Biznesi kundër paketës fiskale, kërkojnë ulje taksash

4 Nëntor 2022, 16:20Ekonomia TEMA

 

Biznesi kundër paketës fiskale, kërkojnë ulje taksash

Biznesi ka argumentuar para ligjvënësve kërkesat e tyre për ulje të taksave për vitin e ardhshëm. Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë deklaroi se akciza e vënë mbi gazin po rëndon bizneset në këto kohë krize.

Përfaqësuesja e prodhuesve të tullave dhe çimentove kërkoi që të gjendet një zgjidhje pasi shumë industri nuk po përballojnë rritjen e çmimit në bursë

Ndërkohë që prodhuesit e birrës theksuan se unifikimi i akacizës do të rrisë çmimet për konsumatorët shqiptarë. Bizneset bën apel edhe për më shumë mbështetje financiare për sektorin e bujqësisë. /abcnews.al/

1 Komente

  1. S
    Sara

    ky fytyre dawn-i dhe keto dy bundrat jane "biznesi" shqiptar?!!!

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema