Ka tre gjëra të pandryshueshme kurrë në kontributin që Rexhep Qosja ka për Kosovën dhe historinë e shqiptarëve.
E para është pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë Kosovës një identitet shtetëror qysh nga mesi i viteve ’70 e në vazhdim deri në pavarësinë e saj. Personaliteti i tij i fortë si studiues i letërsisë shqiptare, si shkrimtar, si kontribues i madh në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe si polemist autoritar i çështjes shqiptare e bën atë përfaqësuesin me më ndikim të elitës intelektuale të Kosovës, që çliroi aq shumë energji kombëtare për çlirimin e Kosovës dhe zgjimin e shoqërisë shqiptare atje.
Në mungesë të institucioneve të mirëfillta kulturore të shqiptarëve në Kosovë, personalitetet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës zëvendësuan në dy dekadat e fundit të ish-Jugosllavisë gjithë boshllëqet që kishte shoqëria shqiptare në ish-Jugosllavi. Ata i ofruan Kosovës identitetin e tyre kulturor dhe vetëdijen kombëtare si identitet të saj, duke u njëhsuar me të dhe duke e përfaqësuar atë.
Kushdo që kishte dyshime se kush është Kosova dhe çfarë duan kosovarët, e vetmja përgjigje që të nderonte ishte të tregoje apo citoje emrat e Ibrahim Rugovës, Rexhep Qoses, Gazmend Zajmit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes e dhjetëra intelektualëve të tjerë. Ata fituan betejën me shkrimtarët serbë në përballje në Beograd në prill të vitit 1988 .
Së dyti është kontributi i tij në kulturën shqiptare. Rexhep Qosja nuk është shkrimtari më i mirë i historisë së Shqipërisë, por ai është pa dyshim historiani më i madh i letërsisë shqiptare dhe një interpret frymëzues i saj. Ti mund të mos kishe lexuar kurrë Naim Frashërin, por po të lexoje “Porosinë e Madhe” të Qoses, do detyroheshe të shfletoje poetin tonë kombëtar.
E vërteta është se ai ka pranuar të tejkalojë ftohtësinë e historianit për të na e bërë më të madhe dhe më me vlera letërsinë tonë, por kjo nuk e bën atë deformues të historisë së letërsisë sonë, por një agjitator të saj në kushtet kur Kosova kishte nevojë për një identitet kulturor të lidhur me Shqipërinë dhe historinë e saj.
Së treti, Rexhep Qosja mbeti ndoshta ithtari i vetëm i bashkimit kombëtar të Kosovës me Shqipërinë deri në fund të jetës së tij fizike. Dhe nuk mbeti vetëm me retorikë, por me qëndrime. Ai ishte ndoshta i rralli, për të mos thënë i vetmi intelektual i madh i Kosovës, që e shkruan gjuhën shqipe më mirë se shumica e intelektualëve të Shqipërisë, i vetmi polemist që e përdorte shqipen si raketë vdekjeprurëse dhe ndoshta i vetmi kontributor politik, që armë të vetme kishte gjuhën shqipe.
Njësoj si kombi shqiptar, i cili identifikohet si komb për shkak të gjuhës dhe bashkohet rreth gjuhës për t’u quajtur shqiptar dhe jo rreth fesë apo historisë, edhe ai, duke u identifikuar me shqipen, arriti të identifikohej me kombin shqiptar.
Gjithë gjërat e tjera të Rexhep Qoses mund t’i kritikosh apo t’i injorosh, siç mund të bësh me çdo njeri të gjallë. Mund të tallesh me mungesën e mbështetjes politike për të, me sherret e tij të pafundme me klasën politike shqiptare, me përplasjet e tij epike me Kadarenë për Perandorinë Osmane dhe Evropën apo me manirat e tij intelektuale, por që një lis i madh të qëndrojë në këmbë, i nevojiten rrënjë, se gjethet ndërrojnë çdo vit. Dhe këto tre rrënjë të thella që Rexhep Qosja ka lëshuar në tokën shqiptare do ta mbajnë në këmbë gjatë.
Mero Baze je burr i vērtet je njē intelektual me vler , Rexhep Qosja ka qen njē shqiptar i rall i kulturuar atdhetar e shum burr trim. Njē njeri qē ka punuar vetēm pēr tē mirēn e Shqipris. Ipa haruar tē mbetet kujtimi tij.
Dire, Vertet ti je mo? Me le pa mend! Te punuaka truri ty mo? Bre, bre!
Nuk mund te mos e them se me vjen mire qe verejtja ime, drejtuar artikullshkruesit, per obituarin e bere pak kohe me pare ndaj nje tjetre figure publike, ku nderkallte merine e tij legjendare me doktorin, qenkesh marre parasysh dhe nuk po e perserit ne kete per akademik Rexhep Qosen. Nje nder klishete qe me bezdis pa mase ne analizat dhe opinionet eshte kjo e "tre gjerave", "tre fakteve", "tre argumenteve", pozitive, negative, te mira, te keqija etj etj; me bezdis se eshte shenje mediokriteti. Gjithsesi kjo eshte nje verejtje thjeshte e imja; fundja nuk mund te kerkojme cilesi aty ku eshte e pamundur. Sa i perket Akademik RExhep Qoses, nuk po dua te ndalem tek meritat apo "mekatet" e tij, sepse do te ishte nje perseritje e merzitshme e gjithe atyre qe u shkruan keto ore per te nga te tjere. Ajo qe dua te theksoj eshte se ka nje ngut te gazetareve, analisteve dhe politikaneve socialiste per ta glorifikuar ate; dhe kjo me duket shume e dyshimte. Ne te vertete, nuk eshte aspak e tille, por shume e qarte: ky ngut shpjegohet me qasjen e tij ndaj politikes ne Shqiperi; te gjithe e dime se ai mbeshteste socialistet. Mua kjo nuk me ka bezdisur asnjehere; ashtu sic nuk me kane bezdisur madje as enveristet e Kosoves; apo te gjithe ata te tjere qe mbeshtesin socialisten ne Shqiperi; eshte e kuptueshme; kendveshtrimi i tyre eshte i kushtezuar nga nje, si te thuash, "raison d'etat"; qe ne rastin tone me sakte do te ishte arsye kombetare. Ama, ndryshe nga shume te tjere, rasti i akademik Qoses ndryshon; ndryshon per shkak te vete rolit qe kishte marre persiper: intelektualit te pakompromis per te verteten. Megjithese ka heshtur keto kohe ndaj plojes ndaj gjese publike qe po bejne socialistet duke plackitur gjithcka qe po munden, prapeseprape ishte e pafalshme per te qe nuk e denoncoi, te pakten njehere, te pakten nje plackitje. Kjo symbyllje shpjegon edhe ate qe thame pak me lart: ngutin dhe ngazellimin e socialisteve dhe mercenareve te tyre mediatike, per t'i thurur lavde.
Skypio .1) Të bëra " like" për përzgjedhjen e shumtë të fjalëve dhe kjo tregon që ke lexuar dy-tri gjëra. Por;( pikë presje Skypion...vëmë kur kërkojmë të theksojmë një fjali dhe t'a ngremë atë në një përshkrim me kryesore se vetë fjalia...dhe JO kur përshkrimi është në vazhdimësi) pavarsisht larmisë së fjalorit që përdor, ke mangësi të konceptit ose thënë dryshe, ke mentalitet fshatarlleku. 2) Normal që çdo person ka parimet e tija mbi perceptimet politike por Qosja nuk i kishte këto " pëlqime" si individ por këto pëlqime vinin si pasojë e të zgjedhurit me të mirën për " punët e kombit". 3) Dallimi ndërmjet nje koncepti fshatarësh dhe një koncepti kombëtar si ai i Qoses, vjen pikërisht kur vendos si primar konceptin kombëtar mbi atë ividual...kuptohet nga pak dhe urrehet nga shumë.4) Ke shumë të drejte kur thua se Rexhepi kishte ngelur pa shfaqur mendimet e tija mbi situatat e fundit( na duhej një mendim i tijë) por ka qenë sëmurë.
O Shqiptar ,partia socialiste nuk eshte Kombi. Duket se nga ana konceptuale je plotesisht i tredhur. Por mos u merzit. Nuk je vetem. Jeni shumica. Dhe ky eshte fakt. Konsenguencat jane te njohura. Larte me larte o shoke flamujt e kongresit.
Skypion, Rexhep Qosja ishte njeri si gjithe te tjeret me te mirat dhe kufizimet e tija. Them me "kufizimet" pasi njerezit e ndershem si profesor Wose, edhe kur gabojne e bejne ate nga mungesa e nje informacioni te sakte apo perceptim i paqarte. Sidoqofte, personalisht besoj se profesor Qosja ka qene nga te paktet intelektuale qe ja kushtoi tere jeten shqiptarise dhe bashkimit kombetar. Ne pergjithesi jam dakort me sa shkruan me siper, por kam pershtypjen se edhe ju keni rene pre e propogandes kur permendni korrupsionin e supozuar te qeverise Rama. Fakt i pamohueshem eshte ngritja e prestigjit te Shqiperise ne arenen nderkombetare ne keta 10-12 vitet e fundit, qe besoj se eshte kontributi me i madh i Rames. Sa i perket korrupsionit te qeverise se tij, deri me sot ka vetem artikuj gazetash, lloqe kafenesh qe per fat te keq behen edhe ne emisione televizive duke u nisur nga ai i Fejziut, pa folur per "Syri tv" qe eshte pa dyshim nje stacion qe fallsifikon lajme per llogari te familjes Berisha. Shpresa qe shqiptaret paten tek SPAK-u per te pastruar korrupsionin u kthye si bumerang pasi vete ky institucion eshte me i korruptuar se sa vete politika te ciles i sherben. SPAK-u dhe gjykata e kane ndryshuar timonin e vendit drejt nje diktature te paprecedent ku diktatoret jane prokuroret qe ligjet i zbatojne sipas qejfit, ndryshe nuk ka si te spjegosh faktin qe ish K. Ministi dhe K. Bashkise se Tiranes kane me shume se nje vit ne burg pa nje vendim gjykate.
Respekte per veprën dhe punën e zotit Rexhep Qose.Ai ishte dhe mbetet nje nga shqiptarët e vërtetë ,qe mbi gjithçka vendosin idealin kombëtar dhe bashkimin e trojeve.
Bravo!
Mua personalisht, kur u nda nga jeta Kadare, e ngushëllova veten, thashë kemi ende Qosen. Ikja sot e Qoses, më ka shkaktuar një boshllëk shpirtëror që mendoj se nuk do më mbushet kurrë. Janë disa njerëz të cilët janë esenca dijes të fushave që studiojnë e lëvrojnë, mburoja të kulturës tonë kombëtare. Qëndro në paqen e përjetshme!
Shkrim hymn per nje hero, legjende si Qosja.U prehte paqe.
paragrafi i fundit eshte lapidar i shqiptarise, te lumte Mero djali
Keto e te tjera e kane bere qe profesor Qosja eshte ne majen e intelektualeve shqiptare qe punuan pa u lodhur per kombin shqiptare. Profesor Qosja nuk eshte as me i Mire as me i keq ,se Veprat e Tija qe jane te botuara ----por duhen lexuar (kush di te lexoje...) Veprat e Akademik Prof Rexhep Qosja ne gjuhen shqipe (51) dhe perkthime ne gjuhe te huaja---klick keshtu
U prefsh ne paqe, profesor Qosja. Mero, gjuha është shtylla kurrizore e identitetit shqiptar, por kemi pas edhe norma të përbashkëta, përvoja historike dhe një traditë bashkëjetese ndërmjet feve. Nëse hiqet njëra prej tyre, identiteti dobësohet por së bashku e bëjnë identitetin jashtëzakonisht të qëndrueshëm. Në të kundërt, në Bosnje, ndonëse gjuha është kryesisht e përbashkët, identiteti lidhet më fort me përkatësinë fetare: myslimanët identifikohen si boshnjakë, katolikët si kroatë dhe ortodoksët si serbë. Edhe pse Kanuni kishte ligje të rrepta në malet e Shqipërisë, ai gjithsesi lejoi një pluralizëm fetar, ku myslimanët, katolikët dhe ortodoksët bashkëjetonin pa konflikte të theksuara fetare, madje edhe në kohë kur Evropa përfshihej nga luftëra fetare midis katolikëve dhe protestantëve. Kanuni ndihmoi në ruajtjen e ndjenjës kolektive të të qenit shqiptar, sidomos në mungesë të një shteti. Në këtë kuptim, nuk ka pasur një sistem më efektiv për mbrojtjen e identitetit në kushte të tilla (Edhe Japanese e studious Kanunin). Feja gjithmonë ka pasur një “tavan” mes shqiptarëve por mbi atë tavan qëndronin Besa, Nderi dhe detyrimi shoqëror. Shqiptarët, në një farë mënyre, kanë qenë gjithmonë më shumë shoqërorë sesa fetarë; feja ka qenë një element i rëndësishëm, por jo përcaktues.
Eshte hyjnore Eshte kanunore Qe ne diten qe dikush ka nderruar jete,aq me shume nje njeri me permasat e Rexhep Qoses te pergojohet..eshte Satanike...qe vetem Skypi i Sales mund ta beje.. Nuk e di pse mu kujtua nje nga xhevahiret e "me ner me thone" Berishit kur ne nje ceremoni varrimi tha. ..Jam i lumtur qe mora pjese ne varrimin e djalit tuaj... turp per nekrofagun ,Skypin e Sale I PERJETSHEM KUJTIMI I AKADEMIKUT REXHEP QOSE !
Sakte dhe prere ashtu si dini juve Mero. Megjithate desha te beja nje koment ne menyren se si u dha lajmi i vdekjes se profesor Qoses ketu ne kete gazete: Nuk u dha si fakt i thjeshte por se si ishte reagimi i KM per ikjen e tij. Kjo nuk me duket e drejte, nuk mund te kaloj cdo lajm nga goja e njeshit. Boll kemi podcasted e te dielave per informacion politik.
Ishte madheshti. I pa zvendesueshem ne kohen tone...
Vdiq rilindasi i fundit dhe na ngeli rilindasi fredbejlers i Lindës dhe rilindasi Esadist shpellar
Rexhep Qosja eshte kollosi i te gjitha trevave Shqipfolese, Bravo Mero Baze si gjithmone me shkrimet e tua brilande e te goditura, respekt pa fund per profesor Qosen,u mprefte ne paqe!
Erdhi, foli, shkoi. Po kujt ti kete folur ai valle?! Te shohim. I perjetshem do te jete per pjesen apolitike, humane dhe thelbesisht shqiptare. Gaboi kur krijoi parti politike dhe e teproi me shperfilljen qe i beri gegnishtes, dialektit qe i kish dhene Zoti.
Faleminderit, Mero! Shume bukur! Sot eshte nje dite zie per mbare shqiptaret!
Sakte Mero, Nje gjigand nuk erresohet nga hijet qe I vijne verdalle te shkurreve,sipas rrotullimit te tokes gjate Dites! Do te vleresohet e kujtohet gjithmone nga kombi shqiptar ! I paharruar Rexgep Qosja !
Si ish student i tij dhe lexues i pasionuar i krijimeve letrare shqiptare ne pergjithesi,profesor Rexhep Qosjen,perhere e kam konsideruar: profesor i dalluar,akademik me virtyte sublime dhe shkrimtar i majave tona letrare dhe akademike! Ky Lis,nuk u rrezua se e kultivoi malin ne token arberore! Qofte e pa harruar vepra e tij!
O Asim Leli, jo u mprefte, por u prefte ne paqe. Me u mpreh dmth gje tjeter... Tung
Gjergj! As 'u mprehtë', as 'u preftë', por u prehtë!
Gjera te vogla, por gjuhesore! Vetem numerori "tre" ka dy gjini: "tre djem - tri vajza", prandaj ne titull duhej "tri rrenje". Hapni ndonje liber gjuhe te fillores apo ndonje fjalor!
Sa here qe njoftohej interviste me prof.Rexhep Qosen mezi e prisja.Fjala e tij shqipe kishte nje peshe mbreselenese. Ai tani nuk eshte vetem fizikisht i pranishem. Per mua ,prof.Qosja eshte rilindasi i ndritur i shekullit 21 per gjithe shqiptarine,qe do te rrezatoje pandalur kulture,patriotizem dhe pergjegjshmeri siperore per vijueshmerine e fatit te Kombit Shqiptar.Kontributet e tij jane pilota ,te palevizshme,te ngulura thelle ne token e shqiptarve e shpirti i tij do t'u ndricoje udhen e duhur njerzve. I qofte i lehte dheu i Kosoves;prane bashkeshortes se tij Shpresa.
I bekuar, i uruar, i paharruar i qoftë emri prof. Qoses. I pari njeri që pati trimërinë t’i thoshte zuzarit profesionist, Salë dajakut se çfarë zuzari i pashpirt, mashtro, çfarë vrasësi e sa hileqar ishte. Vetëm për kaq e mos u harroftë kurrë Rexhep Qosja!
Në këtë ditë të lajmit të trishtë për largimin e akademikut Rexhep Qose nga kjo botë, përcjelljen e saj me shkrime, komente dhe ngushëllime të ndjera nga shumë shqiptarë, dedikuar atij Njeriu të Madh, nuk ndesha askund qoftë dhe një fjalë të vetme nga njeriu i vogël Salih.(?!)
Bravo Mero!