Sali Berisha po përpiqet t’i imponohet KQZ-së si pjesa zyrtare e PD, duke përdorur faktin që një gjyqtar i Tiranës i ka regjistruar aktet e Kuvendit të 11 dhjetorit, ku ai ka shpallur rithemelimin e PD. Madje për këtë ai po përpiqet t’i referohet faktit që Bindja Demokratike u regjistrua në vitin 2019 në zgjedhje, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për regjistrimin e saj. Dhe ai e quan të mjaftueshëm vendimin e Shkallës së Parë për aktet e Kuvendit të tij.
Nuk di kush ja ka dhënë këtë “argument” për të hequr paralele, por duket që nuk e ka mendjen shumë tek argumentet juridike, se sa tek justifikimi që kërkon për trazira, duke shpresuar se përmes protestave para zgjedhjeve, do të arrijë të mposhtë gjykatat.
Nga ana juridike, regjistrimi i Bindjes Demokratike në zgjedhjet e vitit 2019, nuk ka qenë problem legjitimiteti, pasi ajo nuk kishte ndonjë konkurrencë për legjitimitetin e saj. Ajo ishte themeluar dhe ishte regjistruar.
Ankesat kundër saj, të nxitura në atë kohë nga PD, ishin pse u pranua në zgjedhje pa u shqyrtuar në apel kërkesa e atyre që nuk donin të merrte pjesë në zgjedhje. Kjo nuk është çështje legjitimiteti, është çështje procedure për të penguar një parti rivale të garojë.
Krijimi i një partie është vullnet politik, nuk është procedurë. Regjistrimi është procedurë. Nëse Berisha e konsideron Kuvendin e 11 dhjetorit, Kuvend rithemelimi, dhe do të krahasohet me Bidnjen Demokratike, atëherë ai paska themeluar një parti të re dhe atë duhet t'ia njohë çdo gjykatë.
Por nuk mund të bësh një Kuvend rithemelimi pa një proces transparent identifikimi të pranuar nga të gjithë, dhe të kërkosh që nga ky Kuvend t’i marrësh logon dhe vulën një partie tjetër që e konsideron të vdekur.
Të gjitha argumentet që kërkon të përdorë Berisha, jo vetëm që nuk kanë asnjë lidhje me njëra- tjetrën, por i prishin punë dhe më shumë atij në kauzën për marrjen e vulës para zgjedhjeve.
E vetmja gjë përse i vlen kjo vetëshpallje fitues i vulës, është për të justifikuar mos hyrjen në zgjedhje dhe provokimin e dhunës para tyre.
Kjo tani është një çështje e zgjidhur. Për të gjithë ata që bojkotojnë zgjedhje, ka një leksion të hidhur nga bojkoti i vitit 2019. Kurse për të gjithë ata që premtojnë dhunë, ka leksione dhe më të hidhura se ajo e bojkotit.
Berisha së paku e di që nuk tremb dot as rojet e godinës së Lulit me dhunë, e jo më ato të qeverisë.
Por shpresa e tij është se ndoshta tremben gjyqtarët. Kot nuk është dizajnuar nga SHBA si shantazhues i sistemit të drejtësisë.
Të paktën shpreson t'ia shikojë hajrin presionit mbi drejtësinë, meqë është ndëshkuar për këtë gjë.
Sali Berisha nuk ka pse ngutet. Sapo Fatmir Mediut t'i hidhen prangat nga gjykata, mund te zgjidhet kryetar i Partise Republikane.
Mire e ka Mero , se i zgjedhur i ligjeshem quhesh vetem kur te zgjedh hajduti Edi Rana Nuk ka rendesi se te zgjedhin mijera demokrate , rendesi ka te te zgjedhi vellami i Vucicit , Edi Rama
Është legjitimiteti i “HURIT DHE LITARIT” njesoj si Osman Gazepi në vakt të Zogjit të I-rë, që i vendoste gradat në supet e veta, dhe pastaj i konsideronte këto grada legjitime….. Psikologjikisht, Sali Berisha me Osman Gazepin, janë në të njejtin nivel.
Ti ja nxjerr bojen ketij sharlatani politik. I vjen hakut, ne fakt e meriton, madje dhe me shume se kaq. Gjithsesi ti Mero je i gazetar i afte dhe ste ben syri terrc nga banditet e tij. Te lumte
komunisti fundit i ballkanit non grata eshte skizofren nuk mund te gjykohet nje i semure mendore çfare ai flet eshte i pa pergjegjshem ...
Ha ha Po Merua ka pjerrdh nga trute ! Akoma FAJIN E KA SALIU ! Dhune Saliu mbi gjykatat .
Salih Ram Berisha ka qene dhe mbetet nje rrot kari deri sa te vdese
Litari jashtë që na la Ramiz Alia...
Berisha ka nje mundesi: ta quaje partine e vet PARTIA(anti)DEMOKRATIKE dhe mund te regjistrohet menjehere.
Kush eshte kryetari legjitim i PD o fort i perndershmi dhe konseguenti shoku Mero Baze? Kujdes : Para se te japesh xhevap - pyet fillimisht andej nga cEndriFuga qe te jesh ne rregull me qeverine.
o plaku mere, je bere me keq se papagalla. Po mire more Berisha paska bere gjithato te zeza, po si nuk fole nje here per ket qeveri qe kesi lloj nuk ka ndodh kund ne planet, me çdo te zeze edhe po e qon popullin deri ne asimilim dhe shqiperine ne shperberje. A nuk te duket vetja si pederast qe mban vetem nje krah, apo per momentin je ne terezi ti plehe. Si nuk shkruajte nje here per jeten aktuale ne shqiperi, qe ka njerez ne çadra, pa pune e pa buke, kjo qeveri çdo fillim dimri ju prish shtepite njerezëve, çmimet ne stratosfere, pune zero, si pasoje e kesaj qeverir dhe e bythelepiresave si puna e jote (te cilet jeni te shumte) kane mbetur pleq e plaka vetem se te rinjte po i largon copa e bukes. yyyyy pjell plehe sikur ke mbiemrin ashtu je gelbase