Dy vite punë e 32 mln euro kosto: Tenderi për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës brenda këtij viti

22 Mars 2024, 18:40Ekonomia TEMA
Dy vite punë e 32 mln euro kosto: Tenderi për zgjerimin e rrugës

Zgjerimi me dy korsi të tjera të autostradës Tiranë Durrës, me gjatësi rreth 31 kilometër do të kushtojë mbi 3.3 miliardë lekë apo më shumë se 32 milionë euro.

Në procedurën tenderuese të planifikuar për t’u shpallur brenda këtij viti nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, punimet do të kryhen në dy faza.

Faza e parë e cila parashikon zgjerimin në 35.1 metër nga 18.6 metër që aktualisht autostrada është do të kushtojë mbi 1.6 miliardë lekë. Po aq para’ planifikohen të dalin nga buxheti i shtetit edhe për punimet në fazën e dytë që përfshin segmentin Kthesa e Rinasit-Durrës.

Paralelisht, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të hapë edhe një tjetër tender për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa. Fondi në dispozicion për ndërtimin e lotit të parë të kësaj rruge është pak më shumë se 1 miliardë lekë.

Brenda këtij viti pritet të nisë puna edhe për ndërtimin e rrugës Berat–Ballaban. Aksi rrugor me gjatësi prej 58 kilometrash që lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës pritet të kushtojë mbi 4.1 miliardë lekë. Për lotin e parë të punimeve janë venë në dispozicion pak më shumë se 1.9 miliardë lekë, ndërsa për atë të dytë gati 2.3 miliardë lekë.

Akset rrugore, punimet për ndërtimin e së cilave planifikohet të zgjasin mbi dy vite i shërbejnë si qytetarëve shqiptarë, ashtu edhe turistëve të huaj.

5 Komente

  1. 2
    222

    Se kuptova...pse gjysma e fondeve per DR-TR shkon per aksin nga dogana te kthesa e rinasit qe eshte vetem nje e pesta e rruges edhe ku nuk ka shpronësime per tu kryer???!

    1. e
      eskper

      Sepse eshte rruge e re, punohet me ne thellesi per bazamentin dhe ka probleme me kanalet kulluese anesore etj. Nuk jane vetem shpronesimet problemet e nje rruge te re.

    2. A
      Altin

      Me shume kushton Berat -Ballaban se autostrda plus rrugen e plepave. Nderkohe gjithe veriu torturohet ne vere per 15 km rruge milot-lezdhe do 5 ore nga tirana ne Shkoder. Qeveri qe shkelqen me harxhime paresh kot. 10 vjet ne pushtet lane nam

      1. a
        adi

        Po i vjen arom shteti pasi eshte izolu bisha edhe aty ku eshte bene rremuj nga dritarja????

        1. 1
          101010

          222 or trap kur nuk kupton pse lexon ,je injorant me 4 klase shkolle te rofte telefoni .

          Lini një Përgjigje