Balluku: Institucionet të kursejnë 15% energji. 50 mijë euro gjobë administratorëve që nuk arrijnë qëllimin

5 Tetor 2022, 13:10Ekonomia TEMA

Balluku: Institucionet të kursejnë 15% energji. 50 mijë euro

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi miratimin e disa ndryshimeve për aktin normativ lidhur për marrjen e masave për kohëzgjatjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike.

Ministrja deklaroi se përmes këtij akti, është vendosur një kërkesë për të gjitha institucionet shtetërore që duhet të kursejnë 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë.

Për realizimin e objektivit, Balluku tha se do të ketë nga një administrator të emëruar për çdo institucion.

“Ekuivalente në para, është e barasvlefshme me 3.4 miliardë lekë. Do të emërojmë administrator energjetik nga titullari i institucionit dhe do të ketë target uljen e konsumit të energjisë.

Parashikohen edhe masat nëse për dy muaj nuk arrihet qëllimi nga institucioni. Do të ketë 50 mijë lekë gjobë për administratorin, nëse nuk arrihet objektivi”, u shpreh Balluku.

 

Lini një Përgjigje