Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së raporton në Kuvendin e Shqipërisë

9 Qershor 2022, 11:27Ekonomia TEMA
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së raporton në

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete prezantoi sot në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2021. Z. Mete bëri një pasqyrim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit të kaluar, si edhe parashtroi objektivat për periudhën në vazhdim. 

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se tregjet financiare u shfaqën rezistentë pas disa ngjarjeve të paprecedenta të njëpasnjëshme, siç ishte tërmeti, pandemia dhe së fundmi konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai theksoi se edhe përgjatë muajve të parë të vitit 2022, tregu i sigurimeve dhe pensioneve private vullnetare kanë vijuar trendin rritës, ndërsa konstatohet një rënie e lehtë e aseteve të fondeve të investimit, ku përsëri ekspozimi i tyre ndaj luhatshmërisë së tregjeve ndërkombëtare mbetet i kufizuar. Autoriteti po monitoron situatën në vijimësi dhe ka miratuar një udhëzim të posaçëm ku u kërkohet shoqërive administruese të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin një sërë masash.   

Z. Mete u shpreh se riformatimi i pjesës kryesore të ligjeve dhe rregulloreve të tregjeve nën mbikëqyrje, të përafruara me Direktivat Evropiane, ka dhënë efekte konkrete. Ai përmendi ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit që ka rritur vlerën e dëmshpërblimit, ka reduktuar kohën e trajtimit dhe pagesës së dëmeve, ka adresuar problematikat ndër vite me Fondin e Kompensimit, ka ulur ndjeshëm komisionet për ndërmjetësit dhe shpenzimet e marrjes në sigurim, si edhe ka mundësuar aplikimin për herë të parë edhe në Shqipëri të Raportit Evropian të Aksidenteve.  

Ligji për sipërmarrjet e investimeve kolektive ka shtuar mbrojtjen e investitorit, ka rritur kërkesat për kapital për shoqëritë, ka mundësuar krijimin e formave të reja të fondeve të investimit, si edhe ka parashikuar për herë të parë marketimin dhe shitjen në Shqipëri të fondeve të licencuara në vendet e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ligji për tregjet e kapitalit ka vendosur standarde më të larta licencimi dhe mbikëqyrjeje për subjektet, ka krijuar për herë të parë mundësinë e ofrimit të shërbimeve të reja të investimit, të ndërlidhjes së drejtpërdrejtë me tregjet globale, si edhe ka zgjeruar gamën e instrumenteve financiare.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv përmendi aderimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Memorandumin Shumëpalësh të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) si një zhvillim të rëndësishëm, në funksion të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes mbikëqyrësve në tregun e sigurimeve. Kjo u realizua pas një procesi rigoroz të verifikimit të përputhshmërisë së bazës ligjore dhe rregullatore me standardet ndërkombëtare të IAIS. Gjithashtu, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve dhe me asistencën e Bankës Botërore, Autoriteti po realizon një vlerësim të progresit të bërë në lidhje me Parimet Themelore Ndërkombëtare në sigurime.        

Në fund të fjalës së tij, z. Mete theksoi se Autoriteti do të përqendrohet në vijim te miratimi i pjesës së mbetur të akteve nënligjore, forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve mbikëqyrëse dhe avancimi me standardet më të mira ndërkombëtare, finalizimi i strategjisë për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, si edhe monitorimi i kujdesshëm i treguesve kryesorë financiarë me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe shëndetshmërisë së subjekteve në mbikëqyrje.

3 Komente

  1. S
    Surrat Pordha eshte Ushkar i bandes se Lalzit

    shkarkoheni menjiher kte mut surrati pjes e mafioseve te sihPushtetit PD Lsi gjarper i kamfluar . daljet e ktyre rropsive jane thjeshte Show demagogjik .Kta duhete mi bo Skaner te gjithvke dhe me i hudh ne Furrnalttat e Elbasonit -sepse jane MIna poshte Shtetit Shqiptare

    1. s
      shqip

      Kukull e shemtuar dhe fatkeqsisht dhe shume BUDALLACKE.Rrofte babi prokuror se te ishte per ty ,as kamarier nuk do te te merrte njeri ne pune.

      1. B
        Besart Biba

        Babi e beri me leke ate,me toka ne Lalez dhe me pronante tjera. Bilbil Mete,i ati i ketij te paaftit,nje nga prokuroret me te korruptuar shqiptar dhe askush nuk e kupton perse nuk i sekuestrohen shtepite e teperta dhe tokat pa fund ne Lalez!!! Si ka mundesi qe SPAK nuk i procedon keta njerez(prokurore) te korruptuar?! E habitshme nga njera ane,por nga ana tjeter arrin te kuptosh se si keta prokurore,gjyqtare,kjo drejtesi,eshte aq e lidhur ndervete,aq mbeshtetese midis tyre,sa jo per 10 vjet,por as per 100 vjet nuk mund ti shthurre ndokush,aq me pak nje dore e shpifur politikanesh qe jane pjese me ta. Fatkeqesi per ne shqiptaret.

        Lini një Përgjigje