Me fillimin e sesionit të ri parlamentar, Grupi parlamentar i PD, i cili gjendet në mes të një beteje një vjeçare për t’u kontrolluar nga Sali Berisha, duhet të rikonfirmohet. Është e qartë se përpjekjet e Sali Berishës për ta marrë nën kontroll grupin kanë dështuar prej fillimit dhe duket se e vetmja gjë që e ka bashkuar deri tani Grupin, është distanca me Sali Berishën.
Në çështje të tjera grupi nuk ka funksionuar politikisht, por sa i përket raportit me Berishën ka qenë i qartë. Pra deri më sot i vetmi identitet i atij grupi është distanca me Sali Berishën. Dhe ky është një rekord historik në jetën politike të Partisë Demokratike.
Duket se me fillimin e këtij sesioni, Berisha po përpiqet të marrë kontrollin e grupit parlamentar, përmes disa deputetëve që kanë zgjedhur të jenë të pakënaqur me të dy palët, me qëllim që të bëhen faktor politik vendimmarrës për kryesine e grupit.
Një prej tyre duket se ka nisur negociatat me Berishën, duke i premtuar se mund të marrë disa vota nga grupi aktual zyrtar i PD, për të kthyer shumicën pastaj në favor të Berishës.
Nuk di sa mund të ketë sukses një iniciativë e tillë, por Grupi parlamentar i PD është deri më tani i vetmi institucion legjitim i PD i zgjedhur nga qytetarët, që dikton se kush është shumicë reale në PD.
Nëse makinacione të tilla funksionojnë dhe Berisha praktikisht arrin të zëvendësojë Alibeajn, me fjala vjen Salianjin apo dikë tjetër, përmes lojës së të “pakënaqurve”, atëherë ai do të bëjë një hap serioz drejt legjitimitetit politik mbi PD.
Beteja për grupin parlamentar në thelb është më e rëndësishme se beteja për vulën apo zyrat, pasi Grupi parlamentar është një institucion publik i verifikueshëm dhe aktiv, i cili ndryshon dinamikën e drejtimit të PD.
Rënia e tij në duart e Berishës, është një humbje e antiberishizmit brenda PD dhe një degradim pa kthim dhe pa shpresë e PD, të cilën pas kësaj mbetet ta marrë me vete Berisha në varr.
E di që është një lajm i gëzuar për socialistët, por në opozitë, ka një shumicë më të madhe të heshtur kundër Berishës, e cila është më e vendosur se sa shumica anti Berishë në PS. Dhe ajo shumicë duhet të përfaqësohet.
I nderuar Mero: te perpiqesh te ribashkosh PD-ne aktuale eshte si te rrahesh uje ne tavan. Eshte teza me e gabuar dhe me shkaterrimtare per Shqiperine. Sepse PD-ja u krijua me urdher qe te shuante opoziten reale demokratike historike te Shqiperise dhe te faktorizohej si "parti demokratike" duke vjelur te gjitha pasurite e Shqiperise dhe duke krijuar keshtu "klasen demokratike" te Shqiperise. Mbajtja e metejshme e PD-se, me Berishen apo pa Berishen, do te jete denimi me i madh per Shqiperine edhe 32 vjet te tjera. Shqiperine e rikthen ne nje shtet demokratik nje OFERTE E RE DEMOKRATIKE, nje levizje, nga te vuajturit per mendim ndryshe ne tere historine e Shqiperise, nga intelektuale te ndershem dhe vizionare shqiptare, le te jene ketu, ose jashte Shqiperise. Shkrimet per arnimin e PD-se jane harxhim kohe dhe gazete.
Ne ,konservatort e djatht ,kur themi Pd nenkuptojme saliun,kur themi saliu nenkuptojme Pd .Revolucjoni konservator djathtist I tetorit qy do rikthej te djathten e vertet asht ay qy do sjelli demokracin.dhiz iz a mirakull ov fridhem.
Mero nuk besoj se është e vërtetë. Nuk mund të jetë normale që një deputet i zgjedhur nga PD dhe duke parë zhvillimet në PD., të bëhet me Berishën. Aq më pak që të jetë një deputet që do të bëjë karrierë për vete dhe të vijë në pushtet PD. Një njeri normal nuk mund ta bënte një zgjedhje të tillë. Por në qoftë se ka të tillë deputet që pranon të sakrifikojë partinë për interesat e tij personale, harram u qoftë. Nuk flas për ata që i venë pas Berishës se duan të mbrojnë ato që kanë vjedhur. Çudi që deputetët mendojnë vetëm afat shkurtër dhe kurrë afat gjatë për zgjedhësit, por vetëm për veten e tyre. Fatkeqësi...
Nuk ka rendesi apo jo tani me demokracia eshte vetem nje iluzion qe shqiptaret e provuan qe ishte nje mashtrim i politikes shqiptare
Kur të vdesë doktor Berisha,me siguri matematike Mero Çorapja do vrasë veten! Nuk di tjetri të shkruajë një rrjesht pa përmendur Berishën( na u bë si viti 1938,dikur), na quan veten edhe gazetar ,pale'! Kështu ia rrit vlerën Berishës,o Mero...
O Gogol...mos e lexo nqse nuk te pelen
pse, nga saliani, grida duma do presesh te ardhmr, si albana vokshi e flamur noka jane te gjithe te pd-fpltores, tani e tutje nuk ka pd , ka vetem FOLTORE. NGUSHLLIME PER PD-NE MERO
Ndonjë aktivitet o Mero , me rastin e Një vjetorit të “BETEJËS të 8 JANARIT “, u bë apo jo andej nga SHQUP-i ?
Ka kaq vite qe shkruani per faqeziun Salih Berishen dhe prap ai ende eshte ne skene. A e dini perse? Sepse ne lufte kinder antishqiptarit Sali Barisha nuk jeni origjinal e te sincert. Rruga e vertet per te debuar Berishen kalon nga Rama. Kot e sulmoni Berishen kur Rama me metida meskine e perfide e ringrit. E ardhmja e Shqiperise eshte pa boshtin e te kqinjbe Berisha-Meta-Rama.
Ceshtja "PD" eshte nje kapitull i mbyllur, si te ndahet ne 400 copa, edhe te bashkohet ne nje cope. Pse? Sepse qe ne embrion ishte nje sajese artificiale, e krijuar me ngut, ne baze te nje Platforme te KGB-se te vitit 1981-1983, sipas se ciles, shenmbja e rendit komunist qe kishte dhene shenja se do ndodhte, te mos zinte nen vete shtresen komuniste sunduese. Perkundrazi, ajo te mbetej ne pushtet. Me analize, kjo platforme u zbatua saktesisht edhe ne Shqiperi. PD u krijua pikerisht me kete filozofi: lidershipi, antaresia, programi, aktiviteti, lidhjet e saj e flasin qarte. Sidomos e flasin qarte tre bema domethenese te saj: genocidimi i popullit shqiptar nepermjet forces se armatosur ne 1997 dhe 21 Janar 2011, si dhe djegia e tere mandateve te popullit ne vitin 2020 - nje monster kunder parlamentarizmit Perendimor. Kjo PD e ka sosur kete mision antidemokratik. Nuk behet me. Kot merreni me te.
Nuk esshte e vertete se "në opozitë, ka një shumicë më të madhe të heshtur kundër Berishës, se sa ne PS". PD eshte transformuar teresisht ne nje parti malokesh, njerez te pagdhendur e te pangopur. Per kete arsye gjykata do t'ia jape bajraktarit te Vicidolit, kryehajdutit dhe kryekriminelit Sali Berisha. Sipas Marreveshjes Famekeqe te 21 prillit 2008 Berisha -Rama, ne vitin 2025 ne pushtwt rikthehet Sali Vuk Berisha.
Me shume se 30 vite qe terrorizohet nje popull i tere. Nga 4 a 5 kryehajdut. Popull i mjere, ik nga Berisha e futu ne goje te Nanis. Ik nga Nano te Berisha. Ika nga Berisha te Rama. A kaq popull trim eshte ky qe shtyoet e plaqkitet deri ne palce nga Nano-Berisha-Meta-Rama!?