Ka një perceptim mbizotërues se ky ishte viti që shkatërroi opozitën shqiptare, për shkak të nisjes së vitit me qysqi e vare kundër njëri- tjetrit dhe përfundimit duke ju lutur njëri- tjetrit të pajtohen në një lokal në Laknas, nën “besën” e Xhelal Mziut.
E vërteta është ndryshe. Opozita shqiptare do të shënojë në historinë e saj vitin 2022, si vitin kur ajo guxoi të reformohej dhe nisi rrugën pa kthim të ndarjes nga autoritarizmi, mungesa e demokracisë dhe fryma anti-perëndimore, që e ka bashkëshoqëruar atë siç ndryshku hekurin, në këto 32 vite nën drejtimin e Sali Berishës.
Asnjëherë në këto 32 vite, nuk ka pasur ndonjë përpjekje kaq serioze dhe një betejë kaq të hapur për të ndryshuar Partinë Demokratike dhe për t’u ndarë përfundimisht nga berishizmi, si një ideologji që bazohet tek sundimi i një njeriu, dhe përdorimi i partisë për t’i shpëtuar betejës me Perëndimin dhe betejës me drejtësinë.
Po përse perspektiva nuk i përket më berishizmit?
Arsyeja e parë qëndron tek bilanci i kësaj beteje. Bilanci i kësaj beteje është shumë dinamik, dhe në finale do të jetë bilanci elektoral ai që do të detyrojë anëtarësinë e Partisë Demokratike të vendosë nëse do të bashkojë të ardhmen e saj me dikë që nuk shkon dot deri në Rinas, apo të reformohet si një parti pro-perëndimore, me prespektivë të qartë për të qeverisur Shqipërinë.
Kur demokratët e keqpërdorur nga Sali Berisha të shikojnë se do të jenë humbës të thellë, ata do të kenë procesin e tyre të reflektimit nëse ja vlen të varrosen si mumjet bashkë me faraonin, apo të kthen në njerëz të lirë dhe të shikojnë interesat e tyre.
Arsyeja e dytë është qëndrueshmëria e grupit parlamentar përballë Berishës. Në këto 32 vite çdo përpjekje për t’u shkëputur nga berishizmi ka dështuar për shkak të shkollës së dhunshme të Sali Berishës ndaj kundërshtarëve dhe indoktrinimi i strukturave fiktive të partisë, që i ka nën kontroll përmes njerëzve kyç të inkriminuar që mban rrotull vetes.
Kjo është hera e parë që Sali Berisha për një vit rresht vazhdon të qëndrojë në pakicë në Grupin parlamentar të PD, i vetmi institucion legjitim i Partisë Demokratike, zgjedhur nga vota e qytetarëve.
Përpjekjet e tij të dhunshme e më pas përuljet e tij hileqare për të sunduar grupin kanë dështuar.
Arsyeja e tretë, qëndron në faktin se sanksionet ndërkombëtare ndaj Berishës sa vijnë e forcohen. Në kulmin e betejës së tij për të uzurpuar Partinë Demokratike, ai u sanksionua si politikan i inkriminuar me lidhje kriminale me persona në kërkim në Shqipëri dhe jashtë saj, nga Britania e Madhe, çka rëndoi bilancin e tij anti-perëndimor dhe e bëri dhe më të pashpresë perspektivën e tij si politikan. Të njëjtin standard ndaj tij pritet të aplikojnë vende të Bashkimit Evropian, duke e izoluar atë si një specie e rrezikshme brenda rezervatit të vet.
Arsyeja e katërt, përse berishizmi nuk do t’ia dalë dot, është mungesa e figurave politike në krah të tij. Nuk bëhet fjalë për figura me reputacion, por dhe për figura mesatare dhe nënmesatare. Njerëzit që mbështesin Sali Berishën në Partinë Demokratike, janë ose me probleme personaliteti, ose të inkriminuar pa rrugëdalje, që e shikojnë atë si shpëtim, ose njerëz qesharakë, ose të çmendur. Madje këta të fundit, “Foltorja” e tij i thithte si magnet, derisa një prej tyre me probleme bipolariteti u kthye nga adhurues i Berishës, në agresor, duke e qëlluar në mes të bulevardit.
Arsyeja e pestë, që në fakt është më e rëndësishme, ka të bëjë me trashëgiminë politike të Sali Berishës. Kushdo që e njeh se si po funksionon Berisha si strukturë paralele opozitare, e kupton fare mirë se ai po financohet nga miliardat e familjes së tij, për të cilat është sanksionuar si hajdut familjarisht nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Kjo periudhë e betejës së tij kundër PD, ka nxjerrë në pah dhe pasardhësin e tij, i cili është djali i tij Shkëlzen Berisha, njeriu në hije që qëndron pas gjithë aferave korruptive të qeverisjes Berisha, të varreve në Gërdec, të mafias së tokave në bregdet dhe që vazhdon të jetë një ndërtues i madh dhe i rëndësishëm në Shqipëri, nën sytë e një qeverie që bën sikur nuk e shikon.
Të gjithë ata që shpresojnë se Sali Berisha e ka të shkurtër jetën dhe fizikisht për shkak të moshës, duhet të llogarisin se pasardhësi i tij është djali i vet, po ashtu i sanksionuar si hajdut me plot merita, dhe që qëndron mbas gjithë ngrehinës së korrupsionit që prodhoi politika e Sali Berishës këto 30 vite. Kjo e bën edhe më të pashpresë të ardhmen këtij grupimi tribal, anti-perëndimor dhe mbi të gjitha mbartës të gjithë sëmundjeve që Partia Demokratike ka vuajtur këto 32 vite, deri më sot.
Ky është viti i fillimit të ndarjes nga kjo e keqe. Dhe për këtë arsye është viti më i mirë i opozitës shqiptare. Ka 32 vite që nuk guxon të ndahet nga Sali Berisha. Ky është viti që po e sfidon berishizmin.
Por dhe perbindeshi i vicidolit ka ne krahun e djathte strategun e Astirit, klevis krricin e faro pace pilafit qe i gjeten nje zyre ku te gergufet pasi per nje vit bllokoi trafikun dhe ndertimin e unazes qe me ne fund u ndertua dhe krrici i faros ngeli me gisht ne byth. Ne krahun e majte ndodhet dhe strateg'ja floriana garo qe ngeli pa pune ne zvicer dhe mendoi te gjeje nje zyre per te mare nje rroge duke mbajtur me buzeqeshje shpellaret, por ka aq shume pune e shkreta sa nuk gjen kohe te rrije me burrin e saj per te bere nje femije. Fundi i botes , dhe duan pushtet keto monstra.
Të Uroj vitin e ri O Mero. Shendet e kyvet të keshë, për vehte e për njerëzit e tu. Sa për opozitën, mo e vri mënjen, se për lesh dhije është nisur dhe në gopin e së ëmës do të vejë. Shëndet.
Berisha, Djalli, Berisha, Djalli, Berisha.....Keni të drejtë, në cdo gërm për sa shkruani për Berishën. Por ka 10 vite që në pushtet është dikush tjetër. Ka 10 vite që Korrupsioni bën kërdinë. Ka 10 vite që Oligarkët Politiqënë e privatizuar Shqipërinë. 500 mij shqiptar të "arratisur" gjatë 10 viteve të fundit. Të gjith ministrat me integritet Jan larguar, për tu zëvendësuar nga kukobina dhe ministra të tipit Caka. Qeveri me 4 ministre shteti 20 vjeçare....Qeveri me aventurën shkatërruese të Ballkani të Hapur......etj....etj...Si ka mundësi o Mero Bazo, si dreqin ka mundësi që, me gjith këto pisllëqe, korrupsioni masive, paaftësi, vjedhje masive nga ministra si investitor strategjik, Ty nuk të gjejmë Asnjë kritikë, asnjë për BE, ndaj këtyre fenomeneve dhe shkaktarit të tyre??? Si ka mundësi që asnjë analiz tënde nuk ja ke dedikuar punës mynxyrë të qeverrisë????....Mos ndoshta se ti je MeMero i "Me ne fitojnë të gjithë", në kohën e Berishës??? Apo mos ndoshta i ke mbushur Bulçitë me Trahananë PPP të pushtetit??? Gëzuar 2023 Mero!! Dhe mos harro se rreziku Shqipërisë i ka ardhur nga brenda, dhe gjithmonë nga pushtat në Pushtet.
Mirë e ke Mero, por Saleh-u deri sa të kete fryme, mbetet i rrezikshem për Shqiperine, demokracine dhe opozicionin si alternative pushteti. Pa opozite nuk jemi vend demokratik normal. Pavaresisht se kjo i konvenon interesit të PS dhe Edi Rames. Me Salehun ata do fitojne mandatin e katert dhe pa le se ku do ndalen. Ndaj: U lutemi, atyre që e kanë në dorë, që në emër të moralit qytetar, ta lidhin këtë zagar që po kafshon me dhëmbët e tij të prishur kë të mund. Sepse ka një kufi durimi i pjesës më të shëndoshë të shoqërisë, e cila nuk ka të bëjë fare me turmën e qorrolleosur pas tij. Ky monstra ka 32 vjet që ka gjetur shesh dhe bën përshesh. Që shqetëson dhe rrezikon paqen sociale, me leitmotivin e tij të ndyrë, "aprez moi le deluge!"- pra pas tij le të bëhet kiameti, siç vetë këtë ka deklaruar më se një herë! Problemi nuk është se nuk e njohin, se përndryshe, veç të tjerave, nuk do cilësohej si "minues i demokracisë", që për mua është akti më i poshtër i tij, dhe mu për këtë i duhet treguar vendi. Duke ditur se ka miliarda pasuri, se ka korruptuar kë ka mundur dhe një pjesë të tyre i ka sot mburojë, se ende në sistemin e drejtësisë veprojnë falanga të tij, se ka mbrapa skalione militantësh të rrezikshëm po aq sa ai, se ka futur me paratë e tij një pjesë të mirë të medias në shërbim etj, etj.; pra me të gjitha këto e di mirë që për t'i treguar atij vendin nuk është aq kollaj. Po unë ama di aq nga urtësia popullore se "shteti (kur do) e kap lepurin me qerre", pa le që ka dhe raste që e bëjnë atë të hypë vetë në qerre! Nuk duhet lejuar më ky përbindësh të helmojë jetën shoqërore deri në këtë farë derexheje! Se siç thonë anglosaksionët: "Enough is enough!"- mjaft është mjaft! Atehere pavaresisht se ç'ndodhi në PD gjate vitit 2022, që ti e quan pozitive, une, ashtu si shumica e shqiptareve, uroj që 2023 të pakten politikisht, të jete fundi real i tij.
OK:Në 2023 do të shikojmë nëse do veproi Kryetarivi RI I SPAK ndaj NonGratës.Nëse do kërkoi prova ndaj Tij si i pari..do të thot se ka lindur i vdekur përfundimisht. -Ky personazh negativ nd/planetar ka deklaruar se nuk ikën nga PD sikur i vetëm të jetë në PD.Kjo do të thot se AI DO SHUHET NË KËMBË.Dhe meqënse nuk do bëhet kurrë KM ata që i shkojnë pas si b..lëpirsa do e marrin zvarrë për së gjalli.Dhe jo së vdekuri siç ja bëri Ai Enverit.
Ka shume arsye pse ky 2022 ishte viti me i keq per shqiptaret qe fale qeverisjes Rama "aq prane shtresave ne nevoje" njohen nje Fukarallek ne rritje e te shperndare kudo neper Shqiperi. Per ta vazhduar me ikjen masive te shqiptareve nga syte kembet e kerkesave per Azil neper BE qe ja kalojne edhe Afganeve e Sirianeve te ikur nga lufta.
Bravo Mero per kete shkrim ,por mua me beri shume pershtypje se si ka mundesi le pa permendur te bijen Argita ,edhe kjo nuk me e paket se Shkerdheni ,nje gje duhet te dish Mero Baze qe ne nje dite qe ti nuk shkruan per familjen kriminale Sali Berisha merziten shume ,se je i vetmi gazetar qe ja numeron te gjitha krimet kesaj familje ,prandaj mos u ndal e mos u tut , vazhdo per dite ,popullin ne shumic mezi pret ,gezuar vitin e Ri familjarisht ,si dhe stafit tuaj te shkelqyer .
Duhet pranuar perfundimisht se PD kurre nuk ka qene parti pro-perendimore. Ajo nuk ka plotesuar kurre asnje kriter organizativ dhe politik per te qene e tille. Lidershipi komunist, antaresia e te gjithe te denuarve ordinere, programi politik qe perfundoi ne genocid kunder popullit shqiptar ne 1997 dhe 21 Janar 2011, etj. Sigurisht qe brenda saj ka elemente perendimore, por me heshtjen e tyre 32 vjecare, edhe ata jane inkriminuar. Psh, te gjithe dogjen mandatin e deputetit si perfaqesues te votuesve, duke kryer keshtu aktin me ekstrem ANTIPERENDIMOR. Prandaj, zor se brenda PD-se aktuale, kushdoqofte, do mund te beje reformimin e saj. Duhet nje revolucion i tere per te krijuar te djathten natyrale shqiptare, qe do te thote se duhet te shkrihet me pare PD-ja e sotme. Po nuk u kuptua kjo, Shqiperia do kaloje edhe 32 vjet te tjera ne kaos politik....
Viti 2022 i pari vit qe dolen zera kundra berishizmit , kurre askund askush per 32 vite nuk ka guxuar kush te kundershtoje se merciste huri si karadak nga tropojanet demokrate aman Saliu pavarsisht dhembeve te rene mbetet i rrezikshem per ata me te zeshmit te kene kujdes , se aty janeXhelet per kurthe e Flamuret per grushta
Nuk mund te paragjykohen zgjedhjet, sic thueht ne kete shkrim:"Kur demokratët e keqpërdorur nga Sali Berisha të shikojnë se do të jenë humbës të thellë" (?!) Legjendari i Vicidolit, Doktor Sali Sheqere Vuk Karaxhich Berisha do t'i fitoje zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare... Ju vete e thoni se Shkelzen Liri Sali Berisha "vazhdon të jetë një ndërtues i madh dhe i rëndësishëm në Shqipëri, nën sytë e një qeverie që bën sikur nuk e shikon."
Llogjet mbeten llogje. Demokratet, ate qe nuk bene ne 1990, qe u rrembeu partine nje palaco, komunist, qe ne komunizem me 1000 forma te poshtra, plasi per t' u bere nje cike anetar i komitetit qendror te PPSH se ishte sekretar partie, te zhbejne kete njeri qe eshte e zeza e PD-se. Te rregullojne gabimin fatal me kete njeri dhe te ngrene PD e vertete, pro perendimore me njerez te vertete perendimore e intelektuale me mendje e zemer. Kerkoni se jane neper bote me shumice. Asnje nga keta ketu nuk e bejne dot. I kane qendruar besnik monstres Salih. Çohuni me te vertete. Lerini menjane perdredhjet e Alibeut, Lulit etj...
Z. Mero, editorialet tua i shoh edhe si modele didaktike per studentet e gazetarise. Jo vetem kaq, por edhe per analisteto-opinionisetet spaçiatore të opiumit mediatik qe "sundojne" tregun e mediave. Jo vetem kaq, por edhe per profesorë e deri akademike te cilet me shume citojne autore klasike se sa perfunime te thelluara rreth temës qe trajtojne. Thjeshte retorike e llafe pafund. Nese do na kerkohej nje vleresim per editorialet e mediave per v.2022, une, si lexues, voten time e si çmim te pare e jap per Mero Bazen. Komplimenti dhe Gezuar 2023-shin.
Pëëërrrrrrrrrrrrrrr...Pëërrr.. Gëzuar moj bythë! Hajt' pra në bythë tënde. ( nga dialogu Mëro me Dodonin- Pështan 2023)
Do mbahet mend dhe do tregohet, se një trim me një goditje e hodhi në kishin e plehrave. Bëri atë që nuk ka guxuar t'a bëjnë qindra gjyqtarë.
Ne fakt ai ishte plani por ja qe nuk ja doli ta hedhi . Lisi nuk rrezohet me nje te rene or majk . Vazhdoi perpara gjithe agjenden e tij ariu plak . Ky eshte kendveshtrimi i sakte .
Po, po e vazhdoi përpara axhendën e tij ariu plak, po për ku?? Këtë na thuaj....