Pse ikja e Bashës e ndau dhe më shumë PD duke e bërë tripolare

15 Janar 2023, 20:22Editorial Mero Baze

Kuvendi i Shqipërisë çel të hënën sesionin e ri parlamentar i cili është një rast për të testuar si kanë shkuar balancat politike brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Muajin e fundit, para se Kuvendi të mbyllej, Berisha filloi të tensionoj situatën në Kuvend, duke kërkuar fjalën për tu trajtuar si kryetar partie parlamentare. Tensioni synonte të përgatiste klimën për të marrë nën kontroll grupin parlamentar. 
Në periudhën e pushimeve, Berisha është përpjekur të përdorë deputetin Salianji, të marrë nënshkrime të deputetëve për të kandiduar për kryetar të Grupit Parlamentar të PD , i vetmi institucion legal që ka mbetur nga gërmadhat e PD.Por me sa duket dhe ato përpjekje dështuan.  
Tani PD nuk është më e ndarë në dy grupe, por në tre. Njëri grup ai më i madhi janë mbështetësit e deklaruar të Lulzim Bashës. Grupi tjetër më i vogël janë mbështetësit e deklaruar të Sali Berishës ndërsa grupi i tretë janë deputetët që refuzojnë qartë Berishën, por nuk bashkohen në çdo akison me grupin e Lulzim Bashës. 
Kompozimi i tre grupeve është i tillë, sa askush nuk bën dot një shumicë kundër tjetrit. Kundër Berishës janë dy grupe, kurse kundër Bashës është vetëm grupi i Berishës. Grupi tjetër është i distancuar nga ai, por bashkëpunues me Bashën për shumë çështje. 
Në këto kushte, PD hyn në këtë sesion parlamentar, më e ndarë se kurrë dhe më e sigurt se kurrë se këtë situatë nuk e ndryshon dot asnjë lëvizje politike me porta të vogla, apo lobime. Kyçi i kësaj krize është Sali Berisha. Vetëm ikja e tij e reflekson situatën dhe i hap rrugë zgjidhjes.  
Ikja e Berishës bashkon automatikisht dy grupet kundër tij dhe forcon vendimmarrjen e Grupit Parlamentar dhe të PD.  
Ata që pretendonin se ikja e Lulzim Bashës do të ishte zgjidhje, tani po përballen me gënjeshtrën e tyre për të mbështetur Berishën. Ikja e Lulzim Bashës jo vetëm që nuk ishte zgjidhje, por e përkeqësoi dhe më tej situatën.  
Ikja e Bashes u bë me motivin ngushëllues që “të largohet dhe Basha dhe Berisha për tu bashkuar PD”. Por meqë iku vetëm Basha dhe Berisha vazhdoi betejën për të kontrolluar PD, tani rezulton se ikja e Bashës, bëri më shumë dëm dhe ndau më shumë PD se sa sikur të mos kish ikur pa ikur Berisha. 
Deri atëherë të paktën kishte dy PD. Pas ikjes së tij u bën tre. 

13 Komente

  1. L
    L.Xh

    PD-ja, është si kënga humoristike e labërisë që thotë : “ dy sisë, çi ka dhija, tre këmbë perustija….” etj, etj.

    1. P
      Populli

      PD-në nuk mund ta shpëtojë PD-ja, sepse e ka farën e përçarjes që në embrion. Është organizëm artificial, i krijuar me urdhër, jo natyrshëm, jo mbi bazën e traditës. PD-ja ka qenë që në fillim dhe është e thatë, nuk ka ASNJË element që të marrë përsipër të ardhmen e vendit si forcë e djathtë. Nuk ka qenë dhe nuk mund të bëhet kurrë e djathtë. PD-ja është krejtësisht e kompromentuar politikisht: ka përdorur dy herë ushtrinë për të genociduar popullin shqiptar: në ’97 dhe 21 Janar 2011. Për më tepër, është partia e vetme në historinë parlamentare Perëndimore që ka djegur mandatet e popullit. Në këto kushte, përpjekjet e mendjeve të ndriçuara të Shqipërisë nuk duhet të jenë që të ndërrohen kuajt që tërheqin karrocën e shpartalluar të PD-së, por të krijohet sa më shpejt e djathta natyrale shqiptare. Vetëm kështu shpëtohet e ardhmja e Shqipërisë.

      1. K
        Ku meret vesh sa janë !!

        Po ç’tre grupe , ku meret vesh sa janë ?!!! Përveç këtyre janë dhe ata që se dinë me kë janë “ Eunuk-Butakët” , janë dhe ata që ngrysen me “Fjetoren” e gëdhihen me “Foltoren” .

        1. N
          Nardi

          Mos harro neser te shkruash kunder Albin Kurtit dhe pasneser prap kunder pd o Mero byth lepiresi.Po te shtrydh I gjati si limon dhe ste ka ngelur pike karakteri.Kete bere dhe me Sali halene,na e beje Skenderbe dhe kur vriste njerez ne 97.Te shohim cila do jete bytha e rradhes qe do lepish.

          1. S
            Sazani

            Ke aq tru sa dhe Nard Noka . Duhet te jesh nga te foltores ( = nevojtores ) . Hallall , te lumte pushka o koqe !

          2. B
            Basha

            Nëse zgjidhja është Basha, atëherë t'a kthejmë në mbretëri Shqipërinë. Mbreti numëron lekët bashkë me sharlatanet e oborrit, populli fle gjumë.

            1. L
              Ladi

              Si perhere nje analize e sakte, e ftohte, e qarte, pa emocione, nje e vertete shume hidhur per ata qe Sali Berishen, (kete anetar te shquar te Partise Punes te Shqiperise..) e shohin si nje te djathte. Me dhemb shpirti kur degjoj apo lexoj ketu ne (komente), njerez te budallallepsur qe nuk e pranojne realitetin; ate qe perendimi, e vetmja shprese per Shqiperine, e tregon me gisht dhe e cileson armik te demokracise.

              1. L
                Ladi

                Pse më dhëmb bytha o Mëro ? Më duket se partia ka filluar na jep vazelinë kineze dhe na thotë është amerikane. Dëgjova që ankoheshe edhe ti prandaj po të pyes.

              2. I
                I lumturi

                Nje dhe nje bejne dy Sal' te placin ata dy sy. Dy dhe nje bejne tre Sal' nxir b.... te ta ve.

                1. s
                  sopiqoti

                  Po nuk u largua "Kerma politike" Sali Berisha. PD do te mbetet pa te ardheme poklitike,e sakatuast ,e pa parfilleshme dhe e braktisur edhe nga anetaret e saj.

                  1. V
                    Vlesht, pune PD

                    Salianji kot e ka! Edhe sikur ti mbledhi format per sharkskin e Alubeajt, Berisha do tregoj se L. Boci eshte Kryetari. Kurse ti Salianje ke pune ke gjykata! Kesaj I thone te hashpallen or Salianj Babalja!

                    1. r
                      raul

                      Shume shpejt per stabilizimin e gjendjes se rende ku ndodhet pdja do shprehet dhe neonazisti Aleksander Biberaj, nipi i gjeneral major Shabon Tapise qe hapi depot e armeve ne 97 per te filluar lufta civile. Ashtu ben dhe neonazisti Beberaj prej 4 muajsh , ben thirje per lufte civile, revolucion tip Ce guevara per marjen e pushtetit. Por shpellari Biberaj i foltores se vicidolit do ngele si i dhjere me 14 maj kur foltorja e vicidolit te shkoje per lesh.

                      1. O
                        Organizate kriminale PD

                        Iku Tommaso Bruschetta po ka ngelur Toto Rino dhe ne se non grata iken asgje nuk ndryshon eshte nje organizate kriminale qe duhet e gjithe te zhduket

                        Lini një Përgjigje