Cilat kategori biznesesh lehtësohen nga tatim-fitimi?

17 Qershor 2022, 13:45Ekonomia TEMA

Cilat kategori biznesesh lehtësohen nga tatim-fitimi?

Ndërkohë që afro 100 mijë biznese  me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë do të futen në skemën e tatimi-fitimit me 15 për qind e ndarë në  dy faza, një pjesë në vitin 2023 dhe pjesa tjetër në 2029-ën, për ato subjekte që nuk kanë mjaftueshëm qarkullim është menduar që të lehtësohen. Projektligji i hedhur për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë “Për tatimin mbi të ardhurat”, saktëson në nenin 14 aplikimin e një regjimi të veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar.

Konkretisht  “Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10 milionë lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet. Shpenzimi i zbritshëm do të aplikohet në masën  60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;  90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë; 70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre; 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare; 30 % të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.

Duket se subjektet që përfitojnë më së shumti në këtë pikë janë tregtimi me shumicë dhe pakicë.  Por ndërsa të vetëpunësuarit janë përfshirë në regjim të njëjtë tatimi me bizneset e tjera, ka një përjashtim nga rasti. Neni 12 i projektligjit citon se nëse 80 për qind ose më shumë e të ardhurave të fituara nga një individ i vetëpunësuar, merren direkt ose indirekt nga një klient i vetëm; ose  90 për qind ose më shumë e të ardhurave totale të fituara merren nga më pak se 3 klientë, atëherë kjo kategori do të përfshihet në tatimin që aplikohet për të ardhurat nga punësimi.  Të ardhurat bruto nga punësimi tatohen për qind nga 0-20 milionë lekë dhe 23 për qind mbi këtë shumë.

 

2 Komente

  1. M
    Me libër shpie këtij populli.

    Po Rama sikur u tha bizneseve me xhiro deri 100 milionë nuk do keni tatim fitimi dhe TVSH deri në vitin 2029?!Si duket ka rënë fitimi i bossave rreth qeverisë. Tani ka për tja u fut 2 fishin.Do u marë edhe për vitin që s'u mori gjë. Ore të lumtë b.... o Edi Rama! Nënën lëroja këtij populli se ashtu e do.

    1. J
      Jo popull matuf

      Propaganda maoiste qeverisese vazhdon. Tema e trumbeton. Populli debil e matuf shqiptar e beson

      Lini një Përgjigje