Berisha kapet në gënjeshtër

25 Nëntor 2022, 11:47Ekonomia TEMA

Berisha kapet në gënjeshtër

Deklarata e Sali Berishës, se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka shitur energji me çmim katër herë më të lirë se Bursa e Hungarisë, është e pavërtetë. 

Nga Esmeralda Topi

“Sot po shesin energji me një çmimin katër herë më të ulët se ajo që po blejnë se janë kontratat. Nuk ka, janë verbuar, janë tërbuar”- deklaroi më 21 nëntor Sali Berisha pasi vizitoi zonat e përmbytura në Shkodër.

Nisur nga kjo deklaratë, Faktoje vendosi të bëjë një verfikim mbi çmimin e shitjes së energjisë nga KESH.

Më 21 nëntor, KESH njoftoi shitjen e një sasie të vogël prodhimi, 8040 MWh energji të ndarë në tre lote. Referuar rezultateve të procedurës së shitjes, pjesa më e madhe e energjisë u shit me një çmim prej 73.19 Euro/ MWh. Ndërkohë, për dy lotet e tjera energjia u shit me çmim të ponderuar 101.88 Euro/ MWh dhe 100.75 Euro/MWh. Nga përllogaritjet rezulton se çmimi mestar për të gjithë procedurën e shitjes rezulton 82.36 Euro/MWh.

Nisur nga këto rezultate, Faktoje bëri një krahasim të çmimit të shitjes së energjisë nga KESH me çmimin e Bursës së Hungarisë, e cila përdoret si referencë për Shqipërinë.

Krahasuar me Bursën e Hungarisë, çmimi i shitjes nga KESH është tre herë më i ulët, por jo katër herë sikurse deklaroi Z.Berisha. Më 21 nëntor çmimi i shitjes së energjisë në Bursën e Hungarisë në bazë rezulton 248 euro/ MWh ndërkohë që në pik 313 euro/ MWh.

Po si shpjegohet kjo lloj diference në çmimin e shitjes së KESH krahasuar me Bursën e Hungarisë?

“KESH ka shitur për datën 22 nëntor në profilin e orës 00 dhe më pas 01 dhe 07. Çmimi për çdo orë është i ndryshëm. KESH del në treg për shitje për një sasi të caktuar për këtë profil të caktuar. Ofertat vijnë nga më e ulëta te më e larta dhe pranohet oferta më e lartë. Çmimi është mesatarja e ofertave që kanë ardhur. Pasi, për shembull në çmimin prej 82 euro/ MWh, ka një kosto shtesë transmetimi, ka një kosto marzhi të vetën si dhe shtohen taksat, që në çdo rast duhet të jetë poshtë bursës ose referencës në bursën, sepse përndryshe e blen direkt në bursë. 

Tashmë ka shumë prodhim për shkak të reshjeve. Nuk mund të shesin në orare të tjera pasi duhet për furnizimin në vend. Këto dy ditë ka pasur dhe një problem sepse HEC-et e vogla kanë ndërprerë prodhimin për shkak të problemeve të shkaktuara nga reshjet. Kur dalim për procedura optimizimi mund të shesim më shumë se bursa, kjo ndodh kur plotësojmë kërkesën në vend dhe kemi tepricë, ose kur kemi rezerva mund të shesim në pik dhe e blejmë natën”- argumenton për Faktoje një burim zyrtar pranë Korporatës.

Edhe nëse krahasimi bëhët me datën 22 nëntor sërish, çmimi i shitjes së KESH nuk rezulton katër herë më i lartë se Bursa HUPX, sikurse deklaroi kryedemokrati Berisha. Çmimi mesatar i energjisë në këtë datë rezulton 217 euro/ MWh.

Por përtej ballafaqimit të shifrave, ekspertët e energjisë e shohin problemin tjetërkund.

“KESH shiti 8048 MWh me një çmim 82 euro/ MWh, për arsye se në vendin tonë nuk kemi bursë funksionale të energjisë elektrike. Detyrohemi ta shesim kush e jep ofertën e parë ose përndryshe do hapen portat dhe uji do të ikë kot.”- argumenton për Faktoje, eksperti i energjisë Azmer Duleviç.

 “KESH shet energji për tregtarët në Shqipëri. Pra, derisa KESH nuk do të mund të dalë vetë në treg do të kemi këto probleme. Energjia do të shitet shumë më pak se tregu european dhe do të blihet më shtrenjtë. Gjithashtu në 8 vitet e fundit me rregullat e famshme të ERE-s ku KESH apo OSHEE paguan energjinë e blerë në treg pas 6 muajsh, numri i tregtarëve që bëjnë transaksione është reduktuar dhe kjo çon në këtë fenomen që kemi sot.”- shton Anita Shushku, inxhiniere konsulente në fushën e energjisë.

Ndërkohë, në një tjetër tender për datat 23-25 nëntor, KESH shiti 13.260 MWh energji me një çmim mesatar 202 euro. Referuar kësaj procedure, energjia u shit e ndarë në katër lote me çmim që varion nga 116. 14 Euro/ MWh deri në 246.23 Euro/ MWh energji. Po ashtu, për të njëjtat ditë KESH ka depozituar 14.700 MWh energji, të cilën sipas procedurës, do ta rimarrë në periudhën 1-30 qershor 2023.

 

25 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Kjo kavie komuniste qe Ramiz Alia ua la shqipttareve si ferre neper kembe,me shpirt t zi,ka tere jeten qe vjell vetem genjeshtra me goje e tij te ndyre.Komunist me shpirt te lig!

    1. E
      Evisa

      "Komunist me shpirt të lig"? Pse, ka komunist me shpirt të mirë? Natyrisht, po ti gjykosh nga ato që thonë, komunistët duken ëngjëjt, por po ti gjykosh nga ato që bëjnë, ata janë përfaqësues të djallit në tokë.

      1. b
        ben

        Evisa-jo te gjithe komunistet ishin sadiste. Ky epitet ishte i denje per eliten e tyre, por ka patur komuniste te thjeshte qe ishin njerez te ndershem dhe punetore. Ajo qe desha te shtoj eshte se si ka mundesi qe njerezit habiten se u kap Berisha duke genjyer. Ai ka tere jeten qe genjen, pasi eshte i semure pathollogjik, pra genjeshtar i lindur.

        1. Z
          Zefi

          Jo te gjithe zonja Evisa.

          1. s
            shijaku

            e ke fjalen per komunistet antikomuniste ??!!

          2. P
            Pinoku

            Kur te kapet duke treguar ndonje te vertete beheni artikull. Jo kur genjen se ate e ben edhe ne gjume.

          3. Q
            Qytetari

            Ky nuk është lajm. Lajm është nëse Sali krimineli do të thotë diçka të vërtetë. Ky do të ish lajm pasi maloku i Viçidolit vetëm gënjen dhe mashtron.

            1. L
              Liria

              Shume e sakte: ne tere jeten e tij, Sali Berisha vetem ka genjyer dhe mashtruar; lajm do te ishte nje rast qe te kete thene nje te vertete.

            2. 1
              19

              Po lereni moj te flasi mos i jepni pergjigje kti kurves plak paska qen burre me i poshter sa ska par bota .i turperoj fisin dhe krahinen.

              1. m
                minushe

                s eshte hera e "pare" :)

                1. K
                  Komunist me Rolex

                  Po 32 vite ekonomi tregu akoma nuk keni mundësi të keni kontrata shitje por beni si tregu çam kush te dali i pari

                  1. J
                    Jug-Veri

                    Po cfare eshte ky lajm? Nje genjeshter me shume! Asgje per Saliun! Shikoni vjedhje, Vrasjet Tradhetite!

                    1. Çekiçi

                      Mos u quditni Sala nuk din gje tjeter perveq genjeshtrave te tij te pa kripura Berishiqi është genjeshtar i lindur komunist

                      1. j
                        jug veri

                        Me tregoni nje politikan qe nuk genjen ne situata te ndryshme.Ky paska genjuer jo 4 po 3here me ulet eshte shitur energjia, hyn ke politikanet qe genjen pak.

                        1. V
                          Vend -leshi

                          Por cfare thoni mor budallenj? Kur sali-haleja thote nje gjysem te vertete,hidhen fishekzare nga vrimat e kulles.

                          1. G
                            Gabriel

                            Nuk qenka 4 herë më shumë, por është 3 herë, por prapë poshtë tregut të bursës. Po një pyetje, pse e bleu KESH më 11 Nëntor me 400 Euro? Kur parashikimet thonin se datë 18 nentor kishte shira!!!!

                            1. M
                              Monstra Imorale, sadisti i Demokracise Shqiptare

                              po ky Fundrine shpelle gjate gjithe kohes ,qe ne ditet e para te perfshirjes me 90 me Djetoristet e gjithe kohes se beri si Politikan e deri me sot ne kte vend , vetem ka Mashtruar ,ka Genjyer duke Shpifur ne cdo rast , duke shfryetzuar ne menyren me Djallezore Injorancen e shqiptareve rurale dhe dashakeqeve antishqiptare ,qe i shkoni pas . Le te na thoj dikush se kur ka then Nji te Vertet ky bir bushtre ku gen shejtani idiot,me DNA Shpellari ? Me shpifjet ,genjeshtrat ,pellitjet ky Fúnderine e Njerzimit ka tentuar te justifikoje Injorancen e tij prej Sharlatani ne Politike qe Bota e pa si nji ndre Armet me te Favoreshme per te zhdukur Shqiperine nga Harta e Europes

                              1. b
                                bajate

                                Ore pse s'i fusni nje kopaçe ne kuke ketij krimineli e genjeshtari po ngelet duke na thene se çfare beri?! Ne e dime çfare ben ai dhe s'ka me nevoje qe te na i thoni; kur genjen keshtu, futini nje kopaçe ne kuke si dobiçi Sheqeres dhe mori fund. Se harrova: po ata shqipfoles qe i marrin ere ne bythe, valle çfare gjallesa jane ?

                                1. K
                                  Kur gjoba e Bekettit i faturohet Buxhetit te Shtet

                                  Qeveria Rama nje nder aktet e para sa erdhi ne pushtet, i dha tenderin e Interkonjeksionit te Energjise Kompanise se drejtuar prejDamir Fazllicit, tamam atij Fazllicit qe u lodh duke e mallkuar sa ishte ne opozite. Sa per tu bindor : E keni degjuar me Ramen ta permende ate Fazllicin qe ka akoma ndonje rilindIdiot qe vazhdon ta kujtoje si miku i Berishes?

                                  1. a
                                    arqile

                                    Perendi e madhe ver dore te na leri rehat krimineli e hajduti sale se drejtesia e shqiperise me krajat ka perfituar edhe ajo nga kromineli.

                                    1. N
                                      Nikolla

                                      spaska genjyer fare ai . nuk ka shume ndryshim nga 3 here me pak apo 4 here me pak. Ndryshimi me i madh eshte midis 0 here me pak ( cmimi real i burses) dhe 3 here me pak cmimi qe ne ekemi shitur realisht. Mos u merni me Berishen, por me problemin qe egziston.

                                      1. S
                                        SPARTAK

                                        ja kafsha ..shpellari i jezerces...qe mori ne qafe nje komb.ti shkosh mrapa ktij mostre,do te thote te kesh probleme me sistemin nervor.hakmarres,injorant,asnje dhunti politike,kanun zbatues,vrases,tritolist,komunist i ndyre,malok i pagdhendur...ja ky eshte berisha.ky gerxho gojeshtrember dhe shqipkeqfoles...duhet perkthys cecen te kuptosh ate qe thote...vazhdon akoma lefjet e tij ne politiken e martirizuar shqiptare....sidomos prej tij...eshte mallkim per kete komb..ky pardesybardhi i futur ne orbite nga nje tjeter malok bythqire...ramiz alia.ka nje linje te perbashket me kta te dy...ramizi i shpetoi paranoizmit te enverit per 45 vite.futi ne burg shoke ideali,shoke lufte...se ishte skuth i keq.ky lopcar i neveritshem qe i dridheshin gjunjet nga mehmeti apo kadri azbiu...arriti te mbijetoje politikisht dhe fizikisht.te njejten gje dhe fshatari i urryer sali berisha.vrau ,preu,burgosi..per 30 vjet dhe eshte akoma ne politike...o zot mallkimi i ktij vendi.ramiz alia mos tu tretshin kockat.dhe ju o tropojane qe ju futi ne hasmeri ,qe ju shoi qytetin si si futet nje koqe plumbi ktij mostre.vdeksh o pjelle e keqe...

                                        1. K
                                          Komunisti antikomunist,Saliist mashtrues

                                          Ne pergjigjje te komentuesit Evisa.Pa e cenuar mendimin tuaj te lire,ne Shqiperine komuniste jo te gjithe komunistet ishin pergjegjes per dhunen dhe krimet makaber qe u kryen atehere -Jane me mijera e mijera komuniste(anetare te Partise se Punes) punetore te ndershem,bujq,barinje,pastrues rrugesh,hamej,mekanike,ndertues,montatore,shofere,punonjes fabrikash,gra ne bujqesi,pleq qe luftuan per nje bote me te mire demokratike qe nuk bene asnje krim sepse nuk i pyeste njeri.Keta qindera-mijera idealiste fatkeq nxoren Shqiperine nga mjerimi dhe skamja,ndertuan tere hidrocentralet,rruget,spitalet hekurudhat ate industri,bujqesi,arsim,universitete,akadeni,art,muzike,sport,qytete dhe fshatra ne tere vendin qe shekujt e kishin lene ne mjerim,varferi dhe uri. -Por nje pjese e sojit te Sali Enver Berishes bene ate qe tere komunistet idesliste nuk e kishin menduar kurre.I genjyen shqiptaret se “do hanin me luge floriri” dhe i mbyten ne nje diktature te eger,izolim dhe varferi ekstreme. -Kjo kategori Salinjesh genjente jo shqiptaret,po genjeshtrat e tyre i besonin vete. Pra Saliu i sh.Enver e ka ne gjak genjeshtre dhe jo ata fakiret komuniste qe punuan ne skllaveri

                                          1. T
                                            Thuthuqi

                                            Non grada eshte fund e krye genjeshter si e ka surratin kater here me keq ka shpirtin

                                            1. Çekiçi

                                              Interesant po më duket Genjeshtari më u kap në genjeshter E gjithë bota e njef genjeshtarin Sali per genjeshtar dhe ky nuk është lajm

                                              Lini një Përgjigje