Albpetrol shet 73 mln € naftë, çmimet e larta zbusin humbjet e kompanisë

27 Maj 2022, 18:13Ekonomia TEMA

Albpetrol shet 73 mln € naftë, çmimet e larta zbusin humbjet e

Çmimet e larta të naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shpëtuar nga gropa financiare kompaninë Albpetrol.

Shoqëria shtetërore e prodhimit të naftës ka finalizuar një kontratë ankandi për shitjen 120 mijë tonë naftë bruto me vlerën 73 milionë euro.

Në ankand ka marrë pjesë vetëm bashkimi i operatorëve Europetrol Durrës dhe R.B.H Belinë, oferta e të cilëve ka rezultuar e suksesshme.

Albpetrol do të furnizojë për 1 vit me naftë këto kompani.

Operacioni pritet të ulë humbjet që Albpetrol ka akumuluar vitet e fundit.

Në dhjetor 2021 humbjet e mbartura kapën shifrën 56.6 milionë euro.

Pavarësisht ankandit, sfida për uljen e humbjeve mbetet e lartë për shkak të shpenzimeve të larta që bën kompania.

Vitin e shkuar Albpetrol shiti 46.9 milionë euro naftë, por shpenzoi 46.8 milionë euro, ku 12 milionë euro shkuan për pagat e punonjësve.

Në borderotë e kompanisë punësohen 1800 persona kundrejt numrit 500 që ka personeli i Bankers Petroleum, kompani që prodhon 10 herë më shumë naftë.

Në vite ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë u kanë lënë detyrë administratorëve për të rregulluar rezultatin financiar.

Që prej vitit 2018 e deri më sot në krye të kompanisë kanë qenë 10 drejtues.

Së fundi administrator i saj është emëruar Klejdi Cenomeri, i cili më parë mbante detyrën e këshilltarit të menaxherit të përgjithshëm të Bankers Petroleum.(Euronews)

1 Komente

  1. K
    Kulufin Sali dhe familjen NON-GRATAas qente e lagj

    Ku eshte shoqata vampire e Lirise NON GRATA qe bente sikur jepte donacione tek jetimet por si kucedra kullufiste milionat nga pronat qe i shoqi ose bajga Sali i fali te tjereve sikur ta kishte mallin e te jatit bari dhish.Enveri vampir ishte i hante njerezit po te m,endonin ndryshe por ndertoj ca gjera kurse banditi Sali vetem vodhi e shkaterroj. Ne 30 vitet e hajduterise vetem nje fabrike ndertoj ate te Zenit te boronicave.

    Lini një Përgjigje