Arben Ahmetaj: Rritja ekonomike vijon të jetë galopante, rekord punësimesh

16 Qershor 2022, 13:48Ekonomia TEMA

Arben Ahmetaj: Rritja ekonomike vijon të jetë galopante, rekord

“Rritja ekonomike vijon të jetë galopante”. Kështu është shprehur zv.kryeministri Arben Ahmetaj në Kuvend, teksa sot diskutohet raporti i Bankës së Shqipërisë për vitin 2021.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj  tha se ekonomia u rimëkëmb me hapa të shpejtë në vitin 2021 dhe se kjo rritje vijon. Sipas tij falë paketave mbështetëse të qeverisë u mbush gropa e shkaktuar gjatë krizave.

“Ekonomia u rimëkëmb me hapa të shpejtë në vitin 2021. Rritja në vitin 2021 është më e madhja në rajon dhe dua ta them për ju dhe qytetarët, përkujdesja m reforma dhe paketa, bëri të mundur që të ishte vit galopant në rritje duke mbushur të gjithë gropën e vitit 2020.  Është e vërtetuar nga një skanim i BSH për ekonominë.

Papunësia ka rënë në 11.3%. asnjë nga mallrat e konsumit përveç karburantit nuk ka rënie. Të gjitha mallrat kryesore të konsumit kanë rritje. Të gjitha këto janë për të vendosur një raport të vërtete me atë që po ndodh. Ne kemi arritur me politikat tona të mbushim atë gropë që u krijua nga të tre krizat. Në raport referohet me detaje cfarë ka ndodhur me rimëkëmbjen. Është besim te ekonomia”, tha Ahmetaj.

4 Komente

  1. 1
    1

    Tigri ritja ekonomike qe thua zotrote eshte ne shkresa dhe ne familjen tende,se une si pensionist dje haja dhe ndonjeher makarona,sot per tu ngopur ha makarona me buke.Ti si mesues ianglishtes di ndonje menyre tjeter te me spjegosh ritjen ekonomike?

    1. X
      Xhuxhi nga Gjirokastra

      Sa ritesh ti çdo vit (ne gjatesi) aq ritet dhe ekonomia Shqiptare.

      1. D
        Deni

        Zoti tiger: Te pafte Perendia dhe te gjykofte Ajo sipas rregullave te Saj!

        1. k
          kovaç

          Zoti minister fol me shifra ne vlere absolute per periudhat qe referohesh dhe jo me shifra rekative te cilat te cojne ne mashtrime.Sa ishte nr.te punesuarve ne fillim te periudhes qe i referohesh dhe sa ne fund te periudhes.Ju deklaroni me vetekenaqsi se ka rene numri i te papuneve.Natyrisht qe nga viti ne vit nr.te papuneve do te bjere se brezi i ri po iken jashte,65 vjecaret po dalin ne pension ,detyrimisht ne vlere relative( ne perqindje) numri i te papuneve do te bjer edhe po soati rritje te nr. te te punesuarve ne vlere absolute.

          Lini një Përgjigje