6 mijë tonë grurë nga Ukraina, Erion Braçe paralajmëron Ministrinë e Bujqësisë: Bëni publike kostot ose i nxjerr vetë

11 Gusht 2022, 17:47Ekonomia TEMA

6 mijë tonë grurë nga Ukraina, Erion Braçe

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ditën e sotme për anijën me 6 ton grur të mbërritur një ditë më parë në Portin e Durrësit.

Braçe ka kërkuar transparencë nga Ministria e Bujqësisë dhe kompania që e ka porositur, që sipas tij duhet të bëjë publike koston me të cilën ka ardhur gruri dhe çmimin me të cilën është marrë gruri.

Braçe shprehet se nuk ka përse përbën lajm ardhja e një anije me grurë nga Ukraina ndërkohë që mijëra ton grurë po i mbeten pa shitur bujqve vendas.

Deputeti socialist ka paralajmëruar Ministrinë e Bujqësisë se nëse nuk bën publike kostot ai thotë se do t’i nxjerrë vetë të gjitha kostot reale me të cilat është marrë gruri.

“Dy ditë me radhë, lajm i rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe bujqësisë ka qenë anija me grurë që mbërriti nga Ukraina. Nuk e kuptoj pse është i rëndësishëm lajmi që një anije me 6 mijë ton grurë mbërriti në Portin e Durrësit. 

Askujt nuk i shkon në mendje të pyes, me çfarë kostoje erdhi ky grurë, sa del 1 kg grurë i ardhur nga Ukrainë në Doganën Shqiptare. Do doja që Ministra e Bujqësisë dhe mbi të gjitha vetë kompania që ka sjell grurin të bënte publike shifrat, çmimin, koston me të cilën ka ardhur gruri. E di pse, se ka ende grurë të prodhuar në vend, grurë shumë i mirë, me proteinë 15%, me lagështirë 13-14%, me reze 75%. 

Për sa kohë që një bujk ka 20-25 tonë grurë të tillë këtu në Myzeqe, përsa kohë një bujk tjetër ka pak më tutje ka 20-22 tonë grurë gjendje, pse duhet të përbëjë lajm gruri i ardhur nga Ukraina me kosto më të shtrenjtë. 

Kam një lutje edhe për ministrinë e Bujqësisë dhe kompanisë, nuk kam asgjë tregtia është  e lirë e të tjera me radhë, po t’iu thonë publikisht njerëzve me çfarë çmimi dhe kostoje. Nëse nuk e bën do ua tregoj unë koston reale me të cilat gruri i ardhur nga Ukraina ka dalë nga Dogana Shqiptare”, tha Braçe.

8 Komente

  1. a
    astrit

    Vjete shqiperia importoi rreth 360,000 ton grure. Derisa importohet nje sasi kaq e madhe pa tjeter qe eshte per shak te çmimit, ndrysha çinteres do kishte ta bleje grurin jasht kur ka ne vend?

    1. A
      Ajlind

      Rrofte Erdogani qe i kapi nga veshi dhe i uli ne tavoline. Sepse dimri donte na gjente pa buke.

    2. k
      katarakti

      Gruri mund të ketë ardhur me çfarëdo lloj kostoje. Dhe mund të shitet me çfarëdo lloj çmimi! Se jemi në ekonominë e tregut. Problemi është se: Bota ka nevojë pêr grurë dhe bujqërve shqiptarê u ngelka thesi te dera?! Deri më tani unë e dinja se shqiptarët mbaheshin me miell të helmuar nga Serbia?! Si na doli tani ky sufiçit gruri në Shqipëri?! Pêrse nuk e blen këtê grurë tê "tepërt" qeveria shqiptare ose një firmë e fuqishme dhe ta eksportojë me çmim të lartë?! Në qoftë se kostoja e grurit ukrainas është shumë më e ulët se ai vendas, këtu ështê faji i qeverisë, që nuk mbron prodhimin vendas! Dhe Braçe le t'i kërkojë llogari "Të Gjatit" po ia mbajti. Unë nuk i kuptoj fare këta politikanët shqiptarë! Kaq poshtê ka rënë niveli intelektual në këtë vend, saqë nuk gjejnë njerëz me dy pare mend për t'i vênê në krye tê punëve?! Apo nuk i do "Zullapi" të aftêt dhe tê zgjuarit?!

      1. d
        drejtesisht ne kapitalizem

        Karakter mu.i , ti nuk e ke idene e ekonomise se tregut . Sipas teje , duhet te blere qeveria grurin e fshatareve ....e pastaj , kujt t'ja shese kete grure ? Ne ç'vend kapitalist , ke pare praktika te tilla komuniste ? Ç'pune ka qeveria me pronen dhe pasurine e individit , i cili e shet ku te doje , apo e mban sa te doje grurin e tij ne hambar ? Na qenkan njerez pa dy pare mend , sipas teje , ne krye te puneve , qe nuk marrin mendjen tende prej idioti , qe ben propozime prej budallai . Ose tjetra , sipas teje , le t'ja blere fshatareve ndonje firme e fuqishme ...po kush e ndaloi firmen e fuqishme ? Pse , shteti do t'a detyroje "firmen e fuqishme" te blere grure , mos ndoshta duhet t'i vere edhe cmimin e blerjes shteti . Ti je loqe i teri .

        1. k
          katarakti

          Je thjesht një idiot dhe plehrë. Shihet qartë se brenda teje ka vetëm vrer. Si te gjarpëri. Nuk ia vlen të merresh me një të çmëndur. Merr ca ilaçe të qetësohesh. Por vrerin që ke brenda shpirtit nuk ta heq dot asnjë lloj ilaçi. Me vrerin brenda ke për të dhënê edhe shpirt.

      2. T
        Tit Vasili

        Ra Shi per hajduterine

        1. E
          Edi

          Ore shtet legen, klientelist, jo se ata para jush ishin me mire se ju, pse nuk vini subvencione për cmimin e grurit. Keni marrë mjaftueshem fonde nga BE për subvencione. O hajdute legena, pisa, ordinere të paafte. Përse I përdorni akcizat dhe taksat për interesa private. Mallkuar qofshi!

          1. d
            drejtesisht

            Po ka vene shteti , more legen , subvencione , ja para nje jave doli subvencioni per ata fermere qe mbjellin grure .

          Lini një Përgjigje