Nga të gjitha sondazhet e deritanishme për Tiranën, bie në sy se brenda opozitës ka një elektorat nga 8 deri 10 për qind kundër Berishës, edhe pse janë të papërfaqësuar ende me një kandidat.
Formalisht i përkasin grupimit të PD zyrtare drejtuar nga Alibeaj, por realisht ai është një elektorat anti Berishë brenda opozitës, që mund të ketë shifra edhe më të mëdha nëse qartësohet lidershipi i PD zyrtare dhe strategjia e saj për këto zgjedhje. Mbi të gjitha, nëse ata kanë një kandidat serioz për Tiranën.
Kam parë disa opinione të përcipta rreth rëndësisë që ka përfaqësimi me kandidat për këtë elektorat në Tiranë.
Një teori është që Berishës i duhet fusha e lirë që të humbasë dhe të mos ketë kë të fajësojë më pas.
Berisha është e sigurtë që humbet edhe nëse kandidojnë rivalët e tij në opozitë, edhe nëse rrijnë në shtëpi.
Ndryshimi është se ai do duket sikur do marrë disa vota më shumë në mënyrë të padrejtë, që prapë nuk i bëjnë punë.
Dhe pas humbjes, ata që nuk kanë kandiduar nuk kanë çfarë llogarie t’i kërkojnë, se ai nuk i konsideron as tani e jo më pas zgjedhjeve. Pra është një qëndrim pa vlerë.
Thjesht i lënë fushën bosh Berishës për t’u dukur pak më i fortë se sa është në të vërtetë.
Opinioni tjetër për të kandiduar dikë sa për të pasur një emër është po aq i gabuar.
Një kandidat në Tiranë që ende nuk ka emër dhe fytyrë, por vetëm si opsion dhe ka rreth 10 për qind të elektoratit në dispozicion, është një mundësi unike që një figurë e rëndësishme politike e opozitës, nga ata që e kanë ndarë mendjen që do jenë në betejë me Sali Berishën në afatgjatë, duhet të vërë emrin.
Të kesh dhjetë për qind në dispozicion pa filluar gara, në një situatë të tillë politike në Tiranë, dhe ta shpërdorosh duke vënë emra të listës së dytë, është marrëzi.
Sot vendimtar në politikën shqiptare do të jetë ajo figurë e opozitës që ka dhjetë për qind vota jashtë Berishës.
Ajo mund të ulë në gjunjë dhe Berishën dhe Ramën. Dhe ta lësh këtë mundësi për njerëz anonimë, sa për t’u dukur sikur po bën garë, është marrëzi.
Ajo është një ofertë që publiku e ruan për ata emra që beson se janë vërtet afatgjatë në politikë dhe jo ata që duan të dalin në TV si kandidatë.
Është betejë për ata që duan të mbeten në politikë, jo ata që duan të marrin rrogën si politikanë.
Mero Baze tere jeten e tij publicistike ka qene percues i deshirave te pushtetit, dje te Saliut, sot te Ramiut. Si i tille pra sot Mero percon enderren e madhe qe ka ky pushtet i sotem qe opozita mundesisht te dale me shume garues ne zgjedhje me qellimin final te fitores se kandidateve te tij. Nga ky hall qe ka pushteti shtyhet Mero qe te prese me padurimin e shtatanikut qe i famshmi "grupi Alibeajt' te garoje ne Tirane, sigurisht jo per dashurine qe ushqen per Enkelon por per zellin qe ti sherbeje deshires pushtetit Rama qe te jete ne politiken e opozites ende zgjatimi i Lyl Bashes, aq i deshiruar nga Rama e natyrisht dhe Baze pas tij. Por ka nje problem - Ky i famshmi 10% elektorat qe enderron kot Mero se paska Alibeu zor se besohet nga vete ky i fundit.
E madhe kjo Mero. Mbasi talli trapin ,rama dhe kimetja me lul bashen se mund ti merte partine berishes, sot eshte rradha e meros te talli trapin me Enkelejden, per ta futur ne seder. Duke e ditur se enkelejda eshte kaq budalla , merua po e tenton njehere. Jo se i plasi meros dhe rilindjes per enkelejdat, apo per moralin ,po mund te iki per lesh cuni i fiqve, e bashke me te na ikin leket e lejeve, inceneratoreve etj etj. Plus qe se fundmi kane bere namin dhe pastruset, duhen zvendesuar dhe shtuar leket e dyshekeve. Prandaj na duhen ca enkelejda , te pakten deri ne zgjedhje. Kap Ca te Kapesh ,KÇK.
Jo te kandidoje Enkelejdi, por te caktoje nje kandidat seroiz dhe te besueshem, qe nuk ka lidhje me birishen, mundesisht as dhe me Bashen. Pervec 10 % qe thote Mero, ka edhe votues gri qe mund tia japin voten si alternative ndaj Veliajt apo atij sekretarit te rinise se saliut. E kuptoveeeeeeeeeee!
Si ngahere i sakte dhe shume shqetesues per kokeboshet e Saliut. Por jo vetem - je shqetesues edhe per ca trushkulur qe shkruajne ne komentet ketu tek ty.
Ladi, ndonse ju kritikoj për formën e komenteve, për përmbajtjen e tyre unë jam 100% me mendimet që t'i jep. Kam gjykuar se nuk ju nderon që në çdo koment të lavdëroni Meron. Dhe për më tepër Meron e nderon puna e tij, një lavdërim i përditshëm i tij, ashtu siç bëni ju, ju ul të dyve, si ty në radhë të parë por dhe Meron. Ndoshta e kam gabim, por unë kështu mendova dhe ju bëra vërejtjen. Sa për editorialin e sotëm, do bije unë në pozitat e tua këtë radhë, do e lavdëroj Meron për këshillën politike që i jep Opozitës, për të është jetike të paraqitet me një emër me kredenciale, sidomos morale, krejtësisht të pastra, pa lidhjen më të vogël me "grupin e të pamoralshme" të udhëhequr nga Berisha. Është me vlera të jashtëzakonshme paralelja që heq komentuesi ILIR në komentin e tij të mëposhtëm, komenti i tij ka vlerë të njëjtë me atë të editorialit, megjithëse është fare i shkurtër. Edhe njëherë, kërkojë ndjesë Ladi nëse jeni ndier i fyer nga komenti im i djeshëm.
Kjo situatë më kujton vitin 2006 në Athinë, kur kandidat për kryetar bashkie i partisë së tretë nga madhësia ishte 32 vjeçari Alexis Cipras. Ai mori vetëm 10,5% të votave. 3 vjet më vonë në vitin 2009 u zgjodh kryetar i kësaj partie. Dhe në vitin 2015 u zgjodh 2 herë kryeministër. Sot është kryetar i opozitës në Greqi. Pra shembullin e kemi real dhe të njohur nga shumica e shqiptarëve.
ao Ilir ,Cipra nuk kandifoi për Bashki ,po për Qark ( ose Periferia). Në atë kohë Cipra ishte një figurë e pa konsumuar ,kurse tani i ka dalë boja. Edhe krahasimi që bën është i gabuar .
Po Alibeaj është qofte. I ka ardhur mundësia në dorë dhe fle gjumë.......
Mero sot eshte rational! I dobishem per PD. E vleresoj si gazetar por edhe si njeri me dinjitet.
Thjesht te gjithe personalitetet si Acka, Gjekmarkaj, Zogaj, Gjergj Bojaxhi, Topi dhe te tjere qe kane treguar pak dinjtet perpara horrit plak duhet te bashkohen ne frontin anti-berishe dhe te lene merite personable. Basha te mos enderroje me per tu kthyer por te jete nje katalizator per te shpejtuar formimin e frontit te djathte. Atehere eshte thjesht ceshtje kohe qe Rama te filloj e te flase percart se tani jeton ne delir alla Erdogan. Edhe njerezit qe Kane votuar majtas jane gati te konsiderojne nje alternative anti Rama dhe jo non-grata.
Bashkiakët e PD-së: gjatë viteve 1992-1996 ndërtuan 47 nevojtore në qendër të Tiranës. Për vitet kur Lulzim Bashës së PD-së iu dha me dhunë posti si kryetar bashkie, e bëri Skënderbeun polic të Sheshit dhe po në këtë Shesh, Luli i PD-së ofroi tortën e 100 vjetorit të Pavarësisë që i paraqiti shqiptarët si qena. E ashtuquajtura “e djathtë e Shqipërisë” (që veçse e tillë nuk është), nuk ofron dot bashkiakë për dy arsye: e para, sepse PD është krejtësisht e kompromentuar politikisht pasi ka përdorur të gjithë trupën e Gardës së Shtetit për të kryer krim kundër njerëzimit, pikërisht në Tiranë më 21 Janar 2011 dhe, e dyta, sepse nuk ka asnjë fytyrë për të drejtuar Kryeqytetin.
C'do Regjim kudo e kurdohere ka tentuar te sajoje opozita fasada qe ti beje makiazhin demokratik surratit. Natyrshem nje te tille fasade opozitare si kjo e E. Alibeajt do ta kishte zili edhe Erdogani, edhe Putini madje edhe Kim Jonku. Nje Dordolec i tille opozitar qe vetem opozitare nuk ka pas vehtes, eshte sherbimi me i mire per c'do Regjim. Ketij Fyelli i fryn dhe Mero Baze per kenaqesi te Regjimit qe i sherben, por i fryn ne nje vrime...
Nuk behet fjale per gare kush do hyje ne fushe te luaje futboll, Mero djali! Behet fjale per administratorin e qytetit. Per cilesine e jeteses. Perse nuk e ngre nje pyetje,edhe si banor I ketij qyteti, se cfare cilesie jete ofron? Zhurma, trafiku, ndotja e ajrit?... Po cilesia e ujit? Po mundesite per te parkuar? A po zihen cdo dite hapesirat e pakta te mbetura me beton?... ...Apo te gjitha keto I harron kur shkon e ndjek Rita Oren?...Apo Dua Lipen? Apo Noizy'n?....Apo "Per'puthen"?!.....Apo....Luisin e BBV???....
Besoj se Mero eshte semure shume rende psiqikisht. Ai duhet me patjeter te vizitohet tek nje psikiater ose te shkoje te nje fallxheshe sepse perndryshe se ka te gjate qe mund te perfundoje ne psikiatri ose te gjendet i vetvarur. Besoj se Merua nuk i ben 2 ore gjume ne darke dhe per kete fajin e ka Saliu i cili ne rast se e gjen gje Meron do mbaje pergjegjesi penale. Edhe Rama duhet te mbaje pergjegjesi sepse me ofertat qe i ben po e ben te dale nga faza.
Sot 18 janar dhe akoma punonjesit Buxhetore shqiptare nuk kane marre ate qe e presin prej ditesh, Pagen e Janarit. Cap e pyet ca andej nga Kryeministria o Mero Baze e na thuaj ne ka gjasa qe brenda ketij muaji kjo qeveri Rama te kthellohet se ka mijra familje qe kane mbetur me syte nga ato bankomatet (helbete, nuk jane te gjithe si ajo Alda Klosi e Ben Ahmetajt qe mbante 600 mije Euro nen dysheke)!
Merrua ka vetem nje hall , si tja beje po fitoi Sali Berisha ? Merrua shkon pas Pushtetit dhe po fitoi Sali Berisha behet me Sali Berishen sepse prostitutat nuk rrine dot pa tutor dhe dikur Berisha ishte tutor i Merruas.
O Mero leri llafollogjite. Me thua nje gje, ku eshte opozita reale? Ku eshte e djathta reale? Ku eshte ndryshimi i sistemit? Si humbet dhe si fitohet prona? Me legalizimet e Artan Lames?
I lexova me vemendje komentet sa te majt e te djatht,ja futin kodra pas bregut. Saliu i zi edhe ne hene ta mar kandidatin nuk fiton dot Jo ne Tiran qe as enderrohet te fitohet por ne pjesen derrmuese te shqiperis. Edhe ne 2011 sali i zi solli gjysmen e kosoves te votonin ne Tiran dhe me te drejten e zotit perseri nuk e fitoi. Kjo puna e fitores se shqupit tani eshte ber si ajo puna e asaj qe hedh budallai nje gur ne pus e se nxjerrin dot as 100 burra.