm atëherë mund të mendohet dhe shpresohet se dielli më së fund po lind në këtë truall fatkeq.
Mero lexo studjuesit serb dhe aty do gjesh se ata urrejne me shume shqiptaret, i urejne sepse i quajne vrases te serbeve. Ne histori te dyja kombet kane vrare njeri tjetrin sa kane pasur mundesi, serbet per koloni e shqiptaret per lirine. Mero kot lodhesh te ulesh politikisht Kurtin eshte mision i pamundur. Ai eshte ne vijen e pare te frontit, e ka mbeshtetjen maksimale te shqiptareve
Qeveria me e dobet qe ka pasur Kosova qysh ne kohe te themelimit si shtet pa dyshim
Albin Skuthi nuk eshte politikan por nje mjeran sharlatan...KUR MUNGON LUANI, MAJMUNI BEHET MBRET...Medet, medet...
N,VJOSA KUSH ESHTE LUANI QE MUNGON SE NUK ARRIJME TA KUPTOJME.
Luani eshte Millosheviqi bre, a s'mun me m'kuptu a?...(Me qetesi, sinqeritet e dashuri, i juaji Bardhyli.
Albin Kurti eshte ne perfaqesimin dinjitoz te deshires Kosoves per te qene realisht sovrane. Ata qe e sulmojne Albin Kurtin jane ne Beogradin e Vucicit dhe ne Uturakun e kryeministrise ne Tirane, per te njejten arsye : Nuk e shohin Albin Kurtin aty mes shaleve te Vucicit poshte tavolines se Open Ballkan si Gallofin e Rilindjes.
Per ty ..."New Jugosllavia". Mendoj krejtesisht te kunderten e asaj qe shkruani ju...Nje nga meritat me te medha te Rames eshte fakti qe po nderton mardhenie mirkuptimi dhe fqinjesie te mire me shtetet fqinje.Edhe Presidenti Klinton kur ish ne Kosove keshtu i porositi kosovarët, TË SHIKOJNE PERPARA DREJT NJOHJES DHE MIRKUPTIMIT ME SERBINE.RAMA PO NDERTON MARDHENIE TE MIRA ME TURQINE,GREQINE, SERBINE, MAQEDONINE E VERIUT, MALIN E ZI ETJ.ETJ NGA MARDHENIET E MIRA KA DOBI RECIOROKE...NGA ARMIQESIA DHE GJUHA E URREJTJES SHKOHET VETEM NE RRUGË QORRE...Kam lexuar disa intelektuale kosovare qe heqin paralele me mardheniet e Shqiperise me Jugosllavine e 1945-ès....Dhe per rrjedhoje me Ballkanin e hapur , thonë...do na "gllaberojë" Serbia....Budallallek me brirë.!...Nuk eshte as Shqipëria e as Kosova e 1945-es...Jemi ne vitin 2023...Jemi afro nje shekull diferencë..Nga mardheniet e mira kane dobi te gjithe.Nga mardheniet e acaruara ka vetem te keqia.Pikerisht kete politike perkrahin edhe dy aleatet tane strategjik, SHBA dhe EU...! A më kuptooooooooon?!....
N,V BALLKANI I HAPUR ME AS GJYMAT E SHTETEVE ESHTE I PAKUPTIMTE ESHTE DESHTUES,NUK KA FRYME TE QARTE DESHIRUESE PER NJE BALLKAN TE SIGURTE.PASTAJ SI MUND TE KETE BALLKAN TE HAPUR KUR SERBIA KY SHTET FASHIST RREZIKON DHE KERCENON EKZISTENCEN E KOSOVES ,BOSNJES ,DHE MALIT TE ZI.DMTH THENE QARTE SE SERBIA ME NDIHMEN E SHQIPERISE KERKON TE KTHEHET SI FUQI BALLKANIKE DUKE MBAJTUR NEN TUTELE GJITHE BALLKANIN E HAPUR ,KRIJIMIN E NJE JUGOSLLAVIJE TE RE POR MODERNE..
Per ty Neti Vjosa (N.V.) - SHBA e ka ster-thene se njeh vetem nje Open Ballkan me anetaresine e 6 shteteve e jo te cunguar ne 3 shtete. Rusia ka deklaruar me gojen e Min. Jashtem Sergey Lavrov se "Ballkani i hapur eshte projekt i Rusise" . Edi Rama pra ne nje Open Ballkan me 3 shtete ku ai dhe Zaev i qendrojne nder shale Aleksander Vucicit, eshte vetem nje Zar ne lojen ruse. Mardhenia e mirkuptimit Rames ndaj Serbise e Vucicit nuk eshte Fqinjesi e mire, ka emer tjeter - quhet Servilizem! Dhe per hir te ketij Servilizmi ndaj Beogradit e Vucicit te Rames, detyrohet Mero Baze si kokrra e servilit qe ka qene e eshte, te shkruaje kunder Albin Kurtit njelloj si shkruan dhe 'Politika' e Beogradit. Besoj se e kuptoveeee, moj Netke Vjosa (N.V.)
SA I MADH ESHTE MERO QEROSI ,QE KUR I KANE RENE FLOKET ESHTE BERE ME I ZGJUAR DUKE NDRYSHUAR PADRON.SHKON GJITHMONE ANDEJ KU E PAGUAJNE ME SHUME,NUK INTERESON KOSOVA INTERESOJNE PARATE,KUJTON GAMORI SE POPULLI SDI GJE CFARE BEHET.MERRET ME THASHETHEME E LAGU SE LAGU ,PSE ALBINI THA KESHTU E NUK THA KESHTU ,RRI GATI KY IDIOT I PANDREGJSHEM SA ALBINI TE HAPI GOJEN DHE THURRESI I INTROGAVE E TRASFORMON NE INTERES TE “TIJ”,SIGURISHT ME PELQIMIN E QEVERISE SE DESHTUAR TE TIRANES KOMUNISTE -SOVJETIKE.NUK FLET ASNJE FJALE KY MERHUM I DESHTUAR PER SHQIPTARET QE PO LARGOHEN ME GOMONE NE ANGLI DUKE PAGUAR SHUMA NGA 5000-10000EURO DHE PASI SHKOJNE NE ANGLI I DERGOJNE ME FORCE NE RWANDA TE AFRIKES.ALBIN KURTI DO TE FITOJ SE ME TE ESHTE SHQIPTARIA ,NUK FLET MERO GELBAZA ASNJE FJALE PER SHQIPTARET QE PO LARGOJNE ME FORCE NGA TROJET E TYRE NE LUGINE E PRESHEVE ,NUK FLET KY MERHUM ASNJE FJALE PER SHQIPTARET NE MAQEDONI PER TE DREJTAT E TYRE QE TE MESOJNE NE GJUHEN SHQIPE JANE GATI 700,000-800,000 MIJE SHQIPTARE QE JETOJNE ATJE POR MERRET ME 30,000-50,000SERBE TE ARDHUR NE KOSOVE.NUK FLET KY MERHUM ASNJE FJALE PER CAMERINE SE JA PRET KOTHEREN ASFALIA GREKE QE PO GREQIZON JUGUN E SHQIPERISE.ALBIN KURTI ESHTE SHPRESA E VETME QE ZERI SHQIPTAREVE TE DEGJOHET NE BALLKAN.NE KOSOVE GJATE 10 VITEVE TE FUNDIT JANE NDRYSHUAR 7-8 QEVERI KURSE NE SHQIPERI RAHMUTI KA 10 VITE QE UDHEHEQ SHQIPERINE DHE ESHTE ZOTUAR SE DERI NE 2029 DO TE JETE NE PUSHTET.DMTH ASGJE E RE E NJEJTA POLITIKE ANTIKOMBETARE.FUTJA E SHQIPERISE NE INICIATIVEN E BALLKANIT TE HAPUR PA KOSOVEN BOSNJEN E MALIN E ZI ESHTE NJE TURP PER QEVERINE E RAHMUT HALESE.SHQIPTARET DUHET TE BEHEN BASHKE DHE JO TE NDAHEN APO PERCAHEN NGA POLITIKANE AVENTURIERE TE MOMENTIT KUNDRA POLITIKES SHOVINISTE DHE KERCENUESE TE SHTETIT FASHIST SERB .BOJKOTONI CDO GJE SERBE ,TE MBYLLEN KUFIJTE ME KETE SHTET TERRORIST QE KA SHEKUJ QE VRET PRET SHQIPTARE TE PAFAJSHEM.TE IZOLOHET KRIMINELI ALEKSANDER VUCIC DACIC E PILITIKANET LUFTENXITES TE SERBISE .CDO KONTRATE E QEVERISE SE RAHMUTIT ME QEVERINE FASHISTE SERBE TE TANISHME PER NDARJE TE PORTIT TE DURRESIT ESHTE KRIM NDAJ HERONJVE SHQIPTARE TE RENE GJATE HISTORISE ,DO TE QUHET TRADHTI DHE DO HIDHET POSHTE NGA CDO QEVERI SHQIPTARE QE DO TE VIJE,NUK KAM PARASYSH PARTINE E SALI HALESE.QEVERIA AUTORITARE E RAHMUTIT KA KAPUR CDO SEGMENT TE SHTETIT SHQIPTAR KA BLERE PARTI SI PD E SALI MORTJES KA BLERE TELEVIZIONE E PORTALE SI KJO E MERHUMIT MERO PER TE MBAJTUR NJE SHTET MAFIOZ NJE SHTET KRIMINAL QE VAZHDON TU VJEDHE TOKAT NJEREZVE TE THJESHTE QE VAZHDON LOJEN TE NXJERR NE ANKAND TERRESINE TERRITORRIALE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE.KURSE MERO DONKISHOTI FLET KUNDRA ALBIN KURTIT SE KETA MORRACAKE TE ARDHUR NGA FSHATRAT DHE SHPELLAT E SHQIPERISE PA BREKE JANE BERE TE PASUR DUKE GENJYER DUKE RREMBYER DHE DUKE VRARE NJEREZ TE PAFAJSHEM DHE DUAN TE NJOLLOSIN CDO GJE TE PASTER CDO GJE QE NUK ESHTE SI TA ,SI MERUA SI BATON HAXHIU HALEJA E KOSOVES QE RRI I FSHEHUR NE TIRANE DHE QE SERBIA E VUCICIT E PAGUAN TE NXIJE CDO GJE SHQIPTARE,TE KESHILLOJ KRYEMINISTRIN IDIOT SHQIPTAR RAHMUT ,TE FUSE PERCARJE .VAZHDO DREJT ALBIN LERI QENTE TE LEHIN.SEME TY ESHTE GJITHE SHQIPERIA.
Si eshte e mundur qe Albin Kurti ben c'fardo qe i intereson Serbise. Dhe pjesa me e madhe e atyre qe mbrojne Albinin jane serbe. Me nje pjese te madhe debatova me rastin e vdekjes se ish antarit te partise se Mollosheviqit, Mihajlloviqin nje antishqiptare i terbuar. Dhe kishte shum shqipfoles qe mu kundervune e denancuan ne Facebook sa me kane bllokuar per nje muaj. Megjiate "rastesisht" shumica e tyre jane nga ata qe mbrojne Albin Kurtin e qe kam debatuar shum. Juve nga kush pjese e Serbise jeni?
Medet , medet...E paska thenë Lavrovi dhe qenka keshtu si thote Lavrovi...!!! Argument qesharak!...Rama eshte ne nje linje me politiken amerikane dhe europiane dhe po lufton te terheq te 6 shtetet e Ballkanit, por se nuk do Albin Sharlatani nuk do te thote se ideja e Ballkanit te hapur eshte e gabuar! Rama eshte ne nje pozicion me politiken euroatllantike dhe nuk e lejon kush te beje aventura por zotria jote je pjese e korit te Vuvuzelave te Albinit.Niveli yt i te konceptuarit te politikes shteterore shqiptare si servilizem eshte thjesht medioker dhe primitiv. (Nuk jam Netkë ...mos ngaterro Dajon me Tezen...! ...mos fyej se nuk te kam fyer)
Kohet e fundit Vulin e ka quajtur Kurtin "frikacak", se ne burgun e Nishit spiunoi luftetaret e UCK, kurse para ca ditesh Vucici e quajti Kurtin "kalama". Keto deklarata e kane tronditur thelle Kurtin dhe prandaj ai kercenon serbet e veriut te Kosoves. Ai i quan ata frikacake njelloj sic e quan Kurtin Vulini. Nga ana tjeter Kurti duke "ofenduar" serbet e veriut te Kosoves si frikacake, do ti tregoje Vuciqit se ai nuk eshte kalama. Ndoshta jam gabim dhe Kurti ben pikerisht sic i thote Vuciqi dhe si kalama ofendon te tere qe i dalin perpara duke filluar qe nga Amerika dhe Evropa pa duke vazhduar me Lajcak dhe Borel e duke perfunduar ne hajdutet dhe kriminelet serbe te veriu te Kosoves. I fut te tere ne nje kuti, njelloj si kalamani qe luan me lodrat e tij....
Kur mua vete ne by...te Vucicit te me shikoni, nje porosi nga une mos harroni * Te mallkoni Albin Kurtin si dora e Serbise, e mua te me nxirrni si Dele e Perendise * Se na e ka lene amanet Partia e xhaxhit Enver, qe Kopilin tone tjatrit t'ja veme ne preher ...Ky Albin Kurti keshtu si e ka nis, po me nxjerr zbuluar si Qolja e Serbis /
Heu bre, dale nje qike more djale, se Albini perpara se nga picka te kishte dale, veqse per at'Serbi ishte fale. Se Albini jone per qat Serbi, ka me myt n'gjak edhe at Shqipni. Se ai m'kri te venit ka vu at qike Serbie, udb-ashe te thekum dale prej Velanie. Prej Velanie te Ibro Rugoves, per me ja vu perfunimisht flaken Kosoves. Nàlu qik mor djale "trim" se ai Albin ashte ne listen e pagave te druzhes Vulin. Heu bre djale i Viqidolit te Shqipnise, sa na nimut ce veriu i Kosoves t'i kthehet Serbise.
N.V …..Komentin tuaj e mbyllni me pyetjen: “A me kupton”? Pergjigja ime eshte :Derrat Jane derra dhe s’ka si te kuptojne : Merr vetem si prototip Mulin dhe do te kuptosh se malokeria (jo malesoret), mustafajt, shkelzenet, …….pa permendur ketu lukuni- nine e gazetareve te medias qe kane he- dhur ne nje sulm te papare kunder SHBA-s ne mbrojtje te NON GRATES ! Ky antiame- rikanizem eshte shume i eger se sa ai i Enver Hoxhes po t’a shikosh nga forme e epiteteve qe perdor Sali Monstra kunder Amerikes (gjithe sinonimet pechiorativ qe permban fjalori enciclopedik shqiptar i Androkli Kostallarit ?! E c’them edhe une ?! Ne ate kohet vareshe te Sheshi Skender- beu po te petdoresh my fjalor, sidomos ne Kuvrndin e Shqiperise dhe kete sot armiqt me te eger te demokracise e quajne “Dik- tatuare”, une do te thosha se diktature eshte kjo e sotmja qe te vret ne mes te bulevardit ne oren pik te dites dhe jo vetem kaq por mburret se mund te vriste edhe 300 vete duke ruajtur edhe nje plumb shnaiperi per kryetarin e opozites ! Hajde mette vesht se cfare demokracie eshte kjo, Zoti N.V ?!
N.V …..Komentin tuaj e mbyllni me pyetjen: “A me kupton”? Pergjigja ime eshte :Derrat Jane derra dhe s’ka si te kuptojne : Merr vetem si prototip Mulin dhe do te kuptosh se malokeria (jo malesoret), mustafajt, shkelzenet, …….pa permendur ketu lukuni- nine e gazetareve te medias qe kane he- dhur ne nje sulm te papare kunder SHBA-s ne mbrojtje te NON GRATES ! Ky antiame- rikanizem eshte shume i eger se sa ai i Enver Hoxhes po t’a shikosh nga forme e epiteteve qe perdor Sali Monstra kunder Amerikes (gjithe sinonimet pechiorativ qe permban fjalori enciclopedik shqiptar i Androkli Kostallarit ?! E c’them edhe une ?! Ne ate kohet vareshe te Sheshi Skender- beu po te petdoresh my fjalor, sidomos ne Kuvrndin e Shqiperise dhe kete sot armiqt me te eger te demokracise e quajne “Dik- tatuare”, une do te thosha se diktature eshte kjo e sotmja qe te vret ne mes te bulevardit ne oren pik te dites dhe jo vetem kaq por mburret se mund te vriste edhe 300 vete duke ruajtur edhe nje plumb shnaiperi per kryetarin e opozites ! Hajde mette vesht se cfare demokracie eshte kjo, Zoti N.V ?!