Ka një nxitim të kuptueshëm të Berishës për ta paraqitur aferën e ish- zyrtarit të lartë të FBI, si një komplot kundër tij dhe opozitës në Shqipëri, por që në fakt rezulton e kundërta. I vetmi që ka të drejtë të thotë se hetimet ndaj tij, i ka nxitur qeveria shqiptare, është Lulzim Basha, jo Sali Berisha.
Është e qartë që FBI ka marrë indice nga Tirana dhe ka gjurmuar historinë e rublave ruse që janë paguar në emër të Partisë Demokratike për Nick Muzin, një lobist amerikan që është po në burg për infiltrime ruse. Por kjo nuk është e paligjshme. Kjo është ndihmë dhe për drejtësinë amerikane.
Por në fund të kësaj historie, njeriu që është vënë në shënjestër për t’i gjetur një problem lidhur me financimet e lobistëve është Lulzim Basha. Dhe ja kanë gjetur.
500 mijë dollarët e paguar në emër të PD nga dy biznesmenë rusë nuk janë histori fals. Janë fakt. Akoma e pavërtetuar është nëse ky operacion është bërë me dijeni të Lulzim Bashës, apo në mirëbesim nga lobisti amerikan Nick Muzin. Këtë duhet ta zgjidhë gjykata.
Lulzim Basha i përmbahet versionit të tij se ai nuk është i përfshirë në ndonjë kërkesë që rusët të pagunin 500 mijë dollarë për llogari të tij, por këto i ka bërë vet lobisti i tij. Është e njëjta skemë se si ish- zyrtari i lartë i FBI që ka hetuar Bashën, e ka bërë po vet me oligarkun rus të shpallur “non grata” si Sali Berisha.
Por këtu nuk ka ndonjë konspiracion ndaj Lulzim Bashës. Zyrtari i lartë i FBI që tani është para gjykatës, i cili ka ndjekur rastin e pagesave ruse, nuk e ka shpikur atë. Ai thjeshtë ka pas nxitje për të këmbëngulur në zbulimin e saj.
Ndaj Lulzim Bashës ky rast është përdorur për ta dëmtuar publikisht si një politikan i financuar nga rusët. Tani më i zellshmi në këtë akuzë është Sali Berisha. Dikur ishte Edi Rama.
Ndryshe nga Lulzim Basha, për Sali Berishën dosja amerikane e zyrtarit të lartë të FBI nuk ka ndonjë indicie. Pra nuk kemi asnjë fakt të vetëm që ky ish- zyrtari i lartë i FBI të ketë hetuar apo vepruar kundër Berishës apo fëmijëve të tij për ndonjë hetim. Nuk do ishte çudi po ta kishte bërë, por ja që nuk na rezulton.
E kundërta na rezulton, që njerëzit e afërt të Sali Berishës, ishin bashkëpunëtorët e ngushtë të këtij ish- zyrtarit të FBI. Agron Neza si ish- badigard i tij në fillim të viteve 1991 dhe me lidhje të forta fisnore me të në Tropojë, na rezulton që është njeriu më i afërt i ish- zyrtarit të FBI.
Shefqet Dizdari, biznesmeni që Berisha i dha licencë kompanisë së tij për shfrytëzim nafte duke ikur nga pushteti, po ashtu është një njeri i afërt i tij jo vetëm nga Tropoja, por dhe politikisht. Madje në atë kompani kanë qenë të punësuar dhe disa politikanë të rinj, që sot janë flamurtarë të antikorrupsionit.
Ish- zyrtari i lartë i FBI nuk ka lëvizur asnjë gisht kundër Berishës, në asnjë rrethanë, edhe pse ka pasur shumë gjëra në dorë për të bërë në këtë drejtim, duke i bërë nder edhe Shqipërisë në këtë rast.
Prandaj nëse Lulzim Basha ka të drejtë të ndjehet i “persekutuar” pasi një ish- zyrtar i lartë i FBI i është vënë pas dhe i ka zbuluar një pagesë nga rusët, që ai ende nuk e pranon që është bërë në mirëbesim të tij, Sali Berisha është i privilegjuari i këtij ish- zyrtari, pasi ai ka punuar me njerëzit e rrethit të afërt të Berishës, të cilët kanë përdorur miqësinë e këtij zyrtari me Edi Ramën për ta shtrirë aktivitetin e tyre në biznesin e naftës dhe energjetikës në Shqipëri.
Kështu që përpjekja e Berishës për të bërë sikur është dëmtuar nga ky ish- zyrtari i FBI ngjan më shumë një nxitim i tij se mos del që në fakt njerëzit e tij pranë këtij ish- zyrtarit të FBI janë përdorur kundër Bashës, sidomos një vit më parë, kur befas u tha zyrtarisht nga FBI, se Basha ka marrë para nga rusët.
Dhe prej asaj dite Berisha nuk po rresht të kërkoj komision hetimor në PD për të pyetur se çfarë u bënë paratë ruse në PD.
Kështu që në këtë histori nuk ka ndonjë përdorje të FBI kundër opozitës shqiptare. Përkundrazi ka një mospërdorje të FBI kundër Berishës, edhe pse i kanë pasur mundësitë dhe një hetim të thelluar të FBI për pagesat ruse të PD, të cilat janë fakt fizik, por ende jo një fakt juridik që të provojë se Basha i ka aprovuar ato pagesa me dijeni të plotë të tij që vinin nga Rusia. Por ato pagesa janë bërë dhe nuk ka asgjë të sajuar për para ruse.
Ka vetëm një nxitim të Berishës që për një histori korrupsioni të SHBA, t’u tregojë shqiptarëve se “ata hajdutët amerikanë” e kanë dizajnuar dhe atë, gruan e tij, djalin dhe vajzën, si hajdutë. Pra kaq vlen gjithë entuziasmi i tij. Për të treguar se “edhe ata” nuk janë më të mirë se ky.
Në fakt “ata” (SHBA që nënkupton ai), janë aq të mirë dhe të pastër sa hetojnë dhe gjykojnë së pari udhëheqësit e tyre, që nga presidenti, deri tek një qytetar i thjeshtë, dhe natyrisht pastaj kanë të drejtë të tregojnë me gisht dhe hajdutët e tjerë nëpër botë. Në rastin konkret familjen Berisha, e cila bën si e gëzuar meqë dhe në SHBA paska të korruptuar.
Përdridhu Mero! Po u rrëzua Rama, Saliu do merret edhe me ty... Dhe e di vetë ti pastaj!
1. Ne akt akuzen ne amerike, shkruhet , se kryeminstri shqiptar , i ka dhene dosjen qe te hapte ceshtje penale ne amerike kunder 1 partie politike ne shqiperi. Dhe per kete ky tipi amerikan ka mare ca dollaro. 2. Prape kryeminstri shqiptar i ka dhene investitor strategjik oligarkut rus, mik te putin, qe ishte njekohesisht edhe mik i amerikonit. Pra sic duket nga akt akuza, qe e ka bere drejtesia amerikane ed rama ka minimalisht 2 aktakuza qe denohen ne shqiperi nja 12 vjet burg. SPAK duhet ta merte te pandehur dhe ta arestoje ramen , se egziston reziku qe mund te prishi provat ose te aratiset. Perfundim: ed rama sido qe te shkoje puna burgut nuk i shpeton dot. Tjetra te njejten rruge sic ka ndjekur ne kete rast po kuptohet me me shume para eshte edhe nongrata e berishes. E ka blere rama. Dikush shkruante se burgu per rilindjen eshte bere si puna e ushtrise ne kohen e enverit, do e bejne te gjithe dhe lum kush e hoqi.
Mero po si nuk u lodhe po na cave trapin 10 vjet. Zorren ke lidhur me Ramen te shkreten?
Mero fakti me i rendesishem ne kete histori qe me perjashtim te medias se Bollinos askush nuk e permend eshte qe Dizdari i kaloji pronesine e fushave te naftes e te gazit kompanise ruse te Putinit Gazprom. Madje e beri kete duke shkelur ligjin.
Histori e vogel kjo Mero . Dy zhapiqe Tropoje spiune te aferm te Besnik Mustafes dhe kusherinje te non grataes Berrisha , miq te spiunit Meta kerkojne te bejne ate qe kane bere ne Shqiperi te korruptojne po atje te rrasin brenda .....
Pra ky miku i Berishes tropojan , merr informacionin nga kryeministri ia kalon Duçkes qe fap nxjerr 225 mije dollare , si dhurate kuptohet,ia jep Conigal qe ngarkon kolegun e tij te hetoje lobimin e opozites. Tani rastesisht po fare rastesisht ky miku ( ne formen angleze ( friend) tha kryeministri) heqkerka edhe nongratat per ruset, imagjino per tia dhene nongraten. Ore jeni ne metro? Qe Rama 225 mije dollare i ka nje qime b...qe Rama me cunat i mbyt me peshtyme 3 milione shqiptaret , ska njeri qe se kupton, po qe te mendoni se Rama do ia hedhe me batuta amerkaneve gaboheni. Amerikanet se rruajne hiç se ça ben ne vendin tend ama kur iu prek lodren e tyre qe e quajne Amerke , i lave duart. E pakta te nxjerrin ne pension me elegance e shumta ooo e mbani mend Gadafin
Hahahahaha, Pislleku i hajdutit Kryeminsiter per te cilen po flet gjithe Media Boterore -,na qenka perralle per pacavuren e Mero labushit hahahahaha Qenkerka peralle e cila ka bere per vete gjithe Boten, Kryeministri hajdut paguan para per te ekzekutuar Opoziten Shqiptare, dhe ne te njejten kohe kerkon te fusi Oligarket rus te operojne ne Shqiperi,--Tamam Spiun Rus , qelbesira Rama hajduti Po dale dale, se do dalin te gjitha , dhe do veje ne hale Rama hajduti
Edhe 10 here te bjere Rama - asnjehere nuk ngrihet Sali Berisha. S. Berisha eshte armik i perendimit, armik i demokracise, armik i shqiptareve.
O milet mire e ka Merua . Edi ka lobuar jo kundef Berishes por ka paguar qe te mbeshtese Biden kunder Turpit te njerzimit siç e quante ai Trump. Kaq e thjeshte eshte .
Natyrisht që Berisha do të përdorë çdo mundësi që ti jepet për ta paraqitur veten si viktimë e makinacioneve kundër tij. Të bëjë sa më shumë zhurmë që duke gënjyer diçka do të ngelet në perceptimin publik. Do hiqet si i pafajshëm. Nga ana tjetër kërkon që të tërheqë vëmendjen nga hetimi i 21 Janarit. E deri në fushatën e 14 Majit do dëgjojmë edhe xhevahire te tjera prej tij. Qëllimi i tij është që ta përfillin pasi tani nuk e merr më njeri seriozisht...
Komandantit suprem,liderit boteror i rane breket ne fund te kembeve. Ky eshte Edi Rama,kjo eshte shqiperia. Ky fare kryeministri qe sic po del,eshte i zoti vetem per te zeza ja ka shaluar mire ketij populli dhe nuk i dihet deri sa!!!!!! Te tjerat jane brockulla Mero.
Urime,turpi I njerezimit na doli Biden dhe Sorrosi qe po bejne boten lemsh dhe po e shtyne drejt socializmit.Tani vazhdo beso Mero palaçon qe thjesht genjen pa pike turpi ashtu sic bente dhe kur ishte Berisha.Per para behet dhe me djallin.
Avokatura e Mjeros per Edi Ramen me e mjere se ajo avokatura e Idajet B...qirit per Izet Haxhine. Por te dyja kane nje te perbashket : Jane bere nga ata qe dikur i kane akuzuar klientet e tyre - Mjero ate Ramen si vjedhes ikonash kurse Idoja si i rrahur nga Izeti ne 1996.
Rama do behet kumandar, sipas Lames, i NATO-s. Po Linda cfare mendon per kete muhabet? Mbase divorc.
Nuk eshte e rendesishme per nje politikan se meqe mungojne provat, pasi bashkepunetoret nuk te nxjerrin, te vetedeklarohet i paster, i shpeton burgut, por sa eshte ne rregull me moralin, si qendron e verteta, si i lexon qytetari i thjeshte ngjarjet. Nuk mendoj se gjerat jane aq te thjeshta persa shkruan Mero. Nga kjo histori, ne mesojme se edhe ne Amerike paska korrupsion edhe ne institucione te rendesise se vecante.
Perdridhe si te duash o mendje ndrituri yne merhum. Nuk behet fjale per FBIne por per nje agent te korruptuar te FBIse. Nuk eshte as i pari as i fundit
GRINI ,GRINI FLISNI NE AJER.SALI RAM BERISHA ME GJITHE FAMILJEN E TIJ JANE KRIMINELET ME TE MEDHENJ TE KOMBIT BERISHA BEN TEATER ,POR ME AMERIKEN NUK KA TEATER,KA FAKTE U ERDHI FUNDI KRIMINELEVE QE KANE 31 VJET QE NA KAPARDISEN JO SI FEMIJET E ENVERIT POR SI TE GADAFITDHE SADAM HYSENIT MOS HARRONI KUCEDREN E SKRAPARIT ME BAXHELEN E TIJ.KETU DO TI LAJNE TE GJITHA
Skandalet e qeverise Rama jane bo mullar, por nuk ka sy ne balle ky Mero budall / Per opoziten derdellit ne gazete perhere, qeveri-Ramen s'e sheh qe eshte krejt e dhjere / Varferia kudo plot anembane Shqiperise, por syte i kane plasur ketij Mero mavrise / Ja kane shkulur trute si qimet e kokes, si sherbetor i qeverise u bo turpi i botes /
Prisni hej burra hyxhym pas Saliut , prisni ore se ky i gjati nuk është koqe kandari si Sali Viçidoli që ka lerë në Stanin e dhive të viçidolit,ky ka lerë në shtëpi me biblotekë se mos ky e ka ndjellë e takuar atë fbi-istin me porosi të institucionit FBI ,prandaj avash se Dardha e ka bishtin mbrapa,vetëm salehu e ka në ballë.
O Mero, jam i sigurt qe nuk beson asgje nga keto qe thua. Ne rradhe te pare ti thua se Berisha po ankohet se Rama ka ndikuar ne agjentin e FBI-s per te demtuar opoziten por ne fakt nuk ehste demtuar Berisha por Basha... (Dhe pse ankohet Berisha thua ti....) Kjo eshte pjeserisht e vertete. Por ti e di mire se thelbi i kesaj historie nuk eshte demtimi i opozites por fakti qe ketij karabushit tone i del emri ne nje dosje per takime te padeklaruara (jo zyrtare dhe me pranine e personave pa asnje funksion zyrtar) me zyrtarin e FBI-se dhe te le te kuptosh se Kryeministri Shqiptar ka korruptuar zyrtarin Amerikan duke paguar 225000 USD tashme te konfirmuara. Nejse, ti i di keto fare mire dhe i di me mire se te gjithe ne qe komentojme ketu. Nje pyetje vetem. Cfare do thuash nese Rama shpallet Non Grata?