Drejtori i KESH-it: Reshjet, shpresë për energji, të zbatohet plani i kursimit

17 Shtator 2022, 21:20Ekonomia TEMA

Drejtori i KESH-it: Reshjet, shpresë për energji, të zbatohet

Reshjet e fundjavës po sjellin deri në 1000 m3 në sekondë, ndërsa energjia elektrike po prodhohet në Vaun e Dejës dhe Koman. Ndërkohë, Fierza është stakuar që nga data 11 shtator për të ruajtur rezervën ujore.

Kështu tregoi në Euronews Albania, drejtori i KESH-it, Ergys Verdho. Ai thotë se në 4 muajt në vazhdim do të ketë reshje të vazhdueshme. Por ulja e temperaturave do të rrisë konsumin, dhe për të paraprirë situata krize, thirrja për kursim qëndron edhe sot.

Aktualisht niveli i Fierzës ka arritur në 267 metra, ndërsa me reshjet e fundjavës dhe muajve në vazhdim, KESH synon që të ruajë kuotën 270 metra në datën 1 janar.

Lini një Përgjigje