Për ata që duan ta festojnë si viti “anti-amerikan” i shqiptarëve 

26 Dhjetor 2022, 21:08Editorial Mero Baze

Të vetmen arritje që i njeh vetes “Foltorja” e Sali Berishës, dhe mbështetësit e saj, për vitin 2022 është pretendimi që ata kanë, se në vend është krijuar një frymë antiamerikane për shkak të lëvizjes së tyre. Por të frikësuar se ky do të mbetet një rekord i zi historik, nxitojnë të thonë se ky “antiamerikanizem” u shkaktua nga politika e ambasadores Yuri Kim, Sorosit, Sekretarit te Shtetit Blinken e broçkulla të tjera. 

Në fakt i gjithë spekulimi qëndron tek pretendimi i gënjeshtërt se në vend është krijuar një frymë antiamerikane. Nuk është e vërtetë. Përkundrazi në Shqipëri gjatë këtij viti ka pasur betejë kundër SHBA por jo frymë antiamerikane. Beteja e dëshpëruar ndaj SHBA, e listës së personave “a non grata” dhe e Sali Berishës, është luftë personale e tyre për të zbutur njollën e përjetshme si hajdut të korruptuar dhe minues të demokracisë. Në një farë mënyre është e justifikueshme që ata do të reagojnë.  

Por dhe ata vetë, të frikësuar nuk kanë bërë dot deri më sot asnjë betejë direkte kundër SHBA. 
Sali Berisha e nisi në fillim betejën kundër SHBA si betejë kundër Lulzim Bashës. Shpiku njëmijë gjëra për të, për të mbajtur gjallë luftën kundër SHBA pasi donte tu thoshte demokratëve se “ja kë mbështet SHBA, këtë që u ka bërë gjëmën”. 

Më pas kur Basha u tërhoq, Berisha e diversifikoi luftën kundër SHBA me çdo ngjarje të ditës që kishte. Ai amplifikonte çdo lëvizje në drejtësi, çdo lëvizje në qeveri, çdo aferë korruptive apo deri dhe ngjarje kriminale, duke i lidhur me SHBA dhe mbështetjen e qeverisë amerikane për qeverinë shqiptare. 

Pra ai ka qenë për një vit në një betejë të përditshme kundër SHBA, duke u përpjekur ta bëjë atë fajtore për gjendjen në PD për qeverisjen dhe çdo gjë tjetër që ndodhte, pa i dalë vetë ballas . Pra ai më shumë se sa betejë kundër SHBA është përpjekur të fitojë aleatë kundër SHBA duke mashtruar publikun. 

Dhe nuk ja ka arritur. Sa më shumë e ka bërë agresive luftën kundër SHBA, aq më shumë i ka bindur dhe të vetët se me atë nuk ka perspektivë. 

Përpjekja e tij e dytë e gënjeshtërt është që të identifikojë mbështetjen e tij brenda PD si një kontingjent antiamerikan. Pra Berisha quan rritje të frymës antiamerikane në Shqipëri faktin që ai ka mbështetës brenda PD, të cilët e dinë që është në luftë me SHBA dhe janë sërish me të. 
Pra ashtu siç i ka të maskuara betejat me SHBA, ashtu përpiqet të maskojë dhe mbështetësit e vet si mbështetës antiamerikane. Në të dyja rastet spekulon.  

Viti 2022 mund të vlerësohet pa frikë si viti kur SHBA ka vendosur standardet e saj për politikën shqiptare dhe drejtësinë, duke e konsideruar betejën kundër korrupsionit interes kombëtar të SHBA, dhe treguar me gisht njerëzit që SHBA nuk do bashkëpunojë kurrë në Shqipëri. Në krye të kësaj liste është Sali Berisha. Ky është bilanci më proshqiptar i SHBA ndonjë herë në Shqipëri.  

18 Komente

  1. G
    Grey

    Shkurt, qarte dhe sakte!

    1. B
      Bardhyli nga Kosova

      Ekspertët amerikanë, gjermanë dhe të tjerë thonë se Aleksandër Vuçiq është i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj. Për këtë arsye janë ngritur barrikadat në veri të vendit dhe ato po përdoren për ta sfiduar sovranitetin shtetëror në këtë pjesë, më të pasurën e jetike për fatin e jetën e qytetarëve të Kosovës. Dhe jo vetëm ka ngritur barrikadat, por presidenti i Serbisë aty ka dërguar edhe djalin e tij. Ndërkohë që bashkëpunon me organizatat terroriste ruse si Wagner dhe Ujqërit e Zinj. Kurse bandat e veriut patrullojnë me kapuçë të zinj rrugëve të Mitrovicës së veriut, Zubin Potokut e gjetkë, kudo ku janë ngritur barrikada. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe u takua dje me komandantin e Përgjithshëm, mikun e zotit Rama, Aleksandër Vuçiq. Ndërsa sot ai njoftoi se ka nisur repartet e tij ushtarake në drejtim të Rashkës, në kufi me Kosovën. Duket qartë se po bëhet presion ushtarak kundër qeverisë dhe institucioneve të vendit, që këto të mos ndërmarrin ndonjë aksion të largimit të barrikadave në veri. Askush nuk e ve në dyshim se në veriun e Mitrovicës po luhet pjesa e fundit e dramës së Kosovës dhe se aty do të vendoset përfundimisht e ardhmja e saj. Në lojën e kësaj drame tragjike përplasen dy palë: - Presidenti dhe qeveria e Serbisë me instrumentet e saj serbo-rusë, nga njëra anë, dhe qeveria e institucionet e Kosovës nga ana tjetër. KFOR-i dhe EULEX-i duken si organizata jo qeveritare pacifiste, të cilat më shumë mbajnë qëndrime neutrale, sesa parimore dhe funksionale për misionin që ato kanë. Beogradi godet ashpër kundër cilësdo Fuqie Europiane dhe globale që mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, ndërkohë që ka aktivizuar segmente të shumta pro-serbe në Europë, SHBA dhe në politikën shqiptare për të qëndruar në indiferencë, ose për të lobuar pro Serbisë dhe synimeve të saj në Kosovë. Sulmet më ta ashpra drejtohen kundër Gjermanisë. Edhe Milosheviçi u thoshte në vitin 1998-1999 diplomatëve anglezë se “Gjermania është mbështetësja kryesore e shqiptarëve në përpjekjet e tyre për ta shkëput Kosovën nga Serbia”. Kjo do të thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në Beograd pas rënies së kasapit të Ballkanit, Milosheviç. Por, në ndryshim nga çdo kohë e mëparshme, sot Kosovën po e “vret” indiferenca e qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ndërsa në vitin 1998-1999 Kosova kishte në ndihmë të saj shtetin dhe shoqërinë shqiptare, sot Shqipëria është inekzistente në mbështetje të përpjekjeve për të dëshmuar ekzistencën e shtetësisë së saj dhe për ta mbrojtur integritetin territorial të Kosovës. Një heshtje varri, sikur ngjarjet në veri të Kosovës zhvillohen në Honolulu dhe jo në shtetin e dytë shqiptar të Ballkanit?! Kryeministri i Shqipërisë është i gatshëm të reagojë e të mbrojë çdo aferë të tij korruptive dhe çdo lloj organizate kriminale përfshirë dhe atë të qeverisë. Por nuk ka vullnet të dalë së paku verbalisht në mbrojtje të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për mbrojtjen e shtetësisë e të territorit të saj. Mungesa e këtij vullneti lidhet me marrëdhëniet e ngushta të kryeministrit të vendit tonë me presidentin e Serbisë. Askush nuk do ta mendonte dhe nuk do të donte që këto marrëdhënie të shkonin deri te miratimi në heshtje i akteve agresive kundër pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Kosovës nga ana e Aleksandër Vuçiq. Fatkeqësisht çdo ditë që kalon na dëshmon se Edi Rama dhe Vuçiq janë në një lidhje aq të ngushtë, sa nuk bën më përshtypje as humbja e territorit dhe e pavarësisë së Kosovës. Kur presidenti i Serbisë deklaroi në tetorin e kaluar në mbrëmjen e kryetarëve të shteteve e të qeverive të Europës në Pragë se “Ne kemi 17 vite që nuk bisedojmë dhe nuk merremi vesh me Prishtinën”, ai paralajmëroi pikërisht këto ngjarje që po ndodhin sot në veriun e Kosovës. Ndërsa me pasthënien e tij: “Ndërsa me vëllaun tim binjak, Edin, ne flasim për gjithçka e merremi vesh për çdo gjë”, Vuçiq paralajmëroi gjithashtu pikërisht heshtjen dhe indiferencën që ka pllakosur sot qeverinë e Shqipërisë ndaj barrikadave dhe akteve të dhunës që Vuçiq zhvillon në veri të Mitrovicës. Qëndrimi i Edi Ramës ndaj ngjarjeve të fundit në Kosovë nuk lidhet vetëm me indiferencën e heshtjen e tij. Ai ka interferuar te shumë opozitarë e medie në Kosovë, që këta të mos fajësojnë presidentin serb për ngjarjet në veri, por për këto ngjarje të gjejnë artifice e të qortojnë qeverinë dhe kryeministrin Kurti. Në vend që të bëjnë thirrje për mobilizim të përgjithshëm të opinionit në mbrojtje të tërësisë territoriale e të pavarësisë së Kosovës, liderët dhe opozitarët e njohur të vendit ngarkojnë me përgjegjësi qeverinë në rastin e krizës dhe konfliktit në veri. Kjo frymë anti-kosovare është e patolerueshme, edhe pse ajo është e nxitur jo vetëm nga Beogradi, por edhe nga Tirana zyrtare. Qeveria e Kosovës duhet të veprojë me urgjencë. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë forca pro-serbe e brenda-shqiptare do të pozicionohen kundër saj. Kjo është beteja e fundit serioze kundër Serbisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nëse Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe të tjerë politikanë seriozë e të përkushtuar pro interesave të Kosovës e fitojnë këtë betejë, ata do të shënohen në historinë e lavdishme të Kosovës e të shqiptarisë. Ndërkaq indiferentët shqiptarë pro-Vuçiq dhe llapaqenët pro-serbë do të shënohen në librin e zi të kombit shqiptar. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edvuçiqin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

      1. p
        plazhisti

        E ke qare o dhendri i Sllobodankes dhe i vellait te Karaxhixhit!Sido qe te behet kompleksi "Partizani" do te te sekuestrohet e paligjshmerite do te vihen ne vend! Sa per Vuçiqin eshte gjaku juej e jo i Edi Rames dhe e njeh me mire se kushdo tjetern se ka 32 vite qe lufton kunder tij!

        1. Q
          Qerimi

          Si nuk u lodh ky lloj Bardhyli së gënjyeri e mashtruari?!

        2. K
          Kronisti

          Vite me heret Serbia mobilizonte Ivicen per lobim dhe per fushata anti Kosove por kjo i kushtonte shume. Tash Serbia ka gjetë nje lobues gratis me emrin Edi Rama i cili e mbron ne çdo rast, ia pastron imazhin, e permend edhe ne takime me aletatet, ia zbut krimet, ia relativizon fashizmin… Vllazen, suksesi me i madh i Serbisë nga Lufta e Kosoves deri sot është rekrutimi i kryeministrit te Shqipërisë si lobues per interesat strategjike serbe. Dhe kjo ndodhe ne momentin kur shqiptaret do duhej t’ishin te bashkuar ne synimet e tyre integruese drejt Evropes dhe ta ndihmonin e kuptonin njeri-tjetrin. Sidoqofte, qasja e re dhe aktive pro serbe e Edi Rames na lejon te kuptojme shume gjera dhe sjellje te ketyre viteve te fundit ne kurriz sidomos te Kosoves. Kjo na lejon ndoshta edhe ta kuptojmë pse Batoni paguhet 16 mije euro ne muaj nga nje spital qe per pacient ka vet Shqiperine. Idioti i dobishëm dhe i gjatë.

          1. S
            Saktësuesi

            Doli dhe një koqe kandari. Sikur nuk mjaftonte Bardhyli nga Kosova

          2. E
            Emri

            Aman o Mero se me cmende, thuhet "persona non grata" dhe jo "a non grata". Ku e ke degjuar kete xhanem, bej nje kerkim ne google dhe do shikosh qe vetem ti shkruan "a non grata", gjithe bota shkruan "non grata"

            1. B
              Bukurije Krasniqi RKS

              Expertat apo Anal-thithsat ma te mire dhe te rangut Botror qe i ka Kosova per momentin jan: Zorana Avdhiu, Millan Zeza, Valon Shkina, Dragan Mutdhifqaj, Danillo Gashiqi, Baton Stanishiqi, Qimeta Bernabiqi dhe Arbana Rankoviqi.

              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Berisha ,strategjinë e tij, për të rritur numërimin e mbështetësve e ka bazuar mbi "Besën e shqiptare" ! Ai preferoi të eleminoi Bashën,si besë prerë, për të trembur të gjithë të lëkundurit, duke manifestuar një mbështetje enveriste.

                1. L
                  Ladi

                  Je si ore zviceriane - i sakte, i perpikte.

                  1. S
                    Shqipe

                    Po ky c’pati…?!

                    1. L
                      L.Xh

                      Po pse nuk ja kopsit letrat SPAK-u, Sali Berishës, për të shkuar para drejtësisë ? - Këtë pyetje, bëjnë 90 % e Shqiptareve, për ambasadën USA, që është përfaqesi e SHBA, që bëri Sali Berishen NON GRATA. Tashti prova “kanë” dhe provat nuk i ka SPAK-u !!! Janë shumë pikë ÇUDITËSE dhe SHUMË PIKËPYETJE, në qendrimet e SPAK-ut dhe të Ambasadës USA. Pa futur Sali Berishën dhe Ilir Metaj (I.M), shpirti i këtijë populli nuk qetesohet. Drejtësia do të quhet funksionale, kur të japin llogari para drejtësisë, këta dy monstra të këtijë populli.

                      1. R
                        Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia

                        Shqiptaret jane ne pregatitjet per te "festuar" vitin me anti-shqiptar te tyre. Vitin qe fale kujdesit paresor te ministreshave budallaqe te qeverise e personalisht te Edi Rames ne krye te tyre, shqiptaret kane perjetuar nje varferim ne rritje, ashtu si dhe nje shpopullim ne rritje. Sipas Eurostat, 2/3 e te rinjve shqiptare duan ti ikin Shqiperise si vend qe nuk u siguron asnje te ardhme! Varferia ka pllakosur kudo, qeveria Rama (pervec tere qeverive te botes) nuk ka dhene asgje per te kompensuar rritjen galopante te cmimeve per shqiptaret, perjashtuar 3 muaj ne vere me nga 3 mije leke vetem per pensionet e ulta e pensionistet e vetmuar (!) Punonjesit buxhetore te Shqiperise per te dhjetin Dhjetor rradhazi nuk u jepet Shperblimi i fund-vitit (i fundit ne dhjetor 2012 nga qeveria paraardhese Berisha) Ja pra pse shqiptaret brenda Republikes se Bananeve Rama kete 31 dhjetor do te festojne vitin me anti-shqiptar te tyre qe nga koha e Tallonave te atij Rames tjeter, Alia!

                        1. S
                          Sula

                          Pengu me i madh i sovjetikut Sali Berisha eshte qe nuk arriti te drejtonte ne fillimet e "demokracise" partine socialiste. Ai eshte i kuq flake. Ne lufte kunder Amerikes ai nuk eshte i "mbushur" pasi ne shumice ndiqet nga budallenjte dhe kete ai e kupton mire. Ai do te donte te ndiqej nga enveriste qe sot te ishte haptas aleat me Putin-in. Me kismet kete mund ta realizoje ne jeten tjeter!

                          1. H
                            Hajt mbushu

                            Ok o Mero ziu se na çave trapin . Derr derr derr çdo dite. Amelika Amelika. Non grata , non grata .

                            1. Z
                              Zgjohu Serbi nga gjumi zgjohu

                              Vuciçi eshte vertete i paafte nuk e meriton te jete président nuk e kuptoje si Serbet lejojne qe territori tyre te vidhet e administrohet nga majmune te tipit koqevare cfare pret Vuciçi qe nuk dergone me e pakta tifozet e partizanit me shkope beizbolli dhe koqevaret ikin marin malet nga frika me traktore karroca gomare turpe per nje shtet pe 8 miloone banore qe dallohen si njerez te pa civilizuar nacionaliste te degjojne nje karragjoze bolshevik e nje turqelie osmanllie nje gomar si haradinaj apo karadinaj

                            2. I
                              Interviste e bukuf e mero baze

                              Mero me pelqeu intervista jote dje te tv kazan koqevar per promotion e librit perballe kishe gazetarin me antishqiptare e pro Serbe .Me pelaeu kur i the nuk jeni te pamvarur ju duhet pune haaaaaa je i madhe M.B .

                              1. w
                                www.vistarank.com

                                Pa Ameriken Shqiperia do ishte me Greqine dhe gjysma tjeter me Serbine.

                                Lini një Përgjigje