Buxheti 2023: 100 miliardë lekë për rritjeen e pagave për mësuesit, mjekët e ushtarakët!

13 Nëntor 2022, 14:30Ekonomia TEMA

Buxheti 2023: 100 miliardë lekë për rritjeen e pagave për

Nga Arbi Fortuzi

 

Qeveria vijon politikën e rritjes së pagave për mësuesit, mjekët dhe ushtarakët. Rritja pritet të marrë jetë në korrik me vlerën 6% të pagës së tyre, ndërsa është llogaritur një fond prej 100 mld lekësh, ose 4.5% e PBB.

Mjekët, mësuesit dhe ushtarakë do të përfitojnë sërish në 2023-shin rritje page.

Qeveria do t’i qëndrojë premtimit të saj për rritjen me 40 %, brenda mandatit të tretë, të pagave për mjekët, mësuesit dhe ushtarakët. Pagat për mjekët janë rritur me rreth 63% që nga 2013, ndërsa për mësuesit rreth 32 %.

Në projektbuxhetin për vitin 2023, fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.3 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit e sistemit shëndetësor dhe ata arsimorë.

Duke parë situatën ekonomike, krizën e cila me shumë gjasa do vazhdojë edhe për vitin e ardhshëm, Qeveria vendosi të marrë një sërë masash, të tilla si rritje pagash, indeksim për herë të dytë të pensioneve brenda një viti, që është hera e parë që ndodh, rritje të ndihmës ekonomike, apo rritje për herë të dytë të pagës minimale.

Në kuadër të paketës antikrizë, qeveria vendosi të rrisë pagat për administratën shtetërore, për Policinë e Shtetit e të Burgjeve 7-15 % sipas parimit “kush fiton më pak mbështetet më shumë“. Si pjesë e paketës antikrizë nga 1 tetori edhe paga minimale shkoi 34 mijë lekë nga 32 mijë lekë që ishte, ndërsa paga për pedagogët u rrit me 15 %. Rritja me 7 % do të sigurohet nga buxheti i shtetit, ndërsa 8 % do të financohet nga vetë universitetet. Shpenzimet totale për pagat në administratën publike janë planifikuar në masën 96.8 miliardë lekë ose 4.5% e PBB, duke reflektuar koston aktuale të administratës publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes (nisur në 1 korrik 2022), si dhe rritjen e pagave për administratën publike (nisur në 1 shtator 2022) me mesatarisht 7%. Instituti i Statistikave ka raportuar se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke shënuar rritje me 7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Në këtë kuadër pritet dhe rritja e pagës minimale në vitin 2023, në janar 36 000 all dhe me synimin për ta çuar në 38 mijë lekë në gjysmën e dytë të vitit.

Janë 21 milionë dollarë që do të përfitohe n nga ata që paguhen me pagën minimale. Ose e thënë ndryshe, për 100 mijë familje janë 3500 lekë që shtohen çdo muaj falë rritjes së pagës minimale.

1 Komente

  1. Y
    Y.H

    Nje kopje te kesaj ti gazetar dergoja dhe Salehut.

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema