Pse Berishës i duhet të “qetësojë” Metën në parlament, pasi e ka çuar "bedel" në burg?

21 Gusht 2025, 18:16Editorial Mero Baze

Sali Berisha i ka ofruar formalisht dhe tre deputetë të tjerë Ilir Metës në Kuvend që të formojë një grup parlamentar, i cili ka disa privilegje më tepër financiare dhe administrative. Përveç këtyre, ajo që ka më shumë rëndësi për Ilir Metën është që partia e tij të ketë logon si parti me grup parlamentar.

Lëshimin e parë të madh e bëri përpara zgjedhjeve kur futi katër deputetë të Partisë së Lirisë në listë të sigurt, ndërkohë që e gjithë partia në Tiranë – e cila identifikohet me Ilir Metën – mori vetëm 7 mijë vota.

Në pamje të parë ngjan si sakrificë ekstreme, por Berisha e ka të qartë pse e bën sakrificën.

Të gjitha lëshimet u bënë pasi Ilir Meta u burgos paraprakisht nga SPAK, me një procedurë e cila ngjan gjahu për shtriga për shkak të qasjes politike që aplikon SPAK për të bërë paraburgime të balancuara politikisht.

Dhe meqë nga shumica në pushtet e kishte tejkaluar planin, nga opozita – duke arrestuar Ilir Metën – rrëzoi gjithë planin e opozitës. Në një farë mënyre Ilir Meta shkoi në paraburgim dhe mbahet ende në paraburgim, ndonëse është dorëzuar dosja për gjykim, si “bedel” për Sali Berishën dhe familjen e tij që po mbeten të paprekur.

Procedurat që u zbatuan për Berishën dhe dhëndrin e tij, që u mbajtën jashtë burgut – dhe që në fakt janë korrekte – nuk u aplikuan në rastin e Ilir Metës.

Ish-presidenti i vendit po mbahet në burg për një çështje për korrupsion që ka përfunduar tek lobimet e gruas së tij për një kushëri të vetin, për t’u favorizuar në një biznes telekomunikacioni.

Dhe ky është momenti kur Berishës i është bërë dy herë nder nga SPAK. E para, që i është hequr nga loja Ilir Meta si aktor, duke u burgosur, dhe e dyta, duke i dhënë mundësi Berishës ta kompensojë atë me deputetë kukulla apo numra fals, që të jetë thjesht një bamirës politik.

Realisht, Partia e Lirisë ka vdekur politikisht. Ajo nuk prodhon dot asnjë mandat. Dhe kjo është një siguri më shumë për Berishën që nuk e ka më nëpër këmbë. Thjesht ai do ta përcjellë me respekt në pensionin politik, duke bërë sikur e respekton në Kuvend dhe sikur i ofron deputetë për ta mbajtur si kufomë politike.

Faktorët e tjerë opozitarë që morën rreth 200 mijë vota, Berisha jo vetëm që nuk i afron, por i lufton politikisht, sepse janë faktorë realë.

Ilir Metën bën sikur e afron pasi e di që nuk ekziston dhe i heq paranojën që ai po bën burg në vend të tij dhe djalit të tij, i cili as hetohet për Gërdecin, as për grabitjen e pronave në çdo cep të bregdetit të Shqipërisë.

Duke dërguar Ilir Metën “bedel” për gjithë mëkatet e opozitës, Berisha është gati t’ia ruajë si muze partinë derisa të dalë nga burgu, duke i falur mandate reale dhe formale në Kuvend. Mjafton që të mos kujtohet që po sakrifikohet për të.

13 Komente

  1. H
    Hasan Syfyri

    Për Sali Berishën, Ilir Metaj, është shumë i mirë në burg. Po doli Likja nga burgu, atehere i takon të futet në burg, ose Saliu vetë, ose i biri Shkelzeni dhe i fundit nga familja është Abi - dhëndëRRUSHI. Se cili nga këta shkon në burg, lejen e jep vetëm Saliu, por gjasat janë që Likja do të bëjë nja 12 vjet (minimalisht) burg, deri sa të mos i bjerë ndërmënd të ankohet.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luan R.

      Ilir Meten e shpeton vetem te deklarohet ose prej veriut,ose qe rrjedh nga familja Berisha.Shikoni Muniken qe ashte prej andej se prek njeri,perkundrazi ashte ne forme me te gjitha.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Urania

        Ore jam dakort por a do ta bente Rama nje sacrifice te tille nqs duhe

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Pse ta beje kur nuk ka prekur as dhe nje qindarke nga pronat e popullit.Apo ngaqe nuk e hani dot me vota.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pleqtë që hanë vetëm dhallë

          Habitem edhe me Meron. Proçedurat që mbajnë jashtë burgut Berishën dhe dhënderrin e tij janë korrekte, thotë Mero...... ... Dmth të vjedhësh mijra m2 tokë e të ngresh 20 pallate, mund të rrish jashtë burgut. Ndërsa të ndërtosh një kotec pulash, apo një mur në fshat, shkon në kokërr të burgut përveç gjobës së majme..... Shtet për pasanikët jo për fukarenjtë...... Po unë habitem me buthëgrisurit dhe pabuksit që të hidhen në fyt, po të thuash: - Ee Enver, ku je!?....... Po pse ça shpresuat? Sali Berisha dhe Edi Rama kanë 35 vjet që punojnë vetëm për ju. Si tju gjejnë brekë të reja dhe tju japin në darkë bukë me fjath dhe një gjysëm qepe.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tradita

            arsyetim ma ikdiot zpr s emujnd tge gjendet. Po ky qenka spaku qe nuk intedreson drejtesia.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Diaspora

              Kujt i plasi kari per ty meten e Berishen! Merru me qeverisjen o legen! U marrshin me vete meta e Sali Berisha!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana

                A ka filluar gjyqi per ciftin Meta? Kjo ka rendesi te filloje e te mbaroje dhe drejtesia te thote vendimin e saj. Mesa kam degjuar faktet e servirura, Monika duhet te ishte ne paraburgim dhe jo Iliri. Ky i fundit duhet te ishte me detyrim paraqitje.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jugu

                  Mire shkruan o Mero ziu. Por se cfare kane dale sa pallate hotele andej nga jugu me emrin tend apo te djali dhe nuk justifikohen fondet e perdorura dhe duket si korrupsion apo hajdutizem marramendes. Ndonje ide? Vertet e thone ata te dhjerit e krahut tjeter po ku ka ze nuk eshte pa te thote populli.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lutfi Haziri

                    Militantët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së e akuzojnë VV-n! Këtë e quajnë objektivitet. SRAMOTA do të kishte thënë Ibrahim Kelmendi. Certifikimin e Listës Serbe e ka penguar OPOZITA me SHTATË abstenime, jo VV me DY kundërshtime. Urrejtja po ju pengon të shihni realitetin. Keqardhje. Jau qiftë robtë Aobin Baba.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lyni i lumit

                      Mero shiko mikun tend te armeve Erion Veliaj qe mesa duket Rama i ka vene kemben dhe po e zhyt thelle.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nardi

                        Ne kete shkrim mund te heqesh emrin e Berishes dhe Metes dhe ta zevendesosh me te Ramiut dhe Veliut dhe eshte po aq I vertete.Mjere Shqiperia qe ka rene ne dore te shkerdhatave.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Antimero

                          Tik tak,Tik tak ,Tik tak,po te vjen ora Mero Halja.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje