Pse “Foltorja” po detyrohet të bëj  “sekondaret”? 

18 Janar 2023, 20:45Editorial Mero Baze

Në Dibër më në fund rezultati i “primareve” u shkërmoq. Edhe pse Berisha këmbënguli që rezultatet e primareve do të respektohen, ndodhi anulimi i parë.

Palët në garë rezistuan në akuzat e tyre për manipulim dhe tani në degën e “Foltores” në Dibër do të ketë sekondare, për të parë cili do të jetë kandidati.

Shkërmoqja e autoritetit të primareve nuk ka lidhje vetëm me mungesën e rregullave në garën që u bë.

Brenda Foltores edhe mund të kishte rregull, edhe mund të kishte garë, edhe mund të kishte transparencë, por kjo nuk e zgjidhte problemin.

Problemi brenda Foltores është se primaret ishin një mekanizëm për të forcuar ndarjen brenda PD, ku kandidati lindte i vdekur. Ai e kishte të sigurtë humbjen.

Por sikur të mos mjaftojë kjo krye arsyeja, edhe vet gara brenda Foltores kishte parregullsi, mungesë transparence dhe garë reale, pasi ishte një përpjekje për të imponuar njerëz besnikë të Sali Berishës.

Duke qenë se deri në zgjedhje ka ende kohë dhe në shumë bashki të zgjedhurit e primareve janë njerëz që u ka mbetur mandati në dorë, Berisha do të detyrohet të ribëjë sekondaret, jo vetëm për të gjetur kandidatë realë, por mbi të gjitha për ta përdorur atë si një mekanizëm joshje për grupin tjetër të PD që refuzoi primaret.

Ndaj zhvillimi në Dibër do pasohet nga së paku 10 bashki të tjera, ku kandidatët e dalë nga primaret janë jo vetëm të paaftë, por dhe të pasigurtë nëse pranojnë të garojnë.

I ndërgjegjshëm për këtë situate, Berisha do të bëjë sikur do të rihapë garën në disa nga këto bashki, me shpresë se do tërheqë në këtë garë palën tjetër, e cila ende nuk ka nxjerrë kandidatë në shumë bashki, duke e paraqitur këtë si një proces ribashkimi. 

Është pak a shumë platforma e Mziut në drekën e para Vitit të Ri, ku i kërkoi Berishën të rishikojë rreth 15 kandidatë, për të cilët mund të rimarrë konsensusin e PD.

Dhe Berisha duket se po detyrohet të delegjitimojë me dorën e vet primaret, që aq shumë i paraqiti si sukses të procesit të zgjedhjeve në PD.

As 40 ditë nuk arriti t’i mbajë në frigorifer dhe ju kalbën. Dhe të vdekurit durojnë më shumë.

8 Komente

  1. S
    Sara

    Natyrisht që Berisha do bëjë çdo përpjekje që të kuptohet që ekziston. Do shfrytëzojë çdo moment që ta kujtojnë që është në krye të PD. Pavarësisht se rezultati që do marrë do jetë minimal, por sidoqoftë shumë herë më i lartë se ai i vitit 2019, kur kishte vetëm një bashki.

    1. S
      Sok. Shpëtim Karaudhi

      Sara...ke shumë të drejt nuk do ketë një bashki po do t'i 3- ishojë she do marë 3 bashki.

    2. S
      Shkurt

      Sa mut ha mer Mero mjerani. E ka statuti i PD se , nese zgjedhjet kontestohen dhe komisioni veren parregullesi ATO PERSERITEN 0. Nuk ka shpikje ketu o qyqar i perjetshem! Mos u mundo te manipulosh!

      1. B
        Beni

        Omero qyqari ske pune tjeter

        1. R
          Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia

          Pse merzitesh e lebetitesh o Mero B...nga sikleti i madh qe te ka zene per opozite ne zgjedhje? Ja, gjykata ka mbi 1 vit qe nuk e ndan se kujt do ti jepet ajo, Vula ne PD (dhe gjasat jane qe mos ta ndaje deri ne nje urdher te dyte "nga lart"). Pa ate vendim gjykate PD nuk regjistrohet ne zgjedhje fare dhe i yti Edi Rama, i dashuri pushtet i rradhes siguron gjithe Bashkite e pastaj nen parullen leniniste "Gjithe pushteti Sovjeteve" (kupto : Sejmeneve) do shkojme nga fitorja ne fitorje drejt Rilindjes ashtu si shkuam ne ate Socializmin fitimtar me ate Ramen e Pare Alia.

          1. E treta e vërteta !

            Me sekondaret do plasi dhe brenda foltores .Nga primaret mbetën të pa kënaqur këta të sekondareve, kuptohet për shkak të tranparecës , me sekondaret do mēriten këta të primareve , se do thonë që ne fituam ç’janë këto sekondare , i mbetet t’ë bēhen TRINARET . Kot s’i thonë e treta e vërteta !

            1. T
              Tironsi i Vorrit Bomit

              O Mero kete problem e zgjidh vetem Dinastia E Madhe Shqiptare " BALLIU " Fillon me Spiunin Fahri Pacja , Deputeti Legjendare BALLIU XHUNJOR Klevis magjari dhe Antarja e Kryesise se Foltores Gojorja fantastike Megi Balliu ndertuesja e mbikalimit te kthesa e Kamzes me2006 atehere 15 vjec .Mokra jone ka be ndryshime ecen trei ne Rruge Makine hej bre hej...

              1. S
                Shakaxhiu

                Keto qe shkruan Merua jane gjera normale per njerez normale. Puna eshte se PD nuk eshte akoma ajo qe duhet te jete. Merre me ment se ne cfare bote rrojme ne shqiptaret kur Sali Berisha mban flamurin e te djathte ve. Shiperia eshte akoma nen hipnozen e Ramize Alise qe Saliut i dha detyren e demokratit… Ne vazhdojme te jetojme ne nje bote virtuale ku cdo gje eshte nje genjeshter. Me vjen keq per Meron qe nga deshira per te zbuluar te verteten po kethehet ne nje iluminist….

                Lini një Përgjigje