Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën, benzinën dhe gazin

1 Qershor 2022, 16:49Ekonomia TEMA

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën,

Çmimi i naftës dhe benzinës është rritur këtë të mërkurë dhe do të hyjë në fuqi në orën 18:00. Sipas Bordit të Transparencës, nga 239 Lekë/litër, nafta do të shitet me 248 lekë për litër.

Benzina do të shitet me 244 lekë për litër nga 237 lekë për litër që ishte më përpara. Vetëm çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, pra do të shitet 90 lekë për litër.


Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

2 Komente

  1. B
    Bordi

    Rrobt ku ti keni

    1. M
      Mekanizatori

      Si ka mundesi qe ketu nafta kushton me shume se ne Itali?Me falni, harrova qe te ardhurat per fryme te popullsise jane "me te larta se ato te Italise ".Rrofte qeverria????

      Lini një Përgjigje