Përse Berisha dhe dhëndri i tij janë ulur në gjunjë para një biznesmeni të shtëpive të seksit

15 Gusht 2025, 20:00Editorial Mero Baze

Sali Berisha, i shoqëruar nga dhëndri i tij, kanë vizituar Istogun të ftuar nga një biznesmen që drejton shtëpi publike në Hamburg, Gani Dreshaj.
Ai, së bashku me anëtarë të familjes, janë pronarë të “Dollhouse”, një shtëpi seksi në Hamburg të Gjermanisë që vizitohet shpesh edhe nga politikanë të Kosovës. Shikoni faqen e ektij biznesi ne internet: (https://www.dollhouse.de/impressum.html).

Kjo nuk është një punë ilegale, por një punë shumë fitimprurëse dhe legale në Gjermani. Nuk kemi ndonjë rezervë pse ai është një lloj biznesmeni seksi në Gjermani.

https://www.botasot.info/lajme/790745/ky-eshte-klubi-i-striptizit-i-gani-dreshajt-ne-hamburg-ku-argetohen-edhe-politikanet-e-kosoves/

E panjohura është se çfarë e lidh Sali Berishën dhe dhëndrin e tij me një biznesmen që ka shtëpi publike në Hamburg?

Të thuash që dhëndri i Berishës është qejfli bordellosh, është teprim, edhe pse nuk është ndonjë mëkat i madh. Por përkushtimi i tij ndaj gruas shihet te përkushtimi që ka ndaj vjehrrit dhe kuptohet që as i shkon në mendje.

Berisha, po ashtu, të vetmin aset “moral” që ka kur sulmon kundërshtarët kryesisht për çështje seksuale dhe “çështje nderi”, siç i quan ai, është pretendimi se s’ka tradhtuar kurrë gruan.

Tani, të dy këta burra, që s’i tradhtojnë kurrë gratë, kanë marrë rrugën nga Tirana, duke kërkuar leje edhe në gjykata e prokurori, për të shkuar në Kosovë pasi një biznesmen seksi mbush 60 vjeç. Duke e parë nga jashtë, duket pak si tepër. Fakti që ky biznesmen tani është afër Ramush Haradinajt nuk është ndonjë arsye e fortë, pasi Berisha është më afër me Albin Kurtin sesa me LDK-në apo Ramush Haradinajn.

Arsyeja është më e thellë.
Gani Dreshaj është sponsori i Sali Berishës. Është sponsor i aktiviteteve të tij politike, por edhe i sponsorizimeve të artikujve kundër Shqipërisë në shtypin gjerman.

Peter Tiede, korespondent i gazetës së njohur gjermane “Bild”, është shfaqur në Tiranë nga 17 deri më 21 shkurt, për të ndjekur protestën e opozitës dhe ka qenë gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e Gani Dreshajt dhe një familjari të Sali Berishës, Shkëlqim Berisha.
Dhoma ku qëndroi gazetari (dhoma nr. 1904) rezultonte e rezervuar nga Gani Dreshaj, hyrja e të cilit në Tiranë nuk provohet nga sistemi TIMS, çka do të thotë se ka hyrë nga Kosova pa u deklaruar.

Përse Berisha dhe dhëndri i tij janë ulur në gjunjë

Foto. Në foto Gani Dreshaj, Peter Tiede dhe Shkelqim Berisha, familjar I Sali Berishës. 

Kjo shpjegon pse këta dy burra kaq të “ndershëm”, që kurrë nuk kanë shkuar tek bordelloja e Dreshajt në Hamburg për punë seksi, kanë trokitur në shtëpinë e tij për lekë të fituara nga bordellot, dhe me ato lekë kanë sponsorizuar gazetarë dhe artikuj të pistë për Shqipërinë. Më tej, kur dihet që dhëndri i Berishës ka blerë edhe një apartament shumë të shtrenjtë për vajzën në Hamburg, sipas dosjes së SPAK, kuptohet që lidhja e tyre është edhe më e fortë — vetëm se është e pahetuar.

Sidoqoftë, fakti që të dy, vjehrri dhe dhëndri, udhëtojnë deri në Istog për të festuar ditëlindjen e tij, flet për detyrime të mëdha.

Dhe për ta mbuluar qëllimin e udhëtimit dhe për t’u dukur burra me nam, e shpallën sot si udhëtim turistik. Nuk ishte turistik. Ishte taksa që i kanë paguar dy burra “të ndershëm” një biznesmeni të shtëpive të seksit në Hamburg, për të cilin mund të dëgjoni edhe plot histori të tjera.

Më vjen mirë që Jamarbëri, edhe pse ka ndërtuar xhami, nuk i quan haram këto para të bordellove.

38 Komente

  1. P
    Pipi

    Hahahaaaaa... e fortë kjo. Dhëndri dhe vjehrri miq të ngushtë me pronarin e bordellove gjermane!!!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niko

      Ky është një zhvillim i rendësishëm që nxjerr në dritë fytyrën e vertetë të "udhëheqsit",jo se ishte në errësirë!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        hahahahaha nje shkrim teper i goditur. Jane bere karagjoza, por mendoj se ky eshte vetem fillimi. Heren tjeter ky pronari i bordellove do tu kerkoje te behen edhe cingije ne bordellot e tij, se duhet te paguhen ato faturat. Ndaj po gazeta Blitz nuk le me helm pa hedh per Shqiperine?

        Përgjigjjuni
        1. 2
          299B

          Peter Tiede I lindur ne gjermanine demokratike (Lindore)me profesion marangos dhe shkruan per politiken boterore ne pacavuren Bild Zeitung????

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tuti

            Kjo është çësht

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sakte

              Sakte.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sakte

                Sakte.

                Përgjigjjuni
              2. B
                Beta

                Pse te duket cudi zoti gazetare , vetem ti nuk duhet ta besh kete pyetje pasi keni qene.per nje kohe te gjate i besusri kryesor i Salihit.... Gjithe prostitucionin brenda dhe.jashte Shqiperise e drejton Salihi me famijen ja kjo eshte pergjigja e pyetjes qe beni ju zoti Mero Baze ! Salihi eshte modeli i te gjithe poshtersive qe njeh bota sot, nuk ka poshtersi qe nga vjedhja , varsja , prostitucioni qe mos te mbaj vulèn e Salihit...!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Selitasi

                  Faleminderit Beta per informacionin. Tani e kuptova: Xeni sypeshkaqeni ortak i bordello dhe con ne datlindjen e ortakut dy burrat e ndershem te familjes. Familja Berisha: karagjoze, imorale dhe antikombetare.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Beta

                  Pse te duket cudi zoti gazetare , vetem ti nuk duhet ta besh kete pyetje pasi keni qene.per nje kohe te gjate i besusri kryesor i Salihit.... Gjithe prostitucionin brenda dhe.jashte Shqiperise e drejton Salihi me famijen ja kjo eshte pergjigja e pyetjes qe beni ju zoti Mero Baze ! Salihi eshte modeli i te gjithe poshtersive qe njeh bota sot, nuk ka poshtersi qe nga vjedhja , varsja , prostitucioni qe mos te mbaj vulèn e Salihit...!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beta

                    Pse te duket cudi zoti gazetare , vetem ti nuk duhet ta besh kete pyetje pasi keni qene.per nje kohe te gjate i besusri kryesor i Salihit.... Gjithe prostitucionin brenda dhe.jashte Shqiperise e drejton Salihi me famijen ja kjo eshte pergjigja e pyetjes qe beni ju zoti Mero Baze ! Salihi eshte modeli i te gjithe poshtersive qe njeh bota sot, nuk ka poshtersi qe nga vjedhja , varsja , prostitucioni qe mos te mbaj vulèn e Salihit...!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tropoja

                      Shyqyr që e ka ftuar një sekser prostitutash në Kosovë, se si motërqir, sharlatan, hajdut, gomar dhe tradhëtar prostitutë që është, nuk ka qeveri apo parti politike që e fton në Kosovë. Edhe këtu në shtëpi të vet, e poshtërojnë duke e lënë prapa derës, kur bëhen samitet ndërkombëtare të BEsë apo NATOS. Por nuk ka turp. Zvarritet, prostituon, bën portapotty 80 vjeç, në vend të var veten që të mos e poshtërojnë si krimb. Është fundi i poshtër i një dobiçi të ndyrë

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bredhi

                        Ndofta Abi eshte shoqe dhe i duhet Gani bordellos.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          patriot

                          Mero me lart po lexojme disa komente qe e shkruajne ç (me shenje , ) nga siper si ne gjuhet sllave.Nuk besoj se jane shqiptare ,por mund te jenë shkinashkerdhyer serbe qe flasin shqip,ose moter@ire me prindër shqiptare, neojugosllave qe I sherbejne udb .Kta lloj mutsirash I tmerron permendja e UÇK dhe komandanteve te saj te burgosur sot padrejtesisht ne hage .Shqiptaret e vërtetë ne parlamentin e Kosoves duhet te miratojne medoemos rezoluten kunder paraburgimit jodemokratik qe po vuajne komandantet ne hage.Ndersa shqiptaret e thjeshte te Dardanise duhet te mbeshtesin sa me shume komandantet dhe UÇK qe sollen çlirimin e Kosoves.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Elisabeta

                            Sali Berisha vertet vjen nga Vicidoli por ai eshte gjeni. Qe i ri ngaqe vajzat e fshatit nuk laheshin deri sa martoheshin, Saliu bente seks me dhine e shtepise si zgjidhje per tepricat e tij per seks.Ju koqe kanari kerkoni nga Saliu te distancohet nga prostitucioni. Haha, Saliu di me shume se ju or koqe dhe ka nje eksperince te madhe ne jete.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dardania

                              E more Baze kogja shumë e paskë tjerrë këtë punë, po ju albaneza xhaxhin enver e keni pasur zhinglo ne Paris. E sa e sa ne Albani keni klube striptizi të kujt janë ato, dihet të politikanëve hajdut që lekët e popullit i shkërdhejnë në këto striptize. Mos ja fut ti Baze merru me Ramë Kristaqin qe në çdo qoshe të Albanit keni klube striptizi.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kukesiani i revoltuar

                                T'i Dardania Kokrra e budallit kenke. Çfarë lidhje kanë klubet e striptizës ne Shqipëri me këtë shkrim? Demek, Baze nuk.lejohet te shkruajë qe Sali Berisha ka ngrene darkë me nje pronar bordellosh, sepse ka klubet striptizë ne Shqipëri? O ti budall. Edi Rama mund te ketë vete ndonje klub striptize ne pronesi. Nuk besoj, por edhe ka mundesi. E çfare lidhje ka kjo. Kjo logjikë tregon nivel.shume te ulët mendor. Duhet te lexosh shumë para se te shkruash.

                                Përgjigjjuni
                              2. t
                                tarrasi

                                Ky qenka muhabet pid

                                Përgjigjjuni
                                1. ?
                                  ?!

                                  Apo edhe supermbesa , o Bredhi?!? Cdo gje Ben vaki!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Idioti

                                    Mos kane marre ndonje oferte nga LGBT?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      UNHCR

                                      Po i kërkon punë për Gitën dhe Lirinë. Vodhi sa mundi, por ja peshkuan xhepat. Në Amerikë po lindin milionerët e rinj nga paratë e Saliut, Argitës, Shkëlzenit dhe Lirisë. Dhe sa herë që Saliu bie në opozitë si copë muti , nga vrima e bythës së pushtetit, kërkon punë për Gitën. Në 1997 kur hodhi Shqipërinë në humnerë, doli Luli dhe e mori gitën në Kosovë. Tani që pështynë Lulin që i mbajti të varur në qafë deri sa amerikanët i vunë armën në kokë, vetëm horrat që kanë kurva rrugëve të Europës mund t'i gjejnë punë familjes inçestuale të hajdutëve të diskretituar botërisht të Sali Berishës. Se vetë Saliu e ka gjetur një punë part time tek sillogjet dhe asfalia, por nuk i del hesapi, kështu që i është kthyer edhe punëdhënësit të vjetër UDBas serbe, që i ka ofruar bariun e prostitutave.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Laura

                                        Shkrim i goditur dhe me dy info interesante. ( ne lidhje me B. Nuk prononcohem se keshtu jam gatuar dhe nuk arrij te flas keq per te) Tims nuk regjistron levizjet nga dhe drejt kosoves Dhe sidomos Orkestrimi i artikujve kunder shqiperise neper gazetat europiane. Nuk jam gazetare dhe nuk kam patur fakte, oor gjithnje kam qene e bindur, qe orkestrimi i propagandes kunder shqipetareve, ka qene e gatuar prej shtrigane nga brigjet tona. Deri kur keta shtrigane do vazhdojne te vjellin vrer dhe te mbjellin faren e keqe? Deri kur do vazhdojne me spastrimin e fares se shenjte shqipetare? Jemi popull i vuajtur shume, por me nje force te jashtezakonshme. Forza dhe miresia jone qendron tek te paret tane, tek gjaku yne.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Per korrektese

                                          Laura, respekte. Ke treguar se njeriu mund ta tregoje opinionin e tij apo te saj pa sharje. Por njerezit intelektualë si ty, jo vetëm qe janë pakicë, por nuk pranohen ne PD. Si rrjedhojë kemi kete opozitë me nivel zero qe kemi sot.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. C
                                          Cfurku

                                          Saliu e ka mësuar seksin në mënyrën më tē vështirë, nga librat. Dhe Zoti do të shkrihej së qeshuri po ti tregonin se Berisha ka miqësi me një bisnesmen seksi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mb

                                            Si ka mundësi që bini preh e këtij meros që qelbet erë servilizmi i çdo qeverie të djathtë dhe të majtë shikoni çfarë fytyre ka .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Plaku pa dhambe

                                              Me paret e bordellos ndertojne xhami .pune e ndyre ndonese ligjore prape ato vajza ne ato shtepi jane femija apo motra e dikujt .kushdo qe i shfrytezon hyn ne gjynah .

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje