Qeveria ka nisur kërkimin për operatorët që do të ofrojnë shërbimin publik hekurudhor për linjën Durrës-Tiranë-Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i cili do të duhet të sigurojë edhe trenat.
Thirrja për shprehje interesi e publikuar në 27 maj 2026 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në koordinim me Hekurudhën Shqiptare parashikon pikërisht këtë aspekt. Kompanitë ose konsorciumet e interesuara kanë afat deri më 26 korrik 2026 për të dorëzuar shprehjen e interesit.
Operatori që do të kontraktohet duhet të sigurojë edhe mjetet lëvizëse, pra trenat, të cilët mund të jenë të rinj, të përdorur ose me qira. Dokumenti parashikon përdorimin ideal të njësive elektrike, por nuk përjashton mjete të tjera, për sa kohë plotësojnë kërkesat teknike dhe operative.
Për paketën fillestare, shërbimi parashikohet në dy linja: Tiranë-Durrës, me gjatësi 37.9 kilometra, dhe Tiranë-Aeroport, me gjatësi 15.4 kilometra. Në ditë pune parashikohen 44 shërbime në linjën Tiranë-Durrës dhe 74 shërbime në linjën Tiranë-Aeroport. Kjo do të thotë që janë rreth 22 çifte udhëtimesh në ditë pune në linjën Tiranë-Durrës dhe 37 çifte udhëtimesh në linjën Tiranë-Aeroport.
Dokumenti vlerëson se për këtë fazë do të nevojiten katër njësi elektrike treni, ose gjashtë nëse përfshihen edhe rezervat. Shërbimet fillestare pritet të arrijnë rreth 1.1 milion kilometra trenash në vit, përfshirë edhe lëvizjet bosh.
Kontrata pritet të ketë kohëzgjatje nga 10 deri në 15 vjet, ndërsa modeli i parashikuar është kontratë bruto, ku pagesa për operatorin do të bazohet te kilometrat e kryer të trenave teksa risku i biletave të shitura do të mbahet nga institucionet. Mund të parashikohen edhe mekanizma bonusi ose penaliteti për cilësinë dhe përpikmërinë e shërbimit.
Në të ardhmen, kontrata mund të zgjerohet edhe në linjat Tiranë-Hani i Hotit dhe Durrës-Pogradec, në varësi të përfundimit të projekteve të modernizimit të rrjetit. Sipas dokumentit, linja drejt Hanit të Hotit mund të hapet në vitin 2030, ndërsa ajo drejt Pogradecit në vitin 2035.
Pas mbylljes së afatit për shprehjen e interesit, palët e interesuara pritet të ftohen në një workshop konsultimi në tremujorin e tretë të vitit 2026. Informacioni i mbledhur do të përdoret për përgatitjen e procedurës konkurruese për kontratën e shërbimit publik hekurudhor të pasagjerëve./Monitor
Pse nuk e kane bere me kohe kete "kerkim per operatore" ?, apo nuk e keni ditur nese jane te nevojshem. . Perzoten kena udheheqes qe nuk po i kuptojme.
Sepse pa përfunduar insfrastruktura hekurudhore që u financua nga BE, nuk mund të kërkohej operator se edhe mund të mos përfundonte infrastruktura për shumë arsye dhe i bie ta paguaje operatorin kot.
Po Durres-Aeroport, apo s'ka nevoje, bjeri nga Tirana per te shkuar ne Rinas, ose merr makinen. O ju hengert mortja, qe nuk beni anjehere nje pune te sakte...
O i paditur. Pse kujton ti se cdo qytet i gjermanise eshte lidhur direkt me aeroportin. Edhe ketu duhet te ndrosh trenin ndonjehere. Hajde njehere jashte shtetit dhe shiko se si eshte jeta se nuk e keni idene fare, po kerkoni qiqra ne hell.