Balluku: 9 kompani lider në botë, gati për ndërtimin e parqeve eolike në Shqipëri

15 Qershor 2022, 12:37Ekonomia TEMA

Balluku: 9 kompani lider në botë, gati për ndërtimin e

Ndërtimi i parqeve eolike në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e kompanive më të njohura europiane në këtë sektor. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion, bëri të ditur se janë 9 kompani ndërkombëtare të cilat kanë shprehur interes sa i takon ndërtimit të parqeve eolike, me një kapacitet prej 100 megavatësh.

“Një eksperiencë e re, shumë e suksesshme po vazhdon dhe po ndodh në këto momente me tenderin e ndërtimit të impianteve të erës. Një ankand i dytë, pasi atij të impianteve fotovoltaike, impiantet e erës. Në datën 9 qershor, skuadra ime e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me prezencën e skuadrës së BERZH, kanë hapur fazën e parë të shprehjes së interesit përsa i përket këtij ankandi për ndërtimin e parqeve 100 megavat në Republikën e Shqipërisë. Deri më tani janë 9 pjesëmarrës, të cilët janë nga kompanitë më të mëdha europiane. Nga Verbundi austriak, tek Total francez, të cilët kanë shprehur interes për të marrë pjesë në fazën e dytë dhe për të pasur pas një viti një fitues edhe në këtë fushë”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e cilësoi këtë si një dëshmi e garës së hapur që tashmë Qeveria Shqiptare po zhvillon dhe që po tërheq gjithmonë e më shumë kompanitë e huaj. Ky ankand vjen pas dy ankandeve të zhvilluara për dy parqet fotovoltaike, Karavasta dhe Spitallë, të cilat u fituan nga kompania e njohur franceze, Voltalia. 

“Këto janë hapat që ne kemi hedhur dhe nëse merren masa konkrete, nëse punohet ashtu siç duhet padyshim Shqipëria mund të bëhet një vend udhëheqës përsa i përket të gjithë iniciativave ekonomike të rajonit, por nga ana tjetër mund të bëhet një vend europian në të gjitha nivelet dhe strukturat administrative”, deklaroi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se Shqipëria ka bërë hapa para duke ndërmarrë një sërë reformash të cilat po e kthejnë në një vend atraktiv për investitorët.

5 Komente

  1. I
    Inxhinjeri i vjetër

    Edhe një tjetër njoftim shumë i rëndësishëm, por kemi disa vjet që po dëgjojmë se brënda këtij mandati socialist do të ndërtohet H/Ç Skavica, do të shtohet prodhimi i energjisë elektrike nga fotovoltaiket, do vije LNG e do vihet në punë TEC Vlora, në v.2030 do jemi eksportues të energjisë etj, etj... Me lugë bosh nuk ngopet njeriu. Kaloni sa më shpejtë në veprime konkrete. Filloni me ato vepra që realizohen më shpejtë. Koha ikën e nuk kthehet prapa. Jeni shumë të vonuar. U ngopëm me premtime. Kaq kisha,

    1. F
      FUTJA VRAPIT NGA KY VEND

      Ketp parqe na i keni bere qe kure e nderuar,tani na beni disa parqe erotike.

      1. k
        katarakti

        Si gjithmonë shqiptarët e hanë sa krahu. Kjo maskareshë ministre nuk thotë se çfarë do fitojë Shqipëria nga këto eolienët që do ndêrtojnê të huajt. Kêta nê vend që të shëmtojnë peisazhin në vendin e tyre kanë gjetur Shqipërinë, ku dhe truallin rrezik që e marrin falas. Si e morën ata të TAP-it se atij trapit nga Tropoja i dukej sikur ishim anëtarë të BE-së !!! Tufë injorantësh, bythëlëpirêsish dhe hajdutësh. Nga e majta dhe e djathta.

        1. T
          Tirana

          Qeveria franceze ka vendosur qe sheshet dhe bulevardet e Parisit te mbushen me keto turbinat eolika sepse shtete te tjera duan ti heqin ato qe kane vene edhe ne detet .

          1. S
            Sulejman Pumi

            Ka mjaft kontradikta: Karavastaja park, aty instalohen fotovoltaike dhe turbina ere (energji eolike). Eshte e vertete se efikasiteti i prodhimit te tyre le per te deshiruar, problemet mjedisore, sidomos per zogjte e shpendet migrues jane mese te verteta, pale per mjaft gjera qe jane ne studim. Por me kryesorja mbetet stabiliteti i sistemit energjetik. Ai mund te permiresohet me nje kombinim Skavica dhe venia ne pune e Vlores (nese eshte e mundur). Shikoni gabimet qe kane bere shtete te medha: Gjermania mbylli e zmontoi centralet atomike dhe u fut me koke ne keto lloj energjish, qe perfitimi eshte jo aq i rendesishem sa kostoja qe investohet. Shikoni tani, ajo, Gjermania, me te gjelbrit ne pushtet koalicion, po i rikthehet qymyrit per te rritur prodhimin dhe garantuar stabilitetin e sistemit. Per te mos permendur Polonine qe asnjehere nuk e reduktoi qymyrin. Kjo puna e energjise se gjelber eshte tani per tani midis enderres se eshte e mire dhe pa probleme se sa problemeve qe shkakton e qe nuk dihet mire sa jane. Kujdes, vetem kaq mund te them.

            Lini një Përgjigje