Aministia Fiskale, ministrja e Financave: Ja ku duhet të shkojnë ata që kanë “xhepat plot”

15 Korrik 2022, 11:34Ekonomia TEMA

Aministia Fiskale, ministrja e Financave: Ja ku duhet të shkojnë ata

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Financave, kreun e BSH-së si edhe ekspertë të fushës kanë prezantuar projektligjin për Amnistinë Fiskale. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se amnistia do të aplikohet për nëntë muaj dhe është e para e këtij lloji, e plotë, pasi të mëparshmet kanë qenë të pjesshme dhe kanë patur fokus vetëm faljen e detyrimeve tatimore.

Ministrja dha detaje se si do të aplikohet kjo amnisti që parshikon legalizimin e shumës deri në 2 milion euro. Ibrahimaj shpjegoi se në drejtorinë e Tatimeve do të krijohet një zyrë e njësisë fiskale. Kjo njësi do të analizojë të gjitha kërkesat brenda një afati 5 ditor dhe më pas subjektet e kualifikuara do të nisin procedurat me bankat, ku do të paguajnë edhe një normë tatimore.

“Ky projektligj ka një sërë avantazhesh. Ai propozon që ne të diskutojmë dhe analizojmë premisat. Synon të ketë një afat 9 mujor zbatimi. Subjektet janë individë, janë edhe individë rezidentë tatimorë edhe nëse nuk janë shtetas shqiptar. Është parashikuar një kufi prej 2 milion eurosh.

Në zbatim të këtij ligji te tatimet do të krijohet një zyrë e njësisë fiskale. Kjo zyrë do të analizojë të gjitha kërkesat që do të vinë nga subjektet. Në përfundim të afatit 5 ditor administrata do të jap një vërtetim nëpërmjet të cilët subjektet do ti drejtohen për të paguar një normë tatimore. Është 7% për katër mujorin  parë dhe 10% për të dytin.

Në përfundim administrata tatimore do të japë një certifikatë ku do të jenë legalizuar këto para apo asete”, deklaroi ministrja.

Por përse po bëhet tani kjo amnisti fiskale? Ministrja u shpreh se qëllimi kryesor është rritja e kapitalit për shkak të krizës ekonomike.

“Shumë pyesnin pse tani? Një ndër objektivat është rritja e të ardhurave tatimore. Situata në të cilën ndodhemi i ka vendosur ekonomitë në kushte jo normale të funksionimit të tyre. Kjo është një krizë që ka gjetur të papërgatitur shumë shtete. Është zgjedhur tani që të rriten kapitalet”, tha Ibrahimaj, ndërsa shtoi se ka një normë të lartë të parasë që qarkullon jashtë bankave. g.v/abcnews.al

5 Komente

  1. d
    doni

    skandal...me gjithe ate para te zeze qe qarkullon ne alb kjo amnisti eshte nje tmerr dhe nje fyerje per cdo taksapagues te rregullt ....

    1. d
      daku

      skeni pare gje akoma tha i madhi....e kishte seriozisht po shqiptaret si gjithmon jate te vonuar menderisht ....perkthe do ma hash sa krahu e do te dhembi shume po shume...

      1. K
        K

        Dhe kerkoni Europen ju o pisa financiare . Është thjesht pastrim i parave të pista të drogës, korrupsionit dhe krimit. Ju pastaj i vendosni emrin e burri me fantazi.

        1. R
          Realisti

          Nuk mund te vazhdohet pa fund me kete situate. Mendoj qe eshte nje mundesi e mire per legalizim te ardhurash . Perjashtuar trafiqet, dhe korrupsionin

          1. F
            Firmat e themeluesve të PD-së 1991

            Amnisti fiskale do të thotë që një psychopathe të vazhdoj të falimentoj në dijeni të shtetit.

            Lini një Përgjigje