Një amerikan “tradhtar” dhe një operativ që paska sfiduar dhe Xhorxh Sorosin kundër Berishës! 

24 Janar 2023, 19:29Editorial Mero Baze

Më në fund Berisha e gjeti një mënyrë si ta vërë në siklet SHBA me dashurinë e tij. Ka 24 orë qyshkur lajmi për arrestimin e zyrtarit të lart të FBI ka dalë në rrjet, që po mbron SHBA nga Edi Rama. Po i tregon SHBA që këta të dy kanë qenë miq, dhe mbi të gjitha që këta të dy e kanë prishur SHBA me Berishën, se nuk do ishin prishur kurrë.

SHBA ka arrestuar një nga zyrtarët më të lart të FBI për thyerje të sanksioneve, duke ndihmuar një oligark rus. Zyrtari në fjalë ka pasur një udhëtim në Tiranë dhe një takim me kryeministrin Edi Rama, që ky i fundit e konfirmon, por që nuk ka lidhje me pjesën tjetër të jetës dhe punës së këtij zyrtari.

Zyrtari i FBI u ka thënë prokurorëve se ka lobuar që Edi Rama të mos i japë licencë për zbulim nafte një kompanie guaskë që ka fije lidhëse me Rusinë. Lobimi në një kohë që ky ka qenë ende në punë, konsiderohet konflikt interesi. 

Kjo është pjesa zyrtare e historisë, e cila është dramatike për fatin dhe karrierën e këtij zyrtari të lartë të FBI, pasi është arrestuar. Por në Shqipëri ka një zgjatim komik dhe zbavitës.

Për Sali Berishën ky “tradhtari” i FBI ka ardhur në Shqipëri të shkatërrojë marrëdhëniet e Berishës me SHBA. Dhe kujdes! Jo vetëm që ka futur në armiqësi Berishën me SHBA, por ka fshehur dhe paratë ruse të Lulit (që mos i gëzoftë o zot!)

Pra Berisha e do këtë zyrtarin e FBI edhe mik të Ramës, edhe të Lulit, edhe tradhtar të SHBA.

Gazmend Bardhi nga ana e vet nuk e ka lënë rastin ti ikë kot. E ka çuar me urgjencë padinë në SPAK për hetimin e Ramës, pasi me këtë tipin ka shumë mundësi të jenë shpikur paratë e lobit rus, që e akuzon Berisha dhe Rama. Pra ai do të gjejë lidhjen Rama- Berisha me këtë tradhtar të SHBA. Dhe nuk ështe se nuk ka gjurmë.

Po në fakt përse ka ardhru në Tiranë zyrtari i FBI dhe kush janë miqtë e tij?

Sipas të dhënave zyrtare, ish- zyrtari i FBI ka ardhur në Tiranë për të bashkëpunuar me Shefqet Dizdarin, një avokat nga Tropoja, mik i Berishës dhe PD, pronar i një kompanie shfrytëzimi nafte, licensuar nga Berisha në kohën e fundit kur ishte në pushtet. 

Bashkëpunëtori tjetër i këtij “tradhtari” është Agron Neza, i cili ka qenë vërtet student i shkollës së Sigurimit në fund të viteve tetëdhjetë, por që në vitin 1990 u bë badigard vullnetar i Azemit dhe Berishës. E njoh personalisht mes të tjerash se është vëllai i Agim Nezës, ish- kolegut tonë të ndjerë gazetar që nuk jeton më. 

Agron Neza është biznemen në SHBA . Shefqet Dizdari është në Tiranë në punë të vet. Zyrtari i FBI është para drejtësisë për lekë të padeklaruara, mes të tjerash edhe të ardhura nga biznesi i tyre i përbashkët. Kaq është e gjithë fabula.

Tani Berishës i duhet që ky bashkëpunimi mes këtij ish- zyrtarit të FBI dhe dy tropojanëve të ketë qenë kundër miqësisë berishiano-amerikane. Për këtë ka urdhëruar ngritjen e një komisioni hetimor, që t’i kërkojë Bashës ku i çove paratë ruse që ke marrë me Edi Ramën dhe këtë zyrtarin e FBI, si shpërblim për nxjerrjen “non grata” të tij. 

Me këtë rast shpëtoi dhe Xhorxh Sorosi. Dyshimet se miliarderi më i madh i botës kishte komplotuar kundër Berishës në Uashington ranë. E paskan bërë dy tropojanë, njëri ish- operativ në fund të viteve tetëdhjetë, e tjetri avokat, ish- hetues, me një të FBI që i ka përdorur Edi Rama. 

Nëse Berisha nuk ka ndonjë fakt pse këtë e ka bërë Agron Neza, e “ndihmoj” unë, se e njoh mirë dhe e kam mik. Madje dhe vet fakti që unë kam respekt, është një provë e fortë. 

Agroni u ofrua vullnetarisht për të siguruar Berishën dhe Azemin më 1991. Duke parë rreziqet që shoqëronin Azemin, sidomos pas vrasjes në tragetin e Tropojës të dikujt me pardesynë e tij, ai i dha Azemit pistoletën e punës ta kishte për siguri.

Berisha nuk e harroi këtë detaj. Sapo erdhi në pushtet më 1992 dhe filloi sherret me Azemin, urdhëroi prokurorinë të gjente pistoletën e Azemit dhe e shpalli Agronin në kërkim, se nuk kishte dorëzuar pistoletën.

Kështu, nga njeri që i kishte shpëtuar kokën më 1991, e detyroi të arratisej në SHBA dhe mezi e mbylli çështjen e mosdorëzimit të armës pas dhjet vitesh.

Tani ka shansin që këtë histori ta tregojë se si ky Agroni, është hakmarrë dhe ka lobuar në SHBA që Berisha të dalë “non grata”. Fund më groteskë për një burrë të pabesë nuk ka.

Dhe ja përmend emrin sikur nuk e njeh, edhe pse e ka pritur në zyrë disa herë më pas, duke i kërkuar ndjesë për atë që i ka bërë.

Tani Edi Rama me siguri është në hall të madh. Këta janë gati ta falin për çfarë ka bërë këtu, e si po qeveris, po nuk ja falin kurrë që paska pasur një mik që ka qenë zyrtar i lartë në FBI dhe që ai maskara paska “tradhtue” SHBA. 

Duhet të bëjë diçka urgjente t’i qetësojë. Kur vjen puna tek dashuria për SHBA, Berisha është gati të djegë Shqipërinë. Mos e provokoni!

34 Komente

  1. K
    Kujdes

    Ka te drejte Merua mer vlla! Ku ben amerika ksi gjonash ?! Zyrtari i FBI te mari pare ?! Bah !! Lere pastaj te punoje per dike qe e paguan !? Kjo svje nshprehje mer plak!! Sorrosi ndikon tek qeveria ?! Mer po kto rob kan lujt mendsh! Ose Aleksi te perzihet ne politike ?!! Ejjjj milet a jeni ne metro ?????

    1. b
      ben.

      Nuk vihet ne dyshim qe Merua nuk na zhgenjeu edhe sot ,fajin e ka saliu. Bile njerit para meje sot ju ça goma e bicikletes dhe e kuptoi qe ishte pune e saliut. Vetem se ata amerikanet , qe kuptohet nuk i dine paudhesite e saliut, e lidhin pagesen prej 225.000 dollaro me kryeministrin e shqiperise. Sepse po te ishin para bisnesi, nuk jepeshin neper parkingje ne amerike ,po kalonin ne llogari bankare. Mero ky shoku jot, qe eshte edhe lider global, dhe e deklaronte me krenari , qe ishte mik i ketij amerikonit, ne kete rast mos ji i sigurt se si do e kete fundin. Se akuza e amerikonit ne ameriqi, denohet minimumi me 20 vjet burg, dhe mund te filloje te ciceroje , dhe po ciceroi ai para drejtesise amerikone, ky lideri global duhet te bleje breke hekuri.

      1. R
        Raimond vlonjati

        Prite Ramen kur t'ja mbathi tek Erdogan Rama ka dashur te lejoje Kompani Ruse, te bej kerkime nafte ne Shqiperi, plus qe ka lobuar tek ky FBI-se per te nxjerre qe Basha ka marre para ruse Pra po dalin pislleqet e Rames, kunder Opozites , qe Ulerinte ku vellai i Vucicit por dhe lidhjet e tij me ruset

      2. T
        Tanni

        Si duket rama se shpejti do jap dorheqjen, i ka hyre thelle duket!

        1. H
          Hajduti i Surrelit

          Ike o Plaku Mero , megjithe tespie dhe Tosun Ramen Rama nga intervista qe dha duket qe e ka zene frika, dhe do ta haje sa krahi me duket Se Amerikani kur te deshmoje do betohet dhe aty ai nuk genjen dot dhe do i thote te gjitha Se ai nuk eshte koqe te denohet 30 vjet burg dhe te fali Ramen Ai do i nxjerre te gjitha , dhe do i dalin gjithe pisllqet e Shpirtit te krimbur te Rama hajdutit

        2. S
          Salih Kërma

          O burra, në Sulm për ta mbrojtur Skanderbenë, bashkë me gratë...o burra! Po si nuk prite dhe nja tre a katër ditë o Mero, pastaj ta filloje mbrojtjen e Atij që, disa vite më parë(apo në vitin e Salih Qënit sipas kalendarit Kinez) na e akuzoje se e kishte Djalin vëlla dhe jo djalë. Sivjet jemi në vitin e Lepurit, sipas Kinezve. Vit i quditshëm ky o Mero, për Edvin lrpurin

          1. O
            Ola

            Pirdh pirdh se lirohesh thote populli o pene ndrituri yne. Sorollate si te duash po kujdes se mos te dali emri dhe ty aman

            1. X
              Xhaxhai

              Mero lexoje dhe nje here she do kuptosh qe ke rene brenda me kembet e tua.

              1. T
                Taulant

                Pse i shmangesh ceshtjes Mero. Kemi te bejm me nje individ ish-keshilltar i Rames te cilin FBI e ka arrestuar. Ky person ka marre ne 2017 250 mije dollar nga Shqiperia. Keto 250 mije dollar jane dhene per arsye korrupsioni . Nuk ka rendesi kush i ka dhene ish-bodigardi i Azemit, djali i Berishes apo Olsi i Rames. Fakt eshte qe ky individ do influenconte ne Shqiperi ku ka takuar edhe Ramen qe ne 2017 kishte 4 vjet kryeminister. Berisha nuk jepte dot tendera e konensione ne 2017.

                1. i
                  ivt

                  Mero mos i thjeshto gjerat kaq shpejt.Te gjithe personat e perfshire ne kete histori jane kurva Putiniane. Gjithe qellimi ka qene qe si perfundim Ruset te kontrollonin fushat e naftes qe kishte marre ne koncension Shefqet Dizdari. Amerikani i FBI lobon tek Rama qe koncesioni te mos i jepet gjasme ndonje kompanie ruse por nje kompanie shqiptare qe per çudi ka per pronar te njejtin person qe eshte bashkepronar(Dizdarin) me amerikanin tek firma ligjore ‘Law Office and Investigation’ . Pasi merr koncesionet Dizdari dhe kompania e tij Terra Oil Swiss i transferojne perfitimet dhe cdo informacion e aset te fushes se naftes Kompanise serbe GTK OIL. Kompania Serbe eshte ne fakt pjese e kompanise ruse Gazprom. https://kallxo.com/gjate/hulumtim/skandali-me-naften-e-visokes-iu-transferua-kompanise-serbe-me-pronar-rus/ https://russiabusinesstoday.com/energy/russian-serbian-company-wins-right-to-exploit-albanian-oil/

                  1. S
                    SALIVIRUSI PPSH

                    Te lumte pena i nderuar Mero ...cfare thote non grata askush nuk i mer serriozisht po Bardha dhe Alibeu cfare kishin ! kjo eshte opozita ke konkurosh te pa kunkurueshmin non grata Berrisha Kjo eshte histori kot... Dy Tropojan te mire apo te kqinje nuk i njohe dhe nuk mund ti paragjykoje bejne afere me nje amerikan qe shkel ligjet e vendit te vehte qe ne keto momente ka ( présumons de l'innocence ) dhe ne Shqiperi akuzohet Rama pse e ke takuar pyetja eshte pse mos ta takonte ku eshte problemi ? Kjo tregone qe ne Shqiperi nuk ka media nuk ka gazetari ka thjeshte disa varfanjuk qe per te nxjere buken e gojes heqin edhe breket para pundhenesit ...Turpe

                    1. S
                      Shefik Ormëni

                      Deri tani, si rregull, dinim se për interes "qimja bëhet tra", me këtë editorial Merua po na tregon se për interes edhe "trau u bëka qime".

                      1. F
                        Flutura

                        ???????????????????? Mero je i vetmi njeri ne boten shqiptare, qe e njeh me dhembe e dhemballe, kryeintrigantin e kalibrit nderkombetar Sali Berisha .????

                        1. K
                          Kështu o posi!

                          O Mero,shkruaj ç'të duash po kjo histori është një tjetër dozë për shpëlarjen e truve të militantëve të Berishës.Dhe e mjaftueshme fare.

                          1. P
                            Patrioti

                            Mero je i madh pasha zotin. Po ku i ke gjetur këto detaje mor burrë saqë kam qeshur ndërkohë që lexoja shkrimin. Dhe një gjë tjetër: kaq i pabesë është ky legeni Berisha saqë për të shpëtuar veten harroi i ziu dhe baxhanakun e vet ne Gerdec. Edhe Sllobodanka nuk e ngushëlloi dhe motrën e vet për humbjen e të shoqit. Çfarë palaçosh mban ky vënd o Mero djali.

                            1. 7
                              77 vite komunistët në pushtet

                              https://sot.com.al/politike/jane-edhe-500-mije-dollare-te-tjera-gazetari-robert-papa-zbulon-te-path-i565324

                              1. V
                                Verzhezha

                                O Mero , mos thuaj “ per LEKE te padeklaruara” se usa perdore dollarin e jo lekun , leku eshte vetem yni

                                1. N
                                  Noci

                                  Jane te gjithe mbeturina te para 2013 qe kane dashur te marrin naften .Amerikani perveç se ka bere pune e FBI ne vendin tone ka pare edhe interesat e veta.Ai ka marre paret e veta por ne menyre te jashteligjshme.Ai ka kohe qe ndodhet ne hetim dhe te jemi te bindur se Rama po te ishte i ngaterruar do kishte ikur si Kroati qe u denuar.mos e kujtojmë budalla Ramen qe te merret me gjera te vogla.Sala edhe po te shohe Ramen duke bere shurren ne Lane del e nxjerr nje fantazi se eshte si i mbyturi qe do kapet kudo.32 vjet ka qe vetem genjen dhe kete rrufe ndjekin te gjithe se e dine se ne besojne çdo rrene

                                  1. "
                                    "BOHOTINA"

                                    More ua kam thene 1000 here por ketyre te PD-se nuk u hyn gje ne tru. Kane fiksasione vetem ç' u prodhon truri i tyre i semure. Nuk fitohet me shpifje. Pastaj njeriu, pa le me politikani, duhet te flase pasi te vendosin organet gjyqesore. Çdo gje qe te shpifni, çdo gje qe te zmadhoni me histori Babalesh, ju ne kohen tuaj e kini bere 1000 here me keq. He mo dini gje ç' foli Fazlliçi ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te Republikes te drejtuar nga Salihu?...

                                    1. S
                                      Skënder Breshani

                                      Mjerë populli shqiptar cdo heqi me Sali kërmën ss të jetë gjallë.

                                      1. A
                                        Alfred

                                        Kjo eshte afere e paster si ne rastin e Uotergejtit te famshem, qe rrezoi nga pushteti Niksonin ne Sh.B.A. Ky eshte thelbi I kesaj afere! Pjesa tjeter eshte qerasje, dorovitje, "respekt" me te gjitha "takemet" sic Edi di t'i respektoje miqte e ngushte! Eshte lobuar per te goditur demokracine ne Shqiperi! Qe Rama te sillet si sulltan! Te vjedhe e te plackise! Sic edhe ka ndodhur! Keto pallavrat e Meros, Vangjelit

                                        1. Ëndrra amerikane

                                          https://lapsi.al/2023/01/24/dosja-ne-shba-si-ndryshoi-rama-pas-arrestimit-te-mcgonigal/

                                          1. T
                                            Tahipi

                                            Mero ke nevoje per ca pushime se ke arritur fundin.Po te shtrydh Rama si limon dhe nuk te ka ngelur pike dinjiteti.As kur I thurje lavde Saliut nuk u katandise keshtu.Budalla I di njerezit ti o koke daulle.

                                            1. m
                                              mos thoni se c'bej une, thoni si them une

                                              Ligjeron sot Mjero : "...SHBA ka arrestuar nje nga zyrtataret me te larte te FBI qe ka ndihmuar nje oligark rus. Zyrtari ne fjale ka patur nje udhetim ne Tirane e nje takim me kryeministrin Rama..." ! Kushdo e di mire se si do ulerinin nga Edi Rama e der tek Mjero sikur ai zyrtari i larte i FBI-se i arrestuar per ndihme atij oligarkut rus te kishte vizituar Tiranen e te ishte pritur nga... Sali Berisha! (duke patur parasysh zellin e larte te Rames e Mjeros pas tij per te perdorur ate togfjaleshin " Thesi i Rublave")

                                              1. .
                                                .goni

                                                Banda e pd vazhdon te prodhoje mut nga te kater anet. Me pelqen pjesa ku operativi nga tropoja I jep pistoleten e sherbimit Azemit, dhe ajo ku nje njeri qe kishte veshur paldesyne e Azemit vritet ne targeting e Komanit. Cdo gje qe preket nga pd kthehet ne mut.

                                                1. K
                                                  Koli

                                                  Nuk e mbron dot o Mjero, Mos harroni se Kim tha edhe se provat kunder berishes ishin te mirekopsitura, edhe FBI ishte perfshire tha ajo. Pra ska ndonje kunderthenje ktu. Sala gjithmone ka akuzuar Sorros dhe Edvinin. Kjo si duket ishte pjesa e Edit.

                                                  1. Y
                                                    Ymer Abazi

                                                    Fakti qe per ti bere avokaturen ketij Zullumi te Rames detyrohet te marre penen e te shkruaje personalisht Mero Baze qe ne 30 vite ka zhgarravitur vetem artikuj Antiopozite, tregon se Rames i ka hyre thelle huri ne prapanice e kerkohet Mero qe t'ja vajise ca.

                                                    1. E
                                                      Engjell tepelene je o Mero Baze!

                                                      Mero thote nje detaj interesant: Agron Nezen e kam mik. Mos valle kete Agronin e coi Mero tek Rama si fillim. Sigurisht duke marre pjesen qe Mero merr ne te tilla raste. Pastaj vazhdoi loja me tej. Mero i ndihmon biznesmenet sepse ka kulture kapitaliste. Ja psh pyesni Llazi Angjelin, Adriatik Shekon….

                                                      1. A
                                                        Arjan

                                                        MERO GELBAZA BYREKUT I JANE HAPUR PETET COPA-COPA DHE TI MUNDOHESH TI VENDOSESH BASHKE PERSERI.NUK E KE PROBLEM O MERO QEROSI SE CFARE NDODH NE SHQIPERI JE MESUAR DUKE HEDHUR GURIN DHE FSHEHUR DOREN ,SE DOLE I PALAGUR SI TI EDHE KOMANDANTI “LEGJENDAR”SALI PLEHRA PER MBESHTETJEN TENDE PA KUFI PER QEVERISJEN E MBRAPSHT TE PARTISE DEMOKRATIKE QE ARRITI KULMIN ME 97,98 GERDECIN DHE E MBYLLI ME 21 JANARIN E 2011.POR NDRYSHOVE KRAH DHE FILLOVE DUKE MBESHTETUR TIMONIERIN RAHMUT NE NJE QEVERISJE TE DOBET ANTISHQIPTARE.PRANDAJ DUHET DULLA TE VIJE DHE NJEHERE QE ANALISTEVE SI TY MERO GJIZA APO LUBONJA MOS TUA SHOHIM FYTYREN NEPER GAZETA APO EKRANE TELEVIZIVE,ME ANALISTE TE TILLE SHQIPERIA NUK ECEN PERPARA KENI DJALLIN NE BARK,DHE ME E BUKURA NUK MBANI PERGJEGJSI PER ATO QE SHKRUANI APO THONI.RAHMUTI I KA HIPUR KALIT MBRAPSHT DHE SIGURISHT DO VIJA DITA QE DO TA THYEJE KOKEN ,DHE PO RA AI NGA KALI NUK COHET ME SE KA GJITHE ATE PESHE.SHQIPTARET E KANE KUPTUAR POLITIKEN E TIJ DILETANTE AUTORITARE ,SA KA FILLUAR TE JAPI MEND NE CDO FUSHE THUA TI RAHMUTI ESHTE JEZUSI,NJE PIKTOR I REMDONTE KA QENE NJE BASKETBOLLIST DESHTAK KUSH I LA MENTE TI MARR AI.RIPJELLESIT DEGJOJNE QE AI FLET BUKUR DHE MARROSEN PAS ATIJ .O CARRACA KA 20 VJET QE UDHEHEQ AKOMA SJENI NGOPUR JU ME SALIRA E RAHMUTA BASHKE .EDHE PAK DHE JA KALOJNE DULLES.DHE THONE SE KEMI JETUAR NE DIKTATURE.PO KA ME DIKTATURE SE TANI SA TE DETYRON TE LESH VENDIN KU KE LINDUR,TE TE LERE GJITHE ATO TOKA PA PUNUAR ,TE TE JAP DROGE NEPER SHKOLLA ,TE VRET TJETRI NE RRUGE PA PROBLEM,TE SHKKSH NE ADMINISTRATE E KORRUPTUAR MJEKESI QE TE ZHVAT ,NJEREZ PA PUNE ,KURSE MERO GJIZA MERRET ME ALBIN KURTIN ME MUAJ TE TERE.

                                                        1. M
                                                          Mandi

                                                          ty gjynaf qe sta kane fut akoma ndonje plumb bythes o loqe e Salihut

                                                        2. D
                                                          Denis

                                                          Rama e ka takuar ne 2017 kete agjentin e FBI Ne ate kohe ai nuk qe akuzuar per asgje o koqet e Salih Berishes Te tjerat jane mashtrime te Salih Shpellarit

                                                          1. Z
                                                            Zenith

                                                            nuk e largon dot vemendjen nga 21 janari ceceni i vucidolit me keto karlliqe qe flet Ne fund do bjeri vete brenda

                                                            1. Z
                                                              Zenith

                                                              nuk e largon dot vemendjen nga 21 janari ceceni i vucidolit me keto karlliqe qe flet Ne fund do bjeri vete brenda

                                                              1. E
                                                                Edi

                                                                KA DALE FSHATARESIA INJORANTE E SHQIPERISE TE KOMENTOJE KUNDRA INTELIGJENCES SE MERO BAZES. KU TA GJEJME QE KRYEMINISTRI RE NJOHE TER FBI. RUSIA SERBIA GREKU I LAJNE ME PARAT ATA.

                                                                Lini një Përgjigje