Arabia Saudite grant me vlerë 50 milionë dollarë Për Shqipërinë

3 Shkurt 2023, 15:20Ekonomia TEMA

Arabia Saudite grant me vlerë 50 milionë dollarë Për

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, njoftoi sot më 1 shkurt 2023, lëvrimin e një granti me vlerë 50 milionë USD nga Mbretëria e Arabisë Saudite për Republikën e Shqipërisë.

Pas takimit që mblodhi së bashku Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë,  Delina Ibrahimaj në selinë e Ministrisë,  Ambasadori deklaroi se ky grant i pakthyeshëm vjen në kuadër të miqësisë së ngushtë mes dy vendeve dhe vullnetit të qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për t’i qëndruar pranë Republikës mike të Shqipërisë dhe për të mbështetur zhvillimin e saj në dritën e situatës aktuale ekonomike që po kalon Shqipëria, për shkak të krizës globale energjetike dhe presioneve inflacioniste.

Ambasadori vlerësoi gjithashtu nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve, duke i uruar Republikës së Shqipërisë më shumë përparim dhe prosperitet.

3 Komente

  1. T
    Tan_Tironci

    Sa do merzitet Sala!!!

    1. E
      Eri lala

      Lupsqarë! Dhuroi ai jo ky kjo para qerrevise shqiptare. Turp, nese e kuptoni veten.

      1. D
        D.Didani

        Eshte grant direkt per EDI RAMEN!!!! Kush tjeter i ka begenisur sa ai??

        Lini një Përgjigje