Anila Jole më zgjoi nga gjumi sot në mëngjes për të më treguar çfarë po ndodhte. Ishte e tronditur dhe më kujtoi ditën kur policët kishin rrethuar redaksinë e gazetës Tema në janar të vitit 2009. Nuk është rasti i njëjtë dhe as i krahasueshëm politikisht, por është një skenë e ngjashme.
Ka tre debate sot për marrjen e zyrave që ka përdorur për 25 vite me qira News 24.
Debati i parë është kritika e disa gazetarëve ndaj shumicës së mediave që nuk i japin zë asaj që po ndodh me zyrat e News 24. Në fakt, ky është një debat paksa spekulativ. E vetmja gjë që duhet të bëjë media sot është të pasqyrojë atë që ndodh, sepse nëse i hyn me themel një raporti të thellë se çfarë ndodh dhe pse po ndodh, nuk është se kjo shkon shumë në favor të pronarit të News 24.
Gazeta Tema ka pasqyruar çdo zhvillim dhe opinionet rreth ngjarjes, shumica e të cilave nuk përputhen me ato të gazetës sonë. I kam publikuar, pasi shumica e këtyre gazetarëve janë shembull i heshtjes dhe mungesës së solidaritetit kur gjëra të tilla i ka bërë udhëheqësi i tyre shpirtëror, Sali Berisha. Madje kanë qenë brutalë dhe zemërzinj në gëzimin publik që kanë shfaqur. Shumë prej tyre janë ende online. Ndaj na i kurseni moralin për solidaritetin.
Rasti i News 24, nga pikëpamja formale, nuk është si asnjë rast tjetër në median shqiptare më parë — as si Koha Jonë, as si Tema, as si Top Channel. Është një rast atipik dhe i kundërt, pasi po del nga lista e mediave që qeveria i mban mirë me tendera dhe prona publike. Pra, lajmi i keq për pronarin është se po bëhet media e pavarur, çka ai e urren. Lajmi i mirë për gazetarët është se do të vazhdojnë punën sa të gjejnë një zyrë të re, pasi nuk u është marrë licenca, por vetëm zyrat. Uroj te fillojnë punë sa më shpejt dhe të mos destabilzohet e ardhmja e punësimit të tyre.
Akoma më mirë është dhe për opozitën, se gjeti më në fund një kauzë në këto ditë të nxehta, kur vetëm Berisha nuk ka shkuar në plazh ngaqë i kanë sekuestruar vilën si familje nën akuzë për korrupsion. Irfani ka shanse të bëhet lideri i tyre për disa javë.
Ndryshe nga News 24, gazeta Tema kishte një kontratë të ngjashme 25-vjeçare në vitin 2007, dhe një vit më vonë, duke shpikur gazetën si “rrezik për sigurinë kombëtare”, Sali Berisha me ish-ushtarin e bindur Bujar Nishani rrethuan redaksinë me policë dhe nuk na lejuan të hynim brenda. Nuk ishte se kishin prishur kontratën. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i urdhëroi të mos pengonin gazetarët dhe mbrojti kontratën, por Bujar Nishani, si një zvarranik i vërtetë, thoshte: “Nuk po pengojmë gazetarët, por kemi rrethuar një territor se rrezikohet siguria kombëtare.” Deklaratat i botonte në faqen e parë të gazetës Panorama, që i jepte zë dhunës së Sali Berishës ndaj gazetës.

Duke u perpjekur te hyj me forcë ne redaksinë e rrethuar me policë.
Madje u kalua në ekstrem edhe nga shoqatat e gazetarëve. Meqë gazeta u pengua të punonte dhe u detyrua të mbyllej disa muaj, një shoqatë gazetarësh bëri edhe një deklaratë të ashpër ndaj gazetës që shkurttoi gazetarët nga puna — ndryshe nga sot, kur mbron redaksinë, dhe mirë bën.
Dmth, edhe të rrihnin, edhe s’të linin të qaje.
Debati i dytë është juridik. Atë debat e fiton qeveria dhe është mirë të shmanget nëse duan të jenë në anën e News 24. Kontrata ka përfunduar disa vite më parë, e kanë ankimuar në gjyq, i kanë humbur të gjitha gjyqet, janë paralajmëruar për t’i nxjerrë, dhe sot është zbatuar vendimi. Në rastin e gazetës Tema, fituam gjyqin dhe na e grisi Bujar Nishani në emër të Sali Berishës, duke thënë: “Këtej nuk lejohet të kaloni.” Dhe ende sot e kësaj dite nuk kam shkuar të shoh çfarë ka mbetur në ato zyra. Di vetëm që edhe hekurat e shtypshkronjës i ka shitur për skrap.
Njeriu qe ka firmosur per te mos zbatuar vendimin e gjykates quhet Florian Nuri dhe e shikoj perditë si "shpresë" per popullin tonë në krahë të Sali Berishës. Tani e ka bërë emrin Franc, si ata kriminelët që ndërojnë emër pasi vrasin, që të mos njihen.
E vetmja pistë ku ka të drejtë Irfan Hysenbelli është qasja politike e qeverisë ndaj tij.
Irfan Hysenbelli, në këtë rast, është diskriminuar në raport me pronarë të tjerë të shtypit që i kanë punët mirë me qeverinë. Fjala vjen, Ylli Ndroqi, të cilit i është konfiskuar pasuria përfshi edhe Ora News si trafikant droge (e theksoj: i është konfiskuar me vendim të Gjykatës së Lartë), ende ruan kontrollin mbi pronën publike të Ora News dhe, përmes disa manovrave dhe ish-pronave shtetërore që ka privatizuar.
Është e qartë që ai po diskriminohet pozitivisht në raport me Hysenbelliun për shkak të lidhjeve klienteliste me ministra të Edi Ramës. Mos të them pastaj për portale të tipit fundorinosh që mbahen me lekë nga ministra të Edi Ramës për të sulmuar njëri-tjetrin.
Aleksandër Frangaj po ashtu është një “ujk” i pronave publike, të cilat i ka marrë edhe në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptar kur ato kishin pronarë; i ka privatizuar, vazhdon të marrë prona publike për biznese të tjera, si Irfani dikur, dhe nuk ka probleme me shtetin.
Irfani ka probleme me qeverinë. Dhe meqë ka probleme me qeverinë, ajo po tregohet juridikisht korrekt me të duke zbatuar ligjet. Me të tjerët nuk i zbaton ligjet , duke i diskriminuar pozitivisht.
Kaq është e gjithë padrejtësia. Ai po përndiqet duke u hequr nga lista e të privilegjuarve të qeverisë në media. Por nuk ka asnjë krahasim me atë që ka bërë Sali Berisha dhe këta gazetarët “solidarë” që të nxjerrin sytë sot kundër gazetarëve kritikë të Sali Berishës. Dhe kjo është arsyeja që sot po ua botoj të gjithëve lajmet për këtë que po ndodh— jo që të mos dukem si Irfani dhe ata dikur, por për t’u kujtuar që të paktën të mos na bëjnë moral.
Si gjithmone i sakte Mero. Po pse keta batakcinj qe shfrytezojne pasurite publike pasurohen ne kurriz te popullit e na dalin te persekutuar. Ik o plere leshoje pronen e popullit se ke humbur gjygjet. Dhe keta gazetarucet, me vjen keq qe po permend fjalen KAZAN na i vjen keq per Irfanin. Lubonja me shoke, te pafytyre fare. Ata jane arsyeja pse gjithmone populli nuk do ti degjoje dhe i neverit.
Irfan Hysenbelliu, si hajdut ekselent, u mësua me të vjedhur, mbasi kooruptoi Ilir Metajn si kryeminister, duke “privatizuar” (çmim qesharak foshnjor) ish-konviktin e shkollës së mesme të gjuheve të huaja në Tiranë, sot është Universiteti “LUARASI”. Vodhi me Ilir Metajn edhe tokën shtet prapa Harri Fullcit bashkë me akcesin në unazë, duke ndarë më dyshë këtë shkollë. Vodhi tokën e Mac Albania, ku ka “Prestige” resort, në bashkëpunim me Ilir Metajn, mbasi arabi e kishte me qira e jo tokë të vetën. Vodhi tokën tek qyteti i nxënësve, me bashkautor Ilir Metajn, ku edhe ka ndertuar një kompleks gjigant pallatesh. A nuk u ngope o Fane me të vjedhur ? Të ngecshin në grykë vjedhjet ty o Fane, bashkë me ortakun tënd Ilir Metaj
Edhe një herë, pozicionimi i Sali Berishës përkrah shkelësve të ligjit, po i rrëzon atij shumë pikë............ . O Sali, para se të bësh një deklaratë kundër një vendimi të autoriteteve shtetërore, vëzhgo dhe studjo me kujdes mendimin e popullit..... . Dëgjo mendimin e shumicës..... . Lexo dhe shiko edhe media të tjera, jo vetëm Qim Pekën....... . Duke parë vetëm Qimin, Berisha dëgjon dhe shikon vetëm lajme që shajnë Edi Ramën me nanë e motër........ . Dhe thotë populli asht me mue....... . Po shfleto edhe media të tjera, dhe krijo opinionin tënd, në përputhje me shumicën e popullit..... . Dhe mbro ligjin o Sali, jo shkelësin e ligjit..... . Jo atë që përfiton duke shfrytëzuar pronën publike dhe nuk ndjen të ngopur.... . Përndryshe e Sali, po nuk ndërrove strategji, sa të jesh gjallë, nuk ke për ta shijuar kurrë fitoren.
hajdut i papare Irfani. vodhi dhe bregun tek resorti tek Mac Alb po hengri nje dacke dhe ra rehat. ju hap drita jeshile per te mare birra korcen e tiranen dhe sot jne katandisur si shurre ato birra ... tek i ka bere monopol. ai vazhdon po eksperimenton, por duhet te dije qe koherat kane ndryshuar dhe ai mund te humbase prona, ashtu duke i reshqitur sic dhe i ka fituar nder vite me korrupsionin politik. Tashti ca nga ato leket e vjedhur mbase ja u jep te tjereve qe te vazhdoje te mare prona te reja e te mos humbe keto qe ka mare. Shumatorja do jete negative se ashtu i ka bere ato prona dhe shteti thjesht po ndjek ligjin. Per te tjeret eshte akoma Maliqi, po mbajeni mend ka per te ndryshuar e bere ligji dhe aty.
I dashur shoku Ymer alias Mero i Pështanit! Pse çensuron komentet sa here të përmendet Kep Merli ne Sarandë? Ti ske komplekse as nga Edi Rama ke thënë dikur. Pse të djeg kaq shumë zaptimi i 400 000 m² bregdet nga Kep Merli? Është blerë nga Shënendjella që ka vendosur postbllok me tra? Ti çfarë ke aty " nonji gjo"? Apo kë mbron? Në je ai që thua se je ( pa komplekse ndaj kujtdo) mos çensuro o bajgë mesjetare folklorike.. be a man asshole
Ja e publikoi komentin tend. Rri rehat tani
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë..
Të lum ne si popull se çfare media, qeverie, opozitë dhe instutusjonesh, kemi, përjashto SPAKUN sot për sot! Trafikant droge dhe pronar, mediash, (bravo?) shteti tonë të dhirë...
por kam njè pyetje per Ju dhe Meron...??Privilegjimii nga Qiveriu eshte i ligjshem dhe njeherazi I dèmshem ???? Apo.. tè gjithè janè tè barabartè.... strategjikèt me tè barabarte dhe ologarket dhe partneret e tyre nè shtet edhe mè tè barabartè..... Aka ndonjè nen kushtetute e Kodi Penal pèr kete
Duke shpresuar per pohime te se vertetes nga ju Z.Mero te falnderoj me zemer.
Te lumte Z,Mero e ke thare fare, skam cfar te shkruaj i ka thene te gjitha kryeartikulli . Respekte Z,Mero Base.
Mero ,me sa po kuptojme perdite qe pas ardhjes se shkerdhatokracise ne 1992,ne njerezit e thjeshte , kemi rene nen pushtetin e hajduterise .Perdite shohim ngjarje se si pasaniket dhe zengjinet e shkerdhatokracise qe prej 1992 kane zaptuar,shfrytezuar,privatizuar,shitur lloj lloj pasurie publike si fabrikat uzinat, toka bujqesore,reparte ushtarake ,mjete prodhimi dhe pune duke shurruar dhe dhjerë mbi djersën dhe gjakun e derdhur nga shqiptaret nen diktature .Pjesa me e pjerdhur eshte se shumica derrmuese e bizneseve nuk paguajne as detyrimet qe ju takojne por bejne evazion fiskal gjigand.Nderkohe intitucionet pergjegjese kane 35 vite qe flene dhe majmen per veten e tyre dhe nuk nderhyjne per vendosjen e rregullave dhe ligjshmerise madje humbasin kohe dhe energji per luftera personale.Kryeministri Rama duhet te nderhyje me vendosmeri per vendosjen e rregullave Europiane te njejte per te gjithe.
Ke të drejtë or lal, po që të mos ngelesh mbrapa trafiko ose vidh dhe ti nonjë gjë. Kjo ka qenë e do jetë shqipêria. Ndryshe duro e mos fol se s'të dëgjon kush.
Na u ben te gjithe drogaxhinjte,mafiozet e politikes me rezorte e tv personale e po na bejne trimin e viktimen me shtetin.. Bejne kakardhija me nje shtet te kalbur qe nuk ka fuqi ose eshte i korruptuar e nuk ben dot zap nje ylli ndroqi pasmaciu e nje kapterr turi nallone si irfani qe ka mbledh llumin e llumrave..... Ky kapterr ne BP me ilirfloririn ka aq pasuri sa mund te fusi gjithe tvte shqiptare ne nje godine dhe ben qaramanin per nje godine te ndertuar ne token e shtetit... Ke humbur gjyqin maskara duhet te kishe mare masat e mos na bej trimin si iliri i saliut,mos abuzo me fjalen e lire kur ke pushtuar token e te gjitheve .
Te lumte Mero, si gjithnje super editorial!
Fjalet jane te teperta.... mbaroje kontrata mirupafshim dhe flm.....
Mbeshtetja politike Sali e Meta kanecrene nga pidestali.Irfani duhet te jete budalla qe nuk e kupton se nje biznes I ngritur mbi fije kashte dhe jo zotesi do falimentoje.Ai nuk eshte biznesmen po hajdut...Dhe po I mbylle rubinetin e vjedhjes eshte I falimentuar....S ka bir nene e bir kurve qe hate me shtetin kur shteti do te zbatoje ligjin rigorozikisht.....Te fala Frangajt...se po I troket te dera ????????????
Mero, per mua mbetesh nje i privilegjuar i qeverise dhe sidomos lalit qe eshte ne burg, pooooor, ne kete rast ke te drejte. Me tere ato prona qe ka ai irgani e tere ato leje ndertimi, po ik o zoteri ne pronen tende ik. Ik. Mos rri ne zyra shteti me qera. Ik se ska debat fare.
Mero aty te Frangaj me qendro, dmth shteti per pronen e vete te hedh ne ere, por per ate te privtatit qe i takon me ligj a me kanun, shteti ja fal zaptuesit. O Mero po bjeri njehere atij shejtan budallai qe ndryshe vepron me pronen e shtetit dhe ndryshe me pronen e privatit. I shkreti qytetar qe shkon deri ne Strasburg dhe ne fund merr nje tuf nga lesht e Rames se pronen e gezon katnari i provinces Frangaj. Se te ishte katnar nga ndonje qytet i madh ajde de.
Irfani ka vetem emerin,se pronari i vertete eshte Likja,Keshtu thone gojet e liga
Dhentë e dhitë të Zeres, nami i Hasan QERES !
Po qijau robt ketyre çerdheve te UBD-se dhe Asfalise or Ed Rama se janë 35 vjet qe parazitojne ketoand pseudo njerez, keto pseudo gazetar qe rrijne te gjithe te krekosur pa i thene nje here njeri Pune e mbare mor burr i dheut. Po na hapen barkun anti-shqiptaret mor burre, tere fuksat, plehrat, felliqesirat, parazitet, te pa aftet, injorantet, rrufjanet, oportunistat, analistat, maskarenjte, katilet, hajdutet, vasesit pasis shpine. Ky kontigjent i perjetshem vemjesh qe flasin shqip, paguhen nga Shqiptaret, por qe punojne gjithnje kurnder Atdheut pa ja u ndjere fare nese zhduket Shqiperia. KARIN KOKES KETYRE O EDI, ME KOD PENAL DHE ME MASA ADMINSTRATIVE FINANCIARE. Pa meshire kundra te gjithe mutrave dhe moterqirave anti-Shqiptar !!! Ja kush jane emer per emer: Lubonja, Çani, Rakipi, Fevziu, Bushati, Duma, Mehilli, Meço, Bejtja, Shkullaku, Peka, Manjanj dhe pronaret e tyre apo ndonje MUT GJITHOLOG tjeter qe mund te kem harruar une ketu !
Shkullaku eshte me rrumpalla nga te gjithe, i lajthiture, i parruar, i palare, i papare, i panxene, por stoik ne dashurine per supen e qelbur pe peshtyn Saliu e Zeni ia ushqen me zor tere atyre te sektit te Shkullakut. Aman bre se ke harruar Tan Hoxhen spiunin e sigurimit nga Durresi, qe ishte per disa minuta eche kandidat per president republike. Ku je bre Enver, cohu per ca dite te arratisen keta funderina.
Mbasi e mbajti ndertesen e ish kombinatit te autotraktoreve per me shume se 23 vjet per tv.njuz 24,ish kapterri Irfan Hyenbelliu megjithese ka tre vjet qe i ka skaduar afati i kontrates,nuk shkon ne nje objekt te vetin aq me teper qe eshte ndertues,ose nuk nderton nje objekt per televizionin e tij.Njuz 24 eshte i vetmi tv.qe deri me sot zhvillonte aktivitetin ne ndertesen e shtetit.Te gjithe televizionet e tjera jane ne pronat e tyre.Top Cenell,Klani,Vizion plus,A2cnn,Euro njuz,Mcn tv,Ora njuz,ABC etj etj
Sakte Mero!
Fantastik si gjithmon Mero.
Florjan Nuri e ka emrin Florjan Nuri ende sot dhe pastron parate me ndertime ne Vlore.
Faleminderit Mero!Vetem ti ua gjen telat ketyre funderrinave
Me ne fund po mbizoteron ligji...kjo eshte rruga e vetme drejt Eurpes.
Mero me analizen qe ben je sqaruar me Irfanin po ne te njejten kohe forcon pozitat me qeverin, shpresoj te prishesh mardhenjet me Ramen nje dite qe te shikojme se çfar mund te shkruash per qeverin Rama.
Bravo Mero. Si gjithmonë i madh.
Si gjithmon i saket dhe ne kete analiz te ngjar jes
Mero vazhdo tju cjeres masken ketyre hajduteve te popullit shqiptar dhe Shqiperise. Vazhdo me te tjeret se lista eshte pafund sidomos e ndertuesve qe perpunojne 25 ton kokaine dhe jo vetem keto , resorted, vilat , TV me mirdirorin me puro frangajn, dhe halabaket e tjere te partive. Kane akoma floririn e likes saliut e nanos, ketyre pirateve qe I moren cdo gje ketij vendi. Zoti I ndeshkofte se per spakun keto nuk e ruajne fare. Prandaj dhe flasin sic ju do qejfi se kane para pa mase dhe nuk kane frike. Edhe per ne burg kane para dhe privilege keto monstra.
Mos e ngatarroni zotin Ymer Abazin e Vlores - Tepelenes dhe Bater Martaneshit qw nuk ishte kurre por genjen. Mero eshte me misjon te posacem qe ne fillim te 1991 . O YMER O S' NA THUA DOT KU TE GJETI SALI BERISHA NE JANAR 1991 qe te beri pjese te grupit shetites per zgjedhjet e P.D - se ne rrethe p.sh. ne Mat ; kjo zotni / shoku Ymer trehon gjithcka per týyyyyyyyyyyyy dhe shpuren e njerzve te " zgjedhur '" ne ndihme te Saliut. Mbroje mire Erion Veline pederastin se eshte dorzuar ne doren tende po kjo zoti / shoku c'fsre tregon per punet e pista 35 vjecare it Yyyyymmmmmeeeeerrr Abazit.
Jau qifte nonen Albin Kurti.
Bravo Mero, sh i sakte. Kapterr Fanja vetem sa ka emrin. (Natyrisht lepin dhe ndonje kocke) por pronari i vertete eshte Ilir Meta spiuni sigurimit re shtetit. Vetem ti ju bie ballit? Drejt e drejt
Si Nikolla (Lehesi), edhe Mero qe "thyen" kocka me gjuhen qe sterperdredh ne vite . Irfani sesht askund me te te 2. Eshte Vinçier. Esht i lezushem ne llap Rame. Nesje Po Mero pse sthua ku eshte baza ligjore qe policia te shtune , ekzekuton vendime civile pa permbarues? Kush e paguan te shtunen trupen policore? Nenet 510 e tutje te KPRC diktojne rregulla te ekzekutimit edhe sikur sikur te kishim vemndime te formes se prere. PRA ..PO BEJNE VETGJYQESI???!!!!! Se ka nen kodi penal per kte. Kte shif Mero..se kur kapet kjo..ngjan me pushtimin tend te gazetes. Po sot diktatura esht e 1 forme tjeter. Jo aq e dhunshme...por me e demshme
Vazhdo ti me Gelbazat e tjere te jeni ne listen e te privilegjuarve o rrace e ndyre
Mire se ky Franci paska nderruar emrin si ata kriminelet qe vrasin, po Edvini harrove qe e ka ber Ed?