Lodhja e kotë e Berishës për të retushuar historinë e tij personale me Rugovën

22 Gusht 2025, 18:12Editorial Mero Baze

 Nuk është ndonjë mëkat që mes politikanëve me profil të lartë të ketë probleme në jetën e tyre politike dhe njerëzore, pavarësisht se kush ka të drejtë. Dhe Sali Berisha e ka shumë të vogël tre deri katër vjet bashkëjetesën në paqe me Rugovën (deri në fillim të vitit 1995) dhe gjithë pjesën tjetër dhjetëvjeçare një luftë të ftohtë me të.

Arsyeja ka qenë bazike, dhe u ngjet gjithë arsyeve përse njerëzit në politikë hyjnë në konflikt me Sali Berishën. Ai donte ta përdorte Ibrahim Rugovën në funksion të pushtetit të tij në Shqipëri. Në fillim donte të përdorte vijën e tij paqësore për t’u treguar dhe vetë si i moderuar me SHBA dhe Evropën lidhur me çështjen e Kosovës. Madje, në takimin me Presidentin Klinton në shtator të vitit 1995, pa ia kërkuar askush, i ka sugjeruar Presidentit një autonomi për Kosovën do të ishte zgjidhja e duhur “pavarësisht se çfarë duan ata”.

Më pas, kur hyri në konflikt me SHBA, kryesisht nga viti 1996 e më pas, ai u përpoq të përdorte Rugovën për të radikalizuar situatën në Kosovë nën kontrollin e tij me qëllim që të bëhej faktor ndërkombëtar dhe udhëheqës i “dobishëm” për të mos destabilizuar rajonin. Rugova e refuzoi prerë dhe qartë duke ndërprerë kontaktet me të dhe nën këshillat e SHBA. Ai u përpoq të përdorte Adem Demaçin me naivitetin e tij si kundërshtar të Rugovës dhe më pas lëvizjen studentore fillimisht brenda LDK kundër Rugovës, por ai përsëri e refuzoi.

Për një kohë të gjatë, në vitet 1996–1997, i vetmi politikan shqiptar që i kishte raportet e mira me SHBA ka qenë vetëm Ibrahim Rugova, dhe shkëputja e kontakteve të tij me Sali Berishën ka qenë një kusht për mbështetjen e tij.

Kjo mëri e Berishës ndaj Rugovës vazhdoi pasi doli në opozitë në vitin 1997, kohë pas së cilës Rugova nuk shkeli më në Shqipëri deri në vitin 2004.

Arsyeja ishte Sali Berisha. Ai e refuzoi vizitën e Berishës në Kosovë në vitin 2000 duke e kthyer atë nga kufiri, dhe nuk e priti kurrë në Kosovë deri ditën që u nda nga jeta, e cila shënon dhe vizitën e parë të Berishës në Kosovë, duke marrë pjesë në varrimin e tij.

Edhe pse formalisht raportet ishin përmirësuar në rrugë protokollare, personalisht Ibrahim Rugova e refuzoi deri në fund të jetës së tij.

Kjo luftë e ftohtë mes të dyve nuk do të thotë se pushteti i Sali Berishës nuk ka kontribuar për Kosovën dhe as që Ibrahim Rugova nuk e donte Shqipërinë.

Deri në vitin 1995 ministria e jashtme e Shqipërisë dhe trupi diplomatik i saj ishin të gjithë në shërbim të çështjes së Kosovës. Sali Berisha u ftohë me Ibrahim Rugovën se nuk e përdori dot për hallët e pushtetit të tij, por kjo nuk ka lidhje me shtetin shqiptar. Në përpjekje për të mbuluar luftën e tij ndaj Rugovës, Berisha përmend aktivitetet e shtetit shqiptar pro Kosovës. Ato kanë qenë padiskutim një nga kontributet më të mëdha në histori që Shqipëria ka dhënë për Kosovën. Shumë diplomatë shqiptarë të rinj të asaj kohe ishin më shumë ambasadorë të Kosovës sesa të Shqipërisë.

Por kjo nuk do të thotë asgjë për raportet mes Sali Berishës dhe Ibrahim Rugovës. Ato janë ato që janë: dy njerëz që nuk i besuan njëri-tjetrit, për shkak të përpjekjeve të Berishës për të minuar autoritetin e tij në Kosovë dhe për ta keqpërdorur atë dhe Kosovën si mjet presioni përballë SHBA në kulmin e krizës me SHBA më 1996.

Përpjekja e tij për ta retushuar historinë tani në fund të saj, është banale dhe e pakuptimtë. Berisha nuk është më as aleat politik i LDK edhe pse formalisht duket se është me të. Sali Berisha është aleat real me Albin Kurtin, në gjithë qëndrimet e tij ndaj Kosovës, pra është aty ku ishte më 1996 kundër Ibrahim Rugovës kur keqpërdorte naivitetin e Demaçit kundër Rugovës dhe studentët brenda LDK që më pas u kthyen në lëvizje studentore me Albin Kurtin më 1997.

Madje aq i zemëruar ishte Ibrahim Rugova me Berishën më 1997, sa në një konferencë të pazakontë shtypi më 7 nëntor 1997 në Prishtinë, bëri thirrje të nderohet Ramiz Alia si udhëheqësi shqiptar me më shumë merita për Kosovën:

*“Njohja e Republikës së Kosovës është bërë nën mandatin pluralist të Ramiz Alisë dhe po ashtu, siç dihet, ai është njëri nga kryetarët që ka bërë më së shumti për çështjen e Kosovës, hapjen e Zyrës sonë, njohjen e Republikës dhe fillimin e programit televiziv satelitor. Kërkojmë nga parlamenti shqiptar që t’i sigurojë Ramiz Alisë statusin e ish-Presidentit. Kosova do të ketë marrëdhënie të rregullta dhe të mira me Shqipërinë dhe deklaratat e momentit nuk do të ndikojnë shumë në këtë.”
(8 Nëntor 1997 – Gazeta Bujku)
Dhe të gjithë këtë e kishte mes të tjerash për të poshtëruar Sali Berishën dhe “kontributin” e tij për Kosovën.

Ndaj, Sali Berisha lodhet kot të retushojë një histori që është me dëshmitarë të gjallë dhe e dokumentuar. Mbi të gjitha nuk është se i hyn dhe aq shumë në punë. Në dosjen e tij të “non grata”, Ibrahim Rugova zë një peshë të rëndësishme tek pjesa e rolit që Berisha ka luajtur për minimin e stabilitetit në rajon. Nuk besoj se LaCivitës i bëjnë punë këto gënjeshtrat e reja të Berishës në publik. Ato të vjetrat janë mbajtur shënim nga vetë SHBA deri në Rambuje.

24 Komente

  1. M
    Mahmut Malushi

    Mut Rugova, mut Salihi, mut Iliri, mut Nano por poorrrrr pooorrrrrrr kryemuti i krejt mutave osht Edir Rama.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Derivat

      HaMutit Malush, do ti theshëmë që kryehaleja qënke ti o pis njeri.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mehamutin ti malush

        Terrorist i vetfundosjes

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komunisti ilegal

          Dakord me ty jam Mahmut. Enveri ishte bosi, këta emrat lart janë bishta miu.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saliu eshte mashtrus klasik

            Po na thuaj nje qe nuk eshte mut nga politiqenet....mos me thuaj lapaj

            Përgjigjjuni
            1. G
              Grey

              Kurse Mahamut Malushi duket Mit Madheshtor. Ik or budalla mos posto me. Burre I pacipe!

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dy spiune

              Te dy spiune udbash si veremliu Rugova dhe Bufi kenetes. Serbet u treguan burra ne kohen e luftes per mos ta vrare udbash Rugoven e moren ne Belgrade ne rezidencen présidenciale dhe me avion présidentiel Serbe direkte ne Rome Italie. Barsaletat gjasme u rrembye jane per koqevaret, ku eshte i ndjeri Ukshin Hoti ? . Bufiiiiiiiii kenetes me grua serbe e lindur Belgrade e paguar nga ambasada Serbe ne Tirane per nje kohe te gjate si udbash e. Bufi kenetes spiune udbash i ka sherbyere gjithe jetés Serbis . Midis dy spiuneve udbash Rugova e Berrishes kishte nje xhelozi spiunesh kush ibkishte sherbyere me shume Serbise.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Këndim Hajrullaj

                Për këtë rast, Jozefina po i thoshte një të vetit, midis vedit, që prej hallit e ka edhe Salija kyt punën e Rugovs, prandaj don me la mutin me shurrë. Këto ja tha Qëjm Pëjks, Çuni Gaqe Neshs, tuj pshurr kaj kave nRogner.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Azem

                  Rugova shkoi dhe hoqi breket para Millonnshevicit si Thaci, Vucicit. Bura me nje R..Te tjeret dhan jeten per atdhe. Shko pyet ne kosove kush esthe me i nderuar? Ibrahimi me Hasimin apo Adem Jashari?

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Besmiri

                    Ca merreni me nje te vdekur dhe nje qe eshte dy hapa larg varrit.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pejani

                      Mirë more Mero mirë!.... . Po këta familjarët e Rugovës, të cilët shkelin mbi kujtimin e babait të tyre, çfarë mutërish janë?...... . Si i dëgjonin dërrdëllisjet e Berishës, se gjoja ai e ka vlerësuar gjithmonë Rugovën.......... . Dhe kur ai shante Edi Ramën, duartrokisnin së bashku me ndonjë eksponent të PS në atë sallë, si i pabythi dhe dështaku Pandeli Majko...... . Po ik more. Kur shikoj kosovarët që presin me nderime Berishën, them:- E njohin historinë dhe bëmat e Berishës këta?....... . Prandaj ti Mero shkruan kot...... . Kosovarët nuk dinë të lexojnë shqip.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Adritik

                        Nryemutu u kryetarëve eshte Mahmut Malushi.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Te dy spiune udbash kane qene..

                          Mute Rugova , kaka Berrisha te dy spiune udbash, midis spiuneve ka nje lloje xhelozie kush eshte spiune me grade me te larte... Udbash Berrisha ka qene dhe eshte me i rrezikshem se udbash Rugova......

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dardania

                            O ti "Te dy spiune udbash", Mos e ndaj ate mutin tjeter te Surrelit, ate vellaun e Vucicit. Se po u hudheruar ai nga Surreli...

                            Përgjigjjuni
                          2. l
                            loni

                            Ashtu si ka vepruar gjithnje u Mero,sa ishte gjalle Enveri i lepihej Enverit, pastaj Rugoves.... si perhere bythlepires.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rugova e kishte zët Shqipërinê

                              Rugova u prish me Berishën në vitin 1996, kur i nxitur nga Perëndimi kërkoi përsëritjen e pjesshme të zgjedhjeve të 26 majit. Berisha nuk ia fali kurrë këtë. Ndryshe Rugova e kishte zët Shqipërinë. Edhe kur paraqitej në institucionet europiane, para 1999, përdorte pasoshin serb. Dëshira e tij ishte: Prishtina e barazlarguar nga Tirana dhe Beogradi. Për sa i takon lidhjeve të S.B. me Albin Kurtin, kjo êshtë gënjeshtêr. Albini nuk ka asnjë kontakt me Sali Berishën. Edhe me Ramën u prish pasi ai u bê mik me vêllamin Vuçiç dhe mbështeti projektin serb të "Ballkanit të hapur".

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Ramazan Syfyri

                                Lista Terroriste Serbe i kanë pobratinat e tyre nga baballarrët tek e ashtuquajtura opozitë e Kosovës nga PDK-LDK-AAK, dhe në mediat dhe portalet e vëllezërve Devolli asaj pjelle të ligë të Braça Kariqëve, andaj nuk i tradhëtojnë vëllezërit nga babai PDK-LDK-AAK. Jau qiftë nonen Baba i Kombit. Dihet kush ashtë Baba.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arbër

                                  Atij Babes tand ia qifsha gruan!

                                  Përgjigjjuni
                                2. T
                                  TV

                                  Mero, thënia jote se “… pushteti i Berishls ka kontribuar për Kosovën …dhe…deri më 1995 MPJ e Baeishës ishte në shërbim të Kosovës…” ha diskutim. Deri në ‘95 Berisha dhe Tritani furnizuan Milosheviçin me karburant, dhe ti dhe unë kemi të drejtë të mendojmë që një pjesë e tij mbushi serbatorët e makinave policore serbe që terrorizonin kosovarët. Pa dyshim, ambasadorët shqiptarë punonin për Kosovën, por s’jam i sigurtë se presidenti dhe MJ u kish dhënë “carta bianka”, ata, Tomçini, Mal Berisha, Ferit Hoxha etj., e bënin detyrën nga zemra, jo se u thosh Tritan Preshi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Trojan

                                    Formula diskredito Berishen dhe mbaje, formule e lashte, e dhjere dhe fatale per ju tashme.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Ec Aty

                                      Ose më mirë "Lodhja e kot e Temës për të zbardhur historinë e zezë të Rugovës". A ma qisni edhe njëherë atë resmen e Rugovës kur është duke i larë me jargë këpucët Sllobos? Dua t'i tregoj nipit se si ia shërbente eunuku sherbetin Sulltanit .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        FATMIRI

                                        BURR MË TE POSHTËR SE KY MOTER QIRI NUK KA NË BOTË. IPABES MASHTRUS HAJDUT KRIMINEL TE GJITHA TË ZEZAT KOPILI SERBIS

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zhgënjimi me Sali Berishën

                                          Zhgënjimin i parë me Berishën e pata kur ambasadorja e sapodërguar e ShBA në Tiranë u largua nga Tirana në vitin 1996, me arsyetimin (justifikimin) se "nuk dëshironte të ishte dëshmitare e manipulimit të zgjedhjeve nga Sali Berisha." U trondita, u pikëlllova që Shqipëria po vazhdonte agoninë e saj kur ne prisnim që Shqipëria të ndikonte në Amerikën për ne që ishim në Kosovë nën thundrën e Serbisë së Milosheviçit. Pastaj zhgënjimet vazhduan për të arritur kulmin me shpërbërjen e shtetit në vitin 1997!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. m
                                            meshirojeni ushtarucin Mero

                                            Vazhdon kalvari i nje jete me ster-lodhje te Meros duke ndenjur e mbajtur ere pordheve te Saliut...

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje