Belinda Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

30 Shtator 2022, 19:40Ekonomia TEMA

Belinda Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë

"Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka qenë Shqipëria e para që e ka bërë pasi ka të bëjë me konsumin e shtuar dhe ka të bëjë dhe me pamundësinë e gjetjes së energjisë në treg".

Ishte kjo deklarata e ministres Belinda Balluku në “SOT” për Euronews Albania e cila sqaroi se fasha vijon të jetë në fuqi, thjesht aplikimi nuk do të fillojë në tetor.

Për dy arsye:

1-Konsumi është ulur ndjeshëm edhe për shkak të kushteve atmosferike

2-Qytetarët janë sensibilizuar

Balluku tha se që prej fillimit u qartësua se fasha do të variojë në varësi të kushteve të kaskadës së Drinit dhe kërkesës së tregut dhe në këto kushte aplikimi nuk ka pse nis që në tetor duke qenë se ka mjaftueshëm energji.

“Nga rreth 17 mijë megavat/orë që i kërkohej KESH-it nga operatori i shpërndarjes në fillim të shtatorit, sot i kërkohet rreth 11 mijë megavat/orë,” – deklaroi Balluku.

4 Komente

  1. B
    Bac u kry

    Beqiri, dmth Rama jo gjyshi, tha qe u ul konsumumi. E verteta eshte qe qytetaret u bene gati tja ulnin poturet dhe ti futnin manivellen beqirbeut, sulltanit te Surrelit. Ndaj ai u terhoq ne kohe.

    1. P
      Prind

      U ul sepse basenet e hidrocentraleve jane mbushur aq plot, saqe po ju erdhi nje shi tjeter, ju do te detyroheni t'a derdhni ujin. Per ti shpetuar ndeshkimit , ulet ate qe nuk duhej ngritur.

      1. S
        Sara

        eh moj Bela c'na u bone bela....

        1. X
          XXL

          Një propozim. 1. Vendoseni fashën nga prilli në tetor. 2. Ulni çmimin 40% nga ora 22 00 deri në orën 06.00 3. Pensionistët me pension nën 40000 lekë të paguajnë energjinë deri në 300 kw/h me gjysëm çmimi. 4. Qytetarët me ndihmë ekonomike të kenë rimbursim të plotë nga shteti deri në 200kw/h. Ju falenderoj pë mosmirëkuptimin!

          Lini një Përgjigje