Nëse gazetarët që protestojnë e kanë vërtet për lirinë e shtypit...

11 Gusht 2025, 17:50Editorial Mero Baze

 

Protesta simbolike e gazetarëve të News 24, kundër marrjes së zyrave nga qeveria për shkak të problemeve të pronarit të kompanisë, ka kuptim si solidaritet me pronarin. Madje, nga një anë, më duket një besnikëri për t’u admiruar ndaj tij. Nuk është e lehtë që gazetarët e një redaksie të madhe të jenë të gjithë solidarë me pronarin në një moment të tillë të vështirë, për shkak të problemeve që ka me qeverinë, qofshin ato financiare apo politike.

Dhe për këtë, ata janë një shembull i pazakontë besnikërie në raportet mes gazetarëve dhe pronarit në Shqipëri.

Por artikulimi i tyre publik ka një problem kur flasin për goditje ndaj lirisë së shtypit. Kjo është një goditje shumë e rëndë për pronarin e kompanisë dhe për të ardhmen financiare të tyre, çka mendoj se e tejkalon rrezikun për lirinë e shtypit. Kjo goditje mund të shërbejë edhe si një arsye që ata, për disa muaj, të mos marrin rroga apo të kenë pasiguri për të ardhmen.

Por e vetmja gjë që unë mendoj se ata e kanë fituar nga kjo goditje është liria e shtypit. Për atë, ata duhet të gëzoheshin. Në një moment të tillë krize personale mes pronarit dhe qeverisë, të dalësh e t’i bësh thirrje qeverisë si gazetarë të rikthejë raportet normale me pronarin e tyre, nuk është kërkesë për rikthimin e lirisë së shtypit, por kërkesë për t’u kthyer nën kontrollin e qeverisë. Raportet e pronarit me qeverinë kanë qenë një histori e “diskriminimit pozitiv” të tij në raport me shumë media të tjera, përjashto grupin Klan.

Ai, pikërisht për shkak të raporteve me pushtetin, është bërë një ndërtues i madh, ka përfituar prona publike që nga Berisha e deri tek Rama. Ndoshta e keni harruar, por blloku i ndërtesës tek rruga “Panorama” afër Hipotekës ka qenë uzinë shtetërore, dhe Sali Berisha ia ka dhënë në vitin 2008 duke e “këmbyer” me një tokë që kishte në Yzberisht, e cila nuk vlente asnjë lek. Privatizimi i pronave publike tek “Qyteti i nxënësve”, ku ka një bllok të madh apartamentesh, po ashtu. Marrja e konviktit të Gjuhëve të Huaja dhe kthimi në universitet privat, gjithashtu. Kontratat tek Autotraktorët po ashtu kanë qenë shumë favorizuese. Pra, historia e tij si biznesmen është histori favorsh nga pushteti.

Kjo mund të ketë prodhuar miliona, por mos më thoni që ka prodhuar liri shtypi. Kriza e tanishme është qartazi një krizë mes pronarit dhe qeverisë, por nga ana tjetër është një moment fatlum nëse gazetarët e tij duan vërtet liri shtypi. Solidariteti i tyre me pronarin është i lavdërueshëm nga pikëpamja njerëzore, por vajtimi se tani po humbasin lirinë e shtypit është kontradiktor. Ata tani po e fitojnë lirinë e shtypit, pasi tani janë të lirë nga hallet e pronarit me pushtetin.

Ata duhet ta festojnë nga kjo pikëpamje fillimin e një ere të re të lirisë së shtypit në kompaninë e tyre.

Presioni i tyre që qeveria të tërhiqet e të bëhet prapë mike me pronarin është fatal për lirinë e shtypit. Pastaj ata nuk kanë më asnjë shpresë. E kam fjalën nëse qajnë vërtet për lirinë e shtypit.

33 Komente

  1. b
    bimi

    Mero djali i ke vajtu me lot koleget e news 24.... thjesht realist dhe objektiv

    Përgjigjjuni
    1. P
      Petrit

      Ky mjero djalli mos te duket gje si engjell ty. ? A nuk eshte ky nje njeri qe ka abuzuar dhe po abuzon pafundesisht me pushtetin ne sajë te lepirjes. ? Ajo qe un nuk kuptoj ( qe ne te vertetë nuk me plas fare ) eshte qe nqs pronari I ketij tv nuk ka respektuar kontraten e qerasë perse duhet te sekuestrohen pajisjet apo dosjet e gazetarëve. Sepse ne parim shteti ka punë me objktin e jo me subjktin. Apo nje rrugë e dy punë.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona

        O Tito nuk kane sekuestruar gje se skane gje komputrat e tavolinat e pajisjet po i thone hiqni ata sduan e keshtu po i cojne ne magazine e doganave e ti vene ti marin askush nuk i sekustroje po lirojne vendin,nuk duhet inteligjence e madhe ata sdualen per 3 vjet e tani do marin gjerat e te ikin vete,?!?!

        Përgjigjjuni
    2. R
      Revolucion

      Si ka mundësi që pronat publike të jenë privatizuar në ketë mënyrë?! E pabesueshme. Qeveria është administruese e pasurisë kombëtare, jo pronare e saj. Veç për kaq sa shkruan Mero, ky vend ka nevojë për një revolucion tjetër.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kapterr fania ka ndonje qendrim

        Pyetje me vend more revolucion,por ato pronat qe ka privatizuar kapterr injoranti kane fryre xhepat e qeveritareve qe jane ber me vila,me thuaj a ka ndonje minister e ish varfanjak? Keta leshko gazetar me diploma fallco(nga me te famshmit lubonja,lala e osman stafa nje servil klasik)pse nuk protestojne kur ju vonohet rroga me muaj apo sigurimet,apo pse nuk ndihen kur varfanjaku fane shton pasurine dhe nuk paguan qerane

        Përgjigjjuni
      2. D
        Durim

        Godinen e Autotraktoreve e ka marre Carlo Bollino si placke e jo Irfani

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bolino the best

          Bolino i paguan shtetit dhe gazetareve deri ne qindarken e fundit. Irfani eshte si koqo Kokedhima qe Vetem duan te vjedhin ki tu dale. U shofte kjo fare e keqe qe ka rene ne media.

          Përgjigjjuni
        2. n
          niku

          Mero ,perdite e me teper merr kuptim shprehja e vjeter e komandantit" kapitalizmi është I egër " per te varfrit .Kur e degjonim ne vitet 90 ,ne fillimet e shkerdhatokracise ,na vinte per te qeshur ,sot po e jetojme plotesisht .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ksenofonos Pirdhokakis.

            Edi Rama shoku i Thaqit i Vuqiqit i Mustafes i Ramutit , qka pret prej ketij Glenelit , asgje vetem i kasirat , i rren dhe ike. Tash ju ka mbeten shpyrti ne mes Dodikut , Glenelit dhe Lushtakut , 3 te pa fytyrte , Facat e Majmunave. Nonen npidh legenave te Lacit.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asnjëansi

              Ikë o koqevar muti , nuk dini të shkruani shqip juve . Shko shkruaj sërbisht në gazetat kosovare , se e di më mirë dhe të kuptojmë të gjithë .

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zot na fal cfare ke krijuar !

                Pirdhokarqis ! Te rrofte Baba Bini.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  MALLAKASTRIOTI

                  Qepe ore spurdhjak. Laj gojën kur përmend legjendarin Hashim Thaçi.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Futu ne shpelle

                    nga shpella dole? do Zoti brezi tjeter permiresohet se me keto mendje mire jemi dhe kaq!!

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vis vlonjati

                      Shko mor te shkerdhefsha faren meso me shkrujt shqip mor palle kari

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Plaku

                        Mëso të shkruash gjuhen shqipe o këlysh i Vetëfundisjes!

                        Përgjigjjuni
                      2. k
                        konservator I djatht

                        Hapësira e vertete e liri demokracis ,e shtypit lir eshte qytetari dixhital I doktorit edhe analistat e djatht .Edvini I zi edhe narkokomunistat e qeveris kane shume frike nga denoncimet e doktorit ne konferenca shtypi.Madje ,doktori duhet te dali ,te pakten dy here ne dite ,ne konference shtypi I vetëm dhe nje here me gazetaret ,qe te denoncoj krimin edhe korrupsjonin se shqiptaret e njohin mire ndershmerine e doktorit .Vetem lidershipi I doktorit do sjelli fitoren e konservatorve me 2029 ose 2033 ose 2037.rama ik ik ik .

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Konservator si Kujtim Gjiza

                          Mos harro ilacet se do behesh keq

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tiranare

                            Eshte ironi

                            Përgjigjjuni
                        2. R
                          Real

                          E per cfare tjeter e kane mor bythelepires i pushtetit te ripjelljes. Nuk jane te gjithe si surrati yt.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Real

                            Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Ptu

                            Vallaj o Mero ju mediat jeni kakë te tera!!! S me vjen keq as per irfanin as per ty kur te ra saliu e per asnje nga ju kur t ju bjere neser. Jeni gjobvenes, jeni sherbetore te qeverise ose jeni sherbetore te opozites por te lire e te pavarur nuk jeni. Prandaj s na plas fare se nuk eshte se ndryhson gje. Kete ja bete vete vetes

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mos ngateroni dollarin me hajdarin

                              Paska qene kapter i zgjuar ka perfituar nga ushtaret rrekrute te politikes. Gazetaret te protestojne per mos pagimin e qerrase 2 milion euro ne arken e shtetit nga kapteri pronar . Nuk kemi shkelje te ligjit , mbaroje kontrata dhe kapteri duhet te gjeje nje lokale tjeter per te ushtruar aktivitettin. Mikrofon mbajtesit se gazetar nuk jane Kane te drejte te shqehteson se ngelen pa pune , kjo nuk ka lidhje me lirine e shtypit, mos ngateroni dollarin me hajdarin

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Luli

                                Bravo MERO,realist e largpames per kete shtyp te dhjere….Je shume konkret ne allishverishet qe bejne pronaret e medias ….Te sulmoj po nuk me dhe…pra shtyp me interes!!!! Keta lloj pronaresh te MEDIAS tone e keta gazetaret e famshem te tyre,qe nga FEVZIU…..e deri tek famozi SHKULLAKU,asnje nuk i ndjek tek KLANI apo tek SYRI apo tek FANE KAPTERI TV….turp te kene me pronaret qe kane e me keta te famshem gazetare qe mbulojne cdo mbremje komentet e tyre per politiken e DITES….

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Linza

                                  Keta plehrat si Fane katindari qe u bene te pasur duke vjedhur prone publike duan E. Hoxhen tju dali hakut, tja u marri te gjitha pasurite dhe ti punesoje ne komunale! Ptu ndyresira te pangopur. Ata gazetaret qe protestojne jane ca lepuj frikacake.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Ceni

                                    Per sa shkruan dhe na infirmon asnje “ vrejtje”. Mbi menyren sesi vepron shteti yne ne keto raste ( e kam fjalen per cdo individ, pronar apo shoqeri), kam vrejtje dhe keto menyra sjelljesh duhen denuar ne cdo aspekt, qofte ky personi me kriminel i kesaj bote. Ndersa “mbi lirine e shtypit”… te qeshim a te qajme eshte pyetja, e jo a egziston . Ne shqiperi cdo gazetar shkruan cfare te doje dhe eshte totalisht i lire. Dhe ky eshte dhe problemi real qe kemi me “ lirine e shtypit”. E thene ndryshe: Ligji mbi shkrimet per korrupsion duhet te ndryshohet dhe te behet me i ashper, sidomos ne aspektin financiar. Fjala gazetareske “ kam indicje” te behet me ligj “ kam vertetime-prova”, te cilat prova nqs nuk cojne filan nenpunes ne denim per korrupsion, ti paguaje gazetari per disinformim me nje shume jo me te vogel se 5 vite rroge. Do thoni ju se me kete menyre nuk do munden gazetarer te informojne per asnje lloj korrupsioni. Dhe do u them une, kur kane informuar, eshte bere nami… haha. Mero vetem ky ligj e sjell gazetarine tone ne nje fare menyre ne standarte gazetarie te sakte dhe mbi te gjitha e kthen shoqerine tone nga shoqeri qe informohet gjith diten me thashemnaja ne shoqeri kerkuese mbi standartet e jeteses

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Klodiana surrat kali

                                      Një shprehje popullore thotë: këtij populli t’u bëjsh nënën të të thonë baba. Fanja çfar nuk u ka bërë këtyre gazetaruqëve. I ka lënë pa para, pa sigurime shoqërore, i ka përjashtuar nga puna, etj dhe këta përsëri ulurasin “o babë, o barë”, sikur Fanja të jetë Haxhi Qamili.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Real

                                        More ti rrote kari me patente: qente e rruges te shkerdhevshin te pare dhe te fundit mbi toke dhe nen toke deri ne 15 breza.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Beta

                                          C'fare e dini popullin ju dele , jo gaboheni rende inteligjenca e popullit eshte disa here here me e larte se inteligjenca e trakoristit te Lushnjes Fania i ardhur nga skerkat e Skraparit ne kohen e PPSH ne Lushnje. Po Fania roje rrushe Televizionet dhe bizneset e nuk jane te Fane Traktoristit por te krye hajdutit Shqipetare Ilir Meta i Cepanit.. Ku po jua ndjene gazetare dhe as Fanes pe televizinet dhe bizneset e hajdutit te Cepanit ; jeni ne vete apo beni vete si budallenje.o te shkrete. Si Fania Meta i Cepanit ka me dhjetra kompani qe punojne per llogari te Hajdutit

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Beta

                                            C'fare e dini popullin ju dele , jo gaboheni rende inteligjenca e popullit eshte disa here here me e larte se inteligjenca e trakoristit te Lushnjes Fania i ardhur nga skerkat e Skraparit ne kohen e PPSH ne Lushnje. Po Fania roje rrushe Televizionet dhe bizneset e nuk jane te Fane Traktoristit por te krye hajdutit Shqipetare Ilir Meta i Cepanit.. Ku po jua ndjene gazetare dhe as Fanes pe televizinet dhe bizneset e hajdutit te Cepanit ; jeni ne vete apo beni vete si budallenje.o te shkrete. Si Fania Meta i Cepanit ka me dhjetra kompani qe punojne per llogari te Hajdutit

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Fuad Cela Verzheshtes

                                              Komentuesve qe e quajne Fanen kapter eshte jo e sakte , Fania Skrapali i tranferuar ne Lushnje ka qene Traktorist me traktor me zinxhire... ...D.T. - 75.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fuad Cela Verzheshtes

                                                Komentuesve qe e quajne Fanen kapter eshte jo e sakte , Fania Skrapali i tranferuar ne Lushnje ka qene Traktorist me traktor me zinxhire... ...D.T. - 75.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. F
                                                  Fuad Cela Verzheshtes

                                                  Komentuesve qe e quajne Fanen kapter eshte jo e sakte , Fania Skrapali i tranferuar ne Lushnje ka qene Traktorist me traktor me zinxhire... ...D.T. - 75.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Linja 150

                                                    Dhunimine shtypit e provove ti Mero me Nkoll Leshin! Kjo është nxitje e opozitës për të protestuar për oligarkun e tija Hanbelliu.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje