Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.
Rritja e normave të interesit e bën huamarrjen më të shtrenjtë, dhe kështu tentohet të luftohet rritja e çmimeve.
Megjithatë, një vendim i tillë i bën edhe kreditë më të kushtueshme, diçka që mund të ngadalësojë rritjen ekonomike.
Ky njoftim i Bankës Botërore vjen pas takimit të zyrtarëve të Bankës amerikane të Rezervave, dhe Bankës së Anglisë, të cilat pritet të rrisin sërish normat e interesit javën e ardhshme.Të enjten, Banka Botërore ka thënë se ekonomia globale është duke ecur me ritmin më të ngadalshëm prej vitit 1970.
“Në situata të tilla, edhe një goditje jo shumë e madhe në ekonominë globale, mund të nxisë recesion vitin e ardhshëm”, ka thënë mes tjerash Banka Botërore.
Ajo u ka bërë thirrje bankave qendrore që të koordinojnë veprimet dhe të “bisedojnë qartë për vendimet e tyre” për të shmangur vështirësitë më të mëdha.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëri të Bashkuar është regjistruar së fundi niveli më i lartë i inflacionit në 40 vjetët e fundit.
Kjo situatë është rezultat i rritjes së kërkesës pas heqjes së kufizimeve për luftim të pandemisë së koronavirusit, dhe pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, e cila ka ndikuar në rritje të çmimeve të energjisë, naftës dhe ushqimeve.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Analize kot. Rritje e kerkeses Pas cividit? O ju qofsh. Robt,bideni.muti ndaloni prodhimin e gazit ne amerik duke e ber dhe karburantin dhe energjin me te shtrenjt SE gjoja do rruaj mjedisin. E dyta printimi.parave me.triliina gjoja packet ndihmese dhe te gjitha perfundojn ne njerezit e tij qe gjoja merren me green energji,dihej qe do rriste inflacionin .kane ekonomistet 1 vit qe e paraljmeronin dhe ai ju thoshte inflacion kalimtar. Shkurt tallte bythen... Ose I quante keta ekonomist white supremacist. Rusi me luften ne Ukraine e beri.pak me.keq po kryesor esht vete amerika ,Sorros,schwabb e te tjere qe e perhapen dhe ne europe te delet e Sorros e schwabb si macron,Rutter,scholtz Johnson dhe ai klouni kanadez Trudo. Ja Ku arritet me politikat tuaja te qellimshme. Nese rusi.ka 10 perqind faj,ju Jeni 90 perqind. Do ja u shohim fundin NE zgjedhjet e nentorit ne Amerike e kur europa te ngritje NGA cmimet e larta te energjise. Inflacioni ta gezoni dhe per.nja 2 vjet a me shume