465 mijë 15-64 vjeçarë as punonin e as kërkonin punë në fund të 2023 - Cunami po vjen në rrugët, hotelet, restorantet dhe kafenetë e Shqipërisë…

27 Mars 2024, 17:13Ekonomia TEMA
465 mijë 15-64 vjeçarë as punonin e as kërkonin punë

Nga Eduard Zaloshnja

Rreth 465 mijë banorë tanë të moshave 15-64 vjeç as punonin e as kërkonin punë në fund të vitit 2023. Kështu rezultoi nga ekstrapolimi i përafërt i rezultateve të anketës periodike të punës që zhvillon INSTAT-i. Në fund të vitit 2021 (kur po mbyllej pandemia Covid-19), kjo shifër ishte në nivelin 630 mijë – pra kemi një ulje prej 26%.

Por sidoqoftë, shifra 465 mijë mbetet e lartë. Sidomos po të kihen parasysh shifrat e hyrjeve të shtetasve me pasaportë të huaj në dymujorin e parë të këtij viti – pothuaj 50% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Statistikisht, këtë sezon turistik, mund të presim një cunam hyrjesh së shtetasve me pasaporta të huaja apo me targa të huaja automjetesh.

Nga një analizë e hollësishme e të gjithë përmendjeve në internet të fjalëve “Albania”, “Shqipëri”, “turism”, dhe “turizëm”, që bëra me ndihmën e specialistit tim IT, rezultoi një rritje 64% e përmendjeve!

Për t’i paraprirë cunamit turistik, qeveria dhe bizneset e lidhura drejtpërdrejt me turizmin duhet të bashkëpunojnë urgjentisht për ofrimin e paketave stimuluese të punësimit. Me paketa novatore, një pjesë e 465 mijëve (të grup moshës 15-64 vjeç), që as punojnë e as kërkojnë punë, mund të joshen t’i bashkohen 1.35 milionë shqiptarëve që punojnë aktualisht.

SHËNIM: Rritja galopante e hyrjes së shtetasve me pasaporta të huaja dhe me targa të huaja do të krijojë edhe një cunam në rrugët e Shqipërisë. Prandaj duhet edhe një rritje urgjente e kapaciteteve njerzore dhe teknologjike të Policisë Rrugore. Shifrat nuk gënjejnë – cunami po vjen në rrugët, hotelet, restorantet dhe kafenetë e Shqipërisë…

10 Komente

  1. E
    Evropiani nga Shqipëria

    Çdo cunam lë mbrapa vetëm plehra

    1. V
      Vranakonti

      Ne kohen e demokracise lindi dhe u rrit nje brez i ri dembel dhe nuk kane interes fare te punojne. Ata mendojn,me mire rri verdall,xhiro me shoke e shoqe diten dhe naten,ha ne kurriz te prinderve dhe keshtu kalon koha pa u ndjere fare. Keta lloj njerzish pa tru ne koke,nuk mendojn per te ardhemen se,kur te mos jene prinderit do katandisen ne lypsar e do bredhin neper qytet per te kerkuar pese leke per buke. Ne kohen e socializmit,puna ishte e detyrueshme dhe ai person qe nuk vinte ne pune shpallej parazite i shoqerise. Ne ate kohee nuk kishte papunesi pasi shqiperia ishte e mbushur me fabrika,uzina,kombinate,bujqesi,arsim kulture,ne ushtri e kudo ne çdo qeliz te vendit. Edhe sot pune ka por njerzit nuk duan te punojn. Kjo eshte fatkeqes.Edukat e keqe.

    2. t
      turisti

      Cdo cunam nuk le vetem plehra ,por dhe para e horizont per te ardhmen.

      1. X
        Xha

        Tsunami, jo cunami, o kazan gazetar

        1. m
          mirel

          Vetem "plehrat" nuk e kuptojne "cunamin" qe po vjen...

          1. S
            Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

            E hengre sufllaqen dhe per sot Zaloshnja! Buke e boze e margarine per te gjithe, Paguan Shefi!

            1. A
              A.G.

              Dmth 465,000 shqiptarë ose bëjnë punë të paligjshme, pra janë kontigjent krimi, ose po "bëjnë letrat" për të ikur nga Shqipëria. Diferenca, 165,000 persona mesa duket tashmë, kanë "avulluar" jashtë vendit.

              1. S
                Sufllaqja me qepe

                Cunami paska kaluar neper koken tende perndryshe nuk shpjegohet si mund te besosh “anketat” e Instat

                1. J
                  Jeti

                  Ky zaloshnja eshte bere nje lepires dhe nje patronazhist me shume per ramen. Po ia kalon dhe gazetes tema per nga servilizmi. Cunam eshte numri i shqiptareve qe zhduken nga vendi dhe nuk duan te kthejne me koken pas, nga tmerri i varferise dhe vuajtjeve.

                  1. E
                    Erdogan

                    Nje bashkim i Epirit te Veriut dhe te Jugut do ta lehtesoje sado "pak" Arnautine e Cilerit dhe Erdoganit. Germania u bashkua. Italia e Garibaldit u bashkua ne shekullin e 19te. Hiqni dore nga Turqia o skllever te Saj. Nje Federate Greqi dhe Epir jo Arnauti kunder Sllaveve dhe armiqte e Pirros fashistet e Romes do e ngrinte shume lart Ndetin dhe Krenarine e ketij populli te formyar dhe fatkeq. Do zgjidhej Ceshtja e Popullsise se turqizuar Came te Thesprotise. Marreveshja per "ndarjen" e Detit mbaron. Ky popull duhet te Zgjohet para se te narre fund nga Fuqite e Medha Imperialiste.

                    Lini një Përgjigje