Biznesi gjerman në Shqipëri përballet me frikën e emigrimit të punëtorëve

15 Qershor 2022, 18:56Ekonomia TEMA

Biznesi gjerman në Shqipëri përballet me frikën e emigrimit

Bizneset gjermane në Shqipëri po përballet me frikën e emigrimit të punëtorëve. 3 në 4 kompani që operojnë në vendin tonë druhen se intensiteti i largimeve do të rritet.

Shqetësimi del në sondazhin e këtij viti të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë. Megjithë këtë problem, numri i kompanive që vlerësojnë pozitivisht situtatën ekomomike aktuale është rritur në 57% nga 37 që ishte vjet.

Gjykimi pozitiv është rritur, nga faktorë të tillë si produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, barra tatimore, stabiliteti politik dhe social dhe infrastruktura.

Nga ana tjetër, pakënaqësi ka për kualifikimin e punonjësve, koston e punës dhe sistemin e arsimit profesional.

Për këtë anketim Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf e vuri theksin tek përmbushja e reformave:

“Lufta ndaj korrupsionit, shteti i së drejtës dhe transparenca janë themelore për marrëdhënieve ekonomike gjermano-shqiptare”, Peter Zingraf.

Në Shqipëri janë 33 kompani gjermane, të cilat i përgjigjen çdo vit anketës së Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë.

2 Komente

  1. S
    Sara

    Po paguajini sa gjysmen e punetoreve ne Gjemani dhe nuk ju ikin, te jeni te sigurte

    1. L
      Lenci bira

      Nese i bejne rrogat 1000 euro nuk largohen, po me 200€ thuani gjermanit nuk jetohet Nuk ecin me rrenat e kolonive, kompjuteri dhe interneti eshte ne maje te lisit

      Lini një Përgjigje