Banka e Shqipërisë jep shifrën e pritshshmërisë së biznesit për rritjen e inflacionit!

10 Nëntor 2022, 15:39Ekonomia TEMA

Banka e Shqipërisë jep shifrën e pritshshmërisë së

Rritja e çmimeve parashikohet të jetë më e fortë në muajt e mbetur. Sipas Bankës së Shqipërisë bizneset dhe konsumatorët kanë vlerësime më të errëta për ecurinë e inflacionit në vend.

Pritjet e bizneseve qëndrojnë në nivele më të larta krahasuar me agjentët e tjerë të ekonomisë. Kështu, ata presin që inflacioni të arrij në 12.7% ndërsa Konsumatorët  vlerësojnë se inflacioni mund të arrij në nivelin 9.1%. Bizneset dhe qytetarët  kanë parashikime pesimiste edhe për vitet e ardhshme.

Ata presin që inflacioni pas një, dy dhe tre vitesh të jetë përkatësisht 6.0%, 4.6% dhe 3.9% vlera këto që qëndrojnë lart objektivit të Bankës së Shqipërisë .Drejtori i Departamentit të Politikës monetare erald Themeli theksoi se Banka e Shqipërisë është detyruar të rrisë normën bazë të interesit për të stabilizuar çmimet pavarësiht efekteve negative në shtrenjtimin e kredive.

Inflacioni  ka dhënë efektet e para në ecurinë ekonomike. Aktiviteti ekonomik në vend erdhi në ngadalësim në tremujorin e dytë. Ritmi i rritjes ekonomike zbriti në 2.2%, duke qenë më i ulët se pritjet dhe më i ulët se norma 6.5% e regjistruar në tremujorin paraardhës. Fillimi i luftës në Ukrainë dhe sanksionet që pasuan ndaj Rusisë, shkaktuan një valë të re të rritjes së çmimeve të lëndëve të para në tregjet e huaja.

Kriza energjetike dhe inflacioni i lartë pritet të dobësojnë investimet dhe të gërryejnë edhe më tej konsumin. /abcnews.al/

2 Komente

  1. O
    Oligopoli "i rregulluar"

    Ahha sa kam qesh... (Në fakt është për të qarë). "9% inflacion thotë...!" Nafta në AL është rritur me gati 50% . Do të thonë ata që dinë" Po nafta nuk është artikull shporte dhe për rrjedhojë nuk mat inflacionin. POOO, por nafta është "motori i ekonomisë" (të paktën të sotme). Kjo do të thotë që me të rriten edhe çmimet e gjithë zinxhirit nga lëndët e para në prodhim... për pothuajse te gjitha mallrat dhe shërbimet. Me këtë nuk dua të them se inflacioni është po aq sa nafta. Por se në përpjesëtim të drejtë. Dhe këtu nuk po ju llogarisë ato që e kanë naftën ose nënproduktet e saj si lëndë të parë ose pjesë. Një jetë duke gënjyer. Një jetë me dopio shifra. Një jetë me mashtrime.... Qofsha unë i gabuar o njerëz... (Por shikojini vetë çmimet, aty i keni përditë në kurriz). Sa kanë qenë dhe sa janë. Nuk po them pse dhe qysh dhe kush e ka fajin etj, etj. Por, PSE gënjejnë mor jahu... Njëlloj ata që kanë ikur dhe këta që janë. (Institucione të pabesueshme dhe me kredibilitet të ulët).

    1. C
      Ca thu me

      Dmth konsumatori eshte me optimist se biznesi?! Konsumatori qe ska lek me pagujt.

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema