60% e rrogave në Shqipëri nën 50 mijë lekë, më të ulëta në bujqësi e ndërtim

25 Maj 2022, 21:30Ekonomia TEMA

60% e rrogave në Shqipëri nën 50 mijë lekë, më

Më shumë se gjysma e të punësuarve me rrogë në Shqipëri paguhen nën pagën mesatare që është 57 mijë lekë.

Rrogat më të ulëta jepen në bujqësi, ndërsa të mirëpaguarit punojnë në banka e komunikacion.

Më pak se 10% e të punësuarve në Shqipëri marrin mbi 100 mijë lekë, ndërsa më shumë se gjysma e tyre paguhen deri në 50 mijë lekë.

Në vitin 2021, paga mesatare u rrit me 6.6%, për të arritur në 57,200 lekë.

Më të paguarit rezultojnë menaxherët, ligjvënësit e nëpunësit e lartë të administratës shtetërore, ndërsa më të keqpaguarit mbeten të punësuarit në sektorin e bujqësisë.

Sipas aktiviteteve, rrogat më të larta ndahen në banka dhe në komunkacion, ndërsa bujqësia, peshkimi dhe ndërtimi janë sektorët ku jepen pagat më të ulëta.

INSTAT nxjerr se rritje më të lartë të rrogave në përqindje përfituan, të punësuarit në tregti dhe industri.

Vitin e kaluar, hendeku gjinor në paga ishte 4.5%, pra meshkujt kanë një pagë mesatare bruto 4.5% më të lartë se femrat.

Lini një Përgjigje